Sa hebrej “të pastër” u vranë gjatë Holokaustit?

January 2, 2016 10:00

Sa hebrej “të pastër” u vranë gjatë Holokaustit?

Një pjesë e hebrejve duket se e konsiderojnë Holokaustin si një shfaqje të errët të shekullit të 20-të, por që është mistifikuar.

Më herët, ish-presidenti iranian, Mahmoud Ahmadinejad u bë lajm botëror kur deklaroi se Holokausti ishte ekzagjeruar.

Ai madje u akuzua direkt nga Shqipëria se “ishte një Hitler i ri”. (kliko KËTU)

Por këto ditë, mendimin e tij e ka riprodhuar edhe një rabin hebre, ultraortodoks, me banim në New York.

Yosef Mizrachi (në f0t0) ka deklaruar se bazuar nga shkalla e asimiliit të lartë të hebrejve në Europë, nga numri i martesave të përziera para Luftës së Dytë Botërore, çojnë në konkluzionin se 80% e atyre që janë identifikuar si hebrej në kuadër të Holokaustit, nuk ishin të tillë sipas ligjit hebraik, halakha.

“Nëse i hidhni një sy përqindjes së asimilimit në Europë, që ishte gati 80%, është e arsyeshme që të thuhet se 80% e 6 milionëve nuk ishin hebrej. E vërteta është se as 1 milionë hebrej nuk u vranë. Jo se ky nuk është, zoti na faltë, një numër domethënës, por ka një diferencë mes 1 milionë dhe 6 milionë. Për jo kushdo që ka pak gjak hebreu, është hebre”, tha Mizrachi që solli si ilustrim rastin e Howard Stern, cituar nga ResPublica.

Deklarata e rabinit mund të lexohet KËTU

 

January 2, 2016 10:00
Komento

1 Koment

  1. Darius January 2, 18:00

    Te verteten ka thene,ppr ne nje menyre tjeter sipas tij,dhe sipas versionit te tij ai ka ngritur prape nje MIT mbi numrin real te hebrejeve.

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*