Sa të ketë kapitalizëm, s’ka “dekomunistizim” të vendit!

September 19, 2017 12:39

Sa të ketë kapitalizëm, s’ka “dekomunistizim” të vendit!

Muharrem Xhafa

Po bëhet shumë zhurmë për heqjen e dekoratave,  gradave etj. komunistëve e kuadrove, të cilët kanë mbajtur poste në dekadat e socializmit dhe të pushtetit popullor! Një çështje kjo e thënë dhe e stërthënë më parë, po që Kuvendi duket të jetë kësaj here i vendosur për të miratuar ligjin e posaçëm të “dekomunistizimit” të vendit!

Një ligj “qesharak”! Qesharak, se në këta 27 vjet të sundimit të borgjezisë asgjë s’ka mbetur pa bërë për të “dekomunistizuar” vendin! Qesharak, se mbajtësve dekoratat u janë dhënë në bazë të ligjeve të kohës së socializmit dhe për shërbime ndaj tij.

Qesharak, se prej atyre që prek ky ligj, shumë kanë vdekur dhe, pra, do t’u heqin gradat, titujt e dekoratat pas vdekjes! Qesharak, se jo pak teë tjerë janë gjallë dhe në kokë të partive politike e institucioneve të shtetit borgjez, të cilët edhe mund t’i kenë dorëzuar nga frika!

Basha publikoi në televizion se PD-ja “e tij” do të propozonte të ndalen me ligj simbolet e komunizmit, siç ka vepruar Gjermania me simbolet e nazizmit! Përse ky simpatizant i nazizmit nuk e bëri me ligj këtë gjë, kur në pushtet ishte partia e tij fashiste? A nuk e di ky se në vendet e BE-së lejohen edhe simbolet, edhe veprimtaria e partive komuniste? A, të ketë harruar ky brashnjar se ishin të tjerë ata të cilët  urdhëruan lejimin e vepimtariseë e të simboleve komuniste, si dhe rilegalizimin e PKSH-së, e nxjerrë jashtë ligjit nga diktatura e PD-së? A s’e di Basha se faktori vendimtar që i bëri zap nazizmin e Hitlerin ishte komunizmi – Bashkimi I madh Sovjetik me J. V. Stalinin në krye? Ja pse,  kjo që bën Basha, ngjan më shumë si presion për t’ua lënë të tjerëve “dobiçin” në derë! Basha “harron” se populli nuk i ha më pallavrat e tij!i

Regjimi i “Bashës” duhet të dijë se jo t’u hiqen titujt, gradat e dekoratat, komunistëve, kuadrove, intelektualëve dhe njerëzve të punës e të nderit në socializëm, po edhe kokat t’u  priten “dekomunistizimi” i vendit nuk arrihet të bëhet as në Shqipëri e as në botë! As nga PD-ja, as nga PS-ja, as nga të tjerë! Se komunizmin e mban gjallë jo dekoratat e gradat, jo propaganda e simbolet komuniste në vetvete, po pabarazia shoqërore, shtypja klasore e shfrytëzimi i egër borgjezo-kapitalist! Populli është ngopur me gënjeshtra! Borgjezia do ta gënjente popullin diçka me gjatë nëse ajo do t’i rriste atij mirëqenien materiale e kulturor, do t’i siguronte jetën e qetësinë,  do ta trajtonte të barabartë me ligj, do ta bindte se po lufton me të vërtetë korrupsionin, mafien, trafiqet! Bëni kujdes, porosiste Enver Hoxha, se regjimi i Zogut nuk luftohet me llafe e me dekrete administrative, po duke punësuar gjithë njerëzit e aftë për punë, duke ngritur mirëqenien materiale e nivelin arsimor, shkollor e kulturor të të gjithë njerëzve, duke i çliruar ata nga taksat e tatimet deri në eliminimin e plotë të këtyre, duke i kuruar e shëruar falas, përfshirë edhe ilaçet, duke i trajtuar të gjithë të barabartë para ligjit, duke u siguruar atyre jetën  e qetësinë në fshat e në qytet, duke qenë një vend i lirë e i pavarur etj.

