Sa ligjore është kërkesa e opozitës për hapje kutish? Flasin ekspertët

July 11, 2019 15:05

Sa ligjore është kërkesa e opozitës për hapje kutish? Flasin ekspertët

Partia Demokratike dhe shtatë partitë aleate i janë drejtuar zyrtarisht Komisionit Qendror të Zgjedhjeve për të pasur në dorëzim disa prej materialeve zgjedhore, të cilat përfshijnë edhe kamerat në KZAZ dhe në Grupet e Numërimit të Votave. Partitë e opozitës, që nuk morën pjesë në zgjedhjet e 30 qershorit, e kanë bazuar këtë të drejtë në dy ligje dhe për këtë i kërkojnë KQZ-së që brenda një afati dhjetëditor t’i kthejë përgjigje me shkrim.

Në mbrojtje të interesit publik që qëndron në themel të partive tona politike; Në mbështetje të neneve 4, 5, 6 e vijuese të Kodit të Procedurave Administrative, neneve 3 dhe 11 të ligjit nr. 119/2014 “Për të drejtën e informimit”, si dhe Kodit Zgjedhor të Republikës së Shqipërisë, që nuk i trajton dokumentet e procesit zgjedhor si “sekret shtetëror” dhe transparencën e ka element kyç për një proces të rregullt zgjedhor kërkojmë të na vendosen në dispozicion, në kohë sa më të shpejtë të mundshme, por jo më vonë se afati ligjor 10 ditor, dokumentacioni dhe materialet zgjedhore”, thuhet në shkresën që opozita i ka dërguar zyrtarisht KQZ-së.

Deri më tani KQZ-ja nuk ka ndërmarrë asnjë hap në lidhje me këtë kërkesë zyrtare që i është paraqitur, pavarësisht se ka detyrimin ligjor që t’i përgjigjet deri më 18 korrik.

Për profesor Kumen këto kërkesa të paraqitura nga PD-ja janë të bazuar në ligjin “Për të drejtën e Informimit” dhe për sa kohë ato që nuk përbëjnë sekret hetimor nuk ka pse KQZ-ja të mos i vërë në dispozicion.

“Nëse PD-ja do të kërkonte listën e nënshkrimeve të zgjedhësve që kanë votuar më 30 qershor, kjo nuk mund të pranohej, pasi përbën një shkelje të sekretit. Nëse kërkojnë kopje të listave zgjedhore të printuara për çdo QV ato nuk përbëjnë sekret hetimor”, thekson Kume për Gazetën “Si”.
Sipas ish-kreut të KQZ-së, gjashtë kërkesat e paraqitur nga opozita janë të pranueshme si vënia në dispozicion të “Kopjes së printuara të listave zgjedhore për çdo qendër votimi; Kopje e vërtetuar e Tabelës Përmbledhëse të rezultatit për zonën zgjedhore nga KQZ-ja;Kopje të vërtetuara të Tabelave Përmbledhëse të rezultateve zgjedhore për çdo njësi të qeverisjes vendore nga KZAZ-ja; Kopje të vërtetuara të tabelave të rezultateve për çdo qendër votimi nga grupet e numërimit. Kopje të vërtetuara të procesverbaleve tip për mbylljen e votimit për qendër votimi; Kopje të vërtetuara të listës së anëtarëve të administratës zgjedhore, të emëruar kryesisht nga KQZ dhe KZAZ përkatëse, duke specifikuar për secilin administratën zgjedhore në të cilën ai bën pjesë, sipas regjistrit të administrimit zgjedhor që mban KQZ-ja, për çdo qendër votimi, KZAZ dhe Grup Numërimi”.

Ish-anëtari i KQZ-së, Artan Lazaj në lidhje me kërkesën e opozitës, se kjo duhet parë nëse ajo është regjistruar ose jo pranë institucionit që merret me administrimin e procesit zgjedhor, shkruan SI.

Gjithsesi, për t’u ankuar dhe për të kërkuar gjithë ato çfarë kërkon, duhet të jesh subjekt zgjedhor. Po të jesh regjistruar si i tillë, unë do të jepja votën pro kërkesave të tilla se jam me sloganin: Dua të shoh votën time”, shprehet Lazaj.

