Sa “punojnë” deputetët? (Statistika)

August 23, 2016 18:51

Sa “punojnë” deputetët? (Statistika)

Nga Afrim Krasniqi- Sa “punojnë” deputetët? Janë të zgjedhurit tanë, marrin vendime për ne, për qytetarët dhe për shtetin, kanë trajtimin më të lartë në hierarkinë publike të pagesave dhe secili beson se përfaqëson elektoratin, partinë dhe vendin! Rreth një e treta e tyre shkon rregullisht në komisione parlamentare (të të cilat shumica shkojnë vetëm për të shënuar emrin për shkak të shpërblimit financiar të lartë), por vendi kryesor i politikës është séance plenare, – enjte paradite, kur deputetët mblidhen në sallë dhe kur mediat japin live gjithçka që aty ndodh!

Një delegacion parlamentar gjerman që vizitoi Kuvendin tonë në pranverë shprehu habinë sesi parlamenti shqiptar, një nga vendet me probleme të mëdha dhe ende të pazgjidhura, ka aq pak punë saqë mblidhet vetëm një herë në javë, ditën e enjte. Ata sollën modelet e disa vendeve të tjera ish komuniste, tashmë të integruara në BE, kur parlamentet kanë aktivitet 3-4 herë më shumë, apo edhe modelin gjerman, ku seancat parlamentare marrin ditë të tëra, në varësi nga tematika dhe prioriteti politik e publik. Në Shqipëri jo, – ne kemi traditën tonë. Të hënën e të martën mblidhen komisionet, të mërkurën mblidhet qeveria, të enjten mblidhet parlamenti, të premten komentojmë çfarë ndodhi të enjten dhe për fundjavë debatojmë se çfarë do të diskutojmë të hënën ose të enjten e ardhshme!

Rrallë shohim statistikat, por ia vlen ti shohim! Ja disa të tilla. Bazuar në legjislacionin shqiptar (8 orë / ditë) qytetarët e rregullt taksapagues, midis datave 1 janar – 30 korrik 2016 kanë punuar 1704 orë pune. Po deputetët? Fiks 10 herë më pak, vetëm 174 orë pune! Nëse supozojmë se seancat plenare nuk janë punë gjatë gjithë kohës (p.sh, séance e datës 21 korrik zgjati 14 orë por de facto për deputetët pati vetëm 2-3 orë punë, pjesa tjetër ishte biseda në kafene, mbledhje partie, intervista në studio apo çlodhje në restorante). Gjithsesi, tabela tregon se deputetët kanë kaluar 174 orë pune në séanca plenare, ku rekord për mbledhjen më të shkurtër e merr 18 janari, pra dita e parë e punës për 2016, dhe mbledhjet më të gjata i kanë ndryshimet kushtetuese të 21 korrikut, si dhe séanca plenare e 18 shkurtit.

Natyrisht deputetët kanë alibinë e tyre, – janë në zonën elektorale, janë në takime me qytetarë, janë në mbledhje të tjera partiake, etj. OK, por ato janë aktivitete, disa prej të cilave nuk kanë përse paguhen me taksat tona, për shembull mbledhjet partiake apo aktivitetet partiake nëpër rrethe. Ideja e zonës elektorale nuk ka sens, përderisa zonën ua ka caktuar partia politike, jo elektorati (deputetët zgjidhen në rang qarku dhe jo zone, ndaj asnjë nuk ka një zonë tek e cila pretendon se është zgjedhur dhe është 100% përfaqësues). Për më tepër, nëse analizojmë të dhënat e diskutimeve parlamentare, sa prej tyre marrin dhe nuk marrin pjesë (do jetë publike ditët e ardhshme), rezulton se një pjesë e konsiderueshme e deputetëve nuk flet, nuk aktivizohet, nuk ka aktivitet real parlamentar, ndaj edhe abuzon moralisht dhe politikisht me paratë publike, me besimin publik dhe me integritetin e procesit demokratik. Burimi: www.isp.com.al

14079693_10210386073666102_4513800525794571744_n 14046133_10210386074146114_138813264651391113_n

August 23, 2016 18:51
Komento

3 Komente

  1. saimir August 23, 19:51

    Nuk eshte Parlament por Parlahale. me 174 ore pune qe “bajn” dhe sa dam na sjellin.

    Reply to this comment
  2. vasili August 23, 19:52

    Zoti Krasniqi,po ben nje pune te pa zakonte,ne kete vend dhe mjaft te lavderueshme.:
    Me kembe dhe laps ne dore vazhdon ti beje skopin,e punes dhe te kaplloqes,te baballareve te kombit.Realiteti i detajuar i zhvesh ata nga kostumi dhe kollarja allafrenga,por u le barkun shtatzane me tespije dhe qylaf,duke gjerbur kafe shoqeruar me nargjile.
    Nje mesim i mire per median,pune paresore e se ciles duhej te ish investigacioni,por qe vazhdon te jete alter egua e mexhelisit arnautas.

    Reply to this comment
  3. Kapter baba nga burgu i Lezhes qe u ... August 24, 04:18

    Je plotesisht i sakte z/. Krasniqi dhe balancen e ke kaluar pak me shume nga Deputetet duke u shtuar ore pune.
    Sado qe t’u shtosh ore pune legenat Deputet jane shtresa me papune ne shoqerine shqiptare dhe qe paguhen me rroga te larta e me shpenzime udhetimi (dieta) brenda dhe jashte vendit etj.
    Meqenese i ke hyre kesaj puine z.Krasniqi mund te na sqarosh se:
    1- Sa ore (dite e muaj) harxhojne deputetet per nderhyrjet ne tenderat publike per miqte e tyre, pra per xhepin e vet.
    2- Sa dite ne muaj jane me udhetime “pune” jashte shteti dhe sa i kane dietat qe i perlajne ketij populli.
    3_ Sa ore “pune” … harxhojne Deputet per dreka e darka qe hane qyl, duke paguar hallexhinjte qe i rren mendja se mos mbarojne ndonje pune apo hall, paguajne biznesmenet qe i perdorin keta per te bere ndryshime ligjesh ne favor te bizneseve te tyre etj dhe matrapazet e sekseret, kallauzet qe u rrine pas bythe ne cdo kohe.
    4- E fundit qe te mos zgjatemi se ka plot per te thene, sa ore “pune” kalojne deputet ne motele me kurvicat.

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Click here to cancel reply.

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*