Sa shqiptarë ka në këtë listë të fshehtë?

Habjon Hasani April 6, 2013 13:40

Sa shqiptarë ka në këtë listë të fshehtë?

Sa shqiptarë janë pjesë e listës së miliardave të fshehura?

Rastet e ngjashme të regjistrimit të kompanive me bazë në zonat e parajsave fiskale në Shqipëri. Raste kompanish, ose “të preferuarat” që rezultojnë se kanë fituar në Shqipëri të drejtën e disa bizneseve dhe koncesioneve të rëndësishme

Në mediet ndërkombëtare fillimisht në Greqi, e tashmë edhe në perëndim është shkruar në mënyrë të përsëritur vitin e fundit mbi ekzistencën e listave të cilat mbartin emrat e politikanëve ose të afërmve të tyre që disponojnë llogari bankare të majme në zonat “off shore”, ku ruhet me fanatizëm identiteti i poseduesit të këtyre shumave marramendëse të ardhurash. Deri më sot nuk është ekspozuar ndonjë listë që të bëjë publike dhe të shkruar të zezë mbi të bardhë emrin e ndonjë politikani shqiptar. Madje edhe në Greqi ekspozimi i listës “Lagarde” me emrat e politikanëve dhe funksionarëve grekë që kishin të depozituara lekë në zonat “offshore” u shmang nga ekspozimi në medie ndonëse disa gazetarë e posedonin të plotë atë listë. Janë ndoshta investigimet më me “zarar” , pasi në fund të fundit a nuk kurdiset çdo gjë për ato “të shkretat” para?

Por ndonëse ende nuk ka emra konkretë dhe të dhëna ekzakte bankare në lidhje me shqiptarët ose politikanët e lartë shqiptarë që disponojnë kapital në parajsat fiskale, në Shqipëri sidomos në dekadën e fundit ka patur disa zhvillime që sugjerojnë lidhje të forta të bizneseve pranë qeverive me këto banka.

Nafta
Në zonat e parajsave fiskale nuk regjistrohen vetëm kontot bankare por edhe kompani biznesi. Madje nëpërmjet kontove të këtyre kompanive të regjistruara bëhen kalimet drejt llogarive private. Si për kompanitë ashtu edhe për kontot personale bankare në zonat e parajsave fiskale vlen rregulli i anonimatit absolut të poseduesit. Ky anonimat mbrohet me ligje të veçanta. Ndaj dhe duke qenë se llogaritë personale bankare në këto parajsa fiskale shpesh kombinohen me kompanitë e regjistruara atje, shpesh janë gjurmët e këtyre kompanive dhe sidomos filialeve të tyre nëpër botë(në zona me transparencë dhe jo “offshore”) gjurma që tregon se të ardhurat që fitohen nga aktiviteti i këtyre kompanive depozitohen në llogaritë e fshehta bankare.

Në Shqipëri, ka kompani tejet të fuqishme që operojnë në sektorë kyç, madje dhe strategjikë të ekonomisë që nuk janë entitete të kontrolluara por thjesht filiale të të tjera kompanive që janë të regjistruara në parajsat fiskale. Një ndër kompanitë më të mëdha e regjistruar si filial në Shqipëri është “Bankers Petroleum”. Kjo kompani është operatori më i madh privat në sektorin e hidrokarbureve në vendin tonë, ndërsa në Tiranë kjo kompani është e regjistruar si filial për Shqipërinë, pasi realisht “letrat” dhe kontot bankare nga të cilat bëhen veprimet në emër të kompanisë gjendet në ishujt Kajman. Ishujt Kajman janë një nga zonat “offshore”, pra një nga parajsat fiskale më të njohura në botë, ku shumë biznese madje dhe drejtues të korporatave gjigante ndërkombëtare kanë “mbjellë” prezencën e tyre, duke u avantazhuar nga anonimati.

