Ja sa sheqer përmbajnë frutat që konsumojmë

February 26, 2018 19:47

Ja sa sheqer përmbajnë frutat që konsumojmë

Mangot
Mangot kanë fibra dhe vlera të tjera ushqyese që i duhen trupit tuaj. Por, një mango përmban rreth 45 gramë sheqer dhe nuk është e këshillueshme ta hani të gjithën. Mund të hani disa feta dhe pjesën tjetër e ruani për më vonë.

Rrushi
Një filxhan me rrush përmban afërsisht 23 gram sheqer. Prandaj, hajeni në sasi të vogël.

Qershitë
Mbani nën kontroll sasinë e qershive që hani, sepse një tas qershi përmban 18 gram sheqer.

Dardhët
Një dardhë mesatare ka 17 gram sheqer. Mund të hani vetëm gjysmën shoqëruar me kos, ose sallatë.

Shalqiri
Një shalqi mesatar ka rreth 17 gram sheqer. Ai ka sasi të madhe uji që bën mirë për organizmin, por mos hani më shumë se dy feta, për të ulur rreziqet që paraqet sheqeri.

Fiqtë
Edhe fiqtë përmbajnë sasi të lartë sheqeri. Për ta balancuar atë, mund ta konsumoni shoqëruar me djathë dhie.

Bananet
Një banane mesatare ka 14 gram sheqer. Bananen mund ta hani shoqëruar me drithëra.

Frutat me më pak sheqer

 Avokadot
 Një avokado ka vetëm gjysmë gram sheqer. Megjithatë, ato janë të pasura me shumë kalori, prandaj nuk është mirë t’i konsumoni çdo ditë.

Guavas
Përmbajnë 5 gramë sheqer dhe rreth 3 gram fibra. Mund të përgatisni smooth me guavas pa hequr lëkurën.

Mjedrat
Një filxhan mjedra përmban 8 gram fibra dhe 5 gram sheqer. Fibrat ndihmojnë tretjen dhe ju japin ndjesinë e ngopjes.

Luleshtrydhet
Një filxhan luleshtrydhe ka vetëm 7 gram sheqer. Mund t’i shtoni ato në sallata të ndryshme.

 

p.k/dita

 

February 26, 2018 19:47
Komento

1 Koment

  1. MH February 26, 22:39

    Megjithesa na keshillove.Sheqeri tek frutat nuk asht sheqeri safi qe i hedhim kafes.Por asht sheqer Fruktoze.Dhe kjo nuk te sjell ndonji dam ne kuptimin e sheqerit qe e quane keshillimtarja/ri sheqer.Bile duke jupershtatur kuptimit qe spjegohet nga keshillmtarja/ari me lind pyetja.Atehere sa sheqer dute te konsumoj njeriu ne 24 ore.Kur Avogado ka vetem 1/2 grami sheqer.Dhe mos te rreshqasin me justifikimin se ka shume kalori.
    Si perfundim:Ky lloj keshilltari kam iden se nuk ja thot fare ketyre problemeve.Ndaj ban mire te heshtin ose ti drejtohet ndonji specialisti qe merr vesht shkencerisht per keto probleme.

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*

Njoftim

Njoftim

Njoftim