Ish-kryekomisioneri Kume shprehet se “KQZ mund të gjejë çfarëdolloj argumenti kundër opozitës, por për sa kohë kërkesa bazohet te ligji “Për të drejtën e informimit”, nuk mund të pengohet”. “Të drejtën për të marrë informacionin e ka kushdo. Për sa kohë të gjitha ato që kërkon opozita botohen në Buletinin Zyrtar të KQZ-së, mjaft të zgjeruar, nuk ka pse të mos jepen”, thekson Kume

Sa i përket marrjes së CD-ve filmike të kërkuara për KZAZ dhe në momentin e Grupeve të Numërimit të Votave, Kume thekson se “duke pasur parasysh kushtet dhe rrethanat që kanë shoqëruar procesin e 30 qershorit, është e vështirë që të kesh në këtë kohë përgjigjen që kërkohet”.

Tetë kërkesat e opozitës në adresë të KQZ-së.

Kopje të printuara të listave zgjedhore për çdo qendër votimi.

Kopje e vërtetuar e Tabelës Përmbledhëse të rezultatit për zonën zgjedhore nga KQZ-ja.

Kopje të vërtetuara të Tabelave Përmbledhëse të rezultateve zgjedhore për çdo njësi të qeverisjes vendore nga KZAZ-ja.

Kopje të vërtetuara të tabelave të rezultateve për çdo qendër votimi nga grupet e numërimit.

Kopje të vërtetuara të procesverbaleve tip për mbylljen e votimit për qendër votimi.

Kopje të vërtetuara të listës së anëtarëve të administratës zgjedhore, të emëruar kryesisht nga KQZ dhe KZAZ përkatëse, duke specifikuar për secilin administratën zgjedhore në të cilën ai bën pjesë, sipas regjistrit të administrimit zgjedhor që mban KQZ-ja, për çdo qendër votimi, KZAZ dhe Grup Numërimi.

Kopje të regjistrimit të kamerave të të gjitha tavolinave të numërimit në çdo Grup të Numërimit të Votave.

Kopje të regjistrimit të kamerave të ambienteve të brendshme të KZAZ-ve.

 

b.b/dita

July 11, 2019 15:05
Komento

12 Komente

  1. Glaukias July 11, 15:38

    Është shumë e thjesht, lexoni deklaratat e Salih Berishës në vitin 2009, kur Rama kërkonte hapjen e kutive. Lexoni edhe arsyetimet e analistëve edhe të ekspertëve të të dy krahëve politikë edhe në fund shikoni se si u veprua. Se duket sikur nuk kemi histori e këto gjëra po ndodhin për herë të parë. Siç thotë anglezi : jepini atyre (të opozitës) të shijojnë ilaçin e bërë nga ata vetë.

    Reply to this comment
    • anticensurë25642654 July 11, 16:30

      plotësisht të drejtë!!
      dhe pastaj të pyesim se ku është ndryshimi ndërmjet berishës së 2009ës dhe ramës 2019ës??
      sepse vetëm kjo dhe me vra nja 4 veta në bulevard i kanë mbetur pa bërë!!se sa për të tjera!?
      ja ka kaluar në këthesë berishës!!

      Reply to this comment
      • Glaukias July 11, 19:27

        Salihut vështirë t’ja kalojë, për të këqijat që i ka bërë shqiptarëve, megjithëse Rama po përpiqet, të paktën tek korrupsioni. Po më mirë të zbulojë edhe Rama fytyrën e vërtetë sesa të rrimë në këtë gjendje ‘tërhiqe – mos e këput’. Që t’ju mbushet mendja edhe atyre të ashtuquajtur ‘ pjesa gri’ e shqiptarëve. Se pikërisht ata janë shumica që mund e duhet të ngrihen e të rrëzojnë këtë klasë politike e të nxjerrin një klasë të re të papërlyer. Nuk mund të presim më nga socialistët 24-26% apo demokratët+socialistat integruesa 24-26%. Në rastin më të mirë këto parti së bashku janë pak më shumë se gjysma e popullsisë. Ndaj kërkoj nga gazeta ‘Dita’, nëse kanë mundësi e dëshirë, që të na mundësojnë çdo ditë nga një shkrim me deklaratat e premtimet e politikanëve tanë gjatë viteve. Se janë harruar, e kur historia harrohet ajo përsëritet. P.sh po të lexojmë akuzat e Ramës në 2009 kundrejt Salihut do të shikojmë që janë të njëjtat që Basha i drejton Ramës sor, ose ngjashmëritë midis lëvizjes ‘Nano ik’ dhe asaj ‘Rama ik’, etj. Si thua @antiçensurë ? Duhet gazeta ‘Dita’ të hapi një kënd të tillë ?

        Reply to this comment
        • Bureto July 12, 15:30

          Yes Mr. Glaukias! Do të ishte i mirëpritur një angazhim i tillë nga ana e Ditës. Jo aq për ne që e ndjekim politikën përditë, por më shumë për ata që, për shumë arsye, nuk e kanë patur këtë mundësi dhe për rrjedhojë nuk munden dot të orientohen në xhunglën politike, e nuk dinë të bëjnë dallimin midis demagogjisë dhe të vërtetës së saj.

