Sa i thellë është skandali në ISSH?

Dr. Sulejman Abazi January 15, 2015 21:17

Sa i thellë është skandali në ISSH?

Lajmi mbi rrezikun e mospensionimit të njerëzve të administratës publike, është tronditës. Shfaqet hapur një krim i rëndë në Institutin e Sigurimeve Shoqërore, ku abuzimi në gjykimin tim tashmë e ka mbushur kupën.

Të gjitha ngjarjet e rënda që kanë shoqëruar jetën tonë në këto dy dekada, në njëfarë mënyre, e kanë gjetur një lloj justifikimi në opinion, pavarësisht pasojave. Por në këtë rast, çfarë mund të thuhet?!

Shteti nuk i dërgon paratë në destinacionin përkatës, por me dashje prish matricën ekonomike, duke krijuar hapësira për përvetësime në përmasa të mëdha. Skema e Ponzit e shekullit të 19-të, në Shqipëri ka gjetur terren edhe në vetë strukturat shtetërore (!).

Mendimi më i thjeshtë që na vjen ndërmend; përgjegjësit duhet të japin llogari para drejtësisë. Po para kujt drejtësie?! Nëse nuk do të kishte një denoncim të tillë, atëherë kjo aferë e rëndë kriminale do të bartej nga një qeverisje tek tjetra. Më mirë vonë se sa kurrë. Problemi shfryu në opinionin shqiptar, si shumë ngjarje të tjera të rënda, që kanë shoqëruar jetën tone.

Por denoncimi është vetëm njera anë e medaljes. Pyetjet të shumta duan përgjigje. Kur ka filluar ky veprim antiligjor financiar? Kush ka urdhëruar për keqmenaxhimin e këtyre fondeve? A është njohur ky fenomen nga qeverisjet e tjera dhe si kanë operuar për ndalimin e tij? Mos vallë tani që shpërtheu, ky superskandal do të ndjekë fatin e skandaleve të tjera, që po i mbulon pluhuri i harresës? Kush janë personat, apo personi përgjegjës, që ka shpikur këtë mekanizëm të shpërdorimit jashtë destinacionit të fondeve të buxhetit? Si kanë guxuar drejtuesit e ISSH-së të fshehin diçka të tillë? Pse drejtuesja aktuale e denoncuar për abuzime edhe nga raporte të mëparshem të KLSH-së nuk jep dorëheqje dhe t’i dorëzohet drejtësisë?

Duke qëndruar në pyetjen e fundit, nuk mund të mos kërkohet më thellë përgjegjësia e këtij institucioni, pasi përvoja të hidhura identike janë shfaqur që në vitet 1996, me qeverisjen Meksi, ku janë lënë pa u paguar nga buxheti i shtetit sigurimet shoqërore të ish-ushtarakëve.

Qeveria dhe Kontrolli i Lartë i Shtetit duhet t’i nxjerrin rrënjët problemit. Nëse jemi të përfshirë me vite në skandale të tilla, problemi shkon dhe më tej. Drejtuesit e ISSH-së përgjithësisht kanë qenë militantë partiakë, të vendosur nga partia në pushtet. Në rastin aktual, drejtuesja është disavjeçare në post, që nga qeverisja Berisha dhe nuk mund të besohet se Ministria e Financave nuk ka pasur dijeni për këtë abuzim financiar me pasoja të rënda sociale.

Akumulimi i këtij fenomeni e çon me të drejtë në zero besimin e taksapaguesve shqiptarë ndaj institucioneve të shtetit. Problemi rëndohet edhe më tej, nëse i kujtojmë opinionit të gjitha abuzimet paraelektorale të qeverisjes së kaluar që e lanë arkën e shtetit të boshatisur. Atëherë, nga do të kompesohet kjo humbje e madhe kur dihet se qeveria nuk ka një “mulli magjik” dhe kur dihet mirë nga dalin paratë e mbushjes së arkës së shtetit? Do të ketë një rishpërndarje të fondeve brenda buxhetit, apo si në të gjithë rastet deri tani, do t’u shtrëngohet më tej rrypi shqiptarëve për të zëvendësuar këto para?

Nëse ky problem është akoma më thellë, le të shkohet edhe në qeverisjet Meta, Majko, Nano apo Meksi. Kush ka dorë në këtë superskandal, duhet të përgjigjet. Është rasti të sillet para opinionit të lodhur shqiptar shembulli i ndëshkimit që fillon nga vetë institucionet e shtetit. Këtë herë kopaçja e shtetit duhet të godasë fort dhe kushdo nga “ish-ët”, që është autor apo përfitues i këtij superskandali, të dalë para drejtësisë.

Sepse po ndodh shpesh që po na mbarset mali dhe përherë po na pjell nga një miush. Nëse do të operohet si dhe në rastin e denoncimeve të mëparshme, të cilat kanë dalë pa asnjë rezultat, atëherë të pranohet kapitullimi i qeverisjes dhe pushtetit politik para krimit dhe grabitjes së pashëmbullt të shtetit nga vetë shtetarët.

