Sa vetë duhet të vrasësh që të dënohesh përjetësisht?

February 11, 2019 11:51

Sa vetë duhet të vrasësh që të dënohesh përjetësisht?

Bedri Islami

Gjykata e Apelit vendimin me burgim të përjetshëm, dhënë më parë për Dritan Dajtin, vrasësin e katër oficerëve të Policisë 9 vite më parë, e ktheu në 25 vite heqje lirie, duke pasur si alibi, gjykimin e shkurtuar!!!!

Dritan Dajti është pa dyshim, njëra ndër figurat më të rënda të krimit të organizuar. Pa harruar se edhe më parë ishte autor i një vrasje, ai është në fakt një vrasës i pesëfishtë, në skenat e të cilit lëvizin edhe “emisarë” të tjerë të botës së zezë, dhe me të cilët, jo pak herë, kanë qenë në lidhje edhe njerëzit që duhej të bënin drejtësinë ndaj tyre. Sipas kabllogrameve sekrete të ambasadës amerikane, të cilat dyshonin se pas mbrojtjes së tij qëndronte Agron Kuliçaj, njeriu që nuk mund të hiqej nga detyra pasi mbrohej nga shefi i qeverisë së kohës, Berisha, e, për fat të keq, deri në zyrat qeveritare dhe të sistemit të drejtësisë.

Tani, një pesëshe gjykatësish, asnjëri prej tyre ende nuk ka shkuar nëpër tehun e Vettingut, me shumicë votash vendos që burgimi i Dritan Dajtit të jetë vetëm 25 vite. Dy gjyqtarët shkodranë, Fuat Vjerdha dhe Lindita Hoxha kanë qenë për dënimin e Dajtit me burgim të përjetshëm, ndërsa tre të tjerët e kanë rrëzuar këtë vendim dhe kanë vendosur për kthimin e tij në 25 vite burg.

T’ju thuash TURP është pak!

Sa vetë duhet të vrasë një bandit për të pasur një dënim të përjetshëm?

Njëzet?

Tridhjetë!

Është një ndër goditjet më të mëdha që i bëhet besimit tek drejtësia në këtë fazë të Vettingut.

Dënohet me një apo tri vite burg, një fukara që ka abuzuar me energjinë elektrike dhe përkëdhelet nga ligji një vrasës!

Vendimi i tashëm, i mbështetur në mungesat e ligjit dhe mundësinë për të lëvizur përmes hapësirave që krijon ai, duhet të krijojë domosdo një lëvizje të fuqishme juridike, për të mbyllur çdo mangësi, çdo hap që lejon të këtë precedent të tillë, që më pas, lirisht do të mund të përdoreshin edhe nga të tjerë.

Duhet një ligj i saktë, i mirëmenduar dhe i thjeshtë, i cili të heqë çdo mundësi për një gjykim të shkurtuar të atyre që kryejnë tradhti ndaj atdheut, bëjnë marrëveshje në dëm të tij, vrasësve, përdhunuesve, etj., dhe, duke u mbyllur një derë e tillë të forcohen ligjërisht masat shtrënguese ndaj tyre.

Reforma në Drejtësi nuk ka të bëjë vetëm e thjeshtë me trupën gjykuese, qofshin hetues, prokurorë, gjyqtarë, por me tërë sistemin dhe me korpusin legjislativ, me mos lejimin e precedentëve të rrezikshëm, të cilët mund të krijojnë vijën kulluese të përjashtimit të ligjit. Rreth 250 seanca gjyqësore të bëra ndaj Dritan Dajtit, loja e pështirë e një trupe të tërë avoketërish, gjyqtarë që ndërrojnë njëri-tjetrin, pastaj rishtas vazhdimi i një procedure , përmes së cilës, edhe një herë, krijohen të çara frikësimi e ndoshta joshja e trupës gjykuese.Ttë gjitha këto duhet të kishin qenë paramendimi e një loje që mund të luhet jo nga një njeri i vetëm, por nga një grup njerëzish, të cilët njohin mirë të çarat e legjislacionit shqiptar.

Shqipëria ka mjaft raste kur ngjarjet e zhvilluara në mesin e ditës janë ende nën enigmën e së panjohurës.

