Sa rriten pensionet e vjetra, kategoritë e të moshuarve që përfitojnë

November 2, 2018 10:34

Sa rriten pensionet e vjetra, kategoritë e të moshuarve që përfitojnë

Nga 1 janari i 2019-së, hyjnë në fuqi koeficientet e reja me të cilat do të bëhet llogaritja e pensioneve. Këto koeficiente janë rritur, çka do të thotë se rriten edhe përfitimet për pensionistët.

Pensionet sot llogariten 1% e pagës që keni paguar kontributet për çdo vit, shumëzuar me vitet e punës që keni, plus pensionin social. Kjo do të thotë se një pagë 40 mijë lekë para vitit 1994, shumëzohet me koeficientin 8.76 dhe për llogaritjen e pensionit sot, merret si pagë referuese 350 mijë lek të vjetra sot. Kur ISSH të llogarisë pensionin do të përdorë pagën 350 mijë lek.

Pra nëse keni punuar gjithmonë me një pagë 40 mijë lekë para vitit 1994 dhe pas këtij viti, do të thotë se do përfitoni pension më të lartë se 180 mijë lek të vjetra. Për faktin se me 37 vite pune, shumëzuar me 3.5 mijë lekë (1% e pagës që keni paguar kontributet), shuma del 129 mijë lek. Por formula e pensioneve parashikon që kësaj të ardhure i shtohet edhe pensioni social, i cili sot është në masën e 68 mijë lekëve. Pra përfitoni më shumë se 195 mijë lek të vjetra.

Çdo pagë para vitit 2015 shumëzohet me një koeficient për të llogaritur më pas pensionin. “Pagat para 1994-s bashkohen me pagën ose kontributin që ka derdhur secili. Për të llogaritur pensionin, të dyja periudhat(para dhe pas 1994-s) bashkohen dhe merret parasysh 1% e kontributit që është derdhur.

Baza e vlerësuar për llogaritjen e pensioneve llogaritet si raport i shumës së pagave, për të cilat janë paguar kontributet, me periudhën që njihet si periudhë sigurimi.

Për efekt të llogaritjes së pensioneve, baza e vlerësuar mesatare do të llogaritet bazuar në pagat referuese, sipas llojit të punës ose funksionit përpara datës 1.1.1994, si edhe mbi pagat individuale, mbi të cilat janë paguar kontributet sipas viteve, nga 1.1.1994 deri në 31.12.2014, të indeksuara me indeksin që del nga pjesëtimi i pagës minimale në shkallë vendi të vitit 2014 me pagën minimale të vitit 1994 ose me pagën minimale të vitit përkatës”, – përcakton ligji për sigurimet shoqërore. Në vitin 2018, pagat mbi të cilat janë paguar kontributet e sigurimeve shoqërore deri në vitin 2017, pas indeksimit të tyre me koeficientët vjetorë, nuk mund të jenë më të larta se:

a) trefishi i pagës minimale në shkallë vendi, e përcaktuar me vendim të Këshillit të Ministrave për efekt të pagimit të kontributeve të sigurimeve shoqërore në vitin 2018, për pagat e periudhës nga viti 1994 deri më 31.12.2001;

b) paga maksimale në shkallë vendi, e përcaktuar me vendim të Këshillit të Ministrave për efekt të pagimit të kontributeve të sigurimeve shoqërore në vitin 2018, për pagat nga viti 2002 e në vazhdim.

Efektet financiare që rrjedhin nga zbatimi i këtij vendimi, lidhen me zbatimin e formulës së caktimit të pensioneve, aplikohen vetëm për pensionet që caktohen me datë fillimi nga 1.1.2018 e në vazhdim dhe përballohen brenda buxheteve vjetore, të miratuara për Institutin e Sigurimeve Shoqërore. Koeficientët e indeksimit të pagave, të përcaktuar në vendimin nr.927, datë 29.12.2014, të Këshillit të Ministrave, “Për koefiçentët e indeksimit të pagave, për efekt të llogaritjes së bazës së vlerësuar për llogaritjen fillestare të pensioneve”, mbeten në fuqi dhe përdoren për indeksimin e pagave mbi të cilat janë paguar kontributet vetëm për pensionet me datë fillimi deri më 31.12.2017, përfshirë edhe këtë datë”, – thuhet në vendimin e Këshillit të Ministrave të miratuar në mbledhjen e qeverisë./ Marrë nga shqiptarja.com

o.j/dita

November 2, 2018 10:34
Komento

14 Komente

  1. damam dimashi November 2, 12:17

    asgje nuk merret vesh me keto llgaritje. Sqaroni shkurt nje nepunes qe fillimisht ne vitet 80 ka filluar me 6 mije leket te vjetra,ka arritur 40 mije ne vitet 90,dhe tani ne prag pensioni ka pagen 600 mije leke, sa i del pensioni. E cna futni ne labirinthe te tilla qesi kupton askush.

