Sa i përfshirë është Edi Rama në skandalin e Unazës së Madhe?

December 22, 2018 11:21

Sa i përfshirë është Edi Rama në skandalin e Unazës së Madhe?

Si dihet, të tre lotet e tashme të Unazës së Madhe, në një shumë të përgjithshme prej 40 milionë euro (dhe ky është vetëm fillimi, sepse historikisht, në të gjitha qeveritë, financimet janë rritur deri në dyfishim, si në Rrugën e Kombit, në Autostradën Tiranë- Elbasan) tashmë janë, ose të bllokuar përfundimisht ose presin të bllokohen dhe gjithçka të nisë nga e para.

Në lotin e parë, i njohur si loti nga Pallati me Shigjeta deri tek Shqiponja, më të rëndësishmin, ku, sipas Zërit të Amerikës, qëndron i fshehur biznesmeni i njohur Bashkim Ulaj, në një shumë prej 18 milionë euro, është bërë njëri ndër falsifikimet më të trasha dhe naive, jo thjeshtë nga një 26 vjeçar, Avdjol Dobi, i cili kulmin e karrierës së tij e kishte si recepsionist, por nga një sistem i frikshëm, por që nuk ka asnjë lloj droje nga shteti.

Në të tre lotët konkurrimi është bërë sipas së njëjtës skeme korruptive. Njëra firmë pjesëmarrëse, “Vëllezërit Hysa”, në të tre rastet, merr pjesë në garë dhe bën ofertën zero, por  pas përfundimit të tenderimit, ajo befas bëhet kompania nën kontraktore, që do të thotë ka direkt pjesën e saj të fitimit, e ndoshta njërën nga pjesët më të mëdha.

Jo rastësisht, firma e trajtuar nga Zëri i Amerikës, por edhe nga provat tashmë krejt të qarta, si fshehja e fundit e Bashkim Ulajt, fiton edhe një tender tjetër, përsëri përmes falsifikimit të dokumentave, kësaj here në OST, në një shumë prej afro 12 milionë euro.

E gjitha në harkun e pak më shumë se pak javëve. Një filial mafioz i një firme të huaj, DH Albania, e krijuar me 25 qershor 2018,  posaçërisht për të marrë në dorëzim nga shteti tenderët e parafolur dhe të rënë paraprakisht në një mendje, por që duhej të fshiheshin. Shtetit i duhej të fshihte gjurmët e tij, pasi e keqja, pra rendja pas një biznesmeni, po bëhej mullar dhe duhej krijuar domosdo një filial fantazmë.

Të katër tenderët, tre në Unazën e Madhe dhe tjetri në OST, kanë lidhje direkte me ministrin Gjiknuri, varen prej tij dhe janë miratuar edhe nga ai. Të jetë kaq i verbër një ministër kaq i rëndësishëm, dhe të mos i diskutojë ai me shefin e tij fatet e milionave euro në një rrugë kaq të rëndësishme? Pak e besueshme. Në fakt, aspak e besueshme!

Problemi nuk është vetëm ai dhe deklarata e tij skandaloze se “falsifikimi ka ndodhur jashtë Shqipërisë”. Është më tej se kaq.

Ndoshta është në kohën e duhur që të sqarohen.

A ka qenë në dijeni Edi Rama në kësaj skeme korruptive?

A është e mundur që shefi i qeverisë në katër tenderë, që kapin mbi 55 milionë euro, është kaq dorëjashtë dhe kaq i pavëmendshëm, sa që të mos ketë as dijeninë më të vogël?

A i kanë bërë përshtypje atij, pra kryeqeveritarit dhe Gjiknurit, fakti që në tre tenderët e Unazës së Madhe është përdorur e njëjta skemë piramidale, ku gjithnjë njëra firmë qëndron në hije dhe ka një ofertë zero, ndërsa tri të tjerat i besojnë më pas kësaj “firme zero” pjesë nga  tenderët e sapo fituar?

Sa ka të vërtetë në shifrën e përafruar, pra në përqindjen skandaloze që bizneset janë të detyruar të paguajnë kur fitojnë një tender, aq më tepër në kushtet e falsifikimit skandaloz.

Që biznesmeni Bashkim Ulaj ka vepruar trashë, kjo dihet tashmë. Vetëm një njeri që e ndjen veten mbi pushtetin dhe njerëzit e tij i kushton kaq pak vëmendje përmbyslljes së një akti mashtrues. Ose një që është palë me pushtetin.

Në të gjithë veprimet e Ulajt, pavarësisht se kush ka qeverisur, ka pasur gjithnjë një kujdes për të fshirë gjurmët, si në rastin e kabllove  e fijeve optike, tender i dhënë dorë pas dore deri tek ai nga qeveria Berisha; në hidrocentralet që po shkatërrojnë lumin e luginën e Valbonës, përsëri nga miku i tij Berisha, në ndërtimet masive pranë RTSH, në Kullat, me të cilën ka shpërblyer familjen Berisha, por edhe më pas, deri në fillesën e këtij viti.

Bashkim Ulaj është njëri ndër biznesmenët që ka qëndruar gjithnjë afër PD-së, dhe kjo ka qenë zgjedhja e tij politike. Që politika i ka shërbyer atij për të bërë kapitalin që ka sot, edhe kjo është saktësisht e ditur. Askush nuk mund ta dijë se si e ka bërë ai milionin e parë, ndërsa për të tjerat mund të dëshmojnë rrugët që ka bërë përmes politikës. Nuk është i vetmi dhe as nuk do të jetë i fundit.

Ndoshta për këtë lidhje biznes-politikë, ai, si pak të tjerë, për shumë vite, ka qenë në tehun e sulmit të opozitës së kohës dhe të Edi Ramës. Pak të thuash se i kanë bërë një autopsi të përgjithshme.

Bashkim Ulaj, theksonin asaj kohe socialistët, i ka përfituar bizneset e tij pasi është me origjinë nga i njëjti fshat, Vuthaj, nga është edhe gruaja e zotit Berisha. Ata, dhe vetë Rama, cilësonin pikërisht këtë lidhje si shkakun e vetëm për rritjen e një biznesmeni, i cili i filloi ndërtimet në vitin 1997 kur Albert Brokaj drejtonte Bashkinë e Tiranës, dhe, sidomos pas vitit 2005, kur Berisha rikthehet në pushtet. Ata, socialistët, e akuzonin se ishte pikërisht Ulaj dhe njerëzit e tij, të cilët, kishin vendosur një lidhje mes shefit të presidencës shqiptare dhe kryeministrit malazez. Si paradhënie për bizneset e ardhshme, Ulaj ndërtues, i kishte dhënë familjes Berisha tri apartamente, të deklaruara me çmime simbolike, në njërën prej të cilave ajo banon edhe sot e kësaj dite.

