“Sa për shkopin magjik, ai e di shumë mirë që kjo zgjidhet me një VKM”, naftëtarët i përgjigjen Ramës: Për të dalë nga greva, eja këtu te motrat tona

October 21, 2020 11:07

“Sa për shkopin magjik, ai e di shumë mirë që kjo zgjidhet me një VKM”, naftëtarët i përgjigjen Ramës: Për të dalë nga greva, eja këtu te motrat tona

Menjëherë pas thirrjes së kryeministrit Rama për të lënë grevën dhe për t’u ulur në diskutime, kanë reaguar naftëtarët nga Ballshi.

Në një prononcim për mediat, naftëtarët kanë refuzuar të kenë ushtruar presion ndaj qeverisë, teksa shtojnë se kërkojnë vetëm zgjidhje.

Ne nuk kemi bërë asnjë presion karshi qeverisë dhe nuk kemi kërkuar asnjë të pamundur që ai nuk mund ta zgjidhë. Kemi kërkuar të zbatohet një vendim gjyqi të formës së prerë që na jep të drejtën për pagat tona.

Për të dalë nga greva për diskutim siç thotë kryeministri, takimi është te naftëtaret, te nënat dhe motrat tona që janë në grevë urie.

Ne kemi shkuar në Tiranë te kryeministri dhe ministja Balluku dhe nuk kemi marrë përgjigje, nuk na është dhënë mundësi për këtë takim.

Ne sot në emrin tuaj si naftëtarë dhe në emrin e atyre motrave që po dergjen atje, i themi kryeministrit dhe Ballukut që takimi me naftëtarët është në këtë shesh dhe në atë dhomë. Ta vijë të na sqarojë dhe të na japë të drejtën tonë.

Sa për shkopin magjik ai e di shumë mirë se si zgjidhen këto me një mbledhje qeverie, me një VKM të posaçme për naftëtarët. Thirrja jonë është zgjidhja është këtu në Ballsh“, thonë naftëtarët.

Gratë greviste nuk pranojnë të dalin nga greva deri në zgjidhjen reale të problemit të tyre.

Më herët kryeministri Edi Rama me një postim në Twitter u bëri thirrje naftëtarëve të tërhiqen nga greva, teksa shtoi se qeveria nuk ka shkop magjik për të zgjidhur menjëherë këtë çështje.

Naftëtarët duhet të dalin nga greva që të bisedojmë për të mos i  lënë vetëm në këtë hall që as e ka shkaktuar qeveria, as zgjidhet me presion e me ultimatume! Ne nuk kemi shkop magjik, po kemi gjithë vullnetin të lehtësojmë situatën. Me logjikë dhe solidaritet si një familje.”- shkroi Rama.

h.b/dita

October 21, 2020 11:07
Komento

12 Komente

  1. kasem gahinji October 21, 12:52

    Kush eshte i ndergjegjshem dhe i paster ne kerkesat ulet e bisedon.kush manipulohet nga individe apo forca politike kerkon sgjidhje “te sheshi,te sheshi,ta hedhim qelbesiren”.dhe ja,e hodhet qelbesiren,diktatorin e poshter,qe ju piu gjakun per 50 vjet.dhe sot?si iu duket vehtja?derri dhe dosa qe permendi ai,nuk jane vetem te jashtmit.jane dhe keta qe premtuan se do benin mjalte per te gjithe.por çfare bene per ju?nje mut.tani urte e bute shkoni ne tryeze.atje zgjidhet problemi,jo te sheshi.dhe nje pyetje per ju,klasen puntore,ose me mire proletaret,se klasa puntore ka pushtet,ju keni veç prangat:-kur shkaterruat me doren tuaj shqiperine,pse e ruajtet ate te shkrete kombinat qe sot i therrisni uzine?

    Reply to this comment
    • xxx October 21, 15:07

      O Idiot kasem o kerme sufllaqeje e ramutit
      Shko kerkoji diku tjeter shkaterrimtaret e pasurise se shqiperise.
      Ne 90en ata qe ndersyen shkaterrimin i ke ne majat e politikes sot.