    Reply to this comment
    • Peza November 2, 19:09

      A nuk e kuptoni se ky eshte MASHTRIM I MADH i qeverise?
      Pra ky vendim ben fjale vetem per ata qe kane dale ne pension pas 1.1.2018 ndersa shumica e pensionisteve qe marrin vetem nje lemoshe nuk do korigjohet!
      Nuk ka reforme te drejtre humane ne poensione,por vetem mashtrime mediatike!
      Kjo ndodh se qeveria Rama nuk ka guximin te percaktoje MINIMUMIN JETIK te njeriut ne Shqiperi,se pastaj do duket hapur se cfare poshtersie perben e gjithe piramida e rrogave dhe pensioneve!
      Dy gjera duhet dhge mund t’i beje menjehere qeveria,ne se do:
      Te heqe pensionisteve TVSH nga faturat e energjise elektrike dhe te beje FALAS transportin urban per pensionistet!
      Te tjerat jane perralla me mbret!

      Reply to this comment
    • Fidel November 2, 19:18

      Nje shkrim mashtrues,qe jo vetem nuk sqaron asgje,por edhge tallket me pensionistet!
      Autori i shkrimit te tille,si gjithmone eshte ISSH,institucion mashtrues nder vite!
      Pse nuk botohet ne gazetre ligji apo VKM qe ka dalke per kete qellkim,por te derdellitewt nga injorantet e ISSH me shembuj te pa kuptueshem?
      Pensionistet e kuptojne shume mire ligjin ose VKM se shumica jane me shkolle,ndersa m ISSH te mos marre shembuj utopike si ketu,por te thote se pari se kush perfiton nga ky ligj apo VKM.
      Cili eshte qellimi i ketij ligji apo VKM-je?
      Pse nuk rillogariten edhe te gjithe pensionet e vjetra njelloj si keto te rejat?
      Mos eshte faji i pensionisteve,qe dikur merrnin rrogen 700 leke ne muaj dhe sot ata qe dalin ne pension marrin rrogen dhjete here me shume se ne qe keta te marrin edhe pension 10 here me shume se ne?
      Kjo eshgte nje poshtersi dhe krim shteteror!
      Ky eshte diskriminim qe na behet ne pensionisteve te vjeter!

      Reply to this comment
  2. Buda November 2, 15:01

    Bravo! Korigjimi i nje padrejtesie!

    Reply to this comment
  3. Dori November 2, 15:06

    Domethene, neve qe kemi dale ne Pension para dates 29.12 2014, mbetemi me llogaritjet e hajdutit, krimnelit dhe tradhtarit te atdheut e popullit , Sali Berisha??? Kjo nuk eshte fare e drejte!

    Reply to this comment
  4. vilson naci November 2, 15:56

    artikull qe zor se e marrin vesh dhe vet ata qe punojne ne sigurimet shoqerore. Ne titull thuhet sa rriten pensionet e vjetra por gjat shtjellimit nuk merret vesh se per cfar flitet. Punonjesit qe kane dale para dt.1/1/2015 cfar perfitojne

    Reply to this comment
  5. Konti i Monte Krrabës November 2, 16:10

    O njerez, si ka mundesi pas 60 vjeteve qe ka ndruar koeficenti i kembimit 1/10 flitet akoma lekë te vjetra, kur do merrni vesh se duhet fol vetem me shifren qe shkruhet ne LEKUN shqyptar, degjenerate deri ne qelize jeni te gjithe juve qe shkruani lek i vjeter lek i ri, a ka në bote kështu ?

    Reply to this comment
  6. osmani November 2, 16:11

    Asgje e qarte. Ja cfare administrate kemi.

    Reply to this comment
  7. NNP November 2, 16:34

    Me pensionet qe na jep shteti sot mund ti themi-na hengesh mutin e haram djersa qe kemi derdhur per kete vend per 45 vjet rrjesht me ndergjegje ,sakrifica e nje page qesharakeMut i hengeshin hajdutet e ketij vendi!