Pushteti demokratas ia shpërbleu besnikërinë. Në një kohë shumë të shpejtë, nga një ndërtues periferik ai bëhet drejtuesi i një kompanie lider, dy patur dy licenca për fabrikat e çimentos, miliona euro tenderë të ndryshëm në KESH dhe rrugë, shpesh herë fitues i padiskutueshëm i tenderëve ku bënte sikur merrte pjesë.

Bashkim Ulaj dhe një seri biznesmenësh të njohur për afërsinë e tyre me demokratikasit ishin ndër ato oligarkë ndaj të cilëve pritej të vinte shumë shpejt ashpërsia e ligjit dhe vendosjen e tyre në një start të barabartë me gjithë të tjerët.

Premtimi i Ramës në zgjedhjet e vitit 2013, për t’i dhënë fund këtij binomi oligarki financiare – oligarki politike, ishte ndër më joshësit, dhe ngjalli shpresën e sundimit të ligjit, në vend të sundimit të “Maliqit”.

Periudha e ftohjes zgjati veç pak muaj. Qeveria Rama 1 vetëm në ditët e para u duk se po ndërmerrte një përpjekje për të mbajtur fjalën e dhënë dhe, kur u duk se koha e akullimit po shkrihej, gjeti versionin tjetër: gjobitjen, arrestimet dhe ndëshkimet e shumë banorëve për problemet e tyre me energjinë elektrike. Ishte një masë e domosdoshme, por jo e mjaftueshme.

Që të jem i saktë: në pesë vitet e qeverisjes së tij, kabineti Rama, sidomos gjatë mandatit të parë, ka bërë ndryshime të rëndësishme në shumë struktura jetike, të cilat e gjallëruan motivimin dhe ringritjen e ekonomisë. Mbi të gjitha nxori vendin nga një kolaps i jashtëzakonshëm, humneror, financiar, ku e kishte shpënë me dashje qeveria Berisha për të ardhur sa më shpejt në pushtet, përmes asaj që haptas e deklaronin, precedentit grek. Tjetër gjë se, megjithë këtë precedent të rrezikshëm, bartësin e saj, Ridvan Bode, qeveria e Rilindjes e shpërblen duke e dërguar në Bankën e Shqipërisë, kur kishte premtuar se do e dërgonte para gjyqit.

Si me Boden, bile para tij, ka ndodhur edhe me biznesmenët e mallkuar nga Rama kur ishte shefi i opozitës dhe të mikluar nga ai kur është shefi i qeverisë.

Duhet të jesh naiv të sulmosh në grup gjithë biznesmenët, përmes të cilëve gjenerojnë vende pune, zhvillim apo krijohen rrjete të gjëra tregtimi apo prodhimi.

Por, duhet të jesh, po ashtu, më shumë se naiv që, një ditë, të besosh se kjo lidhje e re, oligarki financiare dhe oligarkinë e re politike, është thjeshtë e vetëm për të mirën e shtetit.

Në Shqipëri ka një traditë të mallkimit opozitar dhe të bekimit pushtetor.

Kur ishte në opozitë Berisha kishte para vetes tre “bosë të krimit”, Rezart Taçin, Agron Dukën, “dukën e krimit” dhe Tanin e Topit.

Ata ishin  e keqja e Shqipërisë.

Me dy të parët e gjeti shumë shpejt gjuhën e përbashkët, megjithëse në disnivele të mëdha.

Rezart Taçi, kreu i bandave, u bë miku i familjes. Njeriu më i afërt i tyre. Përkrahësi i madh i zonjës Berisha. Lideri i padiskutueshëm i botës financiare. Njeriu i aferave të stërmëdha u bë edhe njeriu i përfitimeve të mëdha. Ai luajti me shtetin sikur të ishte vetë shefi i qeverisë dhe prej saj përfitoi qindra milionë dollarë. Askush nuk e di se ku janë zhdukur fitimet e tij. Armiku i Berishës u bë si djali i madh i tij. Borxhet e ARMO-s, gjatë kohës që kishte pronar Taçin, nga viti 2008 deri në largimin e Berishës nga pushteti, gusht 2013, ishin mbi 300 milionë euro.

Mafiozit të madh Rezart Taçi, sipas deklarimit të Berishës opozitar, tani një tjetër Berishë, ai kryeministër, në vitin 2012 i jep kompaninë naftënxjerrëse ALBPETROL. Njësoj si në shitjen e ARMO-s, edhe tek Albpetrol paraqiten 4 kompani, por Vetro Silk Road Equizy Ltd, e regjistruar në Singapor, pas së cilës befas doli se ishte Taçi, ishte fituesi me 850 milionë euro. Vetro e Taçit dështoi të siguronte paratë e privatizimit të Albpetrol, dhe në janar të vitit 2013, qeveria tërhiqet nga tenderi, por bashkë me të zhduken edhe 85 milionë dollarë, garancia që kompania nën kontrollin e Taçit i kishte deklaruar të depozituara në Amerikan Chartered Bank në Çikago.

Edhe asaj kohe, si tani me Unazën e re të gjithë dokumentet ishin të falsifikuar. Edhe atëherë u tha se falsifikimi ishte bërë jashtë shtetit dhe Rezart Tapi, miku personal i familjes Berisha, nuk pësoi asgjë.

I vetmi nga “banditët” e opozitarit Berisha, Tani i Topit, do të ishte i njëjti, dhe kjo si duket, e shpejtoi largimin e tij nga kjo jetë. Ishte humbja më e madhe e medias, që shkatërroi shumë nga vlerat mediale, që solli ndërlidhjen mes botës oligarkike financiare dhe medias, bëri që pjesë të rëndësishme të saj të jenë gjobvënës apo ndërsjellës të së keqes.

Tani, si duket, erdhi radha e Ramës.

Ai nuk ka për zemër Taçin, por Bashkim Ulajn.

Ulaj është si një ndër pjesët më të rëndësishme të kabinetit Rama.

Si u bë kaq shpejt ai një i zgjedhur i ish opozitarit famoz, që kishte prioritet të pushtetit të tij ndëshkimin e krimit dhe që në fakt, nuk bëri asgjë?

Kaq i domosdoshëm ishte Ulaj dhe “Gener 2”, që vetëm në një vit shteti të investojë tek punët e tij afro një gjysmë miliardi euro dhe askush të mos e ndjekë vazhdimësinë e punës së tij?

Si është e mundur që kabinetin qeveritar nuk e trazon fakti që biznesmeni kontravers, ndërsa shpallet thuajse non grata në një shtet fqinj, ku po ashtu, po bën investime në resorte turistike, në vendin e tij i besohet shumëçka?

Rama dhe Ulaj kanë disa kohë që e kanë gjetur gjuhën e përbashkët. Kjo nuk do të thotë apriori se mes dy njerëzve, njëri nga të cilët shefi i qeverisë dhe tjetri, biznesmen i fuqishëm, nuk do të ketë lidhje. Do të ishte larg mendsh. Biznesmeni gjithnjë e fuqizon ekonominë e një vendi.