Askush të mos guxojë të testojë me shantazhin e mospërfitimit të pensionit. Meqenëse përgjegjësitë dhe në këtë rast janë të shtetit, vetë shteti të gjejë rrugëzgjidhjet. Nëse të dëmtuarit edhe në këtë rast do të jenë vetëm njerëzit e thjeshtë, me ose pa dashje, po i vihet Shqipërisë një minë tjetër me sahat, për ta hedhur përfundimisht në erë.

 

Drejtoresha e ISSH, Vjollca Braho

Drejtoresha e ISSH, Vjollca Braho

 

Instituti i Sigurimeve Shoqërore mbetet një…. bamirës i madh

Erion Habilaj

Ditët e fundit qeveria ka bërë publik megaskandalin e mospagesës së kontributeve të sigurimeve shoqërore nga rreth 1600 subjekte buxhetore, shtetërore dhe private. Ky skandal paraqet dy të reja: E para, deklarimi i pagesës së kontributeve është bërë, por nuk është kryer. E dyta, mëkatarë janë jo vetëm subjektet private, por edhe ato shtetërore dhe buxhetore. Shkurt, shteti, në vend që ta mbushte, e ka thelluar më tej gropën e sigurimeve shoqërore. Defiçiti i madh i skemës së pensioneve, rreth gjysma e të cilës mbahej, dhe mbahet ende, me burime financimi dhe subvencione prej buxhetit të shtetit, nuk ishte shkaktuar vetëm nga mungesa e kontributeve prej sektorit privat, por edhe prej atij publik. Më keq s’ka ku të shkojë! Por në një farë kuptimi, ne nuk habitemi nga ky zbulim. Ishte dhënë që para 23 qershorit alarmi për rrezikun e falimentimit të skemës. Por qeveria që iku e kundërshtonte kuturu dhe pas asnjë argument bindës këtë rrezik social, politik dhe kombëtar. Gjithashtu, në një varg shkrimesh “DITA” ka paralajmëruar për gropën e kontributeve të sigurimeve shoqërore. Ekspertë të njohur të fushës i kanë bërë me dije publikut, por edhe qeverisë, se kjo rrokopujë, e cila u shndërrua në një ngjarje kriminale duhet të ndalej. Më mirë vonë se kurrë. Ashtu si edhe mjaft çështje të tjera, mbijetesa dhe fuqizimi i fondit të pensioneve është shndërruar në një emergjencë kombëtare.

Si ka mundësi një institucion shtetëror të mos paguaj kontributet?

Faktikisht kjo ka ndodhur. Dhe në disa kontekste të caktuara. Deri para pak vitesh, mospagesa e kontributeve tolerohej edhe nga degët e Thesarit. Sidomos kur kontributet derdheshin direkt në llogarinë e ISSH. Kjo e fundit vazhdon të sillet si një bamirëse e madhe, por e papërgjegjshme, me paratë e taksapaguesve dhe buxhetin e shtetit. Ndërmarrjet shtetërore nuk kontrolloheshin ngaqë nuk kanë llogari buxhetore, por likuiduese. Për këtë arsye, ato e kanë pasur më të lehtë të manovrojnë dhe abuzojnë. Sytë duhen mbajtur hapur ndaj ndërmarrjeve shtetërore si ujësjellësat, repartet ushtarake, agjencitë e ndryshme etj., të cilat mund të vazhdojnë edhe në të ardhmen këtë praktikë. Por pavarësisht nga rrethanat dhe kontekstet, ky është një veprim i papërgjegjshëm dhe vetëshkatërrues për sistemin e pensioneve. Mospagesa, pra, ka ndodhur për shkaqe të ndryshme. Ndërmarrje të caktuara buxhetore dhe shtetërore mund ta kenë neglizhuar se kanë pasur fonde të kufizuara. Dhe papërgjegjshmërisht, e kanë gjetur kamardaren e shpëtimit atje ku nuk duhej: te fondi i pensioneve. Këta torollakë e kanë konsideruar detyrimin e pagesës së kontributeve të pensioneve një detyrim të dorës së dytë dhe jo si një problem kritik dhe jetësor të sistemit të mirëqenies. Ka ndodhur që fondet të jenë devijuar edhe për veprimtari të tjera, ndoshta edhe tendera. E keqja ka qenë edhe më thellë. Mjaft institucioneve u janë planifikuar buxhete të pamjaftueshme, duke u kumtuar tërthorazi “Bëni si të bëni, jepni pagat dhe fusni gërshërët kontributeve”. Vajmedet o ish-qeveri e shqiptarëve!

Drejtuesit e ISSH gjatë një mbledhje

Drejtuesit e ISSH gjatë një mbledhje

Si mund të zgjidhet ky problem?

