Sa kushtojnë ekipet e Europianit? Shqipëria kalon vetëm Irlandën e Veriut

October 17, 2015 16:00

Sa kushtojnë ekipet e Europianit? Shqipëria kalon vetëm Irlandën e Veriut

Shqipëria, për herë të parë do të luajë në finalet e Europianit, dhe renditja e saj në vazo, është përshtatur plotësisht me forcën financiare. UEFA, të mërkurën, ka publikuar ndarjen e një pjese të mirë të ekipeve nëpër vazo, ndërsa ndarja është bërë në bazë të koeficientit të UEFA-s për ekipet nacionale.

Shqipëria ka koeficientin e dytë më të dobët prej të gjitha vendeve pjesëmarrëse në Europianin që mbahet në Francë. Madje, koeficient më të lartë kanë të gjitha përfaqësueset që do të luajnë në “play off”. Koeficient më të dobët se Shqipëria ka vetëm Irlanda Veriore, 22.61.

Koeficienti i Shqipërisë është 23.216. Këto dy përfaqësuese do të jenë në vazon e fundit – të katërt, ku të konfirmuara janë edhe Islanda e Uellsi. Pra, Shqipëria, Irlanda e Veriut, Islanda e Uellsi në grupet për Europian do të kenë nga tre kundërshtarë që vlerësohen më të fortë se këto përfaqësuese.

Të gjithë kundërshtarët e Shqipërisë po ashtu do të kenë vlerë më të madhe në treg se kuqezinjtë. Sipas faqes së internetit, të specializuar për transferimin e lojtarëve dhe për çmimin e tyre, “Transfermarkt.de”, vlera në treg e lojtarëve të Kombëtares së Shqipërisë është 39,43 milionë euro.

Është llogaritur vlera e 26 lojtarëve të grumbulluar për ndeshjet e fundit, pra jo edhe e atyre të lënduar, si për shembull e Mërgim Mavrajt. Gashi e Hysaj, lojtarët më të shtrenjtë të Shqipërisë Lojtarët më të vlerësuar të Shqipërisë, sipas “Transfermarkt.de”, janë Shkëlzen Gashi e Elseid Hysaj, që vlejnë nga 4,5 milionë euro. Njësoj si në klasifikimin e UEFA-s edhe për nga vlera, Irlanda e Veriut është e vetmja prapa Shqipërisë, nëse llogariten përfaqësueset tashmë të kualifikuara për Europian.

Ekipi i Irlandës së Veriut, i përbërë nga 28 lojtarë, vlen 36,48 milionë euro. Pak më e vlerësuar se Shqipëria është përfaqësuesja e Islandës. 24 lojtarët e saj vlerësohen 39,43 milionë euro. Përfaqësuesja tjetër e konfirmuar në vazon e katërt, Uellsi, vlen shumë më tepër. Uellsi ka vlerë prej 160 milionë eurosh, ndërsa vetëm Garet Bejl vlerësohet 80 milionë euro.

Në fakt, suksesi i Shqipërisë nuk është i bazuar te ndonjë lojtar i vetëm. Shqipëria vazhdon të mos ketë lojtarë të shtrenjtë në përbërje, por tashmë ka një grup lojtarësh që arritën një rezultat historik. Kontributi i lojtarëve në eliminatore është vlerësuar i përafërt. “Forca e kësaj përfaqësueseje është grupi. Kemi në formacion lojtarë me zemër, që ofrojnë maksimumin për ngjyrat e Kombëtares”, ka thënë përzgjedhësi i Shqipërisë, Xhani De Biazi.

Me paraqitjen në Europian, vlera e shumicës së lojtarëve të Shqipërisë pritet të rritet. Por prapë Shqipëria nuk do të mund të bëhet më e vlefshme se shumë përfaqësuese të Europianit.

Spanja e Gjermania, bashkë peshojnë mbi një miliard euro Turqia vlen 191 milionë, Sllovakia 83 milionë, Rumania 60 milionë, Polonia 155 milionë, Çekia 58 milionë, Kroacia 212 milionë, Austria 105 milionë, Zvicra 179 milionë, Rusia 142 milionë, Italia 306 milionë, Belgjika 380 milionë, Portugalia 153 milionë (pa Ronaldon që vlen 120 milionë), Anglia 390 milionë, Gjermania 518 milionë, Spanja 530 milionë dhe Franca 414 milionë.12c565cffbc123f101caa4935ed88df0_XL

October 17, 2015 16:00
Komento

Ende pa komente

Ende pa komente!

Je i mirëpritur. Bëhu i pari që komenton këtë artikull. Kujdes etikën.

Komento
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*