Sabit Brokaj: Isufi, Hektori dhe helmimi i Enverit

December 24, 2017 12:28

Sabit Brokaj: Isufi, Hektori dhe helmimi i Enverit

Xhevdet Shehu

Në çdo aspekt që të kujtohet, për shumëkënd përmendja e emrit të Enver Hoxhës shkakton drithma edhe sot e kësaj dite, afro 33 vjet pas ndarjes nga jeta. Për autoritetin e jashtëzakonshëm që kishte në vitet e sundimit të tij, por edhe për hijen e rëndë që la pas. Rikthimi te emri i tij ditët e fundit u bë shkak nga një debat dhe akuzat për hije dyshimi mbi një komplot për vdekjen e ish-udhëheqësit komunist. Për këtë çështje kanë folur ish mjekët e Enverit, Hektor Peçi dhe Isuf Kalo. Por janë botuar edhe pikëpamjet e Liljana dhe Sokol Hoxhës, të cilët hedhin dyshime të forta për helmimin e qëllimshëm të Enverit nga Nexhmije Hoxha, Ramiz Alia dhe Isuf Kalo.

‘DITA’ botoi një letër të gjatë të Dr. Isuf Kalos, ku ai hidhte poshtë si shpifje akuzat e ngritura nga Dr. Peçi. Konkretisht, ndër të tjera, Dr. Kalo shprehej:

“Lidhur me gjoja ”shëndetin e mirë” pa komplikacione e të shkëlqyer të Enverit, deri në vitin 1972 kur ishe mjek i tij, jo rastësisht ti e përmend këtë me mburrje. Së jashtmi një i sëmurë me diabet që pat vuajtur atëherë prej 25 vitesh mund që ashtu dukej, por jo kot Sant Exybery ka thënë që ”esencialia nuk shihet dot me sy”. Në vitin 1972 Enveri kishte shumë vite që vuante nga diabeti, jo gjithmonë ishte mbajtur niveli i sheqerit siç duhej. Ai kishte komplikacione në sy, por pavarësisht nga aparenca e jashtme kishte jashtë kontrollit të gjithë paketën e faktorëve të rrezikut, që e kërcënonin për komplikacionet e rënda në zemër dhe në tru. Ai ishte me mbipeshë trupore, pinte 60 cigare në ditë, nuk respektonte rigorozisht dietën e bënte jetë sedentare, pa veprimtari fizike të përditshme e punë mendore intensive. Ishte gjithë kohën nën stres psikologjik dhe bënte gjumë jo gjithmonë të qetë. Ai është ankuar që atëherë për shenja të dyshimta të sëmundjes koronare të zemrës, por asnjë provë e ngarkesës me biçikletë nuk qe bërë për ta verifikuar.

Euforia e shëndetit, gjoja shumë të mirë të tij kishte krijuar konkluzionin entuziast që “zemra e tij ishte çelnik”. Infarkti që u shfaq pak muaj më pas ishte fundi i teatrit me “zemrën shkëmb graniti”. Mjekësia jonë, as ajo e klinikës së udhëheqjes nuk ishin mirë të pajisur, as mirë të specializuara deri atëherë që të përballej me epokën e re të sëmundjeve koronare si epidemi. Rrethanat e reja imponuan kalimin nga koncepti i kujdesit shëndetësor ndaj udhëheqësit me një “mjek të vetëm personal” në atë të një ekipi mjekësor me ekspertizë komplekse dhe vendimmarrje në kolegjialitet.”