Kuvendi i Shqipërisë nuk duhet të bjerë në grackën  e neofashistëve; as të bëhet vegël qorre e botës; po as shërbejë si “pararojë” eksperimentale e BE-së!

September 19, 2017 12:39
Komento

25 Komente

  1. Dike Mullai September 19, 14:57

    FALEMINDERIT Shoku Muharem XHAFA ! U jam Mirenjohes per Kontributin Tuaj ne mbrojtje te Figures se te Madhit ENVER HOXHA ! Clirimi i vendit me gjeti Jetim. Me kerkesen time dhe porosi te E.Hoxhes me punesuan ne moshen 15 vjecare ne Ekipin Gjeologjik, si 6 oresh. Pas 5 vjetesh, i kualifikuar por me aresim 7 vjecar, m’u dha e drejta te vazhdoj Shkollen 2 Vjecare te Puntoreve,prane Politeknikumit “7 Nentori” ne Tirane. Nga Ministria e Industri-Minierave merrja pagen 5600 leke/muaj. Per Rezultate te Shkelqyera ne mesime, nga Komiteti i Rinise i Tiranes, me Sekretar te Pare Sevo Tarifen,me paisen me Certefikate ne Librin e Nderit ! Ne Shtator ’60 fitova te Drejten te vazhdoj Universitetin Shteteror te Tiranes ne degen Elektrike. Edhe ketu vazhdova te marre pagen 6300 leke/muaj, perseri nga Min.Industri-Miniera. (po te mbetesha ne kurs, e humbisja pagen !) Ne Qershor ’65, me Udheheqes Diplome Prof. Petrit RADOVICKEN, u Diplomova Inxhinier Elektrik. U emerova ne Kombinatin e Policanit-Berat. Pas 3 vjetesh pune u Dekorova me Medalje per Sherbime te Shquara Shoqerore e Shteterore. Ne vitin ’70 u Dekorova me Urdher Pune te Klasit te Trete ! Ne Festat e Nentorit ’71 Komiteti i Partise ne Skrapar me nderoi me Flete-LAVDERIMI per Gadishmerine, mobilizimin e gjithanshem dhe pune te palodhur gjate Vizites se Shokut ENVER HOXHA ne Corovode e Polican. Edhe ne vitin ’88 jam dekoruar me Urdher Pune te Klasit te Trete. Jam pranuar ne radhet e PPSh. ne Dhjtor ’59. Kam qene, Jam dhe Mbetem Komunist sa te kem Jet! Edhe nje here Ju shpreh Mirenjohje shoku Muharem XHAFA per qendrimin burreror qe mbani !

    Reply to this comment
    • Popull September 19, 15:35

      O Dike Mullai,
      Kaq mirë e ka përpunuar shoqëria shqiptare kohën e diktaturës, sa Ju o zoteri nuk keni kuptuar akoma, se keni qenë një mbështetës i denjë i një sistemi diktatorial e mizor, siç është sot Koreja e Veriut!!!!
      A nuk e dini se çdo të thotë që një vend i ka kufijtë e mbydhur?
      Çfarë do ndodhte po ti hapte kufijtë Koreja e Veriut? A jua pret mendja?
      Po nuk është faji juaj o personifikim cektesi intelektuale, politike, historike! Ju jeni shumë i tharë që të mund të drejtoheni…
      Po kjo vlen dhe për këtë gazetarin Xhafa…
      Ai jeton akoma në botën e ideve të vdekura…

      Reply to this comment
    • Titi September 19, 15:40

      #Dike Hajvani
      Beji nga një arkivol atyre teneqeve me boje e shko futja Enver sadistit, qe vrau miqtë e shokët e vet e mos na çaj kokën, o hajvan…

      Reply to this comment
    • Atdhetari September 19, 16:24

      Ky lavdërimi juaj për Xhafën ë
      do duhej ishte një shuplakë e mirë për të, o njerëz të pacivilizuar?!
      Do përjetoni dhe një diktaturë tjetër, me ndonjë tjetër ideologji e kushedi kuptoni se çfarë është të jeshë i doktrinar, o ju shqiptarët e Shqipërisë….

