Nuk e di se ç’qelb, u rrjedh nëpër vena…

Arben Duka June 8, 2016 11:33

Nuk e di se ç’qelb, u rrjedh nëpër vena…

Që të gjithë e pamë,
që Lul mulahimi,
si një qen i rrahur,
doli nga takimi!

Kokën e kokoshit,
prapë e mbante lart,
dhe fliste i gjori,
po fliste përçart!

Luli dhe mashtrimi,
në një ditë kanë lindur,
që s’do kish marrëveshje,
ne ishim të bindur!

Qëllimi i SHQUP-it,
tash kuptohet mirë,
që të mbajë në këmbë,
këtë kalbësirë

Një ngrehinë të kalbur,
llum e pocaqi,
që këtu i thonë,
edhe drejtësi!

Që thirrjen e Salës,
për rrëzim pushteti,
e quan pa turp,
të drejtë deputeti!

Që katër shqiptarë,
që u pushkatuan,
si vrasje pa dashje,
po pa turp i quan!

Vjedhjen shekullore,
të mender Lulashit,
me një procedurë,
ja mbyllën qelbashit!

Por sa herë Saliu,
këtu jep kushtrimin,
ngrehina e kalbur,
direkt “nis hetimin”!

Ngrehina e kalbur,
nis në çast hetimin,
si ç’po bën tani,
me “mega përgjimin”!

Jo më kot i vura,
thonjëza të mëdha,
se nga policia,
përgjime nuk ka!

Dhe jam i sigurt,
tani qind për qind,
dhe ditë pas dite,
të gjithë do t’i bind!

Diku do ketë mbetur,
pakëz burrëri,
që një kokë turku,
mos bëhet njeri!

Dhe kjo është një luftë,
për jetë-a për vdekja,
luftë që meriton,
sot çdo lloj përpjekje!

Ne jemi rreshtuar,
gjithmonë nga e mira,
para syve tanë,
do bjerë kalbësira!

Do bjerë kalbësira,
gjithë kjo pocaqi,
që SHQUP-i e quan,
ende drejtësi!

Se të gjitha zyrat,
nga A-ja tek Zh-ja,
seksione të veta,
sot i ka PD-ja!

Nuk e di se ç’qelb,
u rrjedh nëpër vena,
o burra pa shtyllë,
o burra legena!

Arben Duka June 8, 2016 11:33
Komento

15 Komente

  1. vasili June 8, 12:57

    Nuk kam lexuar dhe ndjere,nje vetvrasje qe vazhdon pafundesisht,e neveritshme dhe e peshtire sa me ska,te species edi,qe ka ne bagazhin e tij kulture dhe edukate perendimore,bashkuar me zgjuaresi,por qe frika e ka shperfytyruar krejt,ne perballje me te keqen shekullore te ketij kombi,qe perfaqesohet,nga nje katundar i mbrujtur me spermen e kulles se erret,qe mbart gjithe veset me te mbrapeshta kriminale njerzore.
    Filloi kjo para shume vjetesh tek zogu i zi,ku perjetuam vetvrasjen e Rames,ku monstra e kulles,prishi investimin e ligjshem ne miljona euro qe kish bere bashkia,per nje qarkullim funksional te automjeteve atje.
    Aty saliu tatoi dhe pulsin e edit dfhe e ndjeu se me ke kish te bente.
    Mbas kesaj terheqiet e turpeshme te edit,te cilat i kane shkaktuar demokracise dhe ekonomise se Shqiperise humbje te pa riparueshme historike,kane vazhduar dhe po vazhdojne si nje ortek.
    Ky i gjore qe e mban vehten per kryeminister,justifikon friken e vet me respektimin e institucionit te presidentit,te kryeprokurorit,te shikut,kushtetuses etj,kur te gjithe shqiptaret shohin,qe ato,nga dita ne dite si pjestare te bandes se Saliut me anti-institucionin e tyre,vazhdojne te atakojne dhe shkaterrojne,cdo gjurme drejtesie dhe demokracie ne kete vend duke e rrokullisur pa fund drejt shekujve te erresires se dendur,prej nga kemi ardhur.
    Eshte nje gjendje me se katastrofale,kur edi me kacavecet e vet,vazhdojne te bejne sehirin kriminal,
    E pra keta jane me kriminel se banda e Saliut,pasi ketyre nuk i falet,per ate lloj ndertimi qe kane dhe per premtimin e pa mbajtur.

    Reply to this comment
    • Zyfer Caco June 9, 06:44

      Në një farë mase të madhe, Edi Rama është duke vuajtur papërgjegjshmërinë dhe mashtrimin e tij nga Saliu me marrëveshjen për ndryshimet kushtetuse duke i dhënë mundësi Saliut që të kapi gjith institucionet, si dhe rrahjen e krahëve të Saliut në ngjarjen e Gërdecit ku i nxori frikën dorëheqjes.