Në sherrnajën e ditëve të fundit, janë ngritur edhe çështje të tjera që kanë të bëjnë me marrëdhëniet brenda familjes Hoxha. Ndoshta ky është dhe preteksti që u hodh sërish në tregun mediatik teza për një komplot dhe për një helmim të qëllimshëm të Enverit për të përshpejtuar vdekjen e tij. Fakti që ajo familje ndodhet e përçarë publikisht prej më shumë se 20 vjetësh (pasi sikurse është vërtetuar tashmë, përçarja ka nisur shumë kohë më përpara, ndoshta para vdekjes së Enverit) në pamje të parë ngrenë dyshime për një vdekje të qëllimshme të Enverit. Antenat e opinionit janë ngritur sidomos kur nga brenda familjes Hoxha pohojnë ka patur një komplot të Nexhmijes, Ramiz Alisë dhe Isuf Kalos për helmimin e Enverit.

Por, hulumtimet dhe sidomos dëshmitë e mjekëve që i kanë shërbyer besnikërisht Enverit deri në frymën e fundit, mendoj se u japin fund këtyre teorive konspirative. Ose të krijojnë bindjen se këto teori ngrihen, shfaqen dhe sajohen për qëllime të tjera, për xhelozi dhe hakmarrje politike, kurrsesi për shëndetin e ish-udhëheqësit komunist. Dr. Sabit Brokaj, i cili mund të thuhet se i ka mbyllur sytë Enverit në 11 prillin e 85-së, e quan një absurditet gjithë këtë hipotezë. Ai tha dje për ‘DITA’-n se “Si mund të besohet se Nexhmija do të pranonte eliminimin e burrit të saj (Enverit) për krushkun (Ramizin)? Krushkun për burrin mund ta sakrifikonte. E kundërta mund të besohet, por jo kjo që thuhet”.

Mjekët e thonë hapur dhe pa droje se nuk duhet ecur më tutje kështu, me dyshime dhe me supozime të pabaza. Emri i Enverit në këtë rast është thjesht një pretekst për të rindezur debatet e  vjetra  mbi periudhën e sundimit të Enverit. Dhe ajo periudhë ka shumë dritëhije dhe mund të diskutohet pambarimisht. Mendoj se dyshimet për vdekjen e qëllimshme të Enverit dhe një teori komploti është  një strategji e qëllimshme për të larguar vëmendjen nga probleme të tjera më të qenësishme.

Për shembull: Pse ngrihen këto probleme 33 vjet pas vdekjes së Enverit dhe 27 vjet pas përmbysjes së regjimit të tij? Sot për shembull flitet shumë për ndëshkimin e krimeve të komunizmit, flitet për dekomunistizim, kur nuk ka asnjë shenjë të mbijetesës së asaj ideologjie dhe të asaj filozofie në asnjë parti politike aktuale, qofshin në pushtet, qofshin në opozitë. Nga frika se mos i etiketojnë si komunistë apo trashëgimtarë të tyre, politikanët tanë bëjnë apologjira dhe shpikin alibira për të treguar se nuk kanë të bëjnë me atë kohë dhe sidomos me Enverin.

Ndërkohë, gjatë këtyre 27 viteve kanë ndodhur hatara të papara dhe për të cilat nuk është ndëshkuar askush si përgjegjës i tyre. Në këto hatara nxijnë më shumë viti 97, një grusht shteti në 98, një shpërthim në Gërdec dhe vrasjet në bulevard më 21 janar 2011. Pa folur për të tjera. Janë mijëra të vrarë që nuk prehen të qetë përderisa nuk është vendosur drejtësia dhe nuk ka asnjë të ndëshkuar për këto krime të përbindshme. Pavarësisht se është folur e flitet vazhdimisht për to dhe duket sikur bëhemi të bezdisshëm kur i përmendim (disa nuk ngurojnë të na quajnë nostalgjikë të regjimit të vjetër) them se përmendja e tyre dhe sidomos këmbëngulja për të vënë drejtësi është e pashmangshme, si qytetarë të këtij vendi në radhë të parë. Për më tepër ky duhet të mision i lartë (deri më tani i papërmbushur) i klasës sonë politike.

