Sa është sipërfaqja e Alpeve Shqiptare?

May 24, 2015 09:28

Sa është sipërfaqja e Alpeve Shqiptare?

I nderuar lexues! Alpet Shqiptare janë krahina gjeografike më e lartë dhe më e copëtuar e Shqipërisë dhe një nga më të lartat e Gadishullit Ballkanik. Kanë sipërfaqe 2240 km2 që përfshihet në rrethin e Shkodrës dhe atë të Tropojës. Shtrihet në veri të vendit, midis fushës së Mbishkodrës në jugperëndim, luginës së Drinit në jug e pellgut të Tropojës në lindje. Në veri e verilindje vazhdon jashtë kufirit, përkatësisht me Karstin e Lartë malazez dhe Bjeshkët e Namuna të Kosovës. Kanë trajtën e një kubeje me copëtim të theksuar vertikal dhe me drejtim rrezor. Në Alpet Shqiptare ka 13 maja mbi 2500 m lartësi. Kanë klimë tipike alpine dhe dallohen për pasuritë e shumta ujore.

May 24, 2015 09:28
Komento

Ende pa komente

Ende pa komente!

Je i mirëpritur. Bëhu i pari që komenton këtë artikull. Kujdes etikën.

Komento
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*

Njoftim

Njoftim

Njoftim