Sa i gjatë është Lumi i Vermoshit?

July 29, 2020 09:33

Sa i gjatë është Lumi i Vermoshit?

Lumi i Vermoshit ndodhet në pjesën më veriperëndimore të Alpeve Shqiptare dhe rrjedh nga perëndimi në lindje përmes luginës së Vermoshit.

Ka sipërfaqe të pellgut 142 km2 (89 km2 brenda kufirit shtetëror të Shqipërisë).

Lugina e lumit të Vermoshit ka formë tipike të një lugu me prejardhje akullnajore, me krahë të pjerrët e me një fund të sheshtë e të gjerë 150-200 m, zallishtor që e ruan deri në derdhjen e përroit të Lepushës.

Pak pas derdhjes së përroit të Lepushës, lumi i Vermoshit del nga territori i Shqipërisë, duke formuar një kanion.

 

——

Botuar në rubrikën Enciklopedi të gazetës DITA. Materialet e kësaj rubrike bazohen në të dhënat e Fjalorit Enciklopedik Shqiptar, botim i Akademisë së Shkencave 

July 29, 2020 09:33
Komento

2 Komente

  1. lori2 August 2, 15:23

    Sa i gjate eshte, pra???

    Reply to this comment
  2. Sic volio sic uibeo August 5, 00:07

    Hahaha se dine akoma. .heren tjeter do e matin

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*

Njoftim

Njoftim

Njoftim