“DITA” ka kërkuar mendimin e ekspertëve të cilët sugjerojnë se për tre grupet kryesore të debitorëve, ndërmarrjet buxhetore, ndërmarrjet shtetërore dhe ndërmarrjet private, problemi kërkon zgjidhje specifike. Së pari, ndërmarrjet buxhetore duhet t’i përfshijnë këto detyrime në llogarinë e detyrimeve të prapambetura dhe të programojnë shlyerjen e tyre për një periudhë një-dy vjeçare. Së dyti, ndërmarrjet shtetërore duhet të detyrohen të paguajnë, duke nënshkruar marrëveshje me Tatim-Taksat për një shlyerje të kalendarizuar të këtyre detyrimeve. Së treti, ndërmarrjet private duhet t’i shlyejnë menjëherë këto detyrime. Midis tyre mund të ketë ndërmarrje, të cilave qeveria u ka borxhe. Detyrimet duhet të mbahen nga këstet e borxheve që do të shlyhen. Të gjitha subjektet private duhet t’i shlyejnë detyrimet një për një. Qeveria ka krijuar një klimë favorizuese dhe miqësore me sipërmarrjen. Por edhe sipërmarrja duhet të tregohet korrekte me të punësuarit e vet, duke shlyer një për një të gjitha detyrimet. Së katërti, mosshlyerja e detyrimeve të kontributeve të pensioneve, në raste të caktuara, të cilat duhet të identifikohen, mund të përbëjë edhe një vepër penale. Në këtë rast, përgjegjësit duhet të ndiqen penalisht.

ISSH që kriminalisht bën sehir

Instituti i Sigurimeve Shoqërore mbetet një bamirës i madh. Ky institucion, në kundërshtim me ligjin, është vetëpërcaktuar si një institucion që vetëm shpenzon paratë e shtetit dhe të kontribuuesve dhe as që e ka në fokusin e vet grumbullimin e kontributeve. Edhe sot e kësaj dite drejtuesit e ISSH na sillen si engjëj, të cilëve u kanë rënë në qafë drejtorët e papërgjegjshëm të qeverive të kaluara. Por nuk është kështu. Kjo gropë e madhe, po të qe për ISSH-në, do të ishtë shndërruar në një piramidë që do zinte brenda shtetin. Nëse piramida nuk u rrëzua, merita nuk është e ISSH-së. Për më tepër, kjo nuk e çliron këtë institucion nga përgjegjësia. Mosderdhja e kontributeve të pensioneve ka ndodhur para syve dhe nën hundën e drejtuesve të ISSH-së. Vërtet kontributet derdhen në organet e Tatimeve, por ISSH merr rregullisht, e detyruar nga ligji, kopje të listë-pagesave. Pse ka heshtur ISSH kur listë-pagesat kalonin pa derdhjen e kontributeve. Çfarë pune më të rëndësishme kanë drejtuesit e këtij institucioni, përveç kqyrjes së derdhjeve të kontributeve. Mirë që nuk i mbledhin vetë, por pse neglizhojnë kontrollin e derdhjes së tyre? I shkon këtij institucioni të paaftë të bëjë sehirxhiun dhe qokaxhiun me paratë e shqiptarëve dhe të shtetit të tyre? Për më tepër, kur degë të Institutit nuk kanë paguar, siç rezulton, as kontributet për punonjësit e tyre? A ka tallje më të madhe me detyrën dhe misionin fisnik të këtij institucioni? Përgjigjen e kësaj pyetjeje duhet ta japin organet e drejtësisë. Ndërsa qeveria ka për detyre të hetojë administrativisht se përse ISSH shërben si streha e grumbullimit të grave, motrave dhe të afërmve të VIP-ave të vendit? As qeveria, as Ministria e Mirëqenies Sociale dhe Rinisë nuk duhet të miklohen nga fasada e jashtme e këtij institucioni-piramidë. Ato duhet të hyjnë në labirintet e këtij institucioni dhe të mos habiten me ato që do të zbulojnë. Sepse ISSH, me gjendjen në të cilën është, po shndërrohet në një gjyle të rëndë në këmbët e qeverisë dhe në zbatimin e reformës së pensioneve. Nuk mund të ketë reformë të pensioneve, pa reformë të ISSH!

Dr. Sulejman Abazi January 15, 2015 21:17
Komento

27 Komente

  1. gjoli April 30, 11:22

    Po kujt ja thua? A u konstatua,shkelqyshem,Ju une dhe mijera te tjere do i paguajne,e a sakush tjeter o i nderuar Erjon.E sa per ato reshtat e fundit ke te drejte,por nuk zgjidhet me gazetare,te hiqen nga puna grate,motrat,kunatat,e miqte e vipave.Edhe Ju konstatoni,por kush eshte ai burre qe te vere dore mbi neopotizmin,mbi farefisin,mbi partine e LSI dhe PS?
    Po te keni ndonje rruge tjeter shkruajeni neser se per keshtu konstatime i di i gjithe populli.
    Ka rruge tjeter qe te shkateroje poshtersine e ngritur ne sistem? JO. Po tekeni po ju lexojme neser.

