Sa kushton nusja “me letra” në Hungari? (dhe një fenomen që nuk qenka vetëm shqiptar)

October 3, 2014 15:27

Sa kushton nusja “me letra” në Hungari? (dhe një fenomen që nuk qenka vetëm shqiptar)

Thuhet shpesh që shqiptarët praktikojnë martesat fiktive “për të bërë letrat” si qytetarë në Bashkimin Europian.

Por me sa duket nuk jemi të vetmit, pavarësisht se për fenomenin përmendemi vetëm ne.

Prokuroria e shtetit hungarez ka filluar një hetim kundër një qytetari të Serbisë dhe një qytetareje të Hungarisë.

Ata dyshohen se kanë krijuar rrjet për lidhjen e martesave mes të qytetarëve të Serbisë dhe të Hungarisë për marrjen e lejeve të punës në BE.

Sipas mediave hungareze, hetimi është zgjeruar për 24 njerëz që dyshohet se kanë marrë pjesë në nënshkrimin e të paktën 200 martesave.

Autoritetet hungareze filluan të dyshojnë kur në Agjencinë e Emigracionit filluan të vinin nga 30 ekstrakte të martesave në ditë ndërmjet hungarezeve dhe serbëve.

Burrat shpesh ishin nga Serbia jugore, ndërsa “nuset” e vendeve kufitare në Hungari. Hetimi tregoi se ka pasur kryesisht martesa fiktive.

“Bashkëshorti” nga Hungaria ka marrë deri në 1,800 euro, – raportojnë mediat serbe.

“Bashkëshortët” kanë jetuar në adresa të ndryshme dhe martesat ishin vetëm për marrjen e lejeve të punës, kryesisht në Gjermani dhe Austri.

October 3, 2014 15:27
Komento

2 Komente

  1. Trebeshina October 3, 18:56

    Paska vajtur haka te i zoti,Korfuzi i Shqiperis sipas hartes ne foto!

    Reply to this comment
  2. dn October 4, 07:07

    Po me bulgare e rumane a zbret çmimi?

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*