Në qytetin e Shkodrës, me 2 prill 1991 vriten katër protestues, mes tyre edhe njëri ndër liderët studentorë, Arben Broci. Ende sot, megjithëse komisioni i posaçëm parlamentar, i drejtuar nga deputeti i opozitës Emin Musliu, doli në përfundimin se vrasjet janë bërë me armë jashtë sistemit policor, të prodhuara edhe në mënyrë artizanale, nuk ka asnjë të dënuar faktik.

Farsa politiko – juridike, e zhvilluar asaj kohe ishte më tepër shfrim mllefi politik dhe rrugë e hapur për zgjedhjet e një viti më pas.

Vrasësit mbetën në hije.

Në Tiranë, në mesin e Bulevardit të madh, nga njësi policore, të ndjekura me zë dhe me figurë, vriten po ashtu, katër protestues. Vriten nga brenda godinës kryeministrore, ku ndodheshin edhe shefi i qeverisë, Berisha dhe ministri i Brendshëm, Basha. Vrasja ishte e paramenduar dhe e pritur. Shefi i qeverisë kishte përgatitur edhe mjekët që do të raportonin si u kishte thënë i dërguari i posaçëm, por edhe alibinë e tij për vrasje brenda turmës, e pastaj me çadra pistoletë e stilolapsa pistoletë.

Asnjë nga sistemi ynë juridik nuk guxoi të merrte në pyetje shefin e qeverisë, apo më tej, ministrin e Brendshëm.

Berisha, ndoshta për herë të parë në sistemin tonë politik, nuk lejoi as thirrjen në hetuesi të zinxhirit komandues të Gardës së Republikës, duke sajuar menjëherë një grup puçist.

Godina kryeministrore u kthye në një kazermë me gardistë dhe në një spital me të plagosur.

Çfarë ndodhi? Asgjë. U dhanë dy dënime meskine, qesharake, dhe gjykatësit morën shpërblimin e tyre.

Asnjëherë nuk ka ndodhur që një vrasës i pesëfishtë të dënohet kaq turpërisht.

Por kjo nuk ka ndodhur në një ditë dhe se tre gjykatës që votuan kështu ishin më të guximshëm se të tjerët.

Kjo ka pasur një fillesë. Ka pasur ditën kur gjykatësit u bënë njerëz të afërt të politikës dhe në çastin kur politika doli garant i tyre.

Ndërlidhja mes politikës dhe krimit ka zanafillën e saj, dhe në mesin e tyre ka qenë gjithnjë një klasë gjykatësish, të cilët , duke ardhur nga shkollim plepash, me një besnikëri proverbiale politike, u bënë pjesë e krijimit të aortës së krimit në Shqipëri.

Vettingu, si duket, nuk qenka i plotë, edhe kur ai do të bëhet për të gjithë gjykatësit, hetuesit e prokurorët.

Ai ka nevojë për rihapjen e çështjeve të mbetura në rrugë, pa autor, të çështjeve të mbyllura me marrëveshje, përmes procedurave, të cilat kanë krijuar precedentët nga të cilat përfiton edhe një njeri që duhej dënuar pesë herë përjetësisht.

Hendeku krijues mes të vërtetës, ligjit, dhe ndëshkimit është aq i thellë, saqë Vettingu mund të bëjë fillesën e mbylljes së tij, por nuk mund ta mbyllë krejtësisht.

Gjykimi i tashëm i Dritan Dajtit e solli edhe një herë në vëmendje domosdoshmërinë e një Vettingu të mëtejshëm, të shtrirë në kohë dhe i plotësuar me një legjislacion më të saktë.

Ndryshe do të kemi përsëri gjykatës të tillë, që, edhe pse e dinë se kanë përpara tyre një vrasës të shumëfishtë, përsëri nënshkruajnë për një vendim, i cili në mos tronditës, është i pashembullt dhe që shkon drejt bashkëjetesës me krimin.

Turpi qoftë me Ju!

February 11, 2019 11:51
Komento

13 Komente

  1. Fredi February 11, 12:18

    Sa me shum te vrasesh aq me i rrespektum je.

