Sa i lartë është gadishulli i Karaburunit?

June 26, 2020 10:13

Sa i lartë është gadishulli i Karaburunit?

Gadishulli i Karaburunit është gadishulli më i madh i Shqipërisë.

Shtrihet në jugperëndim të vendit, midis gjirit të Vlorës në lindje dhe detit Jon në perëndim.

Në skajin veriperëndimor të gadishullit gjendet kepi i Gjuhëzës, pika më perëndimore e Shqipërisë.

Bregdeti perëndimor i Karaburunit është shumë i lartë dhe i thepisur me gremina, shpella, guva, gjire e plazhe zallore të vegjël, ndërsa brezi lindor është më pak i thepisur.

Relievi i gadishullit të Karaburunit ngrihet nga skajet në qendër, ku gjendet maja e Koretës (826 m), më e larta e gadishullit.

 

d.a. / dita

June 26, 2020 10:13
Komento

4 Komente

  1. Poko June 27, 18:25

    Ajo maja e Koretes, apo Kores ,eshte edhe tregues i kohes ne gjirin e vlores.Po vuri nje qylaf te bardh,gjiri perfshihet nga ere e forte jugore.Kapedanet cam te peshkarexhave ,sa shihnin ate ja mbathnin ne Ragozhe (gjiun e Raguzes.)

    Reply to this comment
    • Laberia ime July 3, 16:58

      Camet ne Laberi kan ardhur shume vone o poko..mund te kene qene kapedan atje ne prevez se ne Vlore jeni te ardhur ju..mos e harroni kete..

      Reply to this comment
  2. Vlonjati June 30, 18:14

    O pako , po pse vetem peshkataret cam ishin kapedan…

    Reply to this comment
  3. Bato July 3, 17:16

    Para se te merrte kete emrin turk, di gje njeri se si e ka patur emrin gadishulli?

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*

Njoftim

Njoftim

Njoftim