      Reply to this comment
    • Ardi September 20, 12:12

      O Duke
      Te re te pika e te futcin ne varr te Enverit, ore!!!!

      Reply to this comment
  2. Komunistët janë bërë kapitalista September 19, 15:43

    O Xhafa,
    Shqipëria ka po aq kapitalizëm sa dhe komunizëm…se janë po ata bijtë e komunistëve që janë bërë kapitaliste….akoma nuk e ke marre vesht o i gjorë?

    Reply to this comment
  3. intelektuali September 19, 16:46

    Ore ti dallkauku fanatik i Enverit dhe Nexhmijes:

    QESHARAKE ESHTE T’U HEQESH DEKORATAT VRASTAREVE DHE XHELATEVE TE ENVERIT QE MBUSHEN LUMENJ ME GJAK NJERIU NE SHQYPNI

    Dhe ky CIRK bolshevik me motivacionin per keta xhelate te Enverit:

    MEQE KANE KRYER KRIME KUNDER NJEREZIMIT???

    Po ata qe kane kryer kunder njerezimit nuk u hiqen dekoratat me vendim te Rilindjes Socialiste te vrastarit Gramoz Ruci, por denohen me vdekje si ne Nyremberg te Gjermanise pas Lufte, o karagjozi fanatik Muharrem Xhafa qe je bere si Gazi i Botes me llogjet e turpit dhe te rezilit qe shkruan bashke me nje ushtri kriminelesh te Enverit nga pas.

    PO KU GJEN SHTET ME QESHARAK SE KY I EDVINIT O RREMA KARAGJOZI I ENVERIT?.

    Reply to this comment
  4. Zgjimi September 19, 17:27

    Ky falenderimi që i bën ky Mullai, gazetari, duhet të jetë një shuplakë e rëndë për zotin Xhafa, po ta kuptoje se çdo të thotë të mbrosh diktatorët e sojit të Enverit..

    Reply to this comment
  5. Arben September 19, 17:47

    SHOKU MUHARREM, NA DUALLI EKSPERT

    EDHE PER KAPITALIZMEN, NASHI.

    Reply to this comment
  6. Durim Madhi September 19, 18:05

    Bravo Dike Mullai ! Je një ndër miliona që i ngjitën shkallët e dijes dhe të punës me nder e lavdi. Dejoratat tua nuk i luan askush dot. Janë nder i nderit.
    Respekt për Muharrem Xhafën!

    Reply to this comment
    • Tironsi September 20, 12:45

      Durim Madhi,
      halle madhi!
      Po cfare ke pre tru
      Ti o kercu?
      Enveri vrau kunatin e miqte e vet, ore
      Ishte i cmendur

      Reply to this comment
  7. Dike Mullai September 19, 18:56

    Zgjimi (?!) Ty NUK te paska dale gjumi !!!

    Reply to this comment
    • Tarasi Pederasi September 20, 02:03

      I Dike-por mire o derbar edhe sot 32 vjete me vone I lepine roten (me fal se Pederas Tarasit I pelqente ti leroje buthen) ore I le buthen Pederas Tarasit-o koqe komunisti po mbulle o trap mbulle:(

      Reply to this comment
    • Zgjimi September 20, 12:03

      Ti ore Dike Mullaj,
      Qenke Don Kishoti
      Dhe pse i zgjuar prapa botes…
      Akoma me diktatoret…

      Reply to this comment
    • Haxhiu September 20, 12:11

      O Duke Mullai
      Po keta ish komunistat dikur na u bene me kapitalista se ata bejlerët e agallarët ore…
      Me fal po ti qenke idiot..

