Sa i vjetër është Elbasani?

November 14, 2017 03:15

Sa i vjetër është Elbasani?

Të dhënat arkeologjike sugjerojnë se historia e trevave të Elbasanit e ka zanafillën në shekullin II para Krishtit.

Besohet se emri i pare i Elbasanit ka qene Mansius që do të thotë vend-qëndrim.

Shumë arkeologe besojnë se vendburimi me i madh arkeologjik i qytetit antik mund të jetë në zonen lindore të Elbasanit pranë rrapit të Mancës për shkak të ngjashmërisë midis emrave dhe rrënojave.

Në shekullin II qyteti nisi të njihej me emrin Skampius e më vonë me emrin Skampi dhe ishte në varësinë administrative të Durrahut (Durrësit).

Duke qenë i vendosur në kryqëzimin e rrugëve Veri-Jug dhe Lindje-Perëndim, ai ka shërbyer si pikë e rëndësishme kalimi dhe si stacion i rëndësishëm, duke u përmendur në vijimësi si qendër urbane, ushtarake e peshkopale.

Njohu lulëzimin e tij më të madh kur perandoria romake ndërtoi Via Egnatia një rrugë me strategji ushtarake dhe ekonomike që lidhte Romën me Kostandinopojën.

n.s. / dita

November 14, 2017 03:15
Komento

5 Komente

  1. demo October 7, 16:44

    Nga i merrni keto syrete,nga Wikipedia?Edhe nje mesues historie te pyesesh te sqaron se emri Mansio(autori e ka shkruar mansius duke menduar se gjithe emrat latine mbarojne me -us) ka te beje me stacionet e rrugeve Romake.Nje Mansio shpreh edhe toponimi Manze ne afersi te Durresit.Emri i lashte i vendit ku u ngrit stacioni i rruges Egnatia vjen nga Ptolemeu ne trajten Scampis.Ne tabelat e rruges Egnatia stacioni shenohet Mansio hiScampis.Vendoset -hi-perpara emrit Scampis per kakofoni.Pra emri i lashte i qytetit ka qene Scampis.Ne periudhen romake evoloi ne Scampin,prej te cilit vjen emri i sotem Shkumbin,i transferuar tek lumi pas shkaterrimit te qytetit nga barbaret ne mesjeten e hereshme.

    Reply to this comment
  2. Sokoli November 14, 22:27

    O Demo, ti mire eshtjellove po e ngaterrove pak ne fund, ne arkeologji dhe histori po te studiosh pakez me shume shikon qe vendet e banimit marrin emra nga dukurite gjeografike qe kane prane, pra Skampin ka qene ne lashtesi emri i lumit (shkum-ben) qe latinisht eshte shkruar Skampin. pra ka me shume mundesi qe qyteti te kete marre emrin e vjeter te lumit dhe jo anasjelltas.

    Reply to this comment
  3. Arber I November 14, 23:32

    Lulezimin me te madh Elbasani (me emer turk) e njohu disa shekuj pas themelimit te qytetit nga trupat e ushtrise osmane kunder Skenderbeut dhe Krujes.
    (It was called Neokastron (Νεόκαστρον “New Castle”) in Greek, Novigrad (“New City”) in Slavic and Terra Nuova (“New Land”) in Italian. The modern name derives from the Turkish il-basan (“the fortress”)

    Reply to this comment
  4. Arben November 15, 10:01

    EL-BASAN = YILL BASAN

    VEND DOMINUES, NE TURQISHTEN E

    PERANDORISE OSMANE, PERZIER ME ARABISHT.

    SA SHUME LODHENI PER TE MASHTRUAR

    Reply to this comment
  5. demo November 15, 19:13

    Sokol,ti po te studiosh pak me shume,do te mesosh se emri i lashte i lumit ka qene Genus.Me emrin Genus flumen, gjindet ne tabelat,itineraret e lashte te rruges Egnatia.Per here te pare emrin e qytetit te lashte te trasheguar ne emrin e lumit e gjejme ne shekullin e XV tek Barleti ne formen SCAMBINUS,ndersa qytetin e quan VALM.Etimologji te formes (shkum-ben) gjen me shumice ke rroshi,qe eshte nje fantazist qe ka zbuluar emrin e rruges Egnatia nga shqipja -e njate-e gjate;ka zbuluar emrin Alexander,nga shqipja A le si ne anderr,e mjaft te tjera.Po te them edhe nje detaj tjeter.Fjala shkumbe,nuk eshte brume i vete shqipes,pra,nuk eshte fjale e lashte e shqipes,per eshte huazim nga italishtja schiuma.

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*