Sa fallco ky vend i vogël i shqiptarëve

Arben Duka February 3, 2016 14:41

Sa fallco ky vend i vogël i shqiptarëve

Fallco

Fallco-fallco-fallco-fallco,
vend i vogël i shqiptarëve,
që nga patentë e shoferit,
gjer te gradë e shkencëtarëve.

Fallco-fallco-fallco-fallco,
vend i vogël i fenerëve,
që nga klithmë e deputetëve,
gjer te palla e gomerëve.

Fallco-fallco-fallco-fallco,
vend i vogël i Orientit,
nga surrati i kryepleqve,
te portret’ i presidentit.

Fallco-fallco-fallco-fallco,
vend i vdekjes së talentit,
që nga pijetore e fundit,
gjer tek stallë e parlamentit.

Fallco-fallco-fallco-fallco,
vend i vdekjes së poetit,
që nga ngjyrë e kastravecit,
gjer tek boja blu e shtetit.

Fallcua ndrin pas çdo fytyre,
te shqiptarët e shkretë,
veç urrejtja midis tyre,
veç ajo është e vërtetë.

Kullë e ndritur e pushtetit,
se qe fallco-ndaj u shëmb,
vajton shpirti i poetit:
“Shqipëria sa më dhëmb!”

Tiranë,1995-1997

 

Ne dhe Shqipëria

Shpërndarë pa fund e pa kufi,
si zogjtë e korbit nëpër botë,
mallkuar qofsh-moj qeveri,
që as me bukë nuk na mban dot!

Ca sharlatanë-ca ujqëri,
na turpëruan njëmijë breza,
moj-rrënjëdala Shqipëri,
ç’m’i pate ditët kaq të zeza!

Gjithë djalëria që ti nxore,
dhe nuk i ndave kurrë prej pragut,
shkrihen çdo ditë si vesë dëbore,
se bëjnë punën e zezakut!

Një pikë ujë t’u kërkosh,
dot nga asnjë nuk merr përgjigje,
ndaj lidh në kokë shami të zezë,
dhe ulëri brigje më brigje!

Vitet dhe shekujt pa mëshirë,
moj-Shqipëri sa shumë të tretën,
që kur ka lindur Europa,
ti si një qyqe mbete vetëm!

Sikur të biesh në greminë,
kjo botë-kurvë s’lëviz as gishtin,
rron Izraeli shumë më mirë,
dhe pse ka varur Jezu Krishtin!

Athinë,1994

Shënim i autorit: Të dyja këto poezi janë shkruar para 20-22 vjetësh. Nëse ka ndryshuar gjë, qysh nga ajo kohë, ma thoni ju.

Arben Duka February 3, 2016 14:41
Komento

5 Komente

  1. A.P.S Katharina die Große.Madona prej Sauku February 3, 15:21

    Ka ndryshue makjazhi,
    tash nuk e bojm ma vet
    t’hujt na sjellin bojna
    ne veç heqim breket.

    Si Çiljeta knojm
    me buzet e fryme
    bojm pulitik si Grida
    me sumen e perlyme

    Dhe Jari i Odetes.
    me suratin si iriq
    koqen e paralizume.
    ja fryn Berishoviç

    Do bojm drejtsin
    me Yllin e Like Meten,
    Rama bon sehir
    ka shpres se Nana Merkel.

    Reply to this comment
  2. shok i Dukes February 3, 16:44

    Eshte Fallco ky vend i vogel i shqiptareve ore shoku Arben Duka vjershetor se ashtu Fallco e gatoi Njeriun e Ri ai Baba yt shpirteror. Fallco ishte ne komunizem shqiptari, ashtu Fallco vazhdon dhe sot qyqari. Fallco dje nga frika e burgut dhe dhunes, Fallco sot nga frika per vendin e punes.

    Reply to this comment
  3. qiri February 3, 17:39

    as mos e mendo te ndryshoje gje, jo per 20 vjet, por per ….. gjithmone.

    Reply to this comment
  4. demo February 4, 12:31

    Une them shyqyr qe jemi nje vend kaq i vogel,as dy miljone!!!!Do te kishim helmuar boten!

    Reply to this comment
    • Shahisti February 4, 15:26

      E ke gabim, shyqyr qe jemi dy miljone, prandaj edhe bota nuk can bythen per ne, se po te ishim me shume do te na kishin zhbërë me kohë.

      Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*