Dr. Sabit Brokaj: Është absurde të flasësh për helmimin e Enverit

– Doktor Brokaj, ju keni qenë një nga mjekët më të besuar të ish-udhëheqjes komuniste, përfshi Hysni Kapon dhe Enver Hoxhën. Pranë Enverit ju keni qenë deri në ditën e fundit të jetës së tij. A ju bën përshtypje debati i ditëve të fundit, ku bëhen akuza dhe flitet për një helmim të Enverit?

– Më duket një debat i panevojshëm dhe i pakuptimtë. Janë të tjera arsyet që fshihen pas këtij debati. Unë kam qenë mjek i Enverit dhe flas me përgjegjësi maksimale për atë që ka ndodhur. Dhe si mjek unë rastin e tij e analizoj si për çdo pacient. E para dhe kryesorja që nuk duhet të vihet në dyshim nga askush është fakti se Enver Hoxha vdiq natyralist. Ajo lloj patologjie në rrugën e saj nuk lë asnjë dyshim për këtë përfundim.  Që do të thotë diabeti prej vitesh e dekadash, plus mbipesha, plus cigaret, plus jeta sedentare dhe me stres, secila prej këtyre janë faktorë rrezikues për sëmundjet e zemrës dhe të trurit. Për pasojë, nga këto sëmundje vuajnë truri, zemrat dhe veshkat. Rruga dhe ecuria që ka bërë tek Enveri diabeti që kishte arritur dhe me glukozë (me sheqer) në urinë që është kapur qysh në vitin 48, mbipesha në dhjetëra vjet, duhani në dhjetëra vjet, stresi i gjithë jetës, jeta sedentare gjithashtu po gjatë gjithë jetës, vetiu do të sillnin ato ndërlikime dhe atë jetëgjatësi. Një njeri me aq ndërlikime dhe me aq faktorë rrezikues, ka qenë vazhdimisht i rrezikuar, sidomos në vitet ’70. Po të shqyrtosh të gjithë këto elementë është si të lexosh një libër për diabetin, faktorët rrezikues dhe ndërlikimet. Të gjitha së bashku çuan në atë fund të pashmangshëm.

– Sidoqoftë, a ekzistonte rreziku i helmimit të Enverit?

– Lidhur me mundësitë e helmimit mund të bëhen shumë hamendësime. Natyrisht, për njerëz të këtij kalibri ka veprime të agjenturave për helmime dhe vrasje. Por në rastin konkret, në mënyrën si sigurohej Enveri, medikamentet që sugjeroheshin nga mjekët bliheshin nga të tjerë njerëz që ishin të sigurimit dhe nuk bliheshin në të njëjtën farmaci, administroheshin nga të tjerë njerëz që ishin në shtëpi që ishin farmacistet që e dispononin infermieret brenda familjes, dhe mjekët nuk kishin asnjë kontakt me medikamentet, nuk mund të nxirrnin asgjë nga xhepi, si të thuash. Pra, kontrolli ishte i jashtëzakonshëm dhe nuk mund të merret fare në konsideratë mundësia e helmimit.

– Si u përfshitë në ekipin e mjekëve të Enverit?

– Nikolla Shurbani ka qenë një nga mjekët më të mirë që ka shërbyer pranë Enverit për kardiologjinë. Por ishte i papërballueshëm intensiteti i shërbimit pranë Enverit. Nikolla iku kur ishte 60 vjeç, e zëvendësuam unë dhe Ahmet Kamberi. Ne kemi shërbyer deri në fund. Vinin Dr. Fejzi, Hoxha, Ylli (Popa) por vinin kur i thërrisnim ne. Urgjencën e përballonim ne. Prandaj dhe fals me bindje se Enver Hoxha nuk është helmuar, sado ekspertiza dhe hetime të bëhen.