    Reply to this comment
    • Bureto February 11, 14:07

      Vettingu, derimë sot, na i tregoi se gjyqtarë dhe prokrorë të korruptuar kishim e do të kemi fatjeqësisht me bolëk. Por po për fat të keq kemi dhe mjekë, që kanë bërë lojën e padrejtlsisë. Ka patur plot raste që e janë treguar këtë dhe që kanë mbetur të pandëshkuar ende.
      Në 2 Prill 1991, një shoku im i gjimnazit, një ekspert kriminalistik prof.dr. mjek dhe jurist, ato ditë të ngjarjes, më ka treguar, se për njërin nga të vrarët (emri mbas 28 vjetësh, nuk më kujtohet) goditja ishte bërë nga afër. Kur e pyeta se pse nuk ishte ky fakt në dosjen e gjykimit, tundi kokën me nënkuptim, si për të më thënë, pse bën sikur nuk i di si janë këto punë!
      Rasti i dytë është ai i 21 Janarit, kur mjeku i Spitalit të Traumës, deklaroi, më saktë pohoi versionin e Berishës se vrasja e Zyber Veizit ishte bërë nga afër! Kjo alibi ra, po mjeku a u ndëshkua?
      Rasti i tretë lshtë raporto i spitalit psikiatrik të Elbasanit, që mbështeti alibinë e K. Xhuvanit, që vrau katër vetë në Tiranë dhe një muaj më parë dhe një në Gjirokastër, që për këtë të fundit ra akuza sepse medemek atë ditë Xhuvani ishte në Elbasan.
      Tre akuza, të treja të vërtetuara dhe ndaj bluzave të bardha asnjë masë. A kanë qenë në historinë tonë të juristprudencës klto si para dhe pas 1990? Para 1990, rasti më flagrant ishte konstatimi i ishministrit të Shëndetësisë, Ll. Ziçishti, në vrasjen/vetvrasjen e M. Shehut, i cili e pagoi konsratimin e tij me jetë. Por edhe ai i vdekjes sl një inxhinieri 27 vjeçar nga Rafineria e nçNaftës në Cërrik, të cilit mjeku, djali i sekretarit të parë të Elbasanit, i la brenda garzat, por ekspertiza e nxorri të pafajshëm edhe pse kryekirurgu, një mjek tepër i aftë dhe me reputacion, nuk e firmosi, por për këtë akt kurajoz, pak kohë më vonë e dënuan 5 vjet për korrupsion, gjyq, wënë atë kohë, që bëri shumë bujë.
      Me të gjithë këto raste, por jo vetëm, sepse kushdo ka eksperiencat e veta në këtë fushë dhe që dosjet me siguri i kanë, jemi para një fakti të rëndë që, njerëzit e drejtësisë dhe shëndetësisë (që kanë dhe një betim, atë të Hipokratit), pikërisht ata që s’duhet të jenë, bëhen në mënyrë të shëmtuar, vegla qorre të politikës. Por deformime dhe manipulime të fakteve, kur bëhet fjalë për krime që implikojnë politikën dhe njerëzit e veshur me pushtet, ka edhe nga hetuesit, të policisë gjyqësore dhe laboratorët e kriminalistikës.
      Kudo ndodhin këto, por tek ne duket se janë shumë më të theksuara. Kudo ku fut hundët politika bie erë të qelbur. Le të shpresojml se drejtësua e reformuar që pritet të vijë, të mund ta mbajë larg atë.

      Reply to this comment
      • Luani February 12, 08:42

        Ate qe deklaroi mjeku i Spitalit te Traumes ne rastin e 21 janarit se Veizi ishte vrare nga afer nuk i hodhi dot poshte askush, mos shpif kot. Ato u deklaruan dhe nga agjensi lajmesh prestigjoze si AFP dhe Rai qe hodhen dyshime serioze qe vrasjet e 21 janarit u bene nga afer. Prandaj dhe mjeku nuk u ndeshkua, se tha nje te vertete qe nuk mundte dot asnje ta hidhte poshte atje ne salle te gjygjit (nuk benen denimet ne faqe gazetash).

        Reply to this comment
  2. anticensurë25642654 February 11, 13:03

    “Asnjëherë nuk ka ndodhur që një vrasës i pesëfishtë të dënohet kaq turpërisht.”
    bedri mos i bëj kakën kështu në të freskët!!lere të thahet njëherë!!
    “Masakra e djalit të ish-deputetes mund të ishte parandaluar”
    mund të ma kujtosh pak o bedro se për sa vrasje kemi të bëjmë në këtë rast?
    apo nuk të kujtohen si vrasjet,dënimi dhe rasti?fare,apo fare, fare??
    ne kemi një drejtësi të kalbur në kulm!kemi gazetarë që shkruajnë për të “vërtettën” ,por jo atë pa thonjza!!
    shkruajnë për të vërtetën e tyre,që ju leverdis atyre!!jo të gjithë të vërtetën,sepse,nëse një njërën anë kanë guximin ta thonë kur bëhet fjalë për një të panjohur,bile dhe kriminel të rezikshëm,në anën tjetër nuk kanë guximin sepse prishen me miqt!!