    Reply to this comment
    • Kariz Matik January 15, 21:28

      Pas asaj te vjedhjes se Bankes Shqiptare, vjedhja sistematike e kontributeve të Sigurimeve Shoqërore eshte megaskandali i dyte financiar, barra e rende e se ciles bie me se shumti mbi kurrizin e nje qeverie qe nuk eshte e afte te beje gje tjeter pervec konstatimeve dhe premtimeve

      Kjo qeveri duhet “kapur per veshi” se nga njera ane u jep dekorata nderi punonjesve rrogetare te ruajtjes se rendit, kurse nga ana tjeter qysh prej nje viti e gjysem nuk ka qene e afte te vezhgoje nga afer rregullsine e hyrje-daljeve te faturave mujore te arketimit te kontributeve te sigurimeve te taksapagueve shqiptare.

      Pas skandalit te radhes eshte detyra e organeve te marre masat e nevojshme per spastrimin e menjehershem te te gjitha skorieve te ketij pseudoinstitucioni piramidal, ndeshkimin shembullor te hajduteve te pensioneve, dhe zevendesimin e tyre me profesioniste jo ne vjedhje, por ne zbatimin me perpikmeri dhe ndershmeri te detyres.

      Nese edhe pas ketij skandali do te kemi vetem levizje karrigesh dhe asnje ndeshkim, kjo qeveri duhet perzene nje ore e me pare se po tallet hapur me qytetarin..

      Reply to this comment
      • feniks January 15, 21:46

        EDI RAMA!
        Ne SIGURIMET SHOQERORE DUHET TE LESHOSH NJE “BOMBE ATOMIKE” nga ato te HIROSHIMES DHE NAGASAKIT!
        Ne kete institucion jane bere KRIME te medha ndaj te gjithe pensionisteve nder vite!
        Ke lene nje minister adoleshent e te pa afte si Veliaj,te mbuloje PENSIONET duke u mburrur me REFPORMEN DEMAGOGJIKE te tyre,sikur po behet hataja!
        DENGLA BYTHE,zoterinj!
        SHPORRINI TE GJITHE SA JANE NE KETE ONSTITUCION dhe vendosni njerez te afte!
        Rishikoni te gjithe LEGJISLACIONIN aktual dhe mos u zvarritni pas VOTAVE te CAMEVE qe po bejne kerdine atje!!!
        TE PARET FARE ne kete institucion duhet te SHPORRNI JURISTET DHE DREJTUESIT E TYRE,pastaj te tjeret!
        Ke ta e kishin per detyre te jepnin ALARMIN se SHTETI NUK PO DERDH KONTRIBUTET PER SIGURIMET SHOQERORE!
        Nuk e bene,TANI T’U JEPEN GJYQIT!!!
        ADMINISTRATA E SIGURIMEVE SHOQERORE ESHTE BERE SIKUR TE JETE NE VARTESI TE HITLERIT gjerman e jo shtetit ligjor!
        ZJARR KUNDER HAJDUTEVE KUDO QE JANE!!!

        Reply to this comment
    • feniks January 16, 19:39

      Qe te pastrohet ISSH-ja duhet nje TERMET I MADH!
      Me duket se Erion Veliaj nuk eshte personi i afte per ta bere kete gje ne kete institucion!
      Erioni eshte vetem per TRA LA LA,ndersa kjo VJEDHJE KOLOSALE do njerez profesioniste te zote nga ana JURIDIKE DHE FINANCIARE!!!
      Qe te mos kontrollohen derdhjet e kontributeve te Sigurimeve Shoqerore nga institucionet shteterore dhe vecanerisht nga ministrite,kjo eshte nje KATASTROFE E VERTETE,qe kerkon REAGIM URGJENT TE SHTETIT!
      Ne radhe te pare te filloje kontrolli nga FINANCAT E MINISTRIVE ,qe te argumentojne arsyet e mos derdhjes se kontributeve!
      Te verifikohen urdherat dhe udhezimet e dhena, personat pergjegjes dhe te verifikohet legjislacioni ne fuqi ne se ka patur shtigje per te ndhodhur kjo katastrofe!
      Te sgkohet verifikimi deri ne deget e Sigurimeve Shoqerore neper rrethe e qarqe dhe njerezit pergjegjes te cohen para drejtesise!!!
      Te verifikohen ku jane perdorur milionat e kontributeve,me cfare urdherash e udhezimesh!!!
      Te verifikohen shkeljet e bera nga personat pergjegjes ne ISSH,qe kontrollojne cdo muaj derdhjen e kontributeve nga te gjitha subjektet e listuara,analizat e kontrollet e bera dhe PSE ESHTE HESHTUR!!!
      Te verifikohen urdherat e udhezimet e dhena nga kryeministria,ministria e Financave,Thesari i Shtetit,Drejtoria e ISSH ne qender e ne rrethe e qarqe.
      Pasi te jete bere nje analize e thelle dhe e sakte,te gjithe drejtuesit kryesore ,shkaktare per kete situate,te jepen per ndjekje penale!
      Ne ISSH te shkarkohen te gjithe drejtuesit dhe te caktohen njerez te afte e jo militante partie!!!
      Ne institucionet qe kane te bejne me qarkullimin e lekeve te ndalohet me ligj ;punesimi NEPOTIK deri ne kushuri te 10-te apo shoke e shoqe,krushqi etj!!
      Te verifikohen te gjitha urdherat dhe udhezimet e dhena per llogaritjen e pensioneve se jo vetem ka padrejtesi te medha,por mund te kete edhe vjedhje te medha!
      Ne dosjen time te pensionit,inspektorja perkatese ka shenuar se UNE PASKAM DALE NE PENSION PLEQERIE QE NE VITIN 2005,kur ne fakt kam dale ne pension pleqerie ne vitin 2010!
      Pervec gabimit njerezor,kush e kontrolloi kete gabim se ai nuk mund te jete bere per te vjedhur PJESEN E PA PAGUAR TE PENSIONIT TIM???
      Ne ISSH nuk ka nje zyre ku te ankohesh dhe mbi te gjitha NUK TE JEP NJERI PERGJIGJE ME SHKRIM per ankesen e bere me leter postare!
      Ne ISSH nuk te japin sqarime per menyren dhe saktesine e llogaritjes se mases se pensionit te secilit,ligjin ku e bazon dhe si eshte bere llogaritja!
      ISSH dhe QENDRA E PERSONEL REKRUTIMIT ne Ministrine e Mbrojtjes,qe shkembejne dokumentacionin e ish ushtarakeve per pensionet,zbatojne jo ligjet e shtetit,por udhezimet e brendeshme te tyre,gje qe ka bere qe pensionet e ish ushtarakeve te llogariten me pak se sa na takon!
      Keshtu,ligjerisht PAGA REFERUESE mbi te cilen duhet te llogariten pensionet tona duhet te merret ajo PAGE E USHTARAKUT NE ATE FUNKSION E GRADE,qe ka qene ne fuqi ne momentin e plotesimit te kushteve per pension pleqerie,ndersa ne fakt eshte marre PAGA REFERUESE E VITIT 1993 kur kemi dale ne rezerve!
      Pra mua nuk me eshte llogaritur pensioni im sipas PAGES REFERUESE perkatese te vitit 2010,por ajo e vitit 1993!
      Kuptohet se ketu ka VJEDHJE DHE PADREJTESI TE MEDHA!!
      Per kete i kam shkruar edhe Ministres Kodheli para 2 muajve,por ASNJE PERGJIGJE nuk me ka dhene!!
      ESHTE QELBUR PESHKU NGA KOKA!!