Por, gjurmët e lidhjes Rama – Ulaj gjenden tani në aq shumë vende, sa që është e vështirë të gjesh një lidhje kaq të furishme.

Ulaj pasi fiton një tender të vogël në  rrugën e Velipojës, ndoshta tenderi më i vogël që mund të ketë pasur, befas bëhet fitues i ndërtimit, përmes së famshmes PPP, të autostradës Thumanë – Kashar, e cila nuk dihet ende se sa do të kushtojë, nga 225 milionë euro në variantin e parë deri tek 335 milionë. Mund të jetë rruga më e shtrenjtë fushore, që për një kilometër do të kushtojë rreth 16 milionë euro.

Është vërtet ky çmimi i rrugës apo duhet një revizion i pavarur, jo nga ata që qeveritë gjejnë me shumicë, por të saktë, të sigurtë dhe bindshëm të qartë.

Në fund të fundit, edhe pse duket si ireal, do të jetë ky çmimi i fundit?

Rama dhe Ulaj janë tashmë të dy, pronarë televizioni, ERTV dhe A2, një variant i CNN shqip.

Ndoshta ky do të bëjë dallimin mes atyre që shefi i qeverisë i quan kazanë medial dhe medias së saktë. Nuk e paragjykoj këtë.

Por kjo lidhje, jo edhe aq e beftë, mes shefit të qeverisë dhe një biznesmeni të njohur për aferat e tij, nga të cilat më të rëndat janë 12 hidrocentralet në luginën e Valbonës dhe ato në Unazën e madhe dhe OST, nuk janë në fillesën e premtimit të kësaj qeverie.

Dy miq, edhe kur janë në role të ndryshme, me takime aq të shpeshta dhe të përmallshme do e kishin të vështirë të mos i tregonin njëri-tjetrit, apo i dyti të mos e falenderonte të parin, të paktën si mirënjohje, për tenderët e fituar, të cilët nuk janë grimca, por shumë milionëshe.

Distancimi i çuditshëm i Ramës, se “këto ndodhin edhe jashtë shtetit”, kur fjala ishte për falsifikimet e tenderëve të Unazës së Madhe, nuk janë alibia e tij, por pranimi se këto nuk janë bërë pa dijeninë e shtetit.

Dhe në krye të shtetit është vetë ai.

Bedri Islami / Dita

December 22, 2018 11:21
Komento

36 Komente

  1. XXXL December 22, 04:17

    Qytetaret rizgjodhen ripjelljen Edvin Droga, i paekujlibruar dhe me me kar-tele mjekesore (i lindur i semure mendor), t’a gezojne>
    Nuk u mjaftoj 10 vjecari i mega-vjedhje dhe betomnizimi i Tiranes, kur ky plehre i quajtur ne ate kohe “Mister 20 %”, por e donim ne krye te Qeverise per te rigroposur ate cike Shqiperi qe la jashte grope krimineli Sali Kar-axhic.
    Cfare thuhet per mafiozin Ulaj jane mese te verteta, por keni “harruar” biznesmenin tjeter te familjes Berisha, Zamir Manen nje metastaze kanceroze ne Shqiperine e gjunjezuar……
    Edvin Droga hedh vallen sipas muzikes qe i bejne mafiozet te cilet kane ne dore ekonomine dhe POLITIKEN.
    Shteti ka kahe qe ka rene, Qeveria dhe administrata shteterore eshte ne sherbim te Ulajve, Maneve, Kastarateve etj etj etj etj, Ed Droga & CO paguhen nga keta te fundit, mjere qytetaret (rrotat e karit).
    E vetmja munesi per te jetuar dhe gezuar jeten e dhene nga zoti eshte emigrimi jashte Shqiperise, kete t’a gezojne Ulajt, Manet, Kastaratet, Shkerdheni, Ridvan Bolja, Grupi Ciftelia………. Saliu, Lulush Shalengjturi, Like floriri, Minika Cizmja, Ed Droga e me rradhe.

    Reply to this comment
    • Euro Maloku December 22, 12:27

      Me duket vertet i habitshem jo vetem shkrimi,por edhe diskutimet sidomos duke qene edhe te moshuar qe kane marre pjese ne format e edukimit.
      ENVERI ja u ka bere te qarte qe ne kapitalizem qeverite parlamentet etj. jane kukulla.
      Edhe Edvini eshte nje kukull e gjate..edhe Saliu kukull e trashe..Pra jane te gjithe kukulla..Pushtetin e kane pasaniket per te cilet punojne sklleverit skiptare..
      Edhe mos harxhoni kohen kot qe tju habit me shpikjen e rrotes Bedriu!!

      Reply to this comment
      • **** December 22, 14:35

        Epo ja qe nuk e duam kete lloj kapitalizmi. Duam qe hajdutet te shkojne ne burg. Si thua ti? Te nderrojme mendje?

        Reply to this comment
        • Euro Maloku December 22, 16:51

          Ju mbani mendjen tuaj se ATA mbajne pasurite “e tyre”…Burgu nuk eshte per hajnat e vertete…Ata,te vertetet kushedi “ku shetisin me kuaj”.

          Reply to this comment
      • everest December 22, 22:08

        Edi Rama me siguri eshte i perfshire ne kete afere korruptive super skandaloze!
        Qeveria e tij u kap me PRESH NE DORE NE NJE GRABITJE KOLOSALE qe verteton se si kjo mund te jene bere shume ne Shqiperi!
        Fakte doni?
        Ja faktet:
        1 -Rama akoma edhe sot nuk ka pezulluar nga puna drejtorin e ARRSH-se,ministrin Gjiknuri dhe ministrin e Financave Ahmetaj per fajtore te lejimit dhe te berjes se mashtrimit me dokumente fallco te dhjetra milione eurove!
        2-Rama shkarkoi nga detyra dhe u hoqi mandatin e deputetit Saimir Tahiri dhe Fatmir Xhafaj pa pasur asnje FAKT e PROVE kunder tyre!
        Kete e beri gjoja per t’i dhene lehtesi drejtesise te hetonte!
        Po ne kete rast qe mashtrimi me fallcifikim ishte konkret,PSE NUK KA PEZULLUAR NGA DETYRA FAJTORET duke i dhene per ndjekje penale?
        Kjo verteton se Rama eshte brenda ne kete afere korruptive dhe si i tille duhet te hetohet duke u shkarkuar nga detyra e kryeministrit!