      Reply to this comment
  8. Kamunisti September 19, 20:43

    Po ky Bashibozuku pse i referohet Gjermanise naziste ky!? Ky bashke me ish presdentin nuk lane ballist e zogist bashkpuntor e kolaboracionist te nazisteve e fashisteve pa dekoruar.

    Reply to this comment
    • Agroni September 20, 12:04

      O Kamunisto
      Vetem ti nuk e paske marre vesht akoma, se kemi qene vend diktatorial ore i gjorë…
      Akoma nuk e ditke?

      Reply to this comment
  9. Plaku Xhuxhumaku September 20, 08:55

    O Muharrem Xhafa, edhe ti o Dike Mullai, edhe ju antaret e tjere te celules komuniste, LUM SI JU QE JENI RROTA CARI.

    Reply to this comment
  10. respekte September 20, 16:09

    ti i nderuar muharrem; pse nuk e frymzon te lexojne pak marxizem, kete brezin e ri, me qe je akoma komunist aktiv?? thuaj ore, te lexojne se si u marrosem ne, nje brez si une, kur “lexuam” per kapitalizmin dhe e perqafuam si te marre . (dhe ishim nga ata ,qe te vrisnim per komunizmin) . mere me mend, ç’do te benin keto te rinjte e sotem, po te mesonin, se ç’eshte ne te vertete komunizmi . ve bast; se dhe me i zakonshmi i ri, nga me i pasuri prind, do t’a bente copash te atin e vete, kur te kuptonte, se sa hajdut dhe i korruptuar paska, qene i ati ose e ema e vete, qe jane bere aq te pasur . do ndodhte si ne vite 70-te, kur te rinjte e europes, i u turren prindeve te tyre, aq sa; franca dhe italia per pak, rrezuan perfundimisht sistemin kapitalist . ndersa gjithe europa dhe usa, nga frika, miratuan dhjetra ligje sociale por sidomos karten e helsikit, qe shnderroi fytyren e kapitalizmit ne “kaqpitalizen popullor”, aq sa na prishi mendjen ne dhe gjithe kampit socialist me urss-ne ne krye t’a pranojme ate . por s’kaloi shume kohe dhe doktrineret e kapitalit, duke i pase duart e lira prej presionit komunist, e kthyen boten, ne piken e nisjes, tek kapitalizmi i eger klasik, duke eleminuar nje nga nje ligjet sociale, ne mrojtje te punes, perkrahjes se papunsise . eleminimit te ndimes sociale, ne drejtim te shendetesise, strehimit, arsimit etj .duke lene vetem mrojtjen per qente . por sidomos per…. pitbullet, per te cilet thone, se kane energji te madhe seksuale, me te cilet shuajne etjen edhe zonjat e pa ngopura “bosse”, te…….. vipave shqiptare ..

    Reply to this comment
  11. vjola September 20, 17:51

    Nje falenderim dhe nje respekt per z.Muharrem Xhafa .Kriminelet dhe minjte e haleve nuk rrine dote pa futur turinjte ne Mut .

    Reply to this comment
  12. fevzo .....analisti September 20, 21:49

    degjo ore ti liliput prrallash kalamajsht. te kohes enverit, me moshe plaku . demokratikisht, si perqindje e pa perfillshme e shtreses, qe perfaqeson, ti je humbes fizik, por moralisht, je ne epoken e majmunit me lesh . kurajo jote qendron ne forcen e inercise se autoritarizmit mbjelle nder shekuj me mite, qe e disponon oligarkia qe …sot imponon ligjin . por si mit, zhduket po ashtu siç krijohet . pastaj, gjej vend e futu…..

    Reply to this comment
  13. Meckojati September 21, 01:08

    Po ti numerosh sa kane vrare keta qafire ne 27 vjet, ja kalojne cdo diktature.

    Reply to this comment
  14. ONKEZMI September 21, 02:12

    Kur pasardhesit e ballisteve hedhin shu…n perpjete…

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*