      Reply to this comment
  2. Ballist I PENDUAR. April 30, 11:24

    Te jetojme me Friken eshte Normale .
    Por te jetojme me injorancen , Na detyrojne .
    Pse ne Kohen e enverit Nuk paguanit Kaq taksa ?

    Shpenzimi publik i nje shteti qe me MONEDHEN SOVRANE ,
    FINANZIOET ,
    kur ai shtet krijon monedhen dal nulla ,
    Nuk ka nevoje per te krijuar Taksa .

    A e kuptoni qe duhet te jetoni
    me tmerrin e Fiscal , qe i ngjan nje torture Mediovale ?

    Mos lexoni barsaleta , lexoni per sistemin Bancar

    Reply to this comment
    • Ballist I PENDUAR. January 15, 21:27

      Tratatet Europei — Nga Mastricht e me vone

      [Tratato di lisbona Fiscal compact , six pack , two pack …….. etj etj ]

      Jane gjithmone mbytes per shtetet qe i kane Firmosur , keto Tratate

      Eshte TROIKA qe mbreteron e Scavalca PARLAMENTET .

      e UN Dizegnio Neo – Feudale
      Realizuar ne persosmeri per te Multiplifikuar profiti
      te Elitave Finanziare me çmimin Devastacione
      te sistemit ekonomik , social e prodhues ,
      Si va avanti , a suon di Diktat .

      Duke Hequr te drejtat e punes ,
      Tagli al Welfare
      Taksim folle ,
      Ku demokracia edhe ne Europe , Tani po behet nje Kujtim.

      Reply to this comment
  3. Astrit April 30, 11:25

    ISSH eshte bere ndermarrje e idrizit. me qe ra fajala po ky idrizi nga behet?

    Reply to this comment
  4. Tahir April 30, 11:26

    pensione per te tere

    Reply to this comment
  5. shtepiake April 30, 11:29

    dita me pelqeu vezhgimi qe keni bere ne profilin e rames ku nuk ka postuar asnje foto ku del vjollca.. si mudn te dalesh ne foto me nje njeri qe ka shkel ligjin. po habitemi si nuk del pd ne konference dhe te akuzoje veliaj se po mban ne pune nje njeri qe ka bere korrupsion gallopant.

    Reply to this comment
  6. elsa April 30, 11:31

    pse nuk e thoni qe do ulen pensionet nga kjo reforme o milet

    Reply to this comment
  7. harram April 30, 11:39

    si po me duket kjo reforma sikur ketu tallin b te gjithe. po si mund te behet reforme kur drejtuesit e issh jane per ne burg?????????

    Reply to this comment
  8. ?!?! April 30, 12:05

    ISSh le te investoje ne blerje bono thesari te qeverise,pasi jane me te sigurta.

    Me moshen e daljes ne pension do renditemi mes te pareve ne Europe, ndersa me vjetersine ne pune te paret ne ‘Everest’.