      Reply to this comment
  2. KOKEPALARI October 21, 14:02

    SHUME I DITUR JE TI KASEM DJALI.
    TI TE RREF E STE LEN ME QAJT!!
    DUKESH QE VJEN NGA ZGAFELLAT E DIKTATURES !

    Reply to this comment
  3. Kris 1 October 21, 14:08

    Shkoni ne Tirane dhe takoni Skenderbeun me Mamicen.Skenderbeu do tju fuse ne listen e grave deputete te rilindjes se socialisteve te djathte.

    Reply to this comment
  4. Ilirjan October 21, 14:28

    Mjafton një VKM ku Qeveria shpall Falimentimin e ”pronarëve” të Uzinës’ Ballshit, kalimin e pronësisë nga privati në shtet, marrjen a masave për rivënien në efiçiencë të plotë të Veprës.
    Specialistët e kësaj Vepre janë të gatshëm, kudo ku ata janë, ta rivënë në punë vprën e tyre.
    Duhet vetëm Edi Rama të heq dorë nga keqqeverisja në tërësi e gjithë Sektorit strategjik të Naftës, përfshirë edhe Veprën e Ballshit , brënda Saj .

    Reply to this comment
  5. xxx October 21, 15:13

    Mos iu drejtoni personit edvin rama
    Drejtojuni instances qeveritare shteterore, keshillit te ministrave, parlamentit
    Edvin Rames i ngrefet lafsha kur i lepihen, permendin, vene re, ngacmohen prej personit te tij.
    Naftetareve iu nevojitet ti flasin pushteteve kushtetuese jo individeve pocaqi

    Reply to this comment
  6. mirel October 21, 15:38

    Qeveria Ramutit nuk ka shkop magjik per ta zgjidhur “menjehere” kete ceshtje. Ne fakt ka mbi dy vjet qe punetoret ja pa rroga. 25 muaj pa rroga. Ramuti kete e quan “cast”, ” moment”, nuk ka marre akoma impulsin ye dale nga “momenti” dhe i duhet pak kohe sa ta zgjidhi. 25 muaj..e kuptoni apo jo.
    Dhe sa per shkopin magjik, e perdorin menjehere per te bere pazaret me pasurite kombetare. Menjehere i japin neper private , sa te thuash merren vendimet me shpejt se fryn era. Dhe, si era, zhduken pasurite kombetare.
    Skam shkop magjik thote, kur po ben kerdine me VKM per te grabitur e shitur gjithe Shqiperine ne kohe rekord.

    Reply to this comment
    • Zigur Qarri October 21, 16:01

      Per mashtruesit e tipit te ketij idiotit ketu lart:
      Vete grevistet jane shprehur qe nuk kane mare rrogat e 9 muajve ne total. Por keta shqupisat jane te gjithe 7 x 7 = 42….ku therret qameti.

      Reply to this comment
      • mirel October 21, 16:40

        Kuve e Dules

        Reply to this comment
        • Zigur Qarri October 21, 16:44

          Gojhalja nuk mund te nxjere produkt tjeter prej vetes.

          Reply to this comment
          • xxx October 21, 19:19

            Kryetari Zorres Qorre inkurajonte naftetaret te vazhdonin punen se do paguheshin sa ta zgjidhnin te vetem ne timon.
            Kryerari i Zorres Qorre nuk i qasi kur naftetaret i shkuan ne Tirane pak muaj me pare.
            Kryetari Zorres Qorre pusht mbi pushta i detyroi te hynin ne greve urie se i injoroi kur ju kerkua te flisnin per zgjidhje.

  7. fati October 21, 16:14

    More injorante, more njerez qe doni vetem te ngaterroni dynjane, cfare pune ka vkm me falimentimin e nje prone private, ore ju kripca trute, nuk falimenton qeveria pronen e tjeterit, ajo prone falimenton vetem kur e shpall vete pronari ose me Vendim Gjykate, e theksoj vendim gjykate ore mjerane, mirele e co.

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*

Njoftim

Njoftim

Njoftim