Energjia
Një tjetër prezencë në Shqipëri e kompanive me bazë në parajsat fiskale janë sidomos kompanitë e ngritura nga miku i familjes kryeministrore, zoti Damir Fazlliç. Ai ka themeluar disa kompani në Tiranë, por thuajse të gjitha, nuk përfaqësojnë asgjë tjetër përveçse filialet e kompanive të regjistruara si entitete në Qipro. Pesë vite më parë një transaksion i kryer për shitjen e filialit në Tiranë tek një kompani qipriote nga Fazllic, shkaktoi një skandal politik dhe bëri që të niste një hetim penal ndaj tij. Bëhej fjalë për blerjen nga ana e një kompanie qipriote në shumën e 1.75 milionë eurove të firmës “Croun Acquisition” që Fazllic kishte themeluar pak kohë para transaksionit në Tiranë. Në transaksion u përfshi dhe zyra juridike e ish-ortakes së vajzës së kryeministrit ndërsa administrator i kompanive të Fazllic rezultonte kunati i ish-ministrit të asokohe Lulzim Basha. Shuma 1.75 milionë euro mbërriti në Tiranë drejt e nga shteti i Qipros, ndërsa prokurorët që hetuan transaksionin kërkuan në këtë shtet të dhëna për poseduesit e vërtetë të llogarive bankare të blerësit, nga autoritetet qipriote nuk mbërriti asnjë përgjigje. Kështu ndodh gjithnjë nëse i drejtohesh për informacion “parajsave fiskale”, e kanë të ndaluar me ligj të ofrojnë të dhëna. Megjithatë ky ishte një rast dhe ndoshta i vetmi rast ku hetimet treguan se të afërm të politikanëve dhe drejtuesve më të lartë të vendit ishin prezent në një skemë që premtonte transferimin e miliona eurove nga “parajsat fiskale”.  Sa transaksione të tjera mund të jenë kryer që publiku nuk i di?

 

Si funksionojnë rregullat në parajsat fiskale?

Është gjithçka disa herë më e thjeshtë dhe më e sigurt sesa në çdo vend dhe rast tjetër. E kemi fjalën për zonat “offshore”, parajsat fiskale. Nëse je një politikan që në mënyrë të fshehtë dëshiron të vendosësh në bankë disa mijëra apo dhe miliona euro që i ke përfituar në një mënyrë “të caktuar”, nuk ka shteg më të sigurt sesa bankat që operojnë në parajsat fiskale. Mjafton të paguash rregullisht shërbimet e disa kompanive “konsulente juridike” që operojnë me ligj në këto vende. Ti thjesht bën pagesën – me detajet merret konsulenti. Nëse paratë do të vërshojnë çdo muaj, atëherë konsulenti të sugjeron që të regjistrosh edhe një kompani për të mundësuar justifikimin e këtyre transfertave. Konsulenti pasi bën regjistrimin, merr automatikisht të drejtën për ti përfaqësuar kompanitë dhe kontot e tua bankare, pa qenë i detyruar të tregojë për asnjë çast emrin tënd, pasi në çfarëdolloj rrethane apo kohe, ligji në zonat “offshore”, njeh vetëm “konsulentin-përfaqësues” dhe ruan me fanatizëm identitetin e poseduesit të vërtetë.

Ndodh që një konsulent të ketë mbi 100 klientë të tillë dhe qindra kompani dhe konto në regjistër të cilat i përfaqëson. Kjo është dhe kopertura që vlen aq shumë për zyrtarët e lartë që kanë nevojë të transferojnë në mënyrë të fshehtë kapitalin e tyre në banka. As shërbimet sekrete, as prokuroritë e as vendimet e gjykatave nuk kanë ndonjë autoritet për të detyruar këta “konsulentë-përfaqësues” të bëjnë publikë emrat e klientëve të tyre, që në fakt janë poseduesit e vërtetë të këtyre llogarive bankare.

Është interesant fakti se në Shqipëri, që pas vitit 2007 rezultojnë të regjistruara tre kompani qipriote konsulence të cilat e ofrojnë shërbimin e tyre pa qenë nevoja të kalosh doganën. Mesa duket konsulentët qipriotë kanë pasur mjaftueshëm klientë nga Shqipëria, sa për të justifikuar dhe hapjen e filialeve të këtij shërbimi edhe në Tiranë.

 

Kreu i Bankers, themeloi një tjetër kompani në vitin 2010

Një kompani e krijuar në vitin 2010, e quajtur Sheruood International Petrolium, e autorizuar nga Bankers, me qendër në Sheq në Fier, dhe me përfaqësues ligjor një shtetas shqiptar, është në pronësi të Abdel Fatah Zaki Badui, i cili praktikisht është në detyrë funksionale zëvendëspresident i kompanisë “Bankers”. Badui është me profesion gjeolog me një përvojë mbi 35 vjet në fushën e kërkimit të naftës dhe është CEO i Bankers në filialin shqiptar. Kompania e krijuar prej tij, pasi Bankers kishte disa vite në Shqipëri, është bërë pasi Ministria e Ekonomisë e LSI i ka ofruar atij dy vendburime nga më të mirat e naftës në zonën e Patoz Marinzës, në emër të kompanisë së re. Duke qenë edhe Zëvendësdrejtor i Bankers-it, në Bordin e Drejtorave të saj, dhe CEO i Bankers në Shqipëri, dhe po ashtu pronar i një kompanie tjetër nafte në Shqipëri. Edhe në rastin e krijimit të kësaj kompanie private entiteti i regjistruar në Tiranë ishte thjesht filial i kompanisë së regjistruar në ishujt Kajman, identitetin e poseduesve të vërtetë të së cilës është thuajse e pamundur ta mësojmë.