          Reply to this comment
  2. Zgalem July 11, 16:27

    Kumes dhe shokeve te tij , u ka ardhur zeri dhe kerkojne zbatimin nje per nje te ligjit . Kollaj eshte te citosh ligje dhe nene pa mbarim , por atbote fletvotimet u dogjen . Duke qene ne rruge , mund te kerkosh sa lejohet nga rruga . Nje anarshi mendimi : Nuk njohin zgjedhjet , po duan materjalet . Rrumpalla , qenka ngjallur . Zgalem

    Reply to this comment
  3. Shoku July 11, 17:29

    Meqenese dokumentat e procesit zgjedhor nuk jane sekret shteteror dhe sejcili ka te drejte te informohet ,athere edhe une po i drejtohem KQZ t’me dergoi nga nje kopje ,ashusi i kerkon PD. Edhe une nuk kam votuar, madje isha i planifikuar per anetar komizioni ne nje qender votimi ,por refuzova sepse mbrojta dekretin e presidentit. KQZ-ja brenda dhjete ditesh t’me veri ne dispozicion dokumebtat e procesit zgjedhor te dates 30 qershor 2019.

    Reply to this comment
  4. Arben July 11, 18:29

    Duhet te kqyren imtesisht proces-verbalet e votuesve,

    aty jane firmat e njerezve, dhe te publikohet lista e

    personave qe kane votuar sipas proces-verbaleve.

    Ky numer votuesish qe kane firmosur si pjesemarres

    ne votime, te krahasohet me fletet e votimit qe dolen

    nga kutite.

    Minimalja qe mund te behet ne sherbim te popullit

    pas ketyre votimeve pacavure.

    Reply to this comment
  5. SPAK-u ju pret, shtepia pa qira ju fton July 11, 20:33

    Zoti KUME ! Perse nuk u ndjeve fare kur ps kerkoi te hapen kutite e votimit dhe kerkoi informim per materialet zgjedhore ne vitin 2009 -te? Bile atehere kqz i dogji fare dhe i beri hi, prandaj meqense ti je i shqetesuar per te drejten e informimit, ik pyet Saliun dhe Ilirin se i dine te gjitha. U bere fare banal, zoti Kme qe na flet sikur vjen nga qabeja. Ik tani , hengre plot, do i marresh me vete ne varr?!

    Reply to this comment
  6. Adih July 11, 23:53

    Mos u lodhni kot .Ai qe ka abuzuar me fletet e votimit nuk i hap me .Dhe ne rast te kundert ne qofte se PS nuk ka abuzuar mund edhe ti hapi ..Shqiperine e dhjene katovicaret e Ramiz Alise .Ka plase muti ciper themeleve te shtetit ,dhe ska bir nene dhe bir kurve ,e oqeane ta pastroje .

    Reply to this comment
  7. MH July 12, 01:37

    Asnji plotesim kerkeset PD kur nuk asht subjekt i procesit zgjedhore.
    Shume mire e ka Glaukias,si dhe SPAK-u ju pret, shtepia pa qira ju fton.
    Te tjeret komentues kerkojne cicrra ne helle.

    Reply to this comment
  8. Mala July 12, 08:38

    Kjo opozite tashme e njohur per destruktivitet te skajshem,Nuk ishte pjesemarrese ne zgjedhjet lokal te Qershorit te ketij viti.Paarsyeshem pat kerkuar te kete komisiner ne zgjedhje,Keshtu pa asnje arsye tash kekron te happen kutit e zgjedhjeve te 30 Qershoorit.Edhe kjo eshte nje kerkese e panatyrshme,jodemokratike dhe e paligjshme.Kjo eshte vetem hajt mos po del dicka! e te bejme gjurullti sic kemi vepruar deri sot.sidomos nga shkurti 2019.

    Reply to this comment
  9. Bureto July 12, 15:34

    Yes Mr. Glaukias! Do të ishte i mirëpritur një angazhim i tillë nga ana e Ditës. Jo aq për ne që e ndjekim politikën përditë, por më shumë për ata që, për shumë arsye, nuk e kanë patur këtë mundësi dhe për rrjedhojë nuk munden dot të orientohen në xhunglën politike, e nuk dinë të bëjnë dallimin midis demagogjisë dhe të vërtetës së saj.

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*

Sondazh

MENDONI SE PËR TË ZGJIDHUR KRIZËN POLITIKE DUHET NJË MARRËVESHJE E RE RAMA-BASHA?