Sa herë i keni larë duart me ujë dhe sapun? Studimi në Britani sugjeron diçka

May 20, 2020 14:23

Sa herë i keni larë duart me ujë dhe sapun? Studimi në Britani sugjeron diçka

Sa herë i keni larë duart sot? Një studim i kërkuesve në Britaninë e Madhe, sugjeron se kjo duhet të bëhet të paktën gjashtë herë në ditë.

Studimi ka analizuar të dhëna nga viruset në vitet 2006-2009 që kishin struktura shumë të ngjashme me koronavirusin e ri dhe dolën në përfundimin se 1663 personat që u vëzhguan, ishin më pak të predispozuar të infektoheshin nëse do ti lanin duart gjashtë herë në ditë.

Larja e duarve më shumë se 10 herë në ditë, sidoqoftë, duket se nuk e redukton akoma më teper rrezikun e infektimit.

Koronaviruset janë një familje virusesh që kryesisht shkaktojnë sëmundje mesatare, si psh i ftohti i zakonshëm.

Të gjithë ata, përfshirë edhe koronavirusin që shkakton Covid 19, mund të vriten me ujë dhe sapun.

 

l.h/ dita

May 20, 2020 14:23
Komento

1 Koment

  1. Gzim Kulufi May 20, 18:52

    Po ta kene thene miqte e Rames, kjo eshte ne rregull!

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*

Njoftim

Njoftim