      Reply to this comment
  2. leone June 8, 13:09

    te lumte dora dhe deshira juaj,jona e te gjithe shqiptareve u befte sa me shpejt realitet.

    Reply to this comment
  3. Aretia nga Zagoria June 8, 14:37

    Aretia nga Zagoria

    Te keqen e penes
    Arben Duka i nenes,
    Te te mbaje “Dita”
    ne zjarr te pellembes
    Se me mbete bir
    me vargje ngarkuar
    Si pusi Shen Mitit
    qe s’ka te shteruar.
    Te do fukaraja,
    te ka prane zemres.
    ndaj i lutet Zotit,
    per ty bir i nenes.
    Shendet te me kesh
    me te gjithe te tute,
    sa per edepsezet
    ashtu i duan drute.
    Ndaj mos i kurse
    rrufete mbi ta
    se mallkimin kane
    nga cdo fukara.

    Reply to this comment
  4. info analitike June 8, 15:34

    Eshte qelb enverist qe e ka zaptuar kete vend tash 70 vjet.

    Reply to this comment
  5. Agroni June 8, 16:07

    Eshte qelbi i tradhetareve te kombit qe nder shekuj kane lepire bydhen e pushtuesve,kriminelave dhe agjenteve te U.D.B.se si ky palloshi info analitike.Sa ishte gjalle Enveri o zagar rrugesh diti te bente shtet dhe te respektohej ne arenen nderkombetare si shtet me dinjitet pamvarsisht rruges ideologjike qe perfaqesonte.Jo cdo gje duhet pare stere prandaj duhet llogjikuar dhe trajtuar problemet edhe me situaten nderkombetare qe egzistonte.Faleminderit Arben Duka qe me penen tende thur ne menyren me emocionale tragjedine e ketij populli qe eshte shperfytyruar e dita dites po humb identitetin e tij.Nuk ka se cfar te beje EDI pasi tashti u zbulua fare qarte loja e ketyre tre vjeteve per drejtesine qe nga ambasadori PODESTES e deri tek kollona e 5 brenda P.S.se ILIR META.

    Reply to this comment
  6. anticensurë 25642654 June 8, 16:16

    “Nuk e di se ç’qelb,
    u rrjedh nëpër vena,
    o burra pa shtyllë,
    o burra legena!”
    beno ma merr mëndja se në këtë strofë hyjnë dhe ata bashkbiseduesit e luli??ata të palloshit të tironës që akoma nuk ka përgënjeshtruar propozimet që i ka bërë Lu-ja dhe që ja nxorri në shesh lulja??

    Reply to this comment
  7. iliri June 8, 17:43

    Mos u nxito o bejtexhi-parodist. Pse behesh garant per nje gje qe nuk e di,sepse ti nuk punon ne polici. Paisja, vec qe ka hyre pa doganen, pa njoftuar Prokurorine, eshte perdorur per te pergjuar Gjuten, per te cilin Tahiri padrejtesisht mendonte se i kushte vene bumhet farmacise te babajt te yoj. Edge Cakoja i policise tha se paisja nuk ishte perforur vetem per trainim. Gjynah qe harxhon kohen me bejte-parodi per gjera qe nuk i di. Edhe kete rradhe, si perhere do dalesh zbuluar e per turp.

    Reply to this comment
  8. Uauuu June 8, 20:39

    Ndyrësirë….

    Reply to this comment
  9. demo June 8, 20:50

    {per te qene drejtues shteti duhet te jesh serioz,te kesh nje ekip profesionistesh,qe te tregojne se me cfare armesh ligjore e mund te keqen e perfaqesuar nga xhebrahil shpellari .Edi Rama e tregoi qe ne fillim qe kishte zgjedhur nje ekip tra-la-la,me Brezeida,me Erisa.
    Nuk je per kete pune Edi!Jep doreheqjen,se humbe besimin tek forca e votes!Ne demokraci qeveris FORCA E VOTES.1 miljo vota e benin reformen ne drejtesi qe ne 6 muajt e pare te qeverise.1 miljon vota e hedhin ne ere pengesen Nishani,,Sali ,Llalla,Visho e krushqi.Mjaft te mesuam ty o derdimen batutaxhi!Jep doreheqjen!

    Reply to this comment
  10. Lennard June 8, 22:40

    Te lumte pena dhe Mendja Z.Duka.Kur lexoj vjershat e tua ndjej nje kenaqesi se ndaj te njejtat mendime me JU.

    Reply to this comment
  11. ERI.... June 9, 09:19

    Na kenaqe shpirtin e medjen o Arben ….Te lexojm si kolektiv e duket sikur je ketu me ne …TE UROJM ME ZEMER SHENDET E TE BUROFT ZEMRA E MENDJA SE JE ILAC…

    Reply to this comment
  12. emigranti June 11, 06:53

    shum e goditur bravo

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*