        Reply to this comment
      • ELIOT December 24, 15:03

        Malok koqja ;;Ne kapitalizem Rama Berisha Nano Basha do te ishin ne burgje prej kohesh ;Prandaj gomar analfabet flit per sa njeh se nuk ke jetuar asnjehere ne kapitalizem ne demokracie ne liberte ;;;; Jetoj ne France ne europe prej vitesh dhei i njoh sistemet njemije here me mire se ty ;;Enveri ishte nje qen zgjebs qe ja hengri mutin demokracise kapitalizmit ;;;;Se enveri dhe sistemi i tije mafioz fashist ngordhi ndersa kapitalimi demokracie liberteja ;;ku njeriu mer ate qe prodhon vete nuk ka vdekur ;;;;te rroni vete se citroni te pask lene ;;??TETE DE BITE …..MERCI

        Reply to this comment
    • shvejku December 22, 21:09

      Poshte komunizmi!
      Rrofte korrupsioni!
      Poshte fukarenjte!
      Rrofshin barkemedhenjte!
      Edi Rama e pranoi vete se eshte padroni i skandalit te korrupsionit kur deklaroi se “Ne tre gjithe boten ka fallcifikime te disjeve te trenderave”!
      Me shqip se kaq nuk mund te pohohet pjesmarrja e Rames si padron i nashtrimit!
      Kaq do mjaftonte qe Rama te arrestohej dhe te jepej per ndjekje penale!
      Ndersa drejtori i ARRSH-se Afrim Qendro ne tv KLAN pohoi se atij nuk i kishte thene njeri qe tre kishte dyshime per fallcifikimin e dosjes se tenderit!
      E kuptoni se sa shejtan budallenj jane edhe kryeministri edhe vartesi dhe regjizori i ketij fallcifikimi te madh?
      Dhe kulmi kur vete Rama ulurin qe “NA DENONCONI KORRUPSIONIN”!
      Hajde gallate,hajde!
      Dhe mbi te gjitha keto mashtrime skandaloze,ka dale shgqetesimi i militanteve tru shplare siocialiste se “Po iku Rama do na vijhe Basha”!
      Ky eshte edhe krimi me i madh qe Rama i ka bere vendit:Per cdo gje ka nxjerre veten sikur ai i ka bere te gjitha cfare jane bere ne Shqiperi!
      Prandaj ky luvgat bashke me lal Erin nuk lene pordhe pa nxjerre ne tv!

      Reply to this comment
    • everest December 22, 22:28

      Edi Rama me siguri eshte i perfshire ne kete afere korruptive super skandaloze!
      Qeveria e tij u kap me PRESH NE DORE NE NJE GRABITJE KOLOSALE qe verteton se si kjo mund te jene bere shume ne Shqiperi!
      Fakte doni?
      Ja faktet:
      1 -Rama akoma edhe sot nuk ka pezulluar nga puna drejtorin e ARRSH-se,ministrin Gjiknuri dhe ministrin e Financave Ahmetaj per fajtore te lejimit dhe te berjes se mashtrimit me dokumente fallco te dhjetra milione eurove!
      2-Rama shkarkoi nga detyra dhe u hoqi mandatin e deputetit Saimir Tahiri dhe Fatmir Xhafaj pa pasur asnje FAKT e PROVE kunder tyre!
      Kete e beri gjoja per t’i dhene lehtesi drejtesise te hetonte!
      Po ne kete rast qe mashtrimi me fallcifikim ishte konkret,PSE NUK KA PEZULLUAR NGA DETYRA FAJTORET duke i dhene per ndjekje penale?
      Kjo verteton se Rama eshte brenda ne kete afere korruptive dhe si i tille duhet te hetohet duke u shkarkuar nga detyra e kryeministrit!

      Reply to this comment
  2. Dekretim pafajesie December 22, 05:31

    Ky po,
    ky eshte ART, Bedri…
    E Verteta e zbritur tek syri dhe shpirti njerezor si dhimbje…

    Mendo, paskesaj shkrimet kur eshte dashur t’u shkohet pas linjes se Partise…
    Mendo, pas ketyre shigjetimeve, perkedheljet ndaj maskave te Partise,
    thjesht per inat te atyre Perballe (qe jo se jane me te mire, jo…)!

    Nuk behet dot me faj Bedri Islami, as Arben Duka, qe fill pas ndonje Lirike te befte prej fijesh shpirti, ia therret ndonje Marshi Butaforik Partiak…!

    Sepse keta qe ngjiten befasisht ne krye te Partive, jane dallkauke aq te pacipe sa, ne verberi polifemesh pas kermes materiale, nuk e llogarisin fare qe poetet hiqen menjane e lotojne, kur shikojne se ua kane fyer liriken…

    Reply to this comment
  3. fteri December 22, 06:23

    Asnjë skandal nuk përfshinë E.Ramën ,kur të bëhen hetime kjo do ta vertetoi .Kukuvajkat Sali ,Luli ,I liri dhe Munika jan mësuar të vajtojnë me këngën e tyre të dëshpruar .

    Reply to this comment
  4. Alban I December 22, 07:09

    Me qarte nuk ka si behet.

    Reply to this comment
  5. mirel December 22, 07:50

    Dmth dhe autostraden e Durresit do ja fali Bashkim Ulajt? Shqiptaret kane vite qe e kane paguar dhe e zoterojne, ramuti do i bej qeraxhinj te perhershperhe Ulaj. Kjo puna e ketyre ketyre veprave si rruge dhe hece eshte njelloj si nje shtepi ku te zotet- populli, i paguajne qera qeraxhiut.

    Reply to this comment
  6. Arben December 22, 07:54

    Pakez fare.

    6 milion euro te derdhura ne llogarine bahamas te olsi rames, Jo ndonje gje e madhe.