– Pse jeni kaq i sigurt? Mund të kishte dhe arsye politike për ta bërë një akt të tillë…

– Flas me bindje sepse Enverin nuk donin ta vrisnin. Me kultin që ai kishte krijuar, me dashurinë që shfaqte populli për të, askush nuk do të guxonte ta bënte këtë. Nexhmija i di shumë mirë këto gjëra. Enverin mund të sulmohet sot e kësaj dite për ca gjëra që duhej t’i kishte bërë më mirë, mund të fajësohet për vrasjet që bëri në fundin e jetës së tij, si fjala vjen të Mehmetit e Kadriut, por që të kishte komplot dhe pabesi kundër Enverit është e pabesueshme dhe e papranueshme, për mendjet normale flas. Si mund të besohet se Nexhmija do të pranonte eliminimin e burrit të saj (Enverit) për krushkun (Ramizin)? Krushkun për burrin mund ta sakrifikonte. E kundërta mund të besohet, por jo kjo që thuhet. Kjo është më e besueshme. Krushkut i ishte përcaktuar radha për në pushtet nja njëzet vjet më përpara se të vdiste Enveri, që kur u bë një ditëlindje e Todi Lubonjës. Se si rrodhën punët dhe ngjarjet në ato vite i dinë të gjithë. Analiza politike mund të bëhen sa të duash, por nga ana mjekësore për fundin e Enverit, nuk duhet të ketë asnjë dyshim.

Dr. Leonard Solis: Si e kam njohur Dr. Isuf Kalon

Profesor Isuf Kalon e kam njohur për herë të parë në fillim të viteve 90 kur bëja një specializim pasuniversitar për sëmundjet e brendshme. Ka qenë një njeri korrekt që ia ndryshoi faqen gjithë atij shërbimi te endokrinologjisë, i cili u bë shembull. Është një njeri me shumë vlera, shumë elokuent, pa u bërzier në problemet e tyre për kohën e nomenklaturës së vjetër. Në këtë pikëpamje, jam neutral si Zvicra. Më tej nga afër, Prof. Kalon e kam njohur në vitin 97 kur isha ministër. Në atë kohë, në takimet që kam bërë me Organizatën Botëror të Shëndetësisë, sidomos për çështjen e krizës së Kosovës. Isuf Kalo ka qenë një nga drejtuesit më të shquar të asaj organizate. Këtë prestigj ai e kishte ftuar tërësisht me aftësitë e tij dhe me kulturën e tij dhe unë ndihesha krenar që kisha atje një shqiptar në krah, i cili shkonte në gjithë Evropën dhe jepte leksione për cilësinë e mjekimit, që nga Rusia e deri në Danimarkë e Suedi për kurimin e diabetit. Atje në OBSh e përmendnin gjithnjë me krenari që kemi një shqiptar që është super kualitet.   Për herë të dytë u ndesha me Profesorin kur ai ishte kthyer në Shqipëri dhe së bashku bëmë autoritetin që do të akreditonte spitalet shqiptare mbi parametrat që ata duhej të plotësonin. Nën udhëheqjen e profesorit u bë një punë e shkëlqyer. Unë kam një mendim jashtëzakonisht të mirë për prof. Kalon dhe më erdhi shumë keq kur e larguan. Ai është mbi palët politike për aspektin e mendimit shkencor për politikat shëndetësore dhe i bën nder çdo force politike.

Tani po flas lidhur me fundin e Enver Hoxhës dhe akuzat që hidhen për një helmim të tij, ku përmendet edhe emri i Isuf Kalos?

Nuk e kam parë dhe as takuar ndonjëherë Enver Hoxhën sa ishte gjallë.  Por mendoj se nga intervistat që janë bërë që në atë kohë, për moshën e pacientit, plus vitet që ka vuajtur nga diabeti, besoj se nuk lënë shteg për dyshime. Në këtë aspekt, Enveri ka qenë i stërkonsumuar, plus faktorët e tjerë jetësorë të tij. Mjafton të shikosh mbledhjet e udhëheqjes së asaj kohe dhe lehtësisht të arrish në konkluzionin se ai ishte i vdekur prej kohësh. Në këtë aspekt unë them se nuk përputhet data e varrimit me ditën e vdekjes. Unë nuk kam pasur simpati për Enverin, por në këtë rast flas si mjek dhe gjykoj si për një pacient. Dhe si pacient, me atë diagnozë tashmë të njohur, si kishte vdekur shumë kohë më parë. Nuk bëhet fjalë për atentat me helmim të tij. Si mjek që jam njohur me të dhënat e shëndetit të tij, them me bindje se Enveri ka qenë tejet i konsumuar. Të gjitha enët e gjakut kishin mbaruar për shkak të diabetit.

