Sa shanse ka rikthimi i vizave për Shqipërinë? Çfarë thotë rregullorja e BE

August 20, 2017 11:19

Sa shanse ka rikthimi i vizave për Shqipërinë? Çfarë thotë rregullorja e BE

Asnjë shtet nuk mund të vendosë individualisht për rikthimin e vizave.

Sipas rregullores mbi regjimin e vizave, kriter penalizues është kur numri i azilkërkuesve është i madh dhe kur në të njëjtën kohë shteti prej nga vijnë këto kërkesa nuk bashkëpunon për riatdhesimet e azilkërkuesve, gjë që në fakt nuk ka ndodhur me Shqipërinë, ku në mënyrë të vazhdueshme riatdhesohen persona që kërkojnë azil pa plotësuar kriteret.

Edhe në rastet ku shteti nuk bashkëpunon, atij i lihet një afat 6 mujor për të reflektuar, dhe vetëm në rastet kur sërish bashkëpunimi për riatdhesime mungon, atëherë mund të ketë penalizime.

Megjithatë, në rastet kur një shtet shpreh shqetësimin për numrin e lartë të azilkërkuesve, parlamenti dhe Komisioni Europian duhet të monitorojë përmbushjen e kritereve, emigracionin e rregullt, përfitimet ekonomike, si dhe mbrojtjen e të drejtave e thelbësore të tyre.

Në raste të rralla, vendet e zonës Shengen mund të vendosin një kontroll intensiv nga 1-30 ditë në të gjitha pikat kufitare.

Megjithatë, sipas rregullores, kërkesa për rikthimin e regjimit të vizave kërkon votë unanime nga Këshilli i Ministrave të Bashkimit Europian.

August 20, 2017 11:19
Komento

4 Komente

  1. A August 20, 12:09

    Kjo eshte fitore dhe vetem fitore vendosja e vizave per shqiptaret ne Hapesiren Shengen.
    Kjo eshte fitorja me e madhe sepse boll dolen shqiptaret jashte shteti dhe hargjojne paret kot mbas koti.
    Kete fitore dhe reforme e kerkojme prej kohesh, faleminderit te gjithe politikes shqiptare, pozites dhe opozites, oh “te paçim sa malet” o EDI RAMA qe na e realizove kete deshire.
    Boll qe te dalish ti, familja e juaj biologjike dhe klani i jot mafioz jashte shtetit, duke dalur ju, duke shetitur ju neper bote me poture, sikur kemi dalur edhe ne. Te paçim o EDO, çfare ishte ajo “debile” evrodeputete sllovane TANJA FAJON qe me lobin e saj “budalla” na hoqen vizat. Ku i çonte mushka drute.
    O EDO je i modh, je çun Tirone, por ama edhe psikopat Tirone.
    Te paçim ne militantet e RILINDJES, kur je ti, jemi ne, qe nen mesimet, fjalet tuaja i bejme trurit larje dhe shpelarje per dite. Tung.

    Reply to this comment
  2. ??? August 20, 12:31

    I fut ABC news nje pordhe dhe e gjithe media dhe politikanet e opozites e marrin per trendafil

    Reply to this comment
  3. votren(prifti spanjoll) August 20, 13:14

    Azil per cfare?

    Reply to this comment
  4. ts August 20, 19:07

    Ti ABC ja ironik shif mir car bojn bashkatdhetaret e tu kudo ku kan shkel e ku ulin bythen ! Ska vjedhje,ska krim,ska levizje droge,ska prostitucion ku mos ket shqiptar te implikum e “shyqyr” fal tyne u bom te njohur ne gjith Evropen e jasht saj e na “nderun” se ma mir i vdekun se i panjohur ! Do Zoti e mos ” infektohen”edhe te tjer shtete nga ky “virus” se ku do gjejn Ali Baba kta hajdut e kriminel qe na “ngriten” aq lart emrin e po djegin te njomin me te thatin bashk !

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*