    Reply to this comment
  7. Ceni December 22, 08:26

    I sakt kjo analize e skajnuar nga Ju z.Islami dhe i keq si lajm ku kryeministri i ketij vendi si e vetmja shprese qe i kishte mbetur ketij populli na del jo i perzier por i permyer ne skeat piramidale te koheve moderne !Jo rastesisht gjate takimeve me studentet “kryeministri i lodhur” deklaron se une e bera takimin me Bashen per ta afruar e ofruar atj pushtet e bashkepunim por ai nuk me kuptoi e nuk me ndigjoi!Jo rastesisht ky megaloman solli eshtrat e tradhetarit me te madh te ketij vendi Mithat Frasherit e i mori persiper edhe ceremonine e nderimit ndaj eshtrave te tij ,duke e ngjitur e reshtuar krahas heronjeve e deshmoreve te rene per kete vend!Jo rastesisht ai nxorri nga skena me brrylat e tij te gjate Saimir Tahirin si pasardhesi i tij me ndihmen e kinezerise se radhes!Jo ratesisht ai sot bahkepunon me te afermit e fam.Berisha per ti çuar mesazhin atij se jemi nje !Jo rstesisht ai bisedon koke me koke me “Robert Cemçakizin” siç e quajti vete duke i bere propozimin qe te rikthehej ne PS pasi kishte ardhur perseri koha e ndihmave e fare mire me pervojen e tij mund ti drejtonte keto ndihma !Ai nen hyqmin e kinezeve te radhes shkeli me kembe premtimin per kater te renet e 21 Janarit se do te çonte perpara drejtesise usherdhenesit e urdherzbatuesit e kesaj masakre e ku ne fakt e la ne heshtje per mese 7 vitesh pusht-et!Jo pa qellim e si rastesist kerkon te risjelle ne krye te BKombetare ,Ridvan Boden me motivin si “hajdut me i devotshem e me i sofidtikuar per fshehjen e fallcifikimin e dokumentave financiare”!Ja pra perse sot me shume se kurr i duhen ketonferra rreth kembeve te tij per ti treguar ketij populli qe deshiren e ka te madhe qe i djeg zemra per kete vend por nuk e lene gjembat qe ka nen kembe te eci perpara!Fatkeqesi per kete popull te mashtruar per mese 28 vite dallkaukllet e tradheti kombetare ne iteres te perandorise qe montoi keto vemje per te zhvatur me paturpesine me te madhe kete vend duke i lene nga pas fushat e korrura te kanabisit,mbetjet teknologjike te armeve berthamore e pesticidet me vdekjeprurese per prodhimin buqesor ku tashme idja behet molle,domatja kungull e kungujt kandidate per kryeministra te radhes !Fatkeqesi per kete vend ku rinine e zbuan me grincartera dhe pune sezonale neper europe ku i diplomuari bene punet me te rendomta si skllav por me lekure te bardhe!Ja perse rama i eshte laruar premtimeve ndaj ketij populli e i eshte afruar dalkaukeve me pasaporta diplomatike ,duke iu dashur vetem lobingu dhe asgje tjeter per te qene ne postin ku e mori denjesisht dhe e degradoi paburresisht!Une deklaron ai nuk punoj per kete breze por per brezat qe vijne duke u premtuar nje te ardhme te lumtura thua se Shqiperia eshte nje shtet i madh e jo nje qytet shtet me 2 mileon banore ku ne boten qe na rrethone ka vetem nje kryebashkiak qe e drejton e jo nje organike si kjo e jona me ministra,zevendesministra,dallkauke e kryedallkauke qe gjate mandatit nderojne edhe lekuren!Jepi fotot e Qereshorit 2013 te ketyre ministrave e kahesoi me 2018,jep fotot e 2013 te popullit e krahesoi me 2018ku do te vesh re nje ndryshim rrenjesor tek kabineti yt e do te shikosh qe popullit jo vetem qe si ka ndryshuar fytyra por i eshte nxirre e ku i vetmi cep qe te ka mbetur eshte celulari qe disponn çdo individ duke i pyetur kue e gjete ?????????Sa turp per nje mendje ndritur tashme te rrjedhur teresisht duke futur vehten tek kazanet e improvizuar me te drejten nga vet ai!

    Reply to this comment
  8. Mark U.K December 22, 09:24

    Ai eshte artitekti i te gjitha skandaleve ne Shqiperi more militaruc.

    Reply to this comment
  9. TiTi December 22, 09:29

    Mirë Tani i Topit, po ç’ne Rezarti. Ai e ka Taçi dhe jo Tapi (lexoje me kujdes shkrimin). Hahaha, tani na u bene të githë Tap Topa. Të gjithë në rolin e të paditurit. Të gjithë në rolin e injorantit. Të gjithë s’di gjë, s’kam parë gjë, s’kam dëgjuar gjë. Të gjithë 9 ujë dhe 1 kos…

    A ka qenë shallvaregjëri në dijeni të skemave që qelbin dynjanë nga era e korrupsionit galopant?

    Kurrën e kurrës – do deklaronte plot hipokrizi ndonjëri prej mbikqUrsave të (mos)zbatimit të ligjieve. Ndryshe kur bie fjala për konsumatorët fukarenj të energjisë. Aty mbikqurrsat i bëjnë sytë katërr dhe veshët pipëz.

    A ka qenë shallvaregjëri në dijeni të dorovitjes së dyshimtë të koncesioneve, tenderave, dhe të ashtuquajturave Pi-Pi-Pi?

    Kurrën e kurrës… por edhe nëse ka qënë në dijeni, “zhurma e krismave” ka ardhur nga larg, ka ardhur nga jashtë shtetit… Se po mos të kishte atje nga do e mësonin kriçat e arnautistanit?

    Që ta themi troç, dallavere me koncesione bëhen kudo, se fundja pyll pa derra s’ka,por proçkat e tyre nuk bëjnë muuuu si lopa, ato nuk dalin fare haptazi, se pikësëpari është kontrolli i shtetit nga njëra anë dhe janë organet ligjvënëse dhe ligjzbatuese nga ana tjetër që nuk i lënë të keqpërdorin sipas oreksit milionat që u vihen në dispozicion, dhe pikësëdyti shteti i trajton biznesmenët si lopë për t’u mjelë dhe jo si tutor, përballë të cilit duhet patjetër të gjunjëzohen duke lypur lëmoshë. Ndodh “jashtë shtetit”, që një politikan i lartë del para publikut duke u gafurur përkrah një biznesmeni (vështro me imtësi foton), dhe pas kësaj, kundër këtij biznesmenit hidhen akuza për përfshirje në në afera korruptive, qysh prej asaj dite ky politikan i lartë ose do vihej në pozitë aq të vështirë sa do detyrohej të dilte dhe të sqaronte lidhjet e mundshme të tij me biznesmenin, ose do jepte dorëheqje të parevokueshme. Pavarësisht se cilin variant do zgjidhte, ky politkan s’do kishte shans të mbante as postin e kryetarit të partisë, dhe jo më të kandidonte sërisht për kryetar shteti apo qeverie

    Ajo fasadë, e cila kishte filluar të binte gradualisht qysh prej 1 prillit 2013, ditës së haleancës me strumullarin e protestës (së inskenuar ?) të 21 janarit, sot pas këtij lajmi bombë ra përfundimisht.

    A bon entendeur, salut!

    Reply to this comment
  10. syri December 22, 10:21

    Artikullshkruesi eshte gazetar kafenesh! Nuka si te jete ndryshe kur thote qe nje KM do te kushtoje 16 milione! Eshte profan gazetar! Mund te kushtoje edhe me shume! Varet nga projekti! Por nje gazetar i vertete nxjerr vjedhjet duke studjuar projektin sic beri Ing. Mecaj! Karakteristike e gazetarise ,politikes,bisnesit shqiptar eshte etja per para dhe injoranca apo mediokriteti! Nje media serioze merr projektin e studjon dhe thote ku do te vidhet! Fjale steritipe te Sliut!

    Reply to this comment
    • Ik e futi një përshesh o sylesh December 22, 12:28

      Ripjelljes i është bërë mendja vetëm gjoba, koncesion dhe përshesh o trangëll i hidhët, po ju sahanlëpirësit e pështirë këto nuk i shihni dot se ju ka zënë syri lesh. Aq lesh ju ka zënë syri sa dhe breshëritë e komentuesve nuk arrini t’i lexoni.