    Reply to this comment
  3. pa Drejtesi February 11, 13:08

    I nderuar, mund te vrasesh nje a me shume s’ka rendesi kjo. Rendesi ka ajo te ti thua ne krye te shkrimit – GJYKIMI SHKURTUAR !!!
    Ky eshte se bashku me HEQJEN E DENIMIT ME VDEKJE per vrasjen, shkaqet kryesore qe mundesojne vrasjet. Sa kohe te jene keto dy faktore ne fuqi, ketu nuk do kete kurre drejtesi. Nuk do kete kurre shtet. Nuk do mbrohet kurre jeta e qytetarit, detyra paresore e nje shteti. Mos u merrni kot me ata gjygjtaret kane kaluar a jo ate Vettingun. Ata dhe gjithe sistemi drejtesise fshihet pas GJYKIMIT TE SHKURTUAR dhe HEQJES DENIMIT ME VDEKJ! Ca mendjeshkurter qe besojne te ai Vettingu si te shkopi magjik qe do rregulloje drejtesine, gabojne rende. E vetmja gje qe shpeton jeten e njerezve, qe vendos drejtesi, qe jep denimin e merituar per vrasesit eshte rivendosja e denimit me vdekje per vrasjet e shkalles pare. Le te behet nje prove disa mujore dhe do shikojme se asnje vrasje nuk do kete. Jemi qenie njerezore qe kur mendojme pushkatimin nuk e marrim persiper kurre krimin. Ta provojme ca muaj dhe do shohim statistiken e vrasjeve ne Shqiperi kur te jete Zero.
    (Meqe ra fjala, pyetni ne ambasaden e vendit me demokratik ne rrugen e Elbasanit se c’fare denimi merr atje ai qe vret nje polic)

    Reply to this comment
  4. Referendum per arrestimin e koleres sali February 11, 13:50

    Jo jo ,duhet te vrasesh jo me pak se 36 si ne Gerdec dhe trushplaret te te votojne.

    Reply to this comment
  5. Arben February 11, 13:51

    1000 e siper

    Reply to this comment
  6. intelektuali February 11, 14:21

    Vrasesin Killer te djemve te Shkodres e ke Kryetar Parlamenti dhe ky eshte Ministri i Enverit, Gramoz Ruci o enveristi Bedri Islami,

    prandaj:

    Mos qaj si kukumjacke pylli per 4 policet e vrare me gjakftohtesi killeri enverist nga Dritan Dajti qe rrjedh nga familje e “mire” komunistesh, pa hije ne biografi, por qe ja pa dashur u be killer dhe kriminel qe vrau si zogj pule jo nje, por 4 police te stervitur dhe te trajnuar te forcave speciale Renea qe u derguan ne plazh si “mish per top” nga shefat e tyre po keshtu enveriste me veshje socialiste,

    njashtu si:

    Djali i deputetes se Edvinit, Luiza Xhuvani me biografi te “mire” komuniste ne CV,

    njashtu si:

    Spiuni i Sigurimit te Enverit, Fullan Kusari qe vodhi Banken e Shtetit dhe i shpetoi pa lagur Drejtesise duke u shperblyer nga Rilindja Enveriste me disa paga te majme si Guvernator i Bankes qe grabiti me nje guxim te papare.

    Reply to this comment
  7. Guri February 11, 16:13

    Z. Bedri! Per t’iu pergjigjur pyetje sate, po te them: Mund te vrasesh edhe mijera, siç ka vrare Saliu, dhe te vazhdosh te tallesh me te vraret e tu, pa te hyre gjemb ne kembe. Deri kur?

    Reply to this comment
  8. une February 11, 20:05

    Por jo mor Bedi e ka fajin Rama! S’ka te beje Saliu dhe Likja ne te gjitha krimet ne Shqiperi! Nuk te le intelektuali,anticensura1234…,Zigur Qarri! I ka fajet Sali krimineli qe e shkateroi vendin me PD e serbeve!

