Drafti: Këshill Emërimi për gjyqtarët (dhe një rikujtesë mbi standartin e tyre të jetesës)

December 1, 2014 20:12

Drafti: Këshill Emërimi për gjyqtarët (dhe një rikujtesë mbi standartin e tyre të jetesës)

Në prag të fillimit të reformës në drejtësi, mazhoranca ka bërë gati dhe draftin për ndryshimin e ligjit të Gjykatës së Lartë. Një nga propozimet është dhe ngritja e një trupe këshillimore pranë Presidentit, që do të quhet Këshilli për Emërimet.

Ky këshill është menduar të ketë në përbërje kryetarin e Gjykatës së Lartë, kryetarin e Gjykatës Kushtetuese, ministrin e Drejtësisë, prokurorin e përgjithshëm, nënkryetarin e Këshillit të Lartë të Drejtësisë, kryetarin e Dhomës Kombëtare të Avokatisë dhe një anëtar të Gjykatës së Lartë.

Ndryshimet propozojnë që të jetë kjo strukturë, e cila bën vlerësimin e kandidatëve dhe në bazë të raportit të saj, presidenti të bëjë përzgjedhjen.

Dokumenti përmban 6 nene në total.

Sipas propozuesve, qëllimi i ngritjes së kësaj trupe këshillimore pranë presidentit, me 7 anëtarë, përfaqësues të gjyqësorit, është të ulë ndikimin eventual politik në procesin e dekretimit të kandidatëve për anëtarë të Gjykatës së Lartë.

Ndërkohë, perceptimi publik për korrupsionin në sistemin e drejtësisë është pothuaj në kufinj maksimalë dhe pothuaj çdo qytetar beson se dhënia e drejtësisë është një mall që blihet e shkëmbehet me para.

Shumë komentuesve online u ka bërë përshtypje kjo fotografi e përdorur në DITA gjatë numrave të prillit 2004, kur kemi folur për problemet e rënda të korrupsionit në Drejtësi dhe kemi marrë si shembull, një nga anëtarët e Këshillit të Lartë të Drejtësisë, Gjin Gjonin.

floriri i gjinit

Stili dhe standarti i jetesës së punonjësve të sistemit të drejtësisë, është në shumicën dërmuese të rasteve i pajustifikuar në raport me të ardhurat e tyre që variojnë nga 600 euro deri në 1000 euro në muaj.

Makina, banesa, veshjet, shpenzimet dhe udhëtimet jashtë, janë vetëm disa nga treguesit që e diferencojnë këtë shtresë shoqërore nga të tjerat në Shqipëri.

Nëse do ekzistonte vullneti, ligjor dhe politik, shumë nga njerëzit e sistemit, do të binin pre e grepit të vanitetit të tyre.

Një në tre gjyqtarë shqiptarë pranon se ka marrë ryshfet për çështjet që ka gjykuar. E pohojnë dhe e pranojnë dhe vetë gjykatësit. Ata janë pyetur në kushtet e anonimatit në një sondazh të financuar nga Britania e Madhe. Shifra reale padyshim është shumë më e madhe.

Sistemi gjyqësor është një pushtet më vete. E vetmja gjë që shumica e re qeverisëse mund të bëjë është të prodhojë reforma për të përmirësuar sistemin.

“Vija ndarëse mes një reforme që lë më shumë hapësirë për integritet dhe ndërhyrja tek pavarësia e sistemit ligjor është shumë e hollë”, i tha Rama në prillin e shkuar një eksperti britanik të jurisprudencës.

Tetë vjet më parë, një ide të tillë e kishte dhe zoti Berisha, ndaj një nga aktet e para që ai ndërmori si kryeministër, ishte kërkesa e tij për të reformuar KLD-në, qeverinë e gjyqësorit. Një operacion që u paralajmërua si i dështuar dhe në tentativën e parë, edhe antikushtetues.

Synimi për ta vënë nën drejtim politik këtë sistem, bëri që ai të pavarësohej edhe më tej nga ligji.

Në janar të këtij viti, edhe kryeministri Rama edhe kryetari i Kuvendit Meta ndanë të njëjtin opinion për rëndësinë e posaçme të dy reformave bazike në vend: reformën territoriale-administrative dhe reformën në drejtësi.

Në rastin e parë, deri më tani duket se ka dështuar tentativa e përsëritur për të pasur konsensus me opozitën për këtë reformë. Edhe më e vështirë duket se do të jetë një gjë e tillë për reformën në drejtësi.

Çfarë do të ndodhë? Pa kush di të japi një përgjigje të pretë për këtë gjë. E sigurt është që kjo reformë do të paralajmërojë një tjetër stinë të nxehtë politike ne vend. Sepse vetë politika është një patate e nxehtë furre në duart e sistemit gjyqësor, që gjithashtu është patatja e nxehtë që nuk mbetet në asnjë dorë.

 

December 1, 2014 20:12
Komento

75 Komente

  1. arben April 20, 00:18

    Ne se do realizohet do jete nje hap shume pozitiv. Mund t’i them BRAVO mazhorances

    Reply to this comment
    • goxhabash April 20, 00:30

      Gjini kursen shume. E ha buken thate qe ti ngelen leke per florina. Une e nof se e kam komshi. Nuk hengri buke nje jave rresht, dhe bleu Mercedesin. Pastaj nuk piu uje dhjete dite rresht dhe bleu nje Range. Kurse shume. Vetem Argita Berisha ia kalon ne ket fushen e kursimit. Ajo asht e para, ky i dyti, jane ca vende bosh dhe pastaj vjen ndonje kryeminister qe jeton akoma me qera 🙂

