Sa i pastër është uji i ambalazhuar?

March 16, 2018 12:42

Sa i pastër është uji i ambalazhuar?

Uji i ambalazhuar në shishe plastike nuk është aq i pastër sa shfaqet në reklama, sipas një studimi të ri që ka analizuar 259 shishe uji që shiten në 9 vende të ndryshme.

Studimi, i kryer nga Orb Media, një organizatë jofitimprurëse gazetarie me seli në SHBA, ka zbuluar se 93% e shisheve të analizuara përmbanin një lloji mikroplastike, si polipropilen, polistiren, najlon dhe tereftalat polietileni.

Mes 11 markave të analizuara janë Nestle Pure Life, Aquafina, Dasani, Evian, San Pellegrino dhe Gerolsteiner, si dhe marka të tjera të rëndësishme kombëtare nga Azia, Afrika, Evropa dhe Amerika.

Shishet e studiuara u blenë në SHBA, Kenia, Kinë, Brazil, Indi, Indonezi, Liban, Meksikë dhe Tajlandë.

Orb Media zbuloi mesatarisht në çdo litër ujë 10.4 grimca plastike me përmasa 100 mikronë. Ky  përqendrim është dyfishi i sasisë së mikroplastikës që përmban uji i rubinetit i analizuar në një studim tjetër ndërkombëtar të së njëjtës organizatë, në vitin 2017.

Gjithashtu janë zbuluar grimca më të vogla, të cilat ishin të pranishme në ujë në një normë mesatare prej 314 për litër. Edhe pse disa ekspertë besojnë se bëhet fjalë për plastika, këto grimca nuk janë identifikuar përfundimisht.

Ende nuk njihen me saktësi efektet që mikroplastikat kanë në shëndetin e njeriut dhe në të njëjtën kohë nuk është përcaktuar një nivel konsumi i sigurt, raporton CBC shkruan Dita.

Autoriteti Europian i Sigurisë Ushqimore sugjeron që pjesa më e madhe e mikroplastikës nxirren jashtë nga trupi. Megjithatë, Organizata e Ushqimit dhe Bujqësisë e Kombeve të Bashkuara ka shprehur shqetësimin, pasi disa grimca ishin aq të vogla saqë mund të hynin në qarkullimin e gjakut dhe organe.

As origjina e plastikës së zbuluar nuk është e qartë. Shkencëtarët nuk dinë të thonë nëse ajo ka qenë e pranishme në ujë apo, nëse uji është kontaminuar gjatë procesit të prodhimit dhe imbotilimit.

Profesoresha Sherri Mason, autore kryesor e studimit, tha se, në rastin e ujit, konsumatorët mund të vendosin të mos e blejnë në shishe plastike, por paralajmëron se në rastin e produkteve të tjera shumë shpesh nuk ka asnjë alternativë tjetër, pasi shiten vetëm në paketime plastike. “Është i menaxhueshëm, i lehtë, komod dhe i lirë: kjo e bën atë shumë më të përshtatshëm”, tha Mason. “Është shumë e vështirë t’i ndërgjegjësosh njerëzit që të shqetësohen për gjërat që ata nuk i shohin me sy”, tha me keqardhje Mason.

o.j/dita

March 16, 2018 12:42
Komento

3 Komente

  1. fteri March 16, 16:49

    Me sa duket do të lulëzoi biznesi e shitjes së filtrave .Bëjn edhe pak 1500 euro !

    Reply to this comment
  2. MH March 16, 17:49

    Po pse vetem uji shitet ne plastika.Ka sa te duash artikuj te ngurte dhe langje qe shiten ne plastika.Si rezultat jemi te imponuar ti kaperdijme mikroplastiket sepse ato nuk jane te destinuara te ekzistojne vetem ne permbajtjen ambientin uje.Ato pa dyshim do te jene te destinuara na cdo ambalazhim plastik qe iu bahet ushqimeve.Me kete informacion i keni hyre hamullishtes me nji llogari te pa perspektive.

    Reply to this comment
  3. anticensurë25642654 March 20, 16:11

    “nëse uji është kontaminuar gjatë procesit të prodhimit dhe imbotilimit.”
    he qënje të qelbura që doni të dukeni të ditur duke mos ditur gjuhën e nënës tuaj!!
    racë bastarde që vetëm shqiptarë nuk doni të jeni!!
    në një çerek fjalie dhe përdorni dy fjalë që nuk kanë as të drejtën e qytetarisë në gjuhën shqipe!!dhe jo vetëm kaq por bastardoni dhe gjuhën nga i keni marrë hua!!

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*