December 24, 2017 12:28
Komento

14 Komente

  1. Nene Pashako Emigrante. December 24, 17:43

    O njerez te mire ! ne jenite tille:

    Mjaft mw me PERCARIE-simboli UNITETIT…
    Atdheu ju therret !
    Mbylleni kete diskutim te gjate e pa vend,sa na thote i miri Sabit Brokaj.Mjaft, pergojosni nje SHENJTOR e mbi SHENJTORI ,qe nje here ne 500 vjet i vjen Shqiperise MEME.
    Mbylleni kete polemike bajate qe e shfytezojne per interesat e tyre antishqiptaret.
    Festoni kete vit e te Ri me URIMIN-UNITET me;
    I PEJETESHIMI ; “i TRETI” po “I VETRETI”,nisur nga SKENDERBEU-Gjergj Kastioti.qe kete 550 vjetor do te kujtojne,te kudo ndodhur mbare shqiptaret.
    Ate te pashoqin…ENVER.na e solli Historia.
    Behuri nje herre BURRA te atij vendi..
    A T D H E U ju T H E R R E T !

    Nene Pashako Emigrante.

    Reply to this comment
  2. alphade December 24, 17:57

    Vetem nje fraze e zotit Broka tregon gjithecka: gjithe za-
    llamahia qe behet mbi vdekjen e Enverit ketu e 37 vjet
    me pare behet vetem me nje qellim: ” Largimi i vemen-
    djes nga hallet e medha qe ka ky popull keto 27 vjet te
    rregimeve te ndyra te malokut te Vicidolit. Mbeshtetja qe
    i japin Koli dhe Lili-puta spiunit te UDB-s ,lindur ne Vicidol
    dhe banues ne Tirane, tregon se i jane “hypur te njejtes
    varke ne Pogradec” prej shume vitesh para se te vdiste
    Enveri. Fakti qe Nexhmija nuk e ka aprovuar te “ulesh ne
    sofren e saj” per aresye biografike,spiuni i UDB-s e ka marre ” kalane nga brenda ” duke u futur jo nga dera por
    nga dritarja e familjes Hoxha permes Lili-putit dhe kjo
    spjegon gjithe ate urrejtje qe shpreh here pas here krye-
    krimineli e kryetradhetari i Shqiperise ndaj zonjes se Ma-
    dhe,Hoxha dhe asnjehere nuk ka folur per “teta Viton” dhe per burrin e saj, qe zinte vendin e dyte ne hierarkine
    e PPSH . Gje qe per nje mendje te kthjellte dhe me tru pa
    elemente demoniake tregon se sa hakmarres eshte ky
    “KAVIE” e Frojdit….!!!

    Reply to this comment
  3. Arber I December 24, 18:30

    Nje e cmendur hodhi nje gur ne lume dhe mjaftuan tre te mencur dhe guri doli qe ishte bosh. Enveri vari veten disa here ne oborret e ekonomise, drejtesise, mbrojtjes, luftes se cmendur te klasave, besimeve fetare dhe, de fundmi, ne fushen e kuadrit, duke sakrifikuar te gjithe bashkepuntoret e vet per hir te ambicjes per pushtet te Nexhmije Hoxhes, e cila perkrahu nje trashegimtar hileqar dhe frikacak (per mua, i dyshuar si agjent i UDB se Jugosllavise dhe KGB te Bashkimit Sovjetik), i cili i kishte te gjitha levat e pushtetit piramidal diktatorial per ndryshimin e sistemit te deshtuar, por pa prishur shtetin dhe pa shkaterruar Shqiperine. Ne kete rast mund te thuhet me plot gojen se Nexhmije Hoxha dhe Ramiz Alia e “helmuan” Enver Hoxhen. Mjeket nuk kane pune fare ne kete tragjedi e luajtur ne kurriz te popullit shqiptar.