    Kete punen e ish kooperativisteve e fermereve qe dalin me 17.5 vite pune ne pension te plote s’e kuptova ?! Ata u ‘shqepen’ dhe me Ligjin 7501 !

    Reply to this comment
  9. veronika April 30, 12:09

    po hiqene drejtoreshe e ISSH se ka vjedhur dynjane dhe ka me te afta se ajo qe mund ta bejne shume mire kete pune

    Reply to this comment
  10. plaku April 30, 13:36

    Ky shkrim eshte nje konfrimim tjeter i faktit se ne te gjithe historine tone 100-vjecare si shtet ne nuk jemi ne gjendje te qeverisim vet vehten. Zogu u mbajt gjalle nga borxhet e papaguara qe merrte nga Musolini, Enveri nga borxhet dhe Kredite qe merrte nga Jugosllavia, Rusia dhe ne fund ne Kina. Kur Kina nuk na dha me arka e shtetit ishte bosh dhe fitoi “demokracia”. Ne kohen e “demokracise” ne merrnim borxh ne nje menyre te re duke shitur bono thesari shteterore ne bankat e shkalle se dyte duke ju shmangur keshtu bombes socjale. Borxhi publik tani eshte 9 miljarde dollare dhe per te paguar vetem interesat e ketij borxhi ne duhet te paguajme cdo vit mbi gjysem miljoni dollare.
    Te pakten tani kemi nje qeveria qe turbulloje keneten qe la Berisha dhe tani po shofim se jemi shume shume Shum keq. Zoti na shpetofte.

    Reply to this comment
    • ?!?! April 30, 16:56

      Pak me shume gjera konkrete sesa te pergjithshme,do ishte me mire z.minister !
      Nga shkolla TAO kam lexuar “Fjalet e sinqerta nuk jane te bukura; fjalet e bukura nuk jane te sinqerta ”

      Reply to this comment
  11. gjergji April 30, 14:03

    Eshte ne momentin e vonuar por qe nuk mund te shtyhet me vendosmeria e qeverise dhe qe duhet shtuar dhe e shtetit per te pare politikat e pensioneve jo si barre por si KUJDES dhe vemendshmeri per te ndikuar ne luften ndaj pesimizmit ne vendin tone.Qytetaret vertet kur jane te rinj zor se mendojne per te pastajmen por duke ndjere ne familjet e tyre se pensionet nuk e kane as peshen as autoritetin financiar te para viteve 1990 po ndergjegjesohen se politikat e pensioneve nuk jana as vetem ekonomike dhe as vetem sociale,ato po krahasohen me problemet e rendesishme te Kombit.Teknikisht masat e marra se fundmi nga Qeveria jane te drejta dhe shpresedhenese.Nje mendim qe te vjen menjehere ne mend eshte qe Kontributet duhen trajtuar jo si para te “mpira”por te gjalla per t/u Investuar.Tani nje problem qe mendoj se nuk duhet lene ne harrese,do t/a vuajne pensioniste aktuale te keqen e qeverisjeve te deritanishme.Ky numer eshte aq i madh sa duhet vleresuar.Kontributet e tyre jane shperdoruar dhe sot “akuzohen”se per t/a nuk po derdhin aq sa duhet.Nese niveli i pagase-pensionit te tyre nuk do te kete rritje do te thote qe ne pak vite me pas ato pensione do te quhen te ulura!?Inflacioni ,rrenia e vleres te lekut etj.Per ta moralisht por edhe si pergjegjesi ligjore kontributet e derdhura duhen rivleresuar duke ja u kthyer “borxhin”si ato per bizneset.Kthim borxhesh do te thotete vleresuara ato para te futen ne Qarkullim dhe ne investim….

    Reply to this comment
  12. Xha Teme April 30, 14:15

    Eshte e kote te besh reforma dhe te sillesh sikur tu hap barku per pensionistet e gjore,nderkohe qe arka e pensionit eshte vjedhur dhe vazhdon te vidhet nga te njejtet persona qe drejtojne ISSH. Shperdorimet jane vertetuar nga KLSH dhe eshte rast unikal qe megjithese drejtoresha Vjollca Braho eshte e akuzuar zyrtarisht per keqperdorje fondesh ( vjedhje ),vazhdon te ushtroje aktivitetin e saj per llogari te xhepit te saj. Uroj qe kjo drejtoreshe te vazhdoje te qendroje ne detyre dhe pse jo te vije koha qe te futen ne burg Edi Rama dhe Erion Veliaj per mos veprim dhe mbeshtetje te aktivitetit te kondraligjshem( vjedhje ) te ushtruar nga punonjes te administrates shteterore. Denoncimi i KLSH ka rreth nje vit qe eshte publik.

