Sa vite duhet të punojnë shqiptarët për të dalë në pension, në krahasim me europianët

May 30, 2017 11:16

Sa vite duhet të punojnë shqiptarët për të dalë në pension, në krahasim me europianët

 

Për të përfituar pension të plotë një shqiptar duhet të punojë mesatarisht 35.8 vite pune.

Po cilët punojmë më shumë dhe më pak në Europë?

Stili i jetesës së italianëve është burim zile për shumë. Ushqimi, klima dhe të tjera aspekte të “Bella Vita” i ka renditur italianët në një ndër popujt më të shëndetshëm në botë dhe sipas të dhënave të Eurostat një italian punon mesatarisht 30.7 vite.

Në kontrast, suedezët e zellshëm për punën punojnë mesatarisht 41.2 vite. Fqinjët e tyre në të gjithë Detin e Veriut, si Holanda, Danimarka, Britania dhe Gjermania kanë një mënyrë të ngjashme të njëjtën kohëzgjatje të kohës që punojnë.

Në të gjithë Europën, njerëzit po punojnë më shumë se të kaluarën. Në 2015-ën, europianët punonin më shumë se 1.9 vite me shumë se një dekadë më parë. Edhe për shqiptarët, me ligjin aktual të pensioneve, parashikohet që numri i viteve deri në 2029 do të arrijë 40.

Njerëzve në Maltë iu shtuan me 5.1 vite koha që iu duhet për të dalë në pension ndërmjet viteve 2005 dhe 2015, por përsëri ata punojnë vetëm 33.4 vjet për të përfituar pensionin e plotë, saqë  europianët e veriut do të ndiheshin keq për ta.

Sipas të dhënave të Eurostat, vendet europiane që punojnë më pak janë Belgjika me 32.6 vite,  Greqia me 32.3 vite, Bullgaria me 32.1 vite dhe Italia me 30.7 vite.

May 30, 2017 11:16
Komento

6 Komente

  1. lori May 30, 11:35

    Pse punojne shqiptaret ne shqiperi?Cudi!

    Reply to this comment
  2. Adih May 30, 12:56

    Cjane keto budallalleqe qe shkruani . Harroni qe pensionistet ne shqiperi marrin nje pension i thenshin ,me qesharakun ne bote .Turp….
    Mer e komento o gazetar ,qe te ulet korrupsioni dhe vjedhjet me tenderat ,e cbllokimin e monopoleve te mafjes e banditeve te saj ,qe do na shpjere ,per ritjen e pensioneve te popullit te neperkembur shqiptar.

    Reply to this comment
  3. Luani May 31, 09:13

    emigrantet shqiptare ne greqi nuk mund ta marrin pensionin per vitet qe kane punuar ne shqiperi,sepse sipas qeverrise greke kjo vlere e pensionit te tyre u zbritet nga pensioni qe do marrin,kur t’u vije koha ne greqi.Per kete aresye u kerkohet te paraqesin nje vertetim nga sigurimet shoqerore shqiptare me te cilin vertetohet se marrin apo jo pension ne shqiperi.E di shteti shqiptar kete dhe a eshte e drejte?

    Reply to this comment
    • nora May 31, 14:21

      Kjo qe thua ti o Luan nuk eshte vetem ne Greqi. Ne cdo vend te botes te jetosh vitet qe ke punuar ne Shqiperi asnjehere nuk te shtohen, bile te zbritet pensioni nqs e marrin vesh qe ke pak pension ne Shqiperi.

      Reply to this comment
  4. kris 1 May 31, 12:44

    Shto dhe nje vit qe te mbledhesh dokumentet dhe ne fund te llogarritjes se institutit te vjedhjes shteterore po rrojte mbi 90 vjec te marresh 20 % te pareve qe ke kontribuar.
    Berisha i vodhi dhe i rropi pensionistet ndersa qeveria e Horrave te rilindjes po u bluan dhe kockat

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*