    Reply to this comment
  4. lenci December 24, 19:08

    Fjalet e dr. Zabit Brokaj tregojne dinjitetin e tij te larte, ndershmerine gjate nje jete te tere, por edhe kurajen per te thene gjerat hapur.
    Me sa dihet, Enveri ka pesuar nja parainfarkt ne vjeshten e vone te vitit 1972, prandaj nuk mund te thuhet se ai e kishte shendetin e tij te mire deri atehere. Pesoi nje infarkt te rende ne vitin 1973 dhe, kur e kaloi ate, ne pranveren e vitit 1974, ai ishte praktikisht i mbaruar.
    Ne vitin 1973 ne Tirane mberriti nje ekip mjekesh kineze. Askujt nga familja Hoxha nuk i pelqeu konkluzionet e mjekeve kineze dhe ata i larguan. Kinezet thane se Enveri nuk do jetonte gjate. Njihet gjendja paranoike e tij, si rezultat nisen spastrimet e viteve 70 dhe 80.
    Dikush do thote se, pavaresisht se cfare thane kinezet, ai jetoi edhe 11 vjet. Po, kjo eshte e vertete, e mbajten ne jete mjeket, sidomos ata franceze, qe u morren me cdo problem shendetesor te tij.
    Enverin e lane syte, ai mund te lexonte vetem me lupe (xham zmadhues), ose materiale, qe ja shtypnin me germa shume te medha. Enverit iu shfaqen probleme me duart, bile erdhen mjeke franceze, qe ia operuan doren.Praktikisht ai nuk ishte me ne gjendje te shkruante.
    Por ne fillim te viteve 80 Enverit iu shfaqen shenjat e parkinsonit. Dora e djathte i dridhej dhe ne fund te jetes se tij ai pothuaj nuk e komandonte dot ate.
    Familjaret Hoxha i dine shume mire keto, por Sokoli dhe Liljana, per qellimet e tyre, perpiqen t’i shtremberojne faktet dhe sajojne intriga per te qene ne qender te vemendjes.
    Kur Enverin e nxirrnin para popullit, sidomos gjate vitit 1984, atij i beheshin injeksione per t’i dhene fuqi per disa ore. Pastaj ai zhdukej me muaj te tere.
    Por diversioni me i keq, eshte sajimi per Hektor Pecin.
    Familjaret Hoxha e dine mire pse u largua Hektor Peci nga familja Hoxha. Hektori nuk ka dashur te flase per kete ceshtje dhe kjo i ben nder.
    Motra e madhe e Enver Hoxhes, ne mos gabohem quhej Haxho, kishte dy femije, nje vajze dhe nje djale.
    Vajza, Lumto, ishte e martuar me vellane e Gogo Nushit, Ksenofonin, qe ishte ne Ministrine e Jashtme.
    Djali ishte martuar me nje farmaciste, qe punonte ne spitalin e Tiranes, ate qe sot quhet QSUT (Nene Tereza).
    Kjo farmaciste pergatiti nje ilac, qe u perdor gjste operimit te dy personave, qe vuanin nga majaselli. Ilaci i pergatitur nga farmacistja rezultoi 10 here me i forte se sa duhej te ishte. Pati komplikacione te te semuret. Mer vone, pas ca kohesh, te dy vdiqen.
    Ceshtja shkoi ne gjyq dhe, megjithese nga prokurori i ceshtjes iu kerkua qe Hektor Peci te ndikonte ne mbylljen e ceshtjes, ky i fundit deponoi te verteten.
    Per kete e larguan nga familja.
    Mendoj se Hektori nuk duhet te sulmohet per gjera te paqena. Po te sihte sic thote Sokoli, apo Liljana, kush e linte te lire doktro Hektorin!
    Filmimi i mbledhjes me Vito Kapon, si edhe fotografite e Enverit ne ditet e fundit te jetes se tij, jane deshmia me e mire se cila ishte gjendja e tij.
    Me diabet gati 40 vjecar, me ngarkesen e punes qe kishte ai dhe me mjekimet e asaj kohe, te arrije moshen 77 vjec. kur mesatarja e jetes ne Europe, e jo me ne Shqiperi, ishte rreth 70-75 vjec, ishte nje gje e rralle.

