Sa ka kushtuar “kulla” e Edi Ramës?

May 30, 2018 11:06

Sa ka kushtuar “kulla” e Edi Ramës?

I nderuar Kryeredaktor

Në një prej emisjoneve televizive të mengjesit te djeshëm, një qytetare i bëri një pyetje moderatorit të saj : “a keni investiguar ju ndonjëhere se sa ka kushtuar kulla e Edi Ramës”?

Te ne është krejtësisht e qartë që partitë politike asnjëherë nuk do të pushojnë se grinduri e se akuzuari njera tjetrën. Shpesh për këtë fakt revoltohemi dhe prapambetjet ku i konstatojmë sot përpiqemi t’ju a veshim pikërisht politikanëve. A është kështu?

Jo mendoj. Politika është vitrina e “dyqanit”. Biles në të reklamohet malli më i mirë e më i zgjedhur edhe i vete dyqanit. Për fat të keq ne jemi një popull që nuk kemi aritur dot të orientohemi normalisht drejt progresit. Nga një popull si i yni, i vogël fare “sa një plesht” u bë gjithë një luftë legjendare në kuadrin e asaj të 2-të botërore dhe prej faktit që në krye të saj ishte Enver Hoxha, rrenegatë deri edhe historianë profesionist përpiqen t’a mohojnë atë, ta minimizojnë apo për më keq t’a kthejnë në luftë civile.

Pamvarësisht gabimeve apo edhe krimeve të pafalshme që u bënë gjatë 45 viteve të mëpasëshme, u krye një punë gjigande në çdo fushë të aktivitetit jetësor, në emancipim të një populli që sapo kishte dale nga një obskurantizëm i tëmerrshëm e i pa shoq. Pa qënë nevoja të përmenden këto akte ekonomike, arsimore e kulturore të bëra nga vetë populli me djersën e tij, vetëm nga fakti që këto u udhehoqën nga ish P.P.SH.-ja, nga masa e komunistëve, shumica e të cilëve sakrifikuan deri edhe rininë e tyre, pati jo pak intelektualë me të vërtetë destruktivë e të çoroditur, një pjesë e të cilëve komunistë të futur në atë parti për karierë, që i mohuan këto e në vend që të përpiqeshi në mënyrë që t’i modifikonin e përshtatnin ato, mbollën frymën e shkatërrimit të gjithëçkaje, deri te frymëzimi për djegje shkollash, bibliotekash e redaksishë gazetash. Veprime këto që e lanë vendin në mes të territ dhe kombin përballë urrejtjes shoveniste…

Kurse sot? Sot, është e pamundur të renditësh përpuethshmërinë e mentalitetit të kaluar me atë të sotmin. Duhen kapituj të tërë për këtë. Sot… , sot në mengjes pa hapur mirë sytë një qytetare e panjohur dhe e thjeshtë kërkon hesap në hava, “a keni investiguar ju ndonjëherë se sa ka kushtuar kulla e Edi Ramës”. Me demek, meqënë se janë evidentuar pronat e grabitura nga kriminelët “tanë të dashur” politikë, juridik apo ekonomik dhe mbi ta pritet që shumë shpejt të tringellijnë prangat e drejtësisë të vonuar, ato pranga së pari duhet të lidhin Edi Ramën, i cili me sa duket po propogandon e po e “udhëheq këtë reformë për të shpëtuar vetë” ( bir o Selman… reformë për të futur në burg kriminelë).

Ne rastin më të keq : të gjithë këtu në këtë vend janë hajdutë. Që i bije se meqënëse ne, krejt “jemi një popull hajdutë”, nuk ka pse e bëjmë të madhe e të luftojmë vetinë më të poshtër të robit, vjedhjen. Apo, në rastin e zakonshëm me aksion, ose të gjithë ose asnjë. Pra ose te gjithë “peshqit e mëdhenj” t’i kapim menjëherë me rrjetën tonë të arrnuar me penj të kalbur, ose ta lemë këtë punë. Por ama, në se “peshqit e mëdhenj” hane koken e njeri tjetrit, jo! Ata të kollufisin fillimisht kokat tona të rrudhura nga padrejtësija e varfërija, e pastaj të  shohim. Pasi të investigohet se kush është peshku më i madh, “peshku i peshqëve”.

Pune “peshqish” hesapi… Nuk thuhet kot se çdo  “popull ka shtetin që meriton”. Asnjëherë nuk kemi për të ngritur kokë në këtë mënyrë, përherë kemi për të qenë nën thundrën e politikës, qofshin ata politikanët sikur edhe të “rënë nga qielli”. Politika është produkt i mardhënjeve të brëndëshme që dominojnë sjelljet tona në shoqëri. Ne jemi nje shoqeri qe vime nga organizime shoqërore primitive. Ne jemi nje vend me universitet vetëm 60-te vjeçar, kur për rreth nesh ato kanë 600 vjet që e kanë parë dritën e diellit. Ne jemi një popull vetëm në fillimet e qytetërimit modern, kur bota atë e ka filluar afro 300 vite më parë. Shiheni kete edhe sot! Brenda “guackës tonë”, familjes, të bëjmë hatanë në mbrojtje të “nderit” të sajë, kurse jashte jo zjarri të bjerë por qameti u bëftë, njeri nuk luan nga vendi. E therën një femijë me emrin Marvi, një engjëll për kë është prind e ndërkohë që gjykatat tona i lanë te lirë kriminelet, asnje nuk levizi nga kafenetë. E kishim më kollaj të vimë nga anët e anëve për të demonstruar se sa demokratë e perendimore jemi për…Babale “xhanin” duke sulmuar dyert e dikastereve nga “urrejtja për padrejtësi”.