      Reply to this comment
  11. hajduteri me marreveshje qeverie December 22, 10:40

    ne rastin e unazes se re , duhet te falenderojme vetem tre-kater media qe e demaskuan, pasi po te ishte per mazhorancen, opoziten dhe prokurorine kjo ceshtje do mbyllej si pa te keq, pasi ne kete mega vjedhje ne kurriz te popullit jane te perfshire palet politike, vete Rama, se bashku me disa kompani qe duhet te arrestohen sa me shpejt .
    Por mbi te gjitha keto, pergjegjesi i kesaj katrhure eshte bashkeortaku i disa oligarkeve, vete z. Rama.

    Reply to this comment
  12. TiTi December 22, 10:58

    Pasthënie, me që “teta censura” ka 1 orë që refuzon publikimin e komentit.

    Kë të besosh sot në DITËN e fake-news-it?
    Islamin apo… Relotius ?

    Çdo tekst që shfaqet në revista dhe gazeta prestigjoze, qoftë ato të shtypura dhe qoftë ato dixhitale, ai lexohet fillimisht nga redaktorët e stafit i redaktimit dhe të paktën prej njërit nga drejtuesit, kryeredaktorit dhe më së fundi prej departamentit ligjor të gazetarisë. Ky proces pune ka të bëjë me kontrollin e cilësisë, zemra e të cilit nuk është thjeshtë godina e redaksisë, por zyrat e punës të dhjetra e dhjetra kolegëve të tyre dijetarë, shkencëtarë, profesorë, akademikë, historianë, filozofë, sociologë, shkrimtarë, etj., të cilët përmes një kontrolli të imtë, verifikojnë gërmë për gërmë çdo fjalë, për të siguruar nëse datat, faktet dhe gjithshka që pritet të publikohet janë të sakta. Sot vështirë se gjen një medie tjetër të ngjashme me revistën gjermane SPIEGEL, e cila të bëjë kaq shumë përpjekje për vërtetësinë e lajmit që publikon, por edhe pse me një angazhim kaq serioz dhe shpenzime jo të papërfillshme financiare, edhe kjo medie nuk i shpëtoi lajmeve të reme.

    Pyetje për ditarët në përgjithësi dhe për Bedriun në veçanti: Si është e mundur Relotius, ky autor dhe reporter aq i njohur, fitues i disa çmimeve gazetarie, arrin deri aty sa të trillojë për vite me radhë dhe me paskrupullsi të paimagjinueshme një sasi të konsiderueshme detajesh nga historia, dhe gjithë aparati përgjegjës i kontrollit të cilësisë na rezulton papritur e pakujtuar të ketë një farsë e vërtetë, një fasadë prapa së cilës dridhnin tespijet “koka kukllash” ?

    Reply to this comment
  13. bullgari December 22, 11:13

    Kam jetuar disa vite ne Bullgari.
    Me kompanite e ndertimit , pra me kompani bullgare, ka pasur edhe aty skandale me qeveritaret me rryshfete , por kurre ne keto shifra qe behen ne shqiperi.
    Por ne bullgari , drejtesia jo vetem qe i futi ne burg, por i falimentoj teresisht keto kompani se bashku me disa qeveritar qe ishin perzier
    Sot Bullgaria, te gjitha rruget kryesore dhe projektet ne disa fusha te tjera, i ben me kompani te huaja me pervoje

    Reply to this comment
  14. elis December 22, 13:28

    o poeti i popullit..ku je o arben duka ti besh nje poezi dhe vjedhjeve te kesaj qeverie, se na cave veshet tna mbushesh mendjen me artin tend te te berit poezi-fresku per keta hajdute..pse ste vjen zeri tani, apo ta mbyten skandalet e ketyre hajduteve, qe jane me keq se drejtorat e shkollave qe vjedhin leket e nxenesve..ata te pakten u veshin ca letra po keta as si te vjedhin me lezet, ashtu si premtuan, spo friken..e sheh o poeti i oborrit..e sheh per ke u mundove..e sheh ke mbrojte..ata qe e perzune shqiptarin nga shpia e vet..me keq se turku..fol o poet..beji prap ato poezite..nga humbe kshu

    Reply to this comment
  15. intelektuali December 22, 13:45

    E KE BERE CARAP DEBATIN M KETE SHKRIM KONTRAVERS SI “MIZE PA KOKE” O ENVERISTI BERDI ISLAMI

    sepse:

    Per kulcedren fallsifikuese Bashkim Ulaj qe po grabit fondet publike me mashtrime dhe fallsifikime enveriste kush e ka fajin?

    EDI RAMA,

    Qe ka 6 e kusur vjet ne pushtet dhe qe e drejton Partine dhe Shtetin si nje Diktator komunist i vertete, njesoj si Enveri do kohe me pare,

    apo:

    SALI BERISHA,

    Qe ka “Celsat e Kashtes” ne dore dhe i ka shpetuar Drejtesise vetem ne saje te “meshires” te Kryeministrit Monist Edi Rama, i cili mashtroi 1 milione votues te tij me premtime qe kishin per qellim vetem karriken e pushtetit enverist i ndertuar mbi bazen e postulateve te Makiavelit:

    “QENTE LE TE LEHIN, KARVANI ME LEKA TE SHKOJE PERPARA”

    prandaj:

    Edhe KUSERIA me permasa te papare ne tenderat e Kryeministrit ka marre ngjyra kaq arrogante, kjo KUSERI eshte e pacipe e xhveshur totalisht nga morali dhe ka forma te paskrupullta duke vjedhur qindra milione euro nga buxheti i shtetit sikur te ishin prone e Mafies me Pushtet.,

    por:

    Megjithe kete HAJNI me permasa te papara ne nje vend tjeter te Botes Demokratike mbetet nje pyetje qe nuk ka gjetur pergjigje ne media dhe respektivisht nuk i ka dhene pergjigje edhe enveristi fanatik Bedri Islami ne kete shkrim ne gazeten DITA:

    KUR EDI RAMA VJEDH FONDET PUBLIKE ME OLIGARKET E TIJ KAQ HAPUR DHE ME NJE ARROGANCE ENVERISTE PA PATUR FRIKE NGA DREJTESIA,

    pse atehere:

    BASHKIM ULAJ DUHEJ TE FALLSIFIKONTE VULA DHE DOKUMENTE DHE TE VIDHTE IDENTITETIN E NJE FIRME AMERIKANE NE SHBA, KRIM QE DENOHET SHUME RENDE NE KETE VEND MATANE OQEANIT?

    Pse Edi Rama qe i ka hapur dyer gjeresisht Kuserise dhe Hajnise te Buxhetit te Shtetit dhe nuk pyet as Prokurori dhe as njeri per kete krim shteteror sipas te gjitha gjasave ka urdheruar bedelin e tij oligark, Bashkim Ulaj te fallsifikoje vula dhe dokumenta dhe te vjedhe identitetin e nje firme te nderuar amerikane ne SHBA per te fituar nje tender te cilin mund ta fitotnte edhe pa keto fallsifikime?

    KETE NUK E KA SQARUAR BEDRI ISLAMI NE SHKRIMIN E TIJ,

    Vetem e spjegon kete ENIGME si torrollisje nga budallalleku dhe trashlleku i katunarit oligark, Bashkim Ulaj qe me pare i fshihte gjurmet e tij me kujdes, kurse tani ka dale ne mejdan dhe thote pa teklif: “Une jam Fallsifikatori dhe Hajduti i fondeve publike qe m’i ka falur Edi Rama!”. Kush mund ta besoje kete version te Bedri Islamit ne nje kohe qe media jone kombetare e ka mbyllur gojen me 7 dryna dhe ka frike madje te permend emerin e Mafiozit dhe Narkotrafikantit Bashkim Ulaj, njashtu sic e cilesuan ne Parlamentin e Malit te Zi deputetet?

    PSE MEDIA JONE KOMBETARE E KA MBYLLUR GOJEN PER MAFIOZIN E EDVINIT, BASHKIM ULAJ

    dhe:

    PSE MEDIA JONE NUK INVESTGON, PSE I DUHEJ KETIJ NARKOTRAFIKANTI TE RILINDJES TE FALLSIFIKONTE NJE THES ME DOKUMENTA DHE VULA AMERIKANE?

    He mo Berdri Islami qe me ne fund i je afruar shume te VERTETES, qe intelektuali e ka treguar qe ne fillim te qeverisjes te hajdutit Edi Rama, cunit te Kristaqit qe ka firmosur varjen ne litar te nje disidenti, poet antikomunist ne vitin 1988, nje vit vetem para se te binte Muri i Berlinit,

    PSE I DUHEJ EDVINIT TE FALLSIFIKONTE VULA DHE DOKUMENTA, PSE I DUHEJ RILINDJES TE VIDHTE IDENTITETIN E NJE FIRME TE NDERUAR AMERIKANE NE SHBA KUR NUK PYESTE ASNJE INSTITUCION NE VENDIN TONE NE AFERAT E TIJ KUSARE ME QINDRA MILIONE EURO?

    Nese nuk e di ja ta thote perseri intelektuali si edhe me pare:

    sepse:

    PARATE E DROGES DUHET TE PASTROHEN NE “PARAJSA FISKALE”

    dhe:

    Kete pune di ta beje me mire Bashkim Ulaj.

    Reply to this comment
  16. ETHEM December 22, 13:50

    SHKRIM I SAKT PER DREJTESIN E RE QE PO KRIJOHET,NESE ATA NUK FLEN GJUME SI TIK LLALLA DIKUR.
    -BASHKIM ULAJ DUHET TE JET KRYEMAFIOZI QE KA VENE PERFUNDI QEVERIT E KETIJ VENDI DHE BEN SI DO VETE.KJO U PA I FILMUAR EDHE NE MAL TE ZI.
    -KY VEND ESHTE KAPUR PER FYTI NGA OLIGARKET E SALIUT DHE QE KM RAMA NUK I ÇAN DOT OSE KA RENE NE KOMPROMIS ME TA,DUKE PERFITUAR EDHE VET PREJ TYRE.
    -ESHTE FAKT SE SALIU INFORMOHET PREJ TE VETET PER ÇKA BEJNE PA JU TREMBUR SYRI PASI TE NE NUK KA DREJTESI.
    -NE 28 VITE PASURIA E KETIJ VENDI ESHTE PLAÇKITUR NGA KRIMINELET NGA BRENDA E JASHTE VENDIT.DHE POPULLI KA TE DREJTE TE REVOLTOHET.
    -KM RAMA ISHTE SHPRESA PER TA BERE KETE VEND.POR NE MANDATIN E DYTE PO I DEL SITUATA NGA DORA.PSE:
    1-BERI PRESIDENT I.METEN
    2-GRADOI NE N.A .T O VISHO LIKEN I CILI ISHTE FURNITORI NR.1 I SALIUT PER SHPIFJE DIXHITALE.
    3-ORGANIZOI ME CEREMONI SHTETRORE MIT-HAT FRASHRIN.
    4-I GJETI PUNE RIDVAN BODES SE PD
    5-LEJOI MINISTREN NIKOLLA TE MOS ZBATOI E LIGJIN E ARSIMIT TE LARTE,KU ME TE DREJTE STUDENTET MUND TA RREZOJNE NGA QEVERISJA.
    .ESHTE KOHA TE MARRI KTHESEN E DUHUR ME QELLIM QE TE MOS VIN NE PUSHTET BERISHISTET SI E KEQA ME E MADHE E VENDIT NE 25 VITE.

    Reply to this comment
  17. vaso December 22, 14:12

    I nderuar Bedri !
    .
    Ka kohe qe e ke lene rrugen e Zotit dhe nuk kuptoj ne keto artikuj tuaj muajt e fundit godet me ‘BOMBA ATOMIKE” gabimet & gafat e Rames dhe hedh ‘KAPSOLLA’ per krimet e Salibythishes.
    .

    .Le te bejme nje marreveshje xhentelmeneh qe ne fillim :
    .
    Te garantoj se e kam ndihmuar PS & Ediramen me shume se ju per rrezimin e juntes kriminale Berishiste ne vitin 2013…dhe sot te siguroj qe jam 1000 here me shume se ju i zhgenjyer per veprimet & mos veprimet e Edi Rames.
    .
    Ku ka gabuar & gabon Bedri Islami ?
    .
    E para
    .
    Jo vetem per nje analist klasi si Islami por dhe nje njeri medioker e kupton qe Edi Rama ne 23 qershor 2013 kishte vetem celsat e kashtes dhe bibilushin e Zahos sepse pushteti paralel I Serberishes qe nga presidenti..k/prokurori..kryeshiku..drejtesia komplet dhe administratat ishin shume me te fuqishem se Bracet & Ballat e Rames.
    .
    Dhe merita per kete extra pushtet paralel I takon “tre ustallarve” Arvizu-Wolfart –Sekui qe per siguri I lane dhe Ilir Meten si “si njale lalzi ne prapanice”
    .
    E dyta:
    .
    ‘Tradhetite” e Rames nisin frikshem qe ne prill 2014 kur ne mitingun e Kuksit per Kosoven Rama e quajti ATDHETAR ..TRADHETARIN SERBERISHE..te pakten per Bedrislamin ky veprim I Rames duhej denuar fuqimisht nga Bedriu me BOMBE ATOMIKE…por heshti..
    .
    Nje shembull tjeter;
    .
    Bedriu ne nje artikull brilant me titull

    “”: Një sharlatanizëm politik “”(

    per nderimin dhe poshtrimin e Rames te pallati brigadave e per Blendi Faqeziun e Zogutkurves)
    botuar te Dita ne 7 dhjetor 2014 thote ne fund te artikullit profecine e tij
    ,

    Dhe në fund:

    Promovimi I librit te Zoogolit ishte dy kuptimesh:
    Klani (mafia)kaloi me pushtetin,
    pushteti iu përkul Klanit ( mafies). Kaq.
    ……
    Pra zoti Bedri qe ne 7 dhjetor 2014 ju duhet te kishit bere nje DIVORC te forte me Edi Ramen dhe jo te prisje 4 vjet per te hedhur BOMBA ATOMIKE ME REKOMANDIM.

    .
    e treta dhe e fundit:
    .
    Jam dakort qe sot Edi Rama te varet publikisht te minarja e xhamise se Ethem-Beut me litarin e Bedriut..por nese kjo “gjurulldi-rremuje” behet nga ata ‘”ustallare te 2 prillit 1991 & more” per te prure ne pushtet treshen superkriminale BMB ( berish-meta-basha)
    atehere ju lutem
    …filloni kerkimet shkencore se kur eshte data e pushtimit te Shqiperise pas renies/rrezimit te sistemit Enverit dhe kush jane pushtuesit..sepse globalizmi I sotem te pakten per Shqiperine po del me I zi se vete fashizmi & komunizmi bashke…
    .
    Pra nese hiqet ne kete menyre ZGUPTH
    Edi Rama ( qe e ka mbushur kupen me kohe)
    per te vene ne pushtet “ yllin ne ngjitje te Arviziut”
    nuk na ngelet gje tjeter
    jo vetem tju urojme Pushtim te Kendshem
    por dhe gjenerata e sotme duhet te mbaje pergjegjsine per Shenjterimin e Enver Hoxhes jo per merite te tij por per hipokrizise te pabesueshme te miqve tane nderkombetare dhe aq me teper te analisteve te shquar si Bedri Islami qe duhet te kerkonte

    se pari DENIMIN E JUNTES KRIMINALE TE SERBERISHES….
    PASTAJ…..e perseris PASTAJ

    debimin e Edi Rames per impotence kriminale..jo per arsimin apo unazen qe zbuloi eleshbiberi I Sales por per mosdenimin e burrit te shtetit te Arvizise.
    .

    Reply to this comment
  18. syri December 22, 14:28

    O te dashur shqiptare injorante! Vertetoni vjedhjen! Ku eshte? Keni humbur edhe sencin e te qenit shqiptar! Perdorimi i gjuhes se ndyre nuk nderon njeri! Ne kuadrin e berishizmit perserisni si papagaj teorite e Saliut! Ne emer te injorances humbisni llogjiken! Kurre nuk e kisha menduar qe jemi nje popull injorant militant!

    Reply to this comment
  19. ppa December 22, 14:40

    O Bedri, nuk eshte gazetari te besh analiza me pyetje retorik. dhe tablora sinoptike …mire do ishte te presesh variantibn qe do reflektoje prokuroria, qe ka filluar punen; edhe ajo gazetarja fjlaeshume K. Lala, te pakten merr ndonje te dhene nga organi hetimit, packa qe i tjerr me pas ; e fundit , ky sistem keshtu funksionon… konkretisht gazeta jote DITA nga cila firme sponsorizohet…?

    Reply to this comment
  20. Kris 1 December 22, 14:54

    Edi Rama ka vite qe mafies i ka vene emrin RiLinda.

    Reply to this comment
  21. naim dimashi December 22, 23:12

    gabimi me imadh i rames eshte se te gjithw kundershtaret politike qe pati perballe kur moti votat e socialisteve,tani sapo mori pushtet i beri miq e u tha tendere,kurse ata qe e sollen ne kolltuk u ktheu shpinen.Keshtu veproi me Frangajn,me Fullanin,me berishen,me Imamin, me Cim Fushen,me Fullanin,dhe te gjitha keta i justifikon se nuk ka me PS por Rilindje dhe Rilindja i pranon brenda te gjithe qelbesirat,rrugacet hajdutet e drogaxhinjte.

    t

    Reply to this comment
  22. Dash December 22, 23:41

    Plotesisht dakort me “VASO” …

    Reply to this comment
  23. Dash December 22, 23:44

    Plotesisht dakort me “VASO” …dhe Bedri Islami si shqiptar tipik nuk shikon me larg se dera…..

    Reply to this comment
  24. alphade December 23, 02:52

    Z. naim dimashi ! Konkluzioni juaj eshte me se i sakte e i
    drejte. Z. Rama me kujton nje anekdote te hereshme te
    Presidentit Rumun,Causheskut, i cili ne nje udhetim nga
    Bukureshti ne Timishoara mbrriti ne nje rruge qe ndahej
    ne dysh: majtas dhe djathtas: Shoferi e pyet Causheskun
    shoku President nga t’ja mbaj ? Caushesku i tha shoferit:
    “Shiko, sinjalin jepe nga e majta,por timonin ktheje nga e
    djathta” !!! Edhe ky myteberi yne qe na mori neve te maj-
    teve vota dhe tash ngroh kolltukun e Kryeministrit filloi te
    beje miq nga e djathta dhe socialistet i la me gisht ne go-
    je duke ju thene: ” Tash gjeni pune vete, une kam pune me djathtet” ,kurse socialistet le te gjejne pune vete dhe
    se shteti s’ka ndonje detyrim qofte edhe moral ndaj tyre.
    Dhe te gjithe tenderat e postet kyce i la ne dore te pede-
    isteve duke filluar nga ajazet ederi te ridvanet dhe kulmi
    arriti sa na solli ne Shqiperi edhe fosilet balliste. Nje “bra-
    vo kozmike” per K/ministrin tone te nderuar ! Dhe populli
    yne i zgjuar por qe i ka zene rrota bishtin nuk ka nxjerre
    me kot barcoleten: “Se mire do te kishte qene qe Edi me
    Saliun te kishin ndrruar vendet” !!!! Njeri,Saliu te perfaqe-
    sonte interesat e se majtes dhe ky myteberi qe sot eshte
    K/minister te kalonte nga e djathta ashtu sic desh te ben-
    te Caushesku dhe nefund me keto tribulacioni kineze theu qafen perfundimisht me nje koqe plumbi ne koke !
    Keshtu perfundojne te gjithe ata qe ia kane me hile nje
    populli. Pelivanlleqet politike heret apo vone te cojne ne
    koshin e plehrave te historise…!!!!!

    Reply to this comment
  25. Saimir December 23, 13:49

    Pa miratim te tij as me pjerdh nuk munden asnje. Se si e ndan hisen me gjiknurin asht pazar. Po besoj si gjahun qe ndavi dhelpra me luanin, kur shihte ujkun e ngordhur.

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*