    Reply to this comment
  8. spata November 2, 17:18

    Ne Shqiperi jane zbatuar e zbatohen skema poshteruese per pensjonet.Nga shpallja e demokracise e deri me sot asnje kriter llogjik nuk eshte zbatuar .
    Para se te hipte Saliu ne maj te plehut ligji per pensjonet qe ai qe la sistemi komunist .Me hipjen e kriminelit pensjonet jane dhene sipas sipative partiake. Ligji u be politike mbasi dihej se pjesa me e madhe e atyreve qe dilnin ne pensjon ishin te administrates se PPSH.Por jo vetem Sali beu beri si i desh qejfi .Edhe administrata e Nanos ndoqi te njejten metode .U pretendua se me ane te grupeve te punes do te percaktoheshin vlerat e pesnsjoneve .Ne fakt u ben disa ndryshime ku nje pjese e vogel, pran njohjeve politike, perfituan pensjone te majme .Pjesa me e madhe u diskriminuan edhe nga nje fakt . Nuk kemi buxhet te mjaftueshem per ti kenaqur te gjithe .Dhe cfare ndodhi . Do tu japim vetem kesaj kategorie qe ju propozoni te tjeret kur te ket buxheti i shtetit. Cfare solli kjo.? Nje perbuzje e diskrtiminim jashte llogjikes elementare te nje ekonomisti .Ata qe dualen ne pensjon nga 90-93 u trajtuan me ligjin e Hoxhes . Mbas 93 me ligjin e Saliut . Kur hypi Nanua korigjoj qorrazi vetem disa kategori . Kalemxhinjte e PD e te Ps, nga qe nuk kishin argumenta ,kapeshin me data e vendime qeverish .Pensjoni caktohej pa asnje kriter pamvarsishte se kush ishje .Per te njejten kategori me kushte te barabarta ka pensjone te ndryshme . Nje drejtor shkolle i dal para 93 merr edhe sot me pak se nje koleg i tija qe ka dal ne pensjon 2 ose 5 vite me vone .Nje ushtarak ne pozicjone te larta e ne kushte te veshtira sherbimi mer me pak se nje kapter i dal ne kohen e Sali kriminelit e te Nano hajdutit .
    Keto qe shtroj jane trajtuar vite pas viti dhe qeverit veshin e kane patur te shurdhet .Edhe pse dihen shkeljet qe jane bere Rama nuk po kupton nje gje. Pensjonet jane kontribute te njerzve qe kane sherbyer ne pozicjone te ndryshme. Pensjoni nuk ka ngjyre politike . Ne se goaboj njera qeveri ajo qe hypen e ka per detyre ti korigjoj .Pra ajo qe kam degjuar para 20 viteve, se sot kaq mundesi kemi (nga goja e Pandeli Majkos ), sot Rama e kushdo kaposhe koke bosh qe te hypi ne pushtet, nuk e mer mundimin ta korigjoj .
    Keto qe propozohen jane si thenjet e Zhvejkut . Cme duhet mua se cfare them une e cka ber Saliu ,Nano,Pandi,Meta e Rama .Edhe sot behen korigjime mbi nje shtres te caktuar ne kushte te caktuara .Ne asnje vend demokratik pensjoni nuk vendoset . Bie apo zbie shi ,kan apo nuk ka lek shteti ,breza te rinje apo te vjeter ,ne kohen e qenit apo te hajdutit .Kriteret kane baza reale e llogjike qe ndryshimet ne vlersim te jene sipas shkallve qe ngjit e kontributit qe jep .Permirsimet dhe ekujlibri per te njejten kategori behet ne perpushje me stadi aktual te zhvillimit .Pra ne se u jep sot atyre qe dalin ne pensjon me shume se para 20 apo 15 vjetve duhet te ndryshoj dhe per kete kategori pensjoni qe ju ke dhene kur ti ske patur mundesi .Se ku do ti gjej qeveria keto fonde; te mendoj kur merr vendime e te ket kritere te pa ndryshueshme e te studjuara mire
    Ne shume vende demokratike jane ratifikuar pensjonet standarte duke marr parasysh qe diferencat te mos jen te medhaja brenda te njejtit kontribut pamvarsishte se ne cvit kan dal ne pensjon .
    I gjithe ky antikapat me pensjonet ndodh se ska sindikata te pavaruara qe ti tundin dhemet qeverive. Dhe ai pak ze kondra eshte i pa perfillshem sa qeverit e kalojne ose me buze qeshje ose me pramtime boshe se do ti korigjojme . Ti mohosh nje pensjonisti ate qe ai ka kontribuar per vite te tera eshte njesoj sikur ta pushkatosh ne pleqeri .Nje mesuesi qe i jane thare mushkrit per te edukuar brezin e ri i del pensjoni njesoj me nje punojnes i rendomt te administrates shteterore .