      Reply to this comment
    • N.VJOSA April 20, 06:54

      Ju te stafit te DITA-s, beni shume mire qe demaskoni Korrupsionin!
      Ky Gjini i Saliut , ndoshta eshte maja e Ajsbergut!…
      Maja e Ajsbergut te Korrupsionit, se Korrupsioni ne Shqiperi eshte nje
      G A N G R E N E e Vertete!…Mire e thosh nje ambasador i huaj para ca ditesh:
      Dhe kjo Gangrene ka shume rrezik ta haje Shqiperine!…
      Nje pjese te mire te Shqiperise e ka ngrene!….
      Problemi eshte te shpetohet pjesa tjeter!…
      Por si mund te shpetohet ajo?….
      Shpetohet , ne se Ginit dhe Gjinorve te te tjere , vetem me nje sinjal, dhe sinjali qe jep Gazeta juaj eshte shume i madh dhe sinjifikativ!
      Me kete sinjal,
      Prokuroria e shtetit do shkonte dhe do ja kthente shtepine permbys Gjinit dhe Shteti do merrte masa drastike kunder te korruptuarve te tjere!
      Por kush do ta beje kete?
      President Sakati?
      Sakati, fare pa e bere qefin qeder, sillet si Kapter i Sali Rrufjanit!…
      Ndaj,
      Detyra me urgjente eshte largimi Sakatit si i paafte dhe prurja ne ate post e nje Presidenti te zgjedhur nga Populli, d i r e k t !….
      Po keshtu dhe per Prokurorin.
      Por a mund te veproje kunder Korrupsionit Prokuror Dhalla?!…
      Me Prokuror Dhallen , nuk luftohet Korrupsioni!…e degjoja Prokurorin tone te Pergjithshem , para ca ditesh kur thosh qe pret ti behen denoncime dhe pastaj te veproje!!!!!…
      Domethene , ta lidhin Lepurin, tja bjene Dhalles ne shteg, e Dhalla ta qelloje….
      Medet, medet!
      Medet medet per Prokuror Dhallen!…
      Prokurori nuk ka nevoje te prese, por te v e p r o j e !
      Ta kerkoje Kriminelin, te korruptuarin, tja nxije jeten !…
      Qe i korruptuari, te mos Kafshoje Popullin dhe trupin e shendoshe te Shqiperise!…
      E kam sjelle disa here si shembull denimin e dy eurodeputetve austriake, te cilet, vetem pse thane me fjale qe lobojme po te na paguajne,
      Statsanvalshafti , Prokuroria e Shtetit Austriak jau ktheu shtepine permbys ish deputetve, u denuan, u perjashtuan te mos merren kurre me funksione politike dhe sot e kesaj dite, po u nxihet jeta duke bredhur gjyqeve!…
      Dhe shteti mori nje vale te tere masash , duke marre shkas vetem nga ky fakt!
      Ndersa Llalla yne pret tja çojne Lepurin ne shtek, ta vrase Dhalla!….
      Medet, medet!…
      Ndersa President Sakati shkon akoma me thelle. Ai i merr nen mbrojtje Gjinin dhe Gjinot….!
      Ne nje kohe kur vet Gjykatsit dhe njerzit e Drejtesise duhet te jene shembulli i ndershmerise, Drejtesise, se jane vene ne ate pune te bejne Drejtesi!
      Medet medet ne çfare duar , ( duar te stolisura me Ar te vjedhur!…)
      kane rene shqiptaret e shkrete!…

      Reply to this comment
    • mira April 20, 10:19

      sheik ,kaluar sheikut,konkurent,me familjen e Berishes.

      Reply to this comment
    • arjani April 20, 16:57

      gjyqesori nuk eshte koorporate, por organizate kriminale qe ka dhe nje sindikate te ndyre..e cila kur mblidhet neper konferenca apo seminare te shikon syri parade mode meshkujsh e femrash..nje tufe qelbesirash qe kane ngritur krimin ne sistem..te suportuar nga berisha nano etj..politika+gjyqesori+media=faktoret e kriminalizimit te shqiperise..kjo eshte sfida me emadhe e qeverise se sotme dhe e qeverive qe do vijne..them dhe e qeverive qe vijne pasi ky sistem i ndyre nuk zhduket per nje apo dy vjet…rendesi ka te filloje te qerrohet e pastrohet e keta qe jane ne ato poste te gjyqesorit e te drejtesise ne pergjithesi te ndjejne token tu levize nen kembe e te vjellin ckane marre..rendesi ka te filloje..ky eshte prioriteti e jo “integrimi” europian qe permendin shumica e politikes qe me kete fraze duken te peshtire..aq te peshtire sa dhe fytyra e zhezair zaganjorit,adriatik llalles,jarit te presidences,cefes se KLD tek flisnin ne ate konference gjyqesore te mbushur me mut..degjove edi rama?..vullneti politik ben gjithshka..nese nuk e fillon kete lufte atehere rri aty e mos na lodh koken me llafe..se jemi lodhur ketu e 23 vjet..diktatura e ligjit, kjo eshte..ndryshimet kushtetuese po i vononi pak si teper..po na humbet durimi,,pastrim pastrim..si ne kroaci..te marrim fryme lirisht nga keta ndyresiraaaaaaaa

      Reply to this comment
  2. Korbi shkodran April 20, 00:24

    po pse çuditeni mor aman,,,,,sa po kushtojn kéto ??

    Reply to this comment
    • bishak April 20, 00:31

      Mire e ka ky korbi ktu lart: Pse quditeni kot? 🙂 Do ti kete fallso si ato orat e Fatmir Mediut para ca viteve 🙂 I ka gjet tek plehnat e pallatit

      Reply to this comment
      • dava legenash April 20, 00:33

        E paska gjet Gjini ate thesarin e Teutes. Ndaj mbeti me gisht ne goje Ben Imamua i qeveriut Berish. hahahaaa 🙂 Vini nje kontrollues floriri ne çatine e Gjykatave. Rrezik do thyhet shigjeta se do shkoj n fund fare 🙂

        Reply to this comment
    • Gjoni.Shkoder. April 20, 12:48

      O korb.
      Asht normale qe korbat si ti nuk marrin vesht nga bizhuterite sepse ato njohin vetem ngordhesinat qe jane ushqimi tyre i perditshem.

      Reply to this comment
      • Korbi shkodran April 20, 18:12

        O GJONI°°°°°°°°°°°°°°°°po une as nuk po du me dijt mé teper,Zoti me jep ate rriskun qé meritoj .sepse ne boten tjeter asgje sdo merrni me vehte perveç dy meter qefil.sa si shembull si ky zotnija ti gezoj té gjitha,se shkollimi detyra qe ka e meriton te béj nje jet té lumtur,,por nuk eshte ky i pari qe rron me luks;;ka shum tjeré me pune pislleqe trafik organesh njerzore kan bére pasuri:::::un sja u kam lakmi fare

        Reply to this comment
  3. stavri April 20, 00:29

    Hidhini një sy kryegjykatëses të apelit të Korçës, anëtares të famshme të kolegjit zgjedhor në 2009’n. Do gjeni një Gjin tjetër, apo vëllait të Arben Brocit, etj, etj. Ka plot, sa të duash, mjafton të kesh dëshirën ti publikosh.