 

Fazlliç shiti në Qipro kompaninë që investoi në Porto Romano

Më datën 9 korrik 2007, Fazlliç kreu zyrtarisht shitjen e kompanisë “Croën Aquisition” (me vendim gjykate) për llogari të një firme të regjistruar në Nikozia të Qipros, e cila quhet “ALTARIA RESEARCH LIMITED”. Praktika e ndjekur për shitjen tregon se firma qipriote nuk solli ndonjë përfaqësues të sajin në Shqipëri, por autorizoi me një prokurë të posaçme avokaten Flutura Kola, pjesëtare e studios së Argita Berishës. Dokumentet tregojnë se firma qipriote e ka lëshuar prokurën e përfaqësimit që në datën 14 maj 2007 (kohë në të cilën administrator ishte z.Isufi, KUNATI), ndërsa avokatja Kola më datën 20 qershor 2007 firmosi kontratën e shitjes. Nga termat e kontratës del se firma “CROËN ACQUISITIONS” u shit për një vlerë prej 1 milion e 700 mijë eurosh, ndërsa në kontratë nuk përcaktohej asnjë aset i firmës. Duke qenë se në prokurën e lëshuar nga Qipro, avokates i kërkohej të bënte blerjen dhe më tej regjistrimin e firmës për llogari të qipriotes “ALTARIA RESEARCH LIMITED” . Nga hetimet në Qipro, rezulton se “ALTARIA RESEARCH LIMITED”, është e njëjta kompani me Rudnap, e cila ka një seli në Qipro, në Zagreb, në Beograd dhe së fundmi në Tiranë, pronar i së cilës është po Fazlliç dhe një partner malazez. Por duket se kompania Qipriote ka një paketë më të sofistikuar kontrolli pasi ajo rezulton kompani bijë e “Amerito Limited” dhe kjo e fundit rezulton se kontrollohet nga grupi rus i investimeve RBC, sikurse zbuloi “DITA” disa javë më parë.

Një hetim në Uashington zbulon një listë me 130 mijë persona, shumica politikanë dhe fëmijë qeveritarësh nga 170 vende, që kanë xhirollogari të fshehta bankare. Në Shqipëri  ekzistojnë tre kompani qipriote konsulence të cilat ofrojnë shërbime pa qenë nevoja të kalosh kufirin. Nga vajzat e presidentit të Azerbajxhanit te dyshimet për familjen kryeministrore, si funksionojnë “parajsat fiskale”. Disa shembuj me vlerë miliardash nga Nafta dhe Energjia në Shqipëri.

Nje hetim global gazetaresk ka zbuluar emrat e 130 mijë njerëzve nga 170 vende që dyshohet se kanë depozituar paratë e tyre në xhirollogaritë e institucioneve financiare që vlerësohen si parajsa të tatimeve. Të dhënat  janë zbuluar nga ICIJ që është një rrjet i reporterëve në më tepër se 60 vende dhe medieve kryesore ndërkombëtare, me seli në Ëashington. Në këtë listë përfshihen personat e ndërlidhur me bashkëshorten e zëvendëskryeministrit të Rusisë, Igor Shuvalov, presidentit të Azerbajxhanit, Ilham Alijev, me gruan dhe vajzat e tij, etj
Michael Hudson, redaktor i rrjetit shpalosi disa hollësi rreth llogarive të Alijevit psh (ne foto me Berishen). “Ne kemi gjetur se tri kompani janë regjistruar në ishujt Virgin në vitin 2008 në emrin e të bijave të presidentit të Azerbaigjanit, Ilham Aliev.  Ato ishin 19 dhe 23 vjeçare në atë kohë. Në regjistra, personi që ato e kishin emëruar si drejtor të kompanive ishte Hassan Gozal, një manjat, perandoria afariste e të cilit është ngritur mbi kontrata miliarda dollarëshe me projektet masive ndërtimore të presidentit. Ne bëmë përpjekje të kontaktojmë me familjen presidenciale dhe me zotin Gozal, por nuk arritëm të sigurojmë komentet e asnjërit prej tyre”.

