Çfarë gjatësie ka Buna dhe ku kalon?

November 22, 2017 10:29

Çfarë gjatësie ka Buna dhe ku kalon?

Buna ka gjatësi 44 km dhe rrjedh përgjatë fushave të Bregut të Bunës ku përfshihen Fusha e Anamalit në të djathtë të lumit dhe Fusha e Trushit bashkë me fushën e Velipojës në të majtë.

Ky lumë buron nga Liqeni i Shkodrës, fare pranë qytetit të Shkodrës, ndërmjet kodrës së Kalasë Rozafa dhe Malit të Taraboshit.

Ndodhet në segmentin fundor jugperëndimor të kufirit shqiptaro-malazez.  Kufiri shtetëror ndërmjet Shqipërisë dhe Malin e Zi përshkon së gjati Bunën nga fshati Samrish në Shqipëri dhe Goricë në Mal të Zi, duke vazhduar deri në grykëderdhje.

Buna në fillim drejtohet nga jugu, rrëzë Taraboshit, më tej ajo gjarpëron drejt perëndimit e më pas merr përsëri drejtimin drejt jugut, derisa derdhet në Detin Adriatik.

Ndonëse Buna është lum tipik fushor, i karakterizuar si pjesërisht i lundrueshëm, ai grumbullon ujra nga një territor i theksuar malor.

Lartësia mesatare e këtij pellgu të përgjithshëm është 909 m mbi nivelin e detit. Me këtë lum lidhet liqeni me detin, për këtë arsye disa peshq vijnë nga deti duke ngjitur lumin hyjnë në liqen për të vëndosur vezët.

n.s. / dita

November 22, 2017 10:29
Komento

2 Komente

  1. Arber November 23, 00:08

    Buna ndan shqiptaret e Shqiperise me shqiptaret e Malit te Zi. (fatkeqesi!)

    Reply to this comment
  2. Besnik shkreli November 24, 05:10

    Ju lutemikorigjoni sa me shpejt lartesine mbi nivelin e detitte lumit BUNA se do na qeshin te gjithe per kete injorance te madhe ,nga kjo po na del Shkodra mbi malin e Taraboshit etj etj

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*