    Reply to this comment
    • lirak bejko April 20, 00:37

      padiskutim qe ka plot. Dhe Dita qe e ka nis kete histori me keta qelbesirat e Zhdrejtesise shqiptare, beri shume mire, sepse eshte kthyer ne nje kancer me metastaza te plota qe po e mbyt Shqiperine.
      Simbioza politikane te korruptuar-gjykates te korruptuar eshte fuqizuar shume. Ju admiroj per kurajon, po per mua nuk keni mundesi as ju, as keta qeveritaret e rinj bythe-pambuk qe te merreni me kete korporat krimi tashme te pathyeshme

      Reply to this comment
  4. Diktatori April 20, 00:43

    Une jetoj ne qytetin e Aigsburgut 60km larg Mynihut. Ne finalen Bayern – Chelsi ishin ne nje restaurant ne Augsburg 4 deputete te PD, kryeprokurori i Vlores dhe drejtori i pergjithshem i Kontrollit te Ushqimit.
    Emrat e deputeteve nuk i jap por kane pire kafe bashke dhe kan bere fotografi. Nje dite me vone kane shkuar me pa ndeshjen finalen. Sa kushton bileta e dini vete. Kane fjetur ne Hotel Dorontin tek Kongress Turm ne Augsburg.
    Mendoni vete ju del rroga. Une qe punoj ketu e marr 3000 euro ne muaj nuk e bleva bileten, nuk me dalin. Me falni qe e zgjata pak por eshte e vertet.

    Reply to this comment
  5. genc April 20, 00:44

    Sa te jete Berisha dhe semundja e tij shkaterruese per pushtet – keta do pallohen ne para abuzimi. Shkurt!

    Reply to this comment
    • gole April 20, 00:45

      Ju lumte! Jur jani keta te “majtet” me 1 milion vota, krejt te paafte, keta gjinot le ta tallin trapin. Pa fute nje ne burge po do shohesh si do te ndryshojne gjerat!!

      Reply to this comment
      • B.Mene, Gjirokastër. April 20, 00:46

        Kush do ti fuse ne burg mo, keta socialistet e Rames?? 🙂
        O “socialistë” me 1 milion vota! Na lodhët! Ju ose jeni fraksion i bandës të S.Berishës, ose jeni frikacakë. Të paktën shkoni me fustane në Kuvend që t’ju ketë lezet.

        Reply to this comment
        • Gjoni.Shkoder. April 20, 12:52

          Pa zhduke Nishanin dhe KLD nuk asht e mundur te futen ne burg keta monstra sepse per dy muaj zhdrejtesia e sotme ju jep pafajsine. E pstaj behen te pasprekshem.

          Reply to this comment
      • Rebeli April 20, 07:20

        Duhet te ngjallet nje si Enveri per te shkallmuar banden e krimit dhe korrupsionit te drejtuar nga psikopèati Berisha.Kush do te beje drejtesi?Likja qe eshte keputur ne mes se vjedhuri?Likja ishte komardarja e shpetimit qe e hodhi kapoja i bandes per te shpetuar nga sikletet e zullumeve 25 vjeçare.Jane ,qe te gjithe nje mut qe ske nga ta kapesh.Edhe Rama nese nuk eshte llangosur shume nuk ka se çti beje kesaj bande te konsoliduar qe i ka llogarite bankare ne gjithe globin.

        Reply to this comment
    • Blero April 20, 17:21

      Po Rama ku I gjen leket qe vishet shtrenjte?Apo I ka te lira?Ja u zhduk Berisha,Nishani,KLD.Aq te bindur jeni qe do Rama,Meta,Nacot ,Spartak Brahot do jeni puritanet qe do pastrojne kete vend nga korrupsioni,padrejtesite..Endrra militantesh qe genjejne vete per nje vend pune Apo nga urrejtja e vjeter qe Kane per kundeshtarin.

      Reply to this comment
  6. p.mecaj April 20, 00:47

    Përshëndetje të nderuar drejtuesit e gazetës Dita. Kaluan 7 muaj që nga marrja e pushtetit nga kjo mazhorancë. Çfarë pret kjo e majtë, u votua nga ky popull për të bërë ndryshime, që u trumbetua me të madhe që do bëjmë këtë dhe atë që ka bërë keq qeveria e mëparshme. Populli e dëgjoi dhe i dha votën për të vazhduar nga puna. Nuk i falet kësaj mazhorance që të vazhdojë si e fjetur. Populli i dha votën dhe kjo mazhorancë duhet të ketë dhe pak gjak, që të mos dëgjojë pordhët e Berishës, i cili bërtet që do ta ngrejë popullin po u shkel ky ligj dhe ai ligj. Ta harrojë Berisha dhe falangat e tij se e dëgjon kush. Mazhoranca duhet të ndryshojë president, prokuror të të gjitha niveleve, gjykatat e të gjitha niveleve, me votat që e ka mbështetur ky popull

    Reply to this comment
    • bledi usa April 20, 00:55

      Si u bene miliardere keta me 6 muaj shkolle gjykatesish ne Plepa. Botes i duhet gjysma e jetes ne studime per tu bere gjykates. Dhe pasuri si te ketyre, i mbledhin vetem pas 3 brezash pune.
      Shume e padrejte kjo gje, nuk e kuptoj si mund te tolerohet kjo situate nga ju qe jetoni ne Shqiperi dhe keni mbetur te varfer, si pranoni te perdhunoheni ne shpirtin tuaj ne kete menyre nga nje tufe mediokrish krejt ordinera??
      Turp, nese kane mbetur akoma burra ne ate vend.

      Reply to this comment
  7. anonim April 20, 00:51

    Shikoni avionet me droge ju kelyshat e Rames, lerini manipulimet me foto montazhe te ndyra qe beni

    Reply to this comment
    • FCB April 20, 00:52

      Keto avionat fantazme jane nje lavazh truri ne nivelin me absurd, duke na vene si popull edhe poshte deleve ne nivel inteligjence Shikoni ca mora vesh dje ne nje emision me Ardian Celen, drejtuesin e Inspektoriatit Qendror Teknik: “Ne Shqiperi kane qene te regjistruara vetem 280 pika karburanti nga 1,400 pika karburanti gjithsej”
      80% e pikave kane qene ilegale, te paregjistruara ne tatime dhe domosdo nuk u kontrollohej as pesha dhe as cilesia, as kushtet e sigurise,me gjase nuk paguanin energji, shkurt 1,200 fantazma ligjore qe shisnin karburant ne te gjithe Shqiperine
      Nuk kemi pas shtet! Kemi pas ÇETË… HAJDUTESH!
      Dhe keto sjane avione fantazme, por jane 1,200 karburante qe shisnin dhe shesin nafte e benzine ne te gjithe Shqiperine. Sa qindra zyrtare duheshin shkarkuar vetem prej kesaj situate katastrofike te zbatimit te ligjit…E vetmja gje qe ka ndodhur eshte paketimi i ndergjegjes qytetare ne avione fluturues qe vardallisen neper diskutime sterile dhe qesharake vetem qe te realizohet nje synim shume i qarte… Qe Shqiperia te mos behet kurre SHTET. Ne thelbin e mendimit qytetar dhe ne besimin qe do BEHEMI shtet…