Ky rrjet i gazetarëve njoftoi se afro 2.5 milionë dokumente, që kanë rrjedhur nëpër kanale sekrete, tregojnë se njerëzit e pasur i shfrytëzojnë parajsat e taksave për t’i fshehur paratë e tyre. Eshte vlerësuar se më se 2100 miliardë dollarë mund të fshihen në llogari të tilla.

Habjon Hasani April 6, 2013 13:40
Komento

7 Komente

  1. sali berisha April 6, 11:57

    jua them un ju paret tona jane te pastra si uji i valbones,europa dhe amerika ekane personale me my,do fillojme protestat dum paret tona,qipro qipro va fan cullo ,fazllic fazllic te q.sha motren

    Reply to this comment
    • santana February 5, 15:27

      Avash avash , po hapen syte , dhe shteti do te funksionoje , te pakten urojme te funksionoje me syte e hapur.Nga ana tjeter duhet te goditen kupolat e krimit ekonomik e politik qe i kane shtrire “tentakulat” neper bote deri ne Afrike (Kongo) ku kane investuar vjedhjet qe i kane bere popullit shqiptar neper minierat e arit etj.Keto”kuklla” te regjimit te vjeter nuk njohin as nenat e tyre perpara parase dhe levizin vetem nen dinamiken e krimit…Fytyrat e tyre mund t’i shohesh nga mengjezi deri ne darke neper mediat qe kane blere me “prestanome” duke bere “babaxhanin ” e dhimbsur per popullin.Jane po keta monstra qe kane zaptuar pjeset me te bukura te atdheut me ndertime vilash lluksoze, pa ju hyre akoma gjembi ne kembe…dhe jane po keta qe bertasin nate e dite “kapeni hajdutin”, nderkohe vjedhja vazhdon ne mes te dites me diell e mire organizuar ne te gjitha sferat.Zgjohu o Popull!

      Reply to this comment
  2. ante April 6, 12:18

    Qe ne nje liste ka shqiptare sa te duash kete e di dhe urithi , por tek kjo konkretisht s’dihet…

    Perderisa korrupsioni ka kaleruar me galop ne Shqiperi domosdo diku tjeter duhen fshehur kapitalet qofte monetare si depozita apo investime, per siguri, pasi tek ne dhe nen dhe po i fute nuk garantohen kollaj.

    U lumte, pse t’i kemi inat, kur ishin te zote me politiken, me biznesin , me rojet dhe hajdutet , se ne fund te fundit nga ‘nje qime’ na kane shkulur si individe…

    Reply to this comment
  3. Serena April 6, 15:13

    Mos te harrojme per asnje moment Berisha shpk.
    Mjerimi qe ka mbjelle ne Shqiperi eshte pasoje e te gjitha vjedhjeve qe ka bere ai, qe e ka shpuar arken e shtetit dhe ka qarkulluar ne llogari bankare te fshehura parate e shqiptareve me te cilat mendon se do gezoje pleqeri te lumtur, por e ka gabim, do t’i gezoje mbrapa kangjellave te qelise se burgut ku do kaloje ditet e fundit te jetes se tij.

    Reply to this comment
  4. Martini April 6, 15:14

    E habitshme qe ne listen e personave qe kane xhirollogari bankare te fshehura jane emrat e personave me te cilet Berisha ka lidhur marreveshje per sherbime te ofruara shqiptareve!! :S

    Reply to this comment
  5. kelmendasi April 6, 17:24

    Mos u merakosni se Rama eshte ne krye te listes ne Qipro

    Reply to this comment
  6. BAY AREA Ca. April 6, 17:57

    Nuk vihet ne dyshim qe ne kete liste jane edhe emrat e politikaneve Shqipetar dhe te familjareve te Tyre. Prania e 3 firmave Qipriote per konsulece eshte shume domethenese. Per te derguar Eurot ne Prajsat Fiskale, ketu duhet perfshire edhe zyra e kosulence juridike e vajzes se kryemistrt Sali. Ku ka hajdute ne bote, jane te preferuar dhe takohen direkt nga kryetari i familjes mafioze Saliu me Duar te Pista, vlen te theksohet miku i familjes Fazllic, presidenti i Azerbajxhanit, Alijev etj, etj, rrjepes qe mbajne ne kembe perandirine cvatese te tij.

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*