Asnjë gjë nuk kemi në vijë, në se atë tolerancë që kërkojmë nga deputetët nuk e kerkojmë së pari brenda vetes. Kur vetë t’i pranojmë njeri tjetrit disa gjëra kardinale që na lidhin, si respekti i natyrshëm ndaj njeri tjetrit e jo urrejtja patollogjike e frymezuar nga “antikomunistët komunistë”, respektimi i të drejtës të fjalës e të bindjeve të kujtëdo qoftë, i të pranuarit në mënyrë perfundimtare se sistemi demokratik i ka rrënjët vetëm te vota e jo te demagogjija e “revolucionit demokratik”, i masivizimit të luftës ndaj krimit si atribut i të gjithëve. Edhe në formën më të rëndomtë të saj, këjo luftë nuk drejtohet nga sharlatanë, nga ata që janë zhytur apo dyshohet se janë zhytur në krim, por vetëm nga organizime që nisin detyrimisht nga brenda nesh…

Se, keshtu sic po bëjmë deri tani mearzalla, nuk kemi gjë kërkund. Këtu do jemi e kështu do na gjejë edhe fundi i këtij shekulli, me dorë të zgjatur, të varfer e të këputur, të tradhëtuar e të tallur, të mjerë e pa përkrahje. Nuk me kujtohet emri, por nje burrë i ditur thotë diku se “në se një popull e pret shpëtimin nga një njeri i vetëm, ai popull nuk meriton mëshirë.

Bardhyl Ermini

 

 

May 30, 2018 11:06
Komento

10 Komente

  1. Arben May 30, 12:28

    Ca thoni keshtu per lidrin tone botror

    ai nuk eshte hajdut, nuk vjedh.

    Reply to this comment
  2. Konti Sbalta May 30, 14:49

    “Shume rende na denove ” o Bardhyl Emini !; deri ne fund te shekullit; ” na le me syt nga qielli e duart nga mielli,” E tere historia e popullit t one eshte ; lufte e perpjekje kunder pushtusve dhe ja ka dale te triumfoje edhe kur eshte tradhetuar nga aleatet!Nga te buron e ter kjo zymti nuk e di , po ne qofte se do ta shikoje perdite vendin do ta kuptoje me shume e do ta shihje me qarte ndryshimin midis asaj qe mendon e asaj qe eshte nje fakt!

    Reply to this comment
  3. Plaku Xhuxhumaku May 30, 22:38

    O Bardhul, po pse mo ça te keqe ka ta marrim vesh nje here sa para ka kushtuar kulla e udheheqesit tone te dashur Edvin Bytho Rama?

    Reply to this comment
    • Gringo May 31, 15:24

      Xhuxh muti je ti Plak torollaku po gaveten e Saushe qoftelargut nuk e ndan. Ha persheshin e SHQUP-it dhe bej pis blogun. Keshtu ju meson partia kriminale e vicidolit

      Reply to this comment
      • Plaku Xhuxhumaku May 31, 18:38

        Bravo, e vure ne vend amanetin e babait, po perseri nuk na the ça te keqe ka ta dime sa ka kushtuar kulla e udheheqesit legjendar, liderit boteror, gjigantit te Ballkanit Edvin Bytho Rama?

        Reply to this comment
        • Babale June 2, 17:35

          Plak i pjerdhur,ka me rendesi per shqiptaret e rinj se kur do te thyeni kemben ju pleqte me saliun ne krye,e ta lini rehat kete popull qe ka qe 70 vjete qe degjon pordhet tuaja .Po paskeni qene TE DHJERE ne kuptimin me te dhjere te dhjerjes…! Si muti pas kepuce, e s’po na shqiteni !

          Reply to this comment
          • Plaku Xhuxhumaku June 2, 21:53

            Hajde me ha gjellen se me teproi sot. Saliu le ta thyeje kemben kur te doje, mua aq me ben o tutkun. Ah edhe popullin tend te dhjere po krenar e kam lene rehat me kohe se ha buke ne vend tjeter. Po kur shof surratin e Edvin Bythos nuk me rrihet pa thene ndonje llaf ashtu sa per sport. E ik e pirdhu tashti debil i lindur.

  4. lalai May 31, 18:01

    Në shkrimet e gazetës si tema sociale,shkencore,shëndetësore…etj komente 0 ose ndonjë tek tuk.
    Sa fillojne politika…yrrysh dalin njerëzia sikur i skishe lidhur dikund ne ndonjë cep e i kishe lënë pa bukë.
    Kështu që o Bardhylo Albanezëve mqns plaken me hallet e të tjerëve u interesojne më shumë brekët e Ivankës Cicat e Monikës bythët e Saliut këmba e Likes buzët e Lulkës…pa bukë hiç mos të kenë në shpi çi q. nënën se mendon për gjysmën partia dhe për gjysmën tjetër po partia….
    Partia o Bardhyl Partia se Shqiptarët janë si ai muhabeti,kur erdhi nipi nga ushtria e pyeste tezja…hë nipçe si ja kalove në ushtri?
    eee teze vk muhabet ushtrie…..aaahhhh të keqen tezja që K…vajte e K..erdhe.

    Reply to this comment
  5. Kris 1 June 1, 01:02

    Kush e di vleren e piramides se Keopsit mund te na jape ndonje te dhene per vilen e Rames

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*