      Reply to this comment
      • Profeti April 20, 00:52

        Shpresa e qeverisë për marrëveshje me opozitën e Berishës më duket po aq utopike sa të gjesh avionët e Eskobarit në Kardhiq. Për mendimin tim, synimi i vërtetë i saj është të krijojë me çdo çmim kushte për trazira sociale. Them që pjesë e këtij mendimi të mbrapshte është edhe mosmarrja e statusit. Përsiatjet gjoja për të arritur marrëveshje janë vetëm për të shtyrë në kalendar efektivitetin e qeverisë duke e shpërqendruar. Naiviteti i Berishës në rastin e avion drogës është se ai nuk po e kupton se për një popull që lufton për bukën e gojës, këto janë përralla të neveritshme.
        Kjo më jep shpresë se doktori po fillon të budallallepset pa kthim.
        Mendoj së fundmi se qeveria aktuale duhet të marrë pushtetin që i është besuar me vendosmëri. Statusi është i nevojshëm, por kur ai kthehet në mjet presioni për të penguar reforma jetike, krahasimi me bumerangun është real. Shpresoj me gjithë zemër që pas qershorit të famshëm, me “po” ose “jo” të shpëtojmë nga këto intriga oborresh të denja vetëm për t’u neveritur. Ne dhe fëmijët tanë duam të jetojmë në vendin tonë si europianë me punë të ndershme e jo me pazare të turpshme e të pafund. Shumë të fala, Profeti.

        Reply to this comment
  8. fat man April 20, 01:17

    Fshatari Gjin keto te ardhura i ka me bordero, lexo Bordello. Z. gazetar i Dites meqenese nuk e di po t’a thei, po Gjoni e ka perdorur shume kycin e dores ne rini kur ka qene ne fshat dhe e ka te lodhur, mezi mban ne dore parate e “bordellos” kur i numeron.

    Reply to this comment
  9. Horri i Bulevardit April 20, 04:40

    Lereni kete muhabet se e zgjidhin lacjanet, ndoshta ka ardhur koha qe ti shkojne per vizite ketyre gjyqtareve, se edhe puna ne metropolin e Milanos ka rene.

    Reply to this comment
  10. Marin Gashi April 20, 04:45

    Gjin Gjon Floriri eshte kusheri i pare me Ilir Bllok Floririn.

    Reply to this comment
  11. kaninjoti April 20, 06:39

    Gjukatesit,dentistat e doktoret PRIVAT u shkon 100€ minuti keta do pare me vemendje se me shume se nje politikan,keta na i marrin leket direkt.

    Reply to this comment
    • SajmirCT April 20, 22:45

      Dentistet dhe doktoret privat te ofrojne sherbim me cmime te deklaruara, per te cilat paguajne dhe taksa. Ndersa gjykatesit paguhen me rroge shteti dhe i japin te drejte atij qe i jep me shume miliona, ky eshte korrupsion, prandaj nuk kane te krahasuar fare.

      Reply to this comment
  12. Jozi April 20, 06:55

    ORE ATO SJAN ASNJE GJE PO CFAR DO I GJENJ NE SHPI DHE NEPER BANKA VETEM EMBANI NE VEZHGIM SE MOS IUA GJEN VENDIN SE ESHT SHUM PIS SIC FSHEU PROVAT PER VRASJEN EASAJ VAJZES NUK EDI SPATI NJERS AJO VAJZ SE PO TE KISH QEN FEMIJA IM JA TREGOJA VENDIN GJIN HAJDUTIT DHE KRIMINEL

    Reply to this comment
  13. argita basha April 20, 07:33

    eshte gjaku dhe pasuria kombetare eshte dhe standarti amerikano europjane qe kushe zbatone urdhrine e shkatrimite dhe futjese ne vllavrasje te shqiptareve u hapete ruga te jetojne si pashallare atyrve injoranteve qe pranojne te zbatojn ekte vendime dhe veteme ata te jetojne si duan e ne llukse dhe ky llukse u ze syte nuk shofine demete qe bejne vete coje shqiperine dhe shqiptarete ne shkatrime dhe kjo eshte rruga e zhvillimite pra gjithe kjo 24 cjecare zhdukje te shqiperis dhe shqiptareve dhe marja e pasurise ne dore te nje tufe injoranteshe te mbrojture nga serbi greku turku italiani malazezi keto po mbjelle

    Reply to this comment
  14. votuesi. April 20, 08:08

    Gjyqtaret jane ata “kadileret” qe mbaheshin nga pashallaret e bejleret dhe rjepnin fakirfukrane duke i thene se duhet te fuste parane qe te gjente fatin duke hapur biblen e kuranin,teuratin. Gjyqtaret bien ne sy se vishen me mantelin e drejtesise dhe njerezit besojne se ajo uniforme eshte per te qene njelloj para “njerezve qe jane te gjithe “te perendise”dhe nuk mendojne se ajo eshte per t’i fshehur nga bemat e tyre te ligesise.Po ta vini re me kujdes kurdohere qe lexojne “sentencat”,akuza, pretenca, vendime drejtesie,ulin koken, i artikulojne shpejt e shpejt,fshehin veshtrimin dhe ndihen te impresionuar qe te “shpetojne” sa me pare prej kesaj marrezie.Politika e politikanet jane pylli ku rritet e kapet sa me mire gjahu i tyre,sepse njerezit me pushtet mbjellin padrejtesite qe te siguirojne “me duar te pastra” nepermjet “drejtesise”parate,pronat dhe gjitha asetet e tjera te pasurise.Te dyja palet jane “një”,jetojne ne simbioze me injorancen dhe mendjelehtesine, qe perdor idhujtarine per njeren a tjetren klike qe sundon shtetin, dhe gjunjezon gjithe shoqerine.Kete e shohim edhe ndermjet komentuesve te shkrimeve, qe nuk duan t’ia dine per asgje tjeter veçse te shtrengojne gozhden e vjeter,qe nga koha e dullmavrise,sepse iu duket qe dhunen dhe padrejtesine i heqin qafe duke perkedhelur sahan lepiresin e tiranise, klounin e cirkut te “marrezise”,komunist Saliun ne krye te hergjelese se pelarise,ku zderhallen kuaj, gomere e mushka, qe i bien me shkelma kesaj palodemokracise dhe ngritur bishtin ashtu siç ngrene salistet dy gishtat e poshtersise,ne emer te ” drejtesise”.