    Reply to this comment
    • Drejtesia do te behet duan apo nuke duan bijte e mostrat e diktatures komuniste-ballistozogiste dhe avoketerit e tyre. December 26, 09:55

      Shume shkrime e shume komente allaenveristesh,nje sevilizem i peshtire, pra pordhe me rigon;thote populli. Semundja e sheqerit eshte e sherueshme dhe ne popuj etiketohet semundja per te pasurit. Mjaft me, me lojra fjalesh e lloqe kavaje;thote populli.Enveri nuke vdiq sikurse e paraqet borkajvici me kalovicin, por nga “paaftesia”e mjekeve qe i “sherbyen”,si dhe nga dashuria, apo simpatija qe nexhmijevicja kishte me alijevicin, ngase takati e kishte lene enverovicin,gje qe ne unison e perdhosen dhe me bijte e mostrat e tyre ne te quajturen demokraci brenda djallit qe i vune zjartin SHQIPERISE. Se fundi Enveri ishte dhe mbetet viktime e marrive te tije,”paaftesia”si mjekeve, si dhe nje nder kryesoret deshirave te nexhmijevices dhe luftes pa kufi brenda jashteqitjes shqiptare, sikurse vazhdon deri me sot ne politiken sunduese te Tiranes zyrtare. Drejtesia do te behet, duan apo nuke duan bijte e mostrat e diktatures komuniste-ballistozogiste,se drejtesine e kerkon SOVRANI, USA dhe BE-ja. Besoni o djaj me fytyre njeriu, nje here te vetme ne jete, qe POPULLI E ZOTI t’u meshiroje.

      Reply to this comment
  5. Shqiptari December 24, 19:56

    Pse nuk dalin komentet, edhe etiken e zbatojme apo ka kritere tjera na i thoni or njerez.

    Reply to this comment
  6. Lisi December 24, 21:32

    Mos u tallni , mos u sillni harbuçe me ne popullin jetim .
    Mirë që dy a tre shkrime , s’kishim të drejtë t’i komentonim , po sot , që kini lënë hapsirë , pse s’i botoni komentet . Ky është ofendim , është një llojë diktature , tallje , përçmim ………!
    Po ne , de , jemi populli . Palo popull , natyrisht !
    Sjellja juaj është : lexoni këtu ç’themi ne , ç’mendoni ju , s’na duhet , mos na çani b……n !
    Ç’të bëjmë ne debilët e injorantët ?!
    T’i bijem murit me kokë ?!

    Reply to this comment
  7. Lili December 24, 22:29

    Cka kishte pra ne ato injektione qe pastaj iu deshke muaj te tere enverit per me rekuperuar nga ato injektione?
    A nuk mundet kjo te quhet helmim?
    Dr Kalo di gje?
    Sa per Dr pecin,fakti qe nuk paska pranuar me shkel etiken flet per moralin e tij e jo moralin e kalos…

    Reply to this comment
  8. Onkezmi December 25, 02:10

    E kuj i plasi se njefare Solis e urren Enverin.Per ty rrofte Nano qe te vuri minister si dyshe ortodokse,ti plus si helen,se do kishe