Sa para që paska ky Edi Rama more qerrata!

March 11, 2018 14:14

Sa para që paska ky Edi Rama more qerrata!

 

Një revistë “e vogël”,

gozhdë të madhe nguli,

sa fort që të dhëmbi,

more shoku Luli!

 

Dihet puna jote,

që gjë s’ke pranuar,

dhe the-si gjithnjë:

“Rama ka paguar!”

 

Gjer në Amerikë,

Rama ka bërë lojën,

që ty dhe PD-së,

të të nxjerri bojën!

 

Kjo punë e lobimit,

ka një vit që thuhet,

po nga kundërshtarët,

s’u këmbëngul sa duhet!

 

Po u desh një media,

e dorës “së dytë”,

të bënte një shkrim,

që na hapi sytë!

 

Këtë radhë-o Lulkë,

je futur në rreth,

po ti prapë shigjetat,

tek Rama i heth!

 

Këtu je mësuar,

që flet pa doganë,

këtë radhë “armiqtë”,

janë amerikanë!

 

Dhe me idiotizma,

ti dot s’ua del,

se ata zhbirojnë,

deri në themel!

 

Ata janë seriozë,

more Lulëzim,

shkuan në tri shtete,

për një faqe shkrim!

 

Çdo gjë me detaje,

e kanë kopsitur,

sa ty në ekstrem,

të kanë çoroditur!

 

Dhe në gjithë planetin,

ta përhapën famën,

po ti mbas çdo gardhi,

shikon Edi Ramën!

 

Rama ka paguar,

tutje e tëhu,

edhe Vllahutinin,

edhe zotin Lu!

 

Edhe kur BE tha,

nga çadra dil,

i pagoi Rama,

the si karafil!

 

Rama të gjithë Botën,

e ka korruptuar,

se me para droge,

qenka pasuruar!

 

As verdhesh-as kuqesh,

kur flet badjava,

po këto prrallushka,

Bota nuk i ha!

 

Kësaj radhe keq,

të kanë zënë mat,

ç’të të bëjmë ne,

që je i pa fat!

 

Po si është e mundur,

një vend i pabrekë,

paguan lobingje,

Me miliarda lekë?!

 

Po prapë-o qyqar,

dhe pse fort lobove,

më keq se çdo herë,

vjet u shkatërrove!

 

Na mendon se jemi,

ca fise Zulu,

me një foto namin,

do bëje këtu!

 

Rusët-realisht,

s’janë armiqtë tanë,

po duhet ta dimë,

ty-përse t’i dhanë?!

 

E ke zëmëruar,

shumë keq Amerikën,

në ditët më pas,

do dëgjojmë muzikën!

 

Them në dy faqet,

do të puthi halla,

Presim të na shpallesh,

non-grata si Llalla!

A. Duka

March 11, 2018 14:14
Komento

11 Komente

  1. Tartufi March 11, 14:54

    Ruset – realisht
    kane qene armiqte tane
    qekur pederi
    i qiu ane e mbane .

    Reply to this comment
    • Goditja e politikaneve te korruptuar detyre paresore! March 11, 15:29

      Ruset kane ndihmuar Shqiperine pas L2B shume! Ishte miku kryesor qe nxori Shqiperine nga kolapsi historic ! Por tani eshte Amerika qe eshte miku kryesori Shqiperise ! Rolet kane ndruar!
      Keshtu vijne kohet ! Ruset e humben influencen positive dhe tani u mbetet te sabotojne influencen e Amerikes ! Por eshte vone !
      Amerika se pari e ka filluar ndihmen me gjene kryesore te shtetit Sitemin e Drejtesise !
      Nga kjo pike duhej filluar dhe ndertuar sitemi demokratik !
      Por nje armik shume I madh per shqiptaret sot eshte varferia ! Ekonomia si rjedhoje e korrupsionit ka shkaktuar nje hendek te madh midis oligarkeve (te djeshem e te sotem )dhe popullsise publikut!
      Varferia e nje pjese te madhe shqiptaresh eshte e tejskajshme !
      Nese reformat ne drejtesi do te integrohen me ekonomine publike shqiptaret do I shohin hajrin Amerikes !
      Goditja e politikaneve te korruptuar eshte reforma me e mire !

      Reply to this comment
  2. intelektuali March 11, 15:06

    PO FILLOVE EDHE TI O BEJTEXHI
    ME POLIAGJENTE E ME HISTORI
    TRUMPIN I PARI E SHAU EDVINI
    E BERI REZIL NJESOJ SI KREMLINI
    LEKAT I DAROVITI SOROS MAFIOZI
    QE CNN-IT JA FALI EDI KARAGJOZI
    LERI POLIAGJENTET SHIKO DROGEN
    QE PO FRIKESON TE GJITHE BOTEN

    Reply to this comment
  3. shqipe March 11, 16:58

    Madje dhe Fazlliçi,
    më miku shtëpisë!
    Ja nxorri mejdan,
    si atë… të dhisë….

    Reply to this comment
  4. tradita March 11, 17:38

    e bejtexi, po kjo revist sulmon po aq ashper edhe Trump. Ajo ka botuar intervisten e shokut Rama kunderTrump. Athere i bie qe edhe Trump te shpallet nongrata ne amerike o trap

    Reply to this comment
  5. dashamires March 11, 20:49

    Ka o Arben Duka ka Edi Rama aq para sa te bleje nje shkrim gazete. Kot nuk doli Shqiperia vatra kryesore e trafikut kanabisit ne Europe (e thene kjo nga Bordi Nderkombetar i Kontrollit te Narkotikeve)! Kot nuk u lodh dhe Saje Qorri aq kohe si “Ministri me i suksesshem” pastaj “Dru i shtrember” me ate trafik droge. Rri o Arben, te pakten timos fol kot per paret e Rames! Me paret e qeverise se tij te dergoi ty ne Itali per te te sheruar kur ishe semure, se nuk i zije bese “Shendetesise falas” se xha Beqos, apo harrove?

    Reply to this comment
  6. Adih March 11, 23:16

    O Arben Duka ,Lul Basha nuk ka as edhe nje gje ne dore dhe nuk eshte e keqja e diteve tona tash e mbi 5 vjet ,por dil njecik nga ripjellja e droges se Rames .Shiko nje cike fukarallekun dhe korrupsionin ..Mjaft u servilose ,e u lepive o Ben djali .

    Reply to this comment
  7. sabo March 11, 23:34

    Ne kete vjersh vec artit ka dhe te verteten e madhe per agjentin e Udb lulin

    Reply to this comment
  8. Kris 1 March 12, 05:37

    Kur themi Edi Rama kuptojme shteti.Shteti ka para per Sponsorizime gazetash,per videot miremengjes apo per mbledhjet tip ciganesh te qeverise
    Kur ka opozita si nuk ka qeveria?Rrofsh o Beno ,mos ju ndaj nastradinit

    Reply to this comment
  9. kasem gahinji March 12, 11:33

    me pelqeu,si gjithenje.desha te shtoj se pd dhe lulushi si antiruse te thekur i hyne rruges se lobimit ne shba per dy arsye.se pari,per te ndihmuar ne zbulimin e nderhyrjes ruse ne fushaten e shba,se dyti,per te demtuar ekonomikisht armikun.bravo lul koketul,sa te pjerdh mendja

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*