    Reply to this comment
  15. Hate April 20, 08:13

    Ju lumt gazetes dita qe publikon keto mostra te korrupsjonit masiv ne shqiperi.Eshte e çuditeshme por e vertet qe keta gjyqtar i bejne karshillek popullit,KLD,Presidentit,ambasadorve te huaj-per rrjedhoj Europes dhe Amerikes dhe nuk kan piken e turpit,friken nga ligji apo lenien e karriges ndonjeher.Eshte e papranueshme gjithashtu se si maxhoranca aktuale nuk po vazhdon reformen ne drejtesi duke hequr s’pari presidentin,K/prekurorin,K/SH.I.SH-e me pas freskimin e kryetareve te gjykatave te çdo niveli,duke zbatuar nje nga kushtet qe kerkon Europa per te marr statusin.Ose maxhoranca ka frik nga S.Berisha qe eshte i lidhur me njemije fije agjenture,shoqerie e miqesie ne te djathten Europjane,ose e majta eshte vet e koruptuar si PD dhe nuk do qe ti heq peten”lakrorit”.E nese nuk e ben reformen ne drejtesi Basha sa te vije ne pushtet gjene me te pare do beje do hedhe ne ere vilen e re te Rames dhe te Metes ne Gj.Lalesit.persh..!

    Reply to this comment
    • Linda April 21, 18:33

      Po mire po per gjykatesin e gjykates se tiranes Artur Gaxhi qe eshte bere tmerri i paleve pse nuk flisni.I ze frika njerezit kur i bie gjyqi me te.ILKPD ja perse nuk heton pasurine e tij

      Reply to this comment
  16. Horri i Bulevardit April 20, 09:30

    Njerez qe mundohen te tregojne luksin ne menyren me te keqe bizantine, ku “faj” kane edhe telenovelat turke, ku shofim pasanike mafioze, qe stolisen.
    Eshte ceshtje mentaliteti, une p.sh. kam aq para sa te mbaj kete lloj luksi, por sme ngjitet ky lloj bizantizmi, sidomos imagjinojeni nje ish emigrant qe deri dje prise diten e ndihmes sociale dhe sot kapardiset, kete gjermani se ha, por te shef me cudi dhe imagjinon nga cili planet vjen, ashtu sic dime ne se nga cili planet vijne edhe gjinet e gjonet, qe me ardhjen ne Tirane, na risollen te fresket, dronet qe ne vitet para 90-tes, zbrisnin me valixhen e drurit, veshur rende simbas vendit ku vinin dhe qe ste linin ti thoje asnje mirdita, por qe sa kalonte muaji, i shifje disa dashnore ne dritaret e konviktit njeheresh.
    Kjo eshte ajo qe i lidh dronet me gjinetbe gjonet, kur instalohen ne metropol.
    Njoh dike, kam muhabet si shume te tjere ne qytetin tim ku jetoj, jane vella e moter, vellai tani sa ka dale ne pension, por ka shume angazhime dhe angazhimet e tij jane edhe takimet e perjavshme me kancelaren Merkel.
    Por motra e tij nje grua shume e dashur, teper e vemendshme, shume e hapur me cilindo, qe i le pershtypjen e mire, ku nje dite isha bashke me gruan dhe na pershendeti, gruan time e njfte, une se vura re pershendetjen, por gruaja me qortoi, pse nuk pershendete zonjen ….., eu i thash sa mirdita degjon dhe e lash muhabetin, por kur me thavse ishte filanja u habita, epo po ju them se ajo grua eshte ne renditjen e miliardereve gjermane e 20-ta, simbas rradhitjes qe vete gjermanet e japin, jo se dua une, por qe dikush qe nuk e njeh, mendon se duhet te jete thjesht nje shtepiake apo shitse buke e tjera.
    Epo ajo ka mundesi te bleje me mijra gjin e gjone dhe ti vere kapistren, kapister qe ky lloj intelektuali e ve me qejf, por eshte tjeter mentalitet.
    Per kete jo vetem une por shumica e emigranteve qe kane rregulluar jetesen e tyre ne perendim, mund ta kene kete luks, por ne skemi mentalitetin e eger bizantin, ne jemi europiane, ne veshje ne mendje.
    Ky eshte ndryshimi yne i madh, me gjinet e gjonet e metropolit shqiptar.
    Po pa i hyre ne hak se edhe xhelin e flokeve e kane te vetin.

    Reply to this comment
  17. denis April 20, 09:56

    Falenderime gazetes Dita per demaskimin e plehrave te shoqerise shqiptare.Kjo ndodh se populli eshte teper injorant, plus qe i mungon krejtesisht civilizimi.Per sa kohe do te vazhdoje te jete i tille,i ka hak mutrat si Gjini mbi kurriz.

    Reply to this comment
  18. pellazg 100% April 20, 10:11

    Kjo eshte fytyra e vertete e drejtesise Shqiptare. Shikojeni, per te mbuluar mungesen e vitaminave qe nuk i ka marre qe i vogel nga mosushqyerja (floket, ngjyra e verdhe ne jeshile e fytyres, rrathet e zinj poshte syve etj), mesoi ne Tirane se floriri ka vlere.
    Jo vetem per te qeshur.
    Si puna e ketij qyqari jane pjesa me e madhe ne gjyqesorin Shqiptar (fshatare me florinj neper duar edhe pse nuk eshte trend ne fashion, apo ne mode). Por mos u cuditni kane aq para sa do ti shohim dhe me diamante dhe flori te bardhe. Ha, ha po emrit nuk ka c’ti beje eshte prap Zhin Zhoni, qe ha grosh e qepe.

    Reply to this comment
  19. Tahiri April 20, 11:45

    Kaq para per te mbajtur ato gjera neper duar i kane dhe te tjeret, por ka qe i mbajne, ka qe nuk i mbajne. Me kete standard mates per te qene i korruptuar apo jo i bie qe Kryeministri Rama me pasuri te deklaruar 3000 euro te rrije nudo si dikur . Mos shikoni qimen te tjeret pa pare me pare traun te milionat euro pasuri te Tom Doshit me shoke.

    Reply to this comment
  20. Vlonjati April 20, 12:20

    Sa tragjik dhe qesharake !!! Shohim cdo dite si pasurohen Politikanet, Gjyqtaret, Prokuroret cdo kush qe ka pasur dhe merr nje poste te rendesishem DIJE dhe SOTE ne qeverin e “RILINDJES” behet i pasur. Do ti lutesha gazetes tuaj le te beje nje investigim, me menyren si emeroheshin drejtoret dije dhe sote ne kete qeverri. Sote emerohen drejtore biznesmena Perse? Sote Emerohen drejtore te paafte Perse?… Te gjitha keto kan nje qellim tiu sherbejene njerzve te cilet i emerojen. Une jetoje ne Vlore dhe e them pa frike qe dije dhe sote merren leke per nje vend pune nga keta drejtor dhe drejtus partie.