    Reply to this comment
  9. demo February 12, 04:41

    Nuk duhej Bedri Islami per kete bombe te “drejtesise shqiptare”,por duhej nje Jurist,qe te tregonte rruget se si duhej vene ne vend kjo padrejtesi e drejtesise.
    Keto shkrime po vajtojne nje vendim fatal,te pakthyeshem,,kur ne fakt,KY VENDIM DUHET TE HIDHET POSHTE EDHE NEQOFTESE RRUGE LIGJORE NUK KA.TE GRISET LIGJI DHE TE BEHET LIGJI NGA E PARA QE VRASESI I 5 POLICEVE TE DENOHET SI E MERITON.
    Per ata 3 gjyqtare qe e amnistuan,te pregatitet akuza dhe prangat.Rruge tjeter nuk ka.
    Bedriu dhe te tjeret jane vajtojca qe na tregojne se perballja me drejtesine e korruptuar eshte e pamundur,duke na treguar legjenda nga Shkodra,nga Rozafa,Muji dhe Halili,Jo or jo. Gjyqi i korrupsionit u zhvillua dje,,,Gjyqi i Drejtesise do te zhvillohet sot.KY VENDIM DO TE C`BEHET.

    Reply to this comment
  10. Gzim Kulufi February 12, 10:21

    Duket se nuk jemi larg kohes, kur per gjykim te shkurtuar, si rasti ne fjale, 6-7 vjet gjyq, vrasesi te dale nga burgu shpejt e me nje tufe me lule! Pas kesaj i mungon vetem kanditatura per deputet.

    Reply to this comment
  11. ETHEM February 13, 12:14

    Z.BEDRI.TE LEXOJ ME VEMENDJE.SHUMEÇKA SHKRUAN NE D I T A.POR DIÇKA TE RENDESISHME NUK E SHKROVE:
    -BABAI I KRIMINELIT D A J T I KA QENE KUZHINJER I SALIUT-PRESIDENT QE E KA PRANUAR VET NE TV.KJO DO TE THOT SHUME E ME SHUME SE SA TE JET GJALLE KY SATRAP,KY VEND DO TE VUAJ TE ZEZAT E TIJ.
    -DHE SB E KA FOBI TE URDHEROI VRASJEN NGA 4 VETA NE ÇDO QARK.
    .NE SHKODER NE 1991 ARBEN BROCI ME SHOKET E TIJ-4..U VRANE NE PRANIN E SB E A.HAJDARIT.DHE AZEMI ME VON THA:”UNE JAM NJESHI & NJESHI I DI TE GJITHA”.DHE AI U ELEMINUA ME URDHER TE SB.
    -NE 14 SHTATOR 1998 SB BERI GRUSHT-SHTETI DUKE ÇUAR AZEMIN E VRARE NE DEREN E K/MINISTRISE.
    -NE 21 JANAR SB E LB VRAN 4 VET NE BULEVARD DHE NUK U HYRI ASNJE GJEMB NE KEMBE.
    -PRA,SB ESHTE MESUAR TE VRASI NGA 4 VET PER ÇDO QARK.DHE NE TIRANE VRASJET ISHIN TE PIKETUARA:NE LEZH,DIBER,GJIROKASTER E FIER.DHE JO DY NE NJE QARK.
    -DHE NE TIRANE ISHTE PIKETUAR EDI RAMA,KU SIÇ DEKLAROI SB VET..”ISHJA SNAIPERI 5 QE DO VRISJA EDVIN K.RAMEN..POR U FSHEH SI LEPURI..”.KJO ESHTE PLOTESISHT E TMERRSHME KUR VRASESI THOT JAM UNE QE VRAVA DHE DO VRISJA K.E OPOZITES DHE DREJTESIA HESHT.
    -KJO DO TE THOT SE ASNJE GJYKATES E PREKUROR NUK MUND TE FIRMOS PER ASNJE KRIMINEL PA URDHERIN E TIJ.SIKURSE LUZIM BASHA NUK BEN ASGJE PA URDHERIN E TIJ.PRA SB ESHTE FATKEQSIA KOMBETARE E KETIJ VENDI.PIKE..!

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*