    Reply to this comment
  9. alphade November 2, 20:40

    Pyetje: Po ata qe i nxorri Sali Dushmani me 8500 leke te
    asaj kohe dhe nuk arriten 40 mije leke sic thoni ju atehere
    si na behet neve kur na u propozuan 2-3 vende pune pasi ikem nga digasteret dhe duke zbtuar “luften e klasa-
    ve” ,”demokracia anarkiste” e Monstres se Vicidolit na
    hodhi ne rrugen e madhe duke perdorur urrejtjen krahino-
    re ne menyren me te hapur hakmarrese,kanunore,triba-
    liste ndaj te gjithe atyreve e nuk vinin nga shpellat e Tro-
    pojes,Hasit ,etj. Shqiperia, zoterinj qe sot jeni ne pushtet
    dua t’ju kujtoj se ne historine e saj Shqiperia nuk ka pare
    kurre nje lufte klasah qe zbatoi i mallkuari i Vicidolit ku
    hapur,pa as me te voglen te pakten per sy e faqe hodhi
    para shqiptareve parrullen e vjeter te perandorise romake
    “divide et impera” ! Ky delenxhi e horr ,ky rrugac e vra-
    se, ky hajne e mafioz hodhi gjysmen e shqiotareve kun-
    der gjysmes se tjeter. Po ta krahasosh luften e klasave qe zbatoi Enver Hoxha ,raporti i se ciles ishte 80 me 20
    perqind qe perbehej nga klasat shfrytezuese dhe ata qe
    konsideroheshin armiq, ajo lufte klasash ishte vetem nje
    sllogan per te mbajtur nen presion kundershtaret politike
    te asaj kohe. Ndersa Qoftelargu i Vicidolit hodhi kunder
    gjysmes se shqiotareve, gjysmen tjeter: 50 me 50 !!!
    Sali vakabondi na la pa pune, pa shtepi,pa prone na hodhi ne rrugen e madhe te mjerimit dhe sot ky manjak
    vrastar ,nje delirant e skizofren lejohet te prrallise neper
    studiot televizive shqiptare ku realisht ky demon,ky dra-
    kula shqiotare duhet te ishte prapa hekurave dhe celsat
    t’i hidheshin ne oqeanin Atllantik. Jane miliona shqiptare
    qe moren rrugen e mergimit si muhaxhire per te siguruar
    buken e gojes,ndersa ky hajn ,sebashku me familjen e tij
    plackiten shqiptaret duke vene nje pasuri marramendese.
    Zeni dhe Gita e tij notojne ne nje pasuri marramendese
    duke e vene pasuri mbi malin me krime qe rendon mbi ta.
    Cfare ben drejtesia ? Cfare ben hetuesia ? Pse per njerezit e zakonshem menjehere vershon policia per nje
    fature uje, ndersa per kete Monster hezitojne, kane frike,
    hidhen e priten romuze por asnje ose fare rralle here i
    thuhet vrasesist- vrases, hajnit- hajn. Te gjithe tuten kur vjen puna per te goditur kreun e mafias shqiptare, Sali
    Berishen, terroristin me te madh te te gjitha kohrave ne
    Shqiperi. Turpi i mbulofte diplomatet e huaj qe vizitojne
    dhe i bejne temena nje mafiozi e terroristi,sic eshte Mon-
    stra e Vicidolit. Turpi i mbulofte diplomatet e huaj qe men-
    dojne se po t’i ndodhe dicka monstres do te kete destabi-
    lizim ne Shqiperi. Kete kompleks e ka edhe qeveria e
    sistemi gjyqesor aktual qe mjaftohen vetem me rromuze
    e batuta pa vlere. Ku jane “Peshkaqenet e medhenj”,zo-
    ternj te “Tepsise” ? A nuk ju vjen pak turp qe pas kaq vitesh shpallni “deshmore te demokracise” ,ku nje horr
    e shkaterrues i Shqiperise i ka ndyre Varrezat e Deshmo-
    reve” , tradhetari Zog me shpate ne dore qendron mbi
    bulevardin me te njejtin emer. Zogjt me gelasat e tyre po
    tregohen me “trima” se sa shqiptaret qe e lene kete hajn
    ne mes te bulevardit . Turpi Botes …..

    Reply to this comment
  10. Plaku Xhuxhumaku November 2, 21:19

    Kur ia treguan Edvin Bytho Rames keto korrigjimet tha:

    “Nuk ka burre nene dhe as bir kurve qe e merr vesh se si do te rriten pensionet. Bravo, e keni bere shkelqyeshem kete mish-mashin e rradhes.”

    Reply to this comment
  11. Lexuesi i durueshem November 2, 22:36

    Mish-mash, as qull, as harapash! Do lexuar avash-avash, mbase kuptohet, kur te behet shelegu dash.
    Ne gazeten DITA ka edhe te tille gazetaruce, qe ulin nivelin e kesaj gazete te nderuar.
    Ku ka patur rroge mbi 40.000 leke perpara vitit 1994?! Cfare na servir ky budalla neve lexuesve te durueshem? Mos u merrni kot me kete shkrim idiotesk! U mashtron dhe u vjedh kohen! Kjo gje nuk pritej. Keqardhje per kete rast…

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*

Njoftim

Njoftim

Njoftim