    Reply to this comment
  21. edi April 20, 12:34

    Cfare te keqe ka qe GJINI mban kaq flori? Nje zingaro qe mbledh kanace per scrap, ka me shume flori se KY.

    Reply to this comment
  22. rrufeja April 20, 12:54

    poshte drejtesia shqiptare …te pangopurit ,imoralet ,fshataret ..Mos i gezofshin ato vila qe kan bere …qyqet ekorbat kendofshin ne to …sepse ne themelet e atyre vilave jane leket e qelbura qe kan mare nga trafikantet e femrave dhe te droges …….Me kete jete luksi ..plotesojne jeten etyre shpirterore qe ekan zero ……Jane njerez te krimbur .,,pa moral ,pa zemer ,pa ndjenje ….nee djall vafshin te gjithe gjyqtaret ordiner dhe gjyqtaret ,,,kurvat ekalibrit …na felliqen si komb ….

    Reply to this comment
  23. Shaban Shpiragu April 20, 13:07

    Pak a shume : Jo nuk mund te lejojme qe disa te lahen ne vaska floriri, e populli te mos haje kafshaten! kETE NUK DO TA LEJOJME,ME PERJASHTIM TE FAMILJES TIME,! JEMI APO NUK JEMI PER POPULLIN! POPULLI ESHTE I PARI ! PO,PO UA THEM UNE! JA BENI NJE PROVE E THONI PRAPA KTHEU NE TE GJITHA FUSHAT,A NUK DEL I PARI? NDAJ THEMI PERPARA!

    Reply to this comment
  24. Aleksi USA April 20, 13:11

    Megjithese paguhem 80,000 dollar ne vit,perseri nuk ma lejon xhepi nje lluks te tille.

    Reply to this comment
    • Pellazgu April 21, 13:43

      Jo mor Aleks, 80.000 mijë dollarë ta lejojnë atë luks, se nuk ka ndonjë gjë të madhe në atë foto. Po nëse nuk ia fut pordhës për ato të ardhura që thua, i bie t’i marrësh duke bërë punë që vë jetën në rrezik gjithë ditën e Zotit dhe në punë të tilla, të cilat në ShBA i bëjnë emigrantët e rëndomtë dhe shqiptarët, nuk se të duhet ai luks, ndaj nuk i blen ato sende…

      Reply to this comment
  25. cdo behet April 20, 13:32

    te gjithe derrat nje fytyre kane …….

    Reply to this comment
  26. Jozi April 20, 13:36

    ORE GAZETAR O CFAR JENI QE SHKRUANI NJE ARTIKULL NUK ESHT KOHA PER TE PERGJITHSUAR FUT KETE PLER BRENDA NJEHER SE U VJEN RADHA VET TE TJERVE SE KESHTU I BEJN GJERAT NE SHQIPRI SA KAPET NJERI FLASIN PER TE TJER DHE PASTAJ AZGJE

    Reply to this comment
  27. pelivan April 20, 14:05

    Ky zotria hyne tek ata te shumtet gjyqtar, qe jane ne fillim te pordheve…. Medemek, jane te sojit, te atij beut qe kishte manin, t’i kish pervehte gjithecka shifte me sy… Pra, Gjin zeza sapo ka ngjyer gishtin ne qypin me mjalte te Metit te Vlores… Me mbrapa,do u degjohen dhe bresherit…. vec,zini hundet forte .

    Reply to this comment
  28. aratisur,syrgjynosur April 20, 14:12

    fajin nuk kane hajdutet e koruptuar te drejtesise si gjini e te tjere,por oligarket e rlindjes mavi me ne krye piktorin qe premtuan se kur te vinin ne pushtet ,do pastronin institucionin e drejtesise nga te koruptuarit e saliut dhe te paaftet,cfare ndryshoi asgje,premtime dhe fjale boshe,

    Reply to this comment
  29. kanan tafili April 20, 14:15

    Ka ardhur koha qe populli de dale ne rruge dhe te kerkoje drejtesi ..ti jape ultimat 1 milionshe te raames qe te qoje para drejtesise keta hajduter dhe vrases ose te dohiqet dhe te behen zgjedhje te parakohshme…

    Reply to this comment
  30. agron April 20, 14:57

    Edhe prangat per te,le te jene prej floriri.

    Reply to this comment
  31. argita basha April 20, 15:14

    dhe zoti ri e veshtrone derisa CIA mere pjesene e saje ta dini qe nuk i behete vone fare ca ndodhe me pase se kushe rone e se kushe vdes dhe pameshirshmeria serbogreke eshte fati yne qe te jetojme ne skllaveri

    Reply to this comment
  32. tomor labi April 20, 17:53

    po su denuan njelloj si qytetaret e tjere dhe kriminelet dhe hajdutet e rendomte keta trima gjygjtare do bejne lemsh gjithe vendin.
    pse i perkrahin politikanet? shume thjeshte qe ti kene perkrahje kur te shkojne para gjyqit e aty do tju vij rradha kur ne pushtet te vijne njerez te ndershem dhe jo dallkauk e sahanlepires dhe servila obortare sic jane rendomte ne vemdin tone

    Reply to this comment
  33. E.... April 20, 18:14

    Nje pyetje kam une per zotin Mero qe boton dhe te Dita, po breket ja ka pare Gjinit? Thone qe dhe ato i ka Hermes. Aty e ka fiksin me duket..

    Reply to this comment
  34. karamamund-elefanti i trete April 20, 18:37

    Quraveci deri dje hante groshe me turshi,sot vishet me flori,keta qelbesira na la trashegimi ai ndyraqi pas 8 ne pushtet.

    Reply to this comment
  35. fat man April 20, 18:44

    Ketij Gjinit qe lufton qytetaret me “pallen” e Sali Skanderbegut te dyte, i mungon ne qafe siper xhaketes dhe nje zinxhir i trashe floriri per tu dukur tamam zbytharak dhe jevg ashtu sic eshte.

    Reply to this comment
  36. Shqiptar Çam April 20, 19:13

    Ne rast se nuk denohet ligjerisht, ashtu sic duhet DE JURE, ju lutem mos u tallni me lexuesit. Po nuk u denua Enveri, Berisha.Mediu etj. na merzitet me shkrime pakuptim.OK?!

