A do nisë Lufta III, do ndërhyjë NATO? Një përgjigje nga BBC

January 8, 2020 11:07

A do nisë Lufta III, do ndërhyjë NATO? Një përgjigje nga BBC

Përplasjet mes Shteteve të Bashkuara dhe Iranit kanë sjellë një serë pyetjesh. Korrespondenti i mbrojtjes dhe diplomacisë BBC Jonathan Marcus i është përgjigjur pyetjeve të lexuesve.

Nëse Irani sulmon bazat ushtarake të SHBA-ve a është NATO e detyruar të reagojë sipas traktatit?

Kjo nuk është e zakonshme. Ka pasur sulme të vazhdueshme ndaj bazave ushtarake amerikane në shumë vende gjatë dekadës së kaluar- dhe asnjë prej tyre nuk është pasuar nga një përgjigje ushtarake e NATO-s. Megjithatë, hera e vetme që është aktivizuar Neni 5 i traktatit të NATO-s ishte për sulmet e 11 shtatorit në SHBA.

Vendet e NATO-s ka pak mundësi që të duan të bëhen pjesë aktive e një përplasje mes SHBA-BE dhe Iranit. Qartësisht, një numër i aleatëve amerikanë në NATO kanë anije dhe trupa në rajon që mund të jenë potencialisht në linjën e zjarrit. Por nëse Uashingtoni do të marrë masa të mëtejshme ndaj Iranit, ka gjasa që ta bëjë i vetëm.

Sa gjasa ka të shpërthejë Lufta e Tretë Botërore?

Ndërsa disa e kanë përshkruar vrasjen e gjeneralit iranian Soleimani si një “deklaratë lufte” nga ana e Shteteve të Bashkuara të Amerikës kundër Iranit, është e rëndësishme që të mos mbivlerësohet por as të nënvlerësohet momenti.

Kjo nuk do të sjellë Luftën e Tretë Botërore. Aktorët kyç që mund të jenë përfshirë në këtë konflikt, për shembull Rusia dhe Kina, nuk janë lojtarë domethënës në këtë dramë.

Por ky mund të bëhet një moment vendimtar për Lindjen e Mesme dhe për rolin e Uashingtonit në të. Reagimi i Iranit mund të çojë në një cikël veprimesh dhe reagimesh që mund të çojnë dy vendet gjithnjë e më pranë një konflikti gjithëpërfshirës.

Cili është qendrimi i Organizatës së Kombeve të Bashkuara te këto vrasje?

Përtej qendrimit të përfaqësuesve individual, është paksa e vështirë të thuhet se cila është pikëpamja e OKB-së për këtë konflikt. Sekretari i Përgjithshëm Antonio Guterres është shprehur se është thellësisht i shqetësuar për rritjen e tensioneve në Lindjen e mesme.

A ka ndonjë rrezik që Irani të reagojë me armë bërthamore? A ka kapacitet nuklear?

Irani nuk ka një program armësh bërthamore për këtë qëllim, edhe pse ka një serë elementesh që mund të kontribuojnë për një program të tillë dhe njohuritë për të vijuar me një të tillë./scan

 

o.j/dita

January 8, 2020 11:07
Komento

3 Komente

  1. armand January 8, 13:56

    mut

    Reply to this comment
  2. fteri January 8, 16:01

    Përgjigja ime është ,Nuk do nisë lufta e III-të bortrore ,pavarsisht duket sikur është një përplasje midis SHBA -Iran ,por është më e thellë ,më e gjërë ,besoi do vazhdoi gjatë kjo situatë me shpejtësi të ndryshme popiltiuke në ,vendimarrjet të shtetve të europës ,amerikës të azisë .Një gjë është se Irani ka probleme të mprhta ekonëmike dhe mund të jetë problem destabilizues ,por jo luftë e III- botrore .Sidoqoftë problem është ari zi ,siç ka deklaruar dikur legjendari Enver Hoxha që lindja e mesme.do fusë në luftë botën. Me plus minuese edhe shqipëria duhet të jetë vigjilente ,jo të fle gjumë sidomos kur “koha” është e vranët ,”çadrën” ta kemi gati,se ndryshe mund të dalim të lagur.

    Reply to this comment
  3. jari January 8, 16:53

    Paste faqen e zeze SH B A ne qofte se nuk reagon dhe nuk ka nevoje per NATO
    Eshte absurditet mos reagimi

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*

Njoftim

Njoftim

Njoftim