Sa të sigurta janë vaksinat?

April 17, 2018 18:38

Sa të sigurta janë vaksinat?

Sipas autoriteteve të shëndetit publik: “Në përgjithësi, asnjë agjent farmaceutik, duke përfshirë edhe vaksinat, nuk mund të konsiderohet 100 për qind të sigurt”.

Por pavarësisht kësaj, ekspertët e shëndetit në vendin tonë sigurojnë se të gjitha vaksinat që përmban Kalendari Shqiptar i Vaksinimit dhe që ofrohen nga Programi Kombëtar i Vaksinimit, janë vaksina të parakualifikuara nga Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH) dhe kanë kaluar një sërë testesh laboratorike dhe sigurie.

Sipas tyre, shumica e problemeve që mendohet se kanë lidhje me administrimin e vaksinës, nuk kanë lidhje me vetë përbërjen e vaksinës. Shumë prej tyre janë situata shëndetësore që ndodhin në të njëjtën kohë me vaksinimin. Ky është veçanërisht rasti për ngjarjet që ndodhin gjatë vitit të parë të jetës, kur vaksinat jepen rregullisht.

“Ekspertët e Institutit të Shëndetit Publik bëjnë me dije se ngjarjet që ndodhin në vitin e parë të jetës së fëmijës mund të përkojnë me kohën që është marrë një vaksinë. Vaksinat mund të prodhojnë disa situata shëndetësore të padëshirueshme anësore, të tilla si dhimbje dhe skuqje në vendin e injektimit ose ethe, por shumica e reaksioneve janë të lehta dhe zgjidhen shpejt”, shkruan Dita.

Po sipas këtyre burimeve, zakonisht nuk është e mundur të parashikohet se kush mund të ketë një situatë shëndetësore të lehtë dhe kush mund të ketë një reaksion të rrallë dhe serioz ndaj kryerjes së një vaksine.

Megjithatë, rreziku i situatave shëndetësore të dëmshme mund të minimizohet duke ndjekur udhëzimet se kur duhen, apo nuk duhen përdorur vaksinat.

p.k/dita

April 17, 2018 18:38
Komento

2 Komente

  1. lalai April 17, 18:51

    Lerini autoritet shqipetare te falimentuara po hapni nje teme e informoni njerezit qe OBSH ka rene ne duart e Terrorizmit Framaceutik?
    Asnje vaksine nuk eshte e sigurte!!!

    Reply to this comment
  2. Stop mashtrimi Vaksinave April 17, 20:31

    Vaksinat ne pergjithsi ne bote Jan shpikur si nji mjet fitimi i Farmatikes . Asnji nuk ja efikasitetin qe pretendohet por thjeshte godet Amen pikologjike njerezore . Ushqimi e kujdesi pastertia mban femijen te shendetshem .Shqiptaret e mjere po ja shkaterron jeten Farmacite Medikamentet te cilat ne 90% perkeqesojn shendetin e qytetarit . I thoni jo vaksinave nqs doni femije te shendetshem e jo te shndrohen ne te semure kronik e gjithe jeten ta kaloj me Medikamente

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*