    Reply to this comment
  37. MARKO April 20, 19:29

    Drejtesi e kapur, gjyqtare langaraqe, vampire.. me gjakun e djersen e popullit pasurohen.. e mbrohen me zell qe nga kapter Bujar Nishani… komunisti 24 karat Sali Gjakpiresi… Deri tek Bashkepunetoret e Sigurimit Jozefina Topalli Preç Zogaj Artan Hoxha Blendi Fevziu… e kanakaret Grida Suma, Silvi Zbardhi…

    Reply to this comment
  38. fat man April 20, 19:41

    Nuk eshte anekdote e vjeter por eshte edhe e re, si per doganierin dhe per gjykatesin: Pse per punen e kryer ka edhe bordello (bordero)?

    Reply to this comment
    • arber gezimi April 20, 21:15

      Mire ia keni bere ketij Gjinit qe ia keni nxjerre t’i shohe populli, i cili e di si per kete, por edhe per te tjeret. Po shihni njehere e mundesoni te merreni psh me Kryetarin e Gjykates se Apelit Tirane ALAUDIN MALAJ. Ky ALAUDINI qe thoni ju ka gjetur “LLAMPEN E ALAUDINIT” qe e coi Kryetar dhe qe nga ky pozicion ka patur e ka mundesine te marre ne dore gjyqet me te rendesishme, sidomos per pronat, pasi ka edhe nje firme nmdertimi ne familjen e tij. Pasi ka bere kerdine ne pozicionet gjyqesore ku ka qene dhe ne gjykaten e Apelit Tirane, tani per shperblim edhe per “aftesi” te jashtezakonshme perrsidenti e ka propozuar per ne Gjykaten e Larte. Prape “LLAMPA E ALAUDINIT” po ia hap rrugen. Dhe me siguri paralamentareve tane te tille gjyqtare ju duhen, pasi edhe ata te shkrete se c’bejne ca gjera te paligjshme dhe ju duhen ALAUDINET, GJINET e dreqi e i biri qe po te beje vaki t’u dale ndonje horrllek, te kene te kush te falen per te marre pavaresine. E ketu thuhet se si te zhduket korrupsioni. Ju te Gazetes Dita mund te investgoni per kete kandidature dhe t’ia nxirni te palarat qe te mos promovohen te tille gjyqtaresh te perfshire deri ne fyt ne afera te pista.

      Reply to this comment
  39. gjermani i fundit April 20, 22:27

    po çfare keni qe ankoheni more popull?Ju donit kapitalizem dhe nuk dashkeni gjykates pasanike?Po ku ka keshtu o popull?Gjin Gjoni,i fundit i Gjonturqve ka lindur me kemishe,i vjen paraja edhe kur i kthen kurrizin,katundar 100 karatesh,si sheiket qe i kane fiksim halete me rubineta floriri.E nderuar gazetare,po te tregoj nje ngjarje te vogel qe e kam lexuar ne gazetat italiane vjet a parvjet,kur filloi ofensiva e financave kunder evazionit fiskal.Ndalonin maminat e shtrenjta ne rruge dhe i kerkonin pasanikeve hesapin e doli qe boss-e qe deklaronin nderrmarjen me humbje dhe te ardhurat e tyre nen nivelin e nje punetori delnin me Porsche dhe Ferrari.Njerit i kapen nje ore Rolex dhe ky deklaroi se ia kish dhuruar gjyshi.I kerkuan çertifikaten e dhurimit,se ta dish e dashur gazetare,ore si Rolex e shoqet e saj kane çertifikate ,pa lere kur ble versionin e florinjte.Merr Gjinin dhe kerkoji çertifikaten dhe faturen e blerjes dhe shiko sa e vehstire i behet jeta.Mbase i biem ne qafe kot,mund te jete nip i ndonje sheiku te Arabise,por ama e kollajte t’ia gjesh dobiçllekun.Ne Itali,vend kapitalist denbabaden u konfiskuan makinen ne mes te rruges disave,aq sa filluan pasaniket pelivane te udhetonin me taksi dhe makina me qira,kurse tek ne,kryebosi i parlamentit jep shembullin i pari;i keput 600 te ftuar dhe e ben def fukaralòlekun e shumices se popullsise.Ne fund te thote pa te keq qe i kushtoi 35 mije leke personi, a thua se ishin ne ndonje taverne me buke e qepe.Cfrare kujtoni ju,se do i bjere tangerlliku Gjoneve si ky Gjoni pa gjak ne fytyre?Jo te dashurit e mi,koha eshte e ketyre dhe punon per keta.Vetem nje revolucion si Komuna e Parisit ua çon djersen ne fund te kembeve,por revolucionet kane vdekur.Tani jemi te lire ta shajme ne forume,por edhe ketu me kujdes,se ia prishni ketij qoftes imazhin qe mezi e ka kuruar.Duket si kallep parafine,nuk i ngelet peshtyma ne surrat edhe ta peshtysh.

    Reply to this comment
  40. lulu April 20, 23:01

    Korporate krimi, organziate kriminale, bashibozuke me makina 120 mije EURO.Dhe ky Gjini e shume te tjere, as buk e pras s kane ngrene kur ishin femije.
    Sa te tjere?//Artikullshkruesi, analiste, japin mesataren e moshes se gjykatesve; s 40 vjec.Jane nje tuf ujqerish te rinj, qe cdo dite vrasin e presin neper gjykata. Me vendimet e tyre, me aferta e tyre. Po gjykatesit e gjyqit te Gerdecit????Jane ne Gjykate te Apelit . Jane graduar. Shihin dhe ate kopukun kriminel;Ridvan Hadon…pasi dha nje vendim te zi, u gradua.Nderkohe ka marre ne qafe disa qindra te tjere. E me radhe shume te tjere kriminele, qe nxijne nga fytyrat neper zyrat e tyre dhe gjykatat e tmerrshme te ketij vendi

    Reply to this comment
  41. albrecht April 21, 07:19

    Ata qe presupozohet te japin drejtesi ne kete vend jane shembulli me i mire i inkriminimit dhe klepto-korrupsionit te shoqerise sone. Ne marrrim flake kur shikojme te ardhurat e tyre 600-1000 Euro por seshte ky problemi. Sikur te mjaftoheshin me kaq apo me ngritje rroge sprish pune. Por kur fillojne e rrjepin njerezit e ketij vendi “Hallexhinjte”, kur nxjerrin te pafajshem perdhunuesin, vrasesin ordiner, hajdutin, killerin shumfish etj kjo eshte e padurueshme.
    Sistemi i Drejtesise eshte thelbi i problemit ne shqiperi. Edhe pse tutoret e tyre kane petk politik, mazhoranca nuk duhet te stepet por te nderrmarri reforma radikale ne drejtesi. Me pak fjale te thjeshta dua si shume te tjere drejtesine te trumfoje mbi te gjthe. Duke filluar nga prona tek 28 te vraret e Gerdecit tek 21 janari e deri tek rastet e pafundme te qytetareve qe jo vetem sgjejne zgjidhje per hallet e tyre por perkundrazi rripen vazhdimisht. Drejtesi te bjere mbi kokat e “njerezve te drejtesise”!

