Sa puthje japim gjatë jetës? Dhe disa kuriozitete që ndoshta…nuk i dini!

November 21, 2017 19:35

Sa puthje japim gjatë jetës? Dhe disa kuriozitete që ndoshta…nuk i dini!

Puthjet janë një shenjë dashurie dhe tërheqjeje mes njerëzve dhe mund të jenë të llojeve të ndryshme në varësi të raportit: puthje të gjata dhe plot pasion, puthje sensuale, puthje të ëmbla dhe puthje të pafundme. Përgjatë viteve janë kryer shumë studime mbi puthjet, për të hedhur dritë mbi disa fakte interesante. Sa puthje japim gjatë jetës: sa muskuj vihen në lëvizje?

Kur puthim, një njeri djegim kalori në varësi të tipit të puthjes: një puthje pasionante arrin të djegë deri në 15 kalori në minutë, ndërsa një puthje me intensitet mesatar djeg 2 deri në 6 kalori në minutë.

Gjatë një puthjeje trupi ynë lëviz shumë muskuj: 38 muskuj fytyre dhe 112 muskuj trupi. Lëvizja e muskujve të fytyrës është një stërvitje shumë e mirë kundër rrudhave të fytyrës.

Mesatarisht, gjatë jetës tonë puthim rreth 100.000 herë, që është një total prej dy javësh.

Puthja e parë në ekran është bërë në vitin 1896 në filmin “The Kiss”, në të cilin protagonistët puthen në një skenë 30 sekondëshe.

Universiteti i Zyrihut ka bërë një kërkim sipas të cilit puthja është një qetësues dhimbjesh shumë i mirë, pasi çliron dopaminën dhe endrofinën, të cilat ulin ndjeshmërinë ndaj dhimbjes. b.m/ Dita

November 21, 2017 19:35
Komento

1 Koment

  1. Sali o le le, o nene. November 22, 04:15

    Nuk eshte e vertete cfare shkruhet me lart, puthja e pare ne film eshte bere ne Shqiperi dhe pikerisht me filmin “Tana”.
    Protagonist kane qene aktoret pa shkolle Tinka Kurti me corape leshi dhe Naim Frasheri me kapele tip kaskete me strehe dhe me poture e xhakete leshi

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*