    Reply to this comment
  13. hajduti April 30, 15:00

    erjon velia duhet te shkoj para drejtesise qe mban ne pune nje njeri qe eshte e akuauzar nga KLSH per vjedhje.. po ska faji ai dhe axhaminjt e edi rames se skane haber nga shteti. ky ka dal demokrat i madh, te zyra e punes futi shefin e shtabit te arben ristani, te issh mban vjollcen. shume mire ka per tia dale, le te marre dhe ndonje te ballit kombetar aty ne staf qe ta kete

    Reply to this comment
    • feniks April 30, 15:30

      Te shpartallohet ISSH-ja nga Tirana deri ne rrethe!
      Eshte nje institucion shteteror qe ka punuar per REGJIMIN KRIMINAL TE Sali Berishes!
      Te gjithe kryeministrat,ministrat,drejtoret e te gjitha ministrive,qe nuk kane paguar kontributet per SIGURIMET SHOQERORE deri me sot,te NXIRRET LIGJ I POSACEM:TE PERJASHTOHEN NGA POLITIKA,DEPUTETLLEKU,ADMINISTRATA SHTETERORE dhe te cohen per ndjekje penale!!!
      Kjo do bere,qe nga Ilir Meta,Fatos Nano,Pandeli Majko,etj,etj!
      Ne se thoni se do RILINDNI SHQIPERINE,filloni nga keta plehrat!
      KUJTESE”
      -CFARE DUHET TE NDODHE NE SHQIPERI,QE JU TE SHKARKONI KRYEPROKURORIN LLALLA e ta coni para gjyqit per SHPERDORIM DETYRE???

      Reply to this comment
  14. Aktin Dajti April 30, 15:56

    QE NJE REFORME TE KETE SUKSES , AJO DUHET TE REALIZOHET PERMES DISA ELEMENTEVE TE RENDESISHEM , KU MIDIS TYRE ME TE RENDESISHMET JANE DY :
    SE PARI — DUHET QE NE KRYE TE INSTITUCIONIT DHE NE ELEMENTET KRYESORE TE TIJ TE VENDOSEN NEPUNES QE KANE CILESI TE LARTA PROFESIONALE DHE ETIKE MORALE , SI DHE ME EKSPERIENCEN E TYRE TE KENE TREGUAR SE JANE TE SUKSESESHEM
    SE DYTI —- MANAZHERET E INSTITUCIONIT KU DO TE KRYHEN REFORMAT DUHET TE KENE IDE E SYNIME TE QARTA , NE RRESPEKT TE STANDARTEVE BASHKEKOHORE TE PUNES NE ATE SEKTOR .
    SIC EDHE PO SHOHIM NGA REAGIMET E DREJTA TE QYTETAREVE , TE DY KETA ELEMENTE TE RENDESISHEM TE REFORMES NE ISSH , NUK JANE TE REALIZUARA.
    FAKTI QE REFORMA DO TE DREJTOHET NGA NJE MANAZHERE E CILA , SIPAS TESTIMIT QE I ESHTE BERE NGA KLSH , SI KONTROLLI SUPREM I SHTETIT , KA NJE PERFORMANCE MJAFT TE DOBET , NUK KA INTEGRITET MORAL E PROFESIONAL , KA SHPERDORUAR DETYREN KEQ ME VEPRIMET E SAJA , REFORMA ME TE DREJTE SIC THOTE Z. BAJRABA ESHTE E DESTINUAR TE DESHTOJE …
    NGA ANA TJETER , ISSH PO VEPRON NE NJE AMBJENT BIZNESI SHUME TE PARREGULLT , INFORMAL , DHE NE NJE MASE TE KONSIDERUESHME TE LIDHUR ME KORRUPSION E KRIM EKONOMIK TE RENDESISHEM. MJAFTON QE TE SHIKOJME TESTET E ORGANIZUARA NGA OKB-ja LIDHUR ME AMBJENTIN E BIZNESIT NE SHQIPERI , KU SHQIPERIA RENDITET NE VENDET ME KORRUPSIONIN ME TE LARTE NE RAJON..
    ME KETO KUSHTE TE PAFAVORSHME , QE VAREN E QE NUK VAREN NGA VEPRIMET E ZOTERINJVE RAMA APO VELIAJ , REFORMA ESHTE E DESTINUAR TE DESHTOJE..
    ZOTI BAJRABA , UNE DO TE DESHIROJA QE SHKRIMIN TUAJ TA LEXOJE KRYEMINISTRI RAMA PER TE NDERHYRE SADOPAK … MEGJITHESE JAM SKEPTIK , SEPSE AI NUK KA KOHE TE MERRET ME OPINIONET E SPECIALISTEVE JASHTE OBORRIT TE TIJ , SEPSE KA BESIM ME TEPER TEK OBORRTARET – PIONIERE E BESNIKE , QE KA PERPARA SYVE TE TIJ..
    ZOTI E NDIHMOFTE , SE ME PIONIERET DHE HAJDUTET QE PO PUNON E VESHTIRE TE KALOJE LUMIN ….

    Reply to this comment
  15. Fishkellima April 30, 16:34

    Aman mosja kujtoni burgun ketyre se po e bene ne breke keta do emigrojne gjithe shqiptaret per arsye mjedisore. Burgu do burra vellezer,por me sa duket pranon edhe nga ata qe u rreshket sapuni…..!!

    Reply to this comment
  16. Terapija April 30, 22:31

    @ Fishkellima
    Komenti me i mire sot.

    Reply to this comment
  17. MALUKATI May 3, 15:53

    kjo pune eshte zoti e bekofte shqiperine dhe shqiptaret pa te gjithe ne do hame k….. o shoke

    Reply to this comment
    • Pëllumb zaimi January 16, 02:38

      Analiza e katastrofës në financat e ISSh më pëlqeu! Z. Erion ja ka dalë të thotë gjënë e duhur për të nxjerë përgjegjesitë në të dy planet, në atë financiar dhe në atë të qeverisjes? Ka kohë që I S Sh përflitet si hapës i një grope të madhe financiare,madje më kujtohet qysh atëhere bodja dhe saliu e kaluan totalisht nën vartësinë e ministrisë se financave me ministër Adem Rrengën ,më falni boden,bode rakickën!? Nuk jam ekonomist Erion por vura re se qitjen kundër emërimeve politike në këtë institucion e kishit të saktë? Mê mirë të them “emërimeve nepotike” sepse ky institucion financiar kyç ka qênë dhe vazhdon të jetë “institucion farefisnie politike,nepotike,biologjike” dhe i të gjitha ngjyrave me përjashtim të asaj “të administrimit rigoroz financiar”? E dinin të gjithë cfarë bëhej ne Issh dhe madje kur krerët u frikësuan nga pisllëku i vet rendën të kryejnë një akt kriminal të padëgjuar!? Ju grabitën me dredhi financiare e juridike 40-50 përqind te pensionit, disa qindra ushtarakêve!?? Mos e ndalni zjarrin kundër Issh Erion? Aty është shpella ku janë grabitur apo zhdukur rreth 10 herë më shumë se në Bankën e Shqipërisë!? Dhjetë herë më shumë!? Nderime Erion S Habilaj!

      Reply to this comment
  18. Lleshi January 16, 11:56

    Sa e thelle eshte gropa ? SA GOPI I PeDese DHE I PeSese !

    Reply to this comment
  19. vezhguesi January 16, 16:20

    Populli duhet te bindet se SALI BERISHA nuk ka drejtuar shtet. Populli duhet .te bundet se Sali Berisha ka patur qellim vete e vetem te shkatterroje Shqiperine. Populli duhet te kuptoje e vleresoje se PD eshte partia qe mbron hajdutet e kriminelet. Populli duhet te kuptoje se sindikatat jane ne interes te pushtetit e jo puninjesve. Nje kryeminister qe merret per 24 vjet vetem me sharje ,trillime , berrtitje e kercenime c’faremund te presesh. Ja shikoni :
    1. falimentim ne fushen e energjise. miliarda leke te pa paguara si nga individe e institucione shteterore. rezultati ? Kryeministri flet per cimbilin e lopes.
    2. Shkaterrim total i industrise minerare ,kthimin e galerive si ne mesjete, vdekje te njepasnjeshme te punonjesve .Rezultati ? kryeministri tregon se me i kane lindur femijet grate e pushtetareve dhe deputeteve. Sindikatat -gjume.
    3. Shaterrim total i pyjeve e deri te vendi me piktoresk “LURA rezultati ? kryeministri berrtet ne kuvend : O legena,o legena …xhvishuni ..xhvishuni…
    4. Populli i pa siguruar edhe pse ka punuar,aq me keq institucionet shteterore. Rezultati ? kryeministri pushkaton 4 qytetar se kerkojne te drejtat e tyre. ngre vila ne kodra e buze detit.
    5.femije te ngujuar, nuk shohin diell me sy,nuk shohin libra e lapsa ,nuk din e c’eshte shkolla…. Shkolla qe as kasollet e bagtive nuk jane ashtu , Rezultati ? kryeministri lejon ” universitete” qe shesin diplloma rrugeve si ambulant………
    6. Per 24 vjet vendi ne Anarshi; vrasje,vjedhje, droge ,perdhunime , shkaterrim institucionesh kulturore , diskoteka ku te rinjte nuk u shkon mendja per shkole e liber ,por per pije e seks, per arme e vrasje ,,,,, nje katraure …..Rezultati ? kryeministri ndjek se kush shkon ne motele ,pra ne burdello te pa ligjeruara…..
    ndaj O populll. Duhet demostruar qe te kemi shtet. Qe te ket qetesi,te kete pune, te paguhen sigurimet shoqerore e shendetesore,te mos plotesohen libresat formalisht. Te ket arsim ,shendetesi . C’kerkon ish- kryeministri ? Kerkon qe duke mbrojtur hajdutet e energjise,duke mbrojtur mbjellesit e droges, duke mbrojtur shfrytezuesit e minierave qe kane pire e pijne gjakun e popllit, shkatrerruesit e pyjeve,lumenjeve , te vij perseri ne pushtet.. qe te jetoje vet e te baje SHQIPERINE ME PACAVURE SE E KA BERE.
    tE DEMOSTROJME PER TE DREJTAT TONA SI KUDO NE VENDET DEMOKRATIKE E JO SE I DO QEFI ATYRE QE NA KATANDISEN NE KETE GJENDJE.

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*