    Reply to this comment
  42. Jozi April 21, 07:42

    GJIN GJONIN E MBRON KAPTERI DHE SALI KRIMINELI SE U KA PERSHTATU SHUM GJYQE TE TYRE SI IKN DASHUR DHE MBANI MEND OSHOK KETIJ PISI SKA PER TI HYR GJEMB NE KEMB

    Reply to this comment
  43. vlora April 21, 07:49

    Hidhuni ketej nga Vlora ,hidhuni …qe nga Vilat ,,,,e fshatarit te mekatit Artur Kellires …qe vetem si surta ta shpif ,palere me pas….Te Alaudin ,,,,babai i te cilit vidhte karburantin me bidona dhe e shiste ,,,dhe tani na i ka shpallur Dinia biznesmen ….Nga vila e Erik ,rakitikut …te apelit ,,qe mori token etjetrit dhe beri vilen karshi detit …..qe nga vila e Alma thuthuqkes ordinere ,,qe cdo dy muaj shkon ne korfuz e depoziton eurot ,,,,e mbledhura nga kunetrit kuqalash ….e nga burri qe luan bixhoz tere diten edites …qe jane te lidhur koke e kembe me krimin .Prandaj populli nukka me besimte drejtesia ……kur kemi te tilla surate …Mor po eshte per te ber cudi se keta gjyqtaret eVlores ,,,,,jane dhe te shemtuar …dhe me probleme fizike …Sa gjyhna …Zoti i paska pare ……Fillo qe nga Sashenka plaka shtrige …..qe te vjen veshtire ta shohesh ,,,,Shiko Arturin e mekatit me ate koken si sallangur e me veshet si gomar ,,,,shiko rikun rakitikun ,i gjithi eshte 1m pa 5 cm ,,,,,,shiko Dinon si Dawn ,,,,Shiko almen e apelit ,,mezi bashkon tingujt ,,,si eka mare ate shkolle e shkreta ,,,,,.Thoni te jete rastesi …..apo si kane shpirtin u ka dhen zoti portretin ……

    Reply to this comment
  44. Sali QENI April 21, 09:22

    Pak e kane shqiptaret! Me ka ardhur shume keq qe me 23 qershor iku Sali QENI. Me ka ardhur keq sepse me 23 qershor i vetmi i fituar eshte QENI. Se do te kishte fituar PD shteti shqiptar do te falimentonte siç falimentuan firmat piramidale ne 1996-1997. Populli do te ngrihej, e mbi te gjitha do te ngriheshin kriminelat kunder ketyre kriminelave, shqiperia do te binte ne zero dhe do te nisej nga fillimi.

    Reply to this comment
  45. hosteni April 21, 15:51

    z. AIDA NAKO : (750) = 18 K JO 24 K SIC THUA TI,,,,,,,JAM DAKORT ME ARTIKULLIN POR JO ME KETE GJE ,,,TUNG !!!!!!!!!

    Reply to this comment
  46. P December 2, 08:28

    NGA MALOKET NE PUSHTET CFARE PRISNIT JU
    QE TE SHKUANIN ENCIKLOPENINE UNIVERSALE SI ILUMINISTET ?
    KETA BEJNE ATE QE DINE TE BEJNE DHE KANE BERE GJITHE
    JETES SE VET ,D.M.TH. TE VJEDHIN,VRASIN,MASHTROJNE.
    NEPER KOOPERATIVA BENIN TE NJEJTEN GJE.
    QENI PJELL VETEM QEN.

    Reply to this comment
  47. Armandi December 2, 10:32

    Asnje reforme e thelle nuk do te ndodhe me drejtesine.Ketu do te jemi e do ta shohim.Vecse nje fasade do te kemi dhe ndonje shembull te keq qe do te goditet si puna e ketij Gjin Gjonit bie fjala.Si Gjin Gjoni sillen 90 % e gjyqtareve dhe prokuroreve me ligjin dhe drejtesine,nga njeri tjetri keta ndryshojne vetem per nga pasuria qe kane vene.Reforme te vertete ke kur i godet te gjithe keta mafioze gje qe nuk ka ndermend ta beje kjo shumice qe qeveris.Mundesite i kane te gjitha qe ta beje reformen ashtu sic duhet por thjesht nuk duan.

    Reply to this comment
  48. Artan December 2, 11:12

    Po te njejtet gjyqtare,shumica 6 mujore,qe ne pushtetin e Berishes gjobisnin deputetet socialiste per shpifje,madje arriten deri aty sa te gjobisnin per shpifje edhe te shkretin vella te Hekuran Dedes te vrare ne 21 janar,po keta sot ne pushtetin e PS po rrezojne po te njejtat padi te salisteve ndaj pushtetareve te sotem.Pritni kur te bejne ne te ardhmen po te njejtat sherbime ndaj pushtetit duke gjobitur politikanet demokrate per shpifje.
    Rama njesoj si Berisha keshtu i do gjykatat dhe prokurorine,kokulura dhe te bindura ndaj politikes.Servile e sahanlepires te pushtetit te radhes dhe arrogante e abuzive perkundrejt ligjit dhe te drejtave te qytetareve.
    PRANDAJ NUK KA PER TU BERE NE DREJTESI AJO REFORME QE PRESIN DHE DUAN QYTETARET.

    Reply to this comment
  49. Mimoza December 2, 11:51

    Kur nje avokati te njohur i tregova nje vendim skandaloz te nje gjyqtari te shkalles se pare ne Tirane dhe e pyeta nese pervecse apelimit a duhej te ankohesha ne KLD per kete gjyqtar,avokati mu pergjigj:as mos e merr mundimin te ankohesh sepse per kete gjyqtar e per plot te tjere si ai jane ankuar njerezit per skandale edhe me te renda se sa ky dhe asgje nuk ka ndodhur.KLD eshte e gjitha me gjyqtare e inspektore njesoj si ky skandalozi,me kurse 6 mujore apo juridik me korrespondence.Juristet e vertete dhe profesioniste i kane lene jashte gjykatave e megjithate ata kane plot pune dhe te ardhura si avokate pikerisht sepse jane profesioniste.Kurse maskarenjte dhe injorantet e gjykatave qe sot sundojne duke shitur here drejtesine e here padrejtesine me miliona do perfundonin pa pune po te kishte nje shtet te ndershem dhe serioz qe ti zbonte nga sallat e turpit te gjykatave ku sot gjoja japin drejtesi.I jap plotesisht te drejte avokatit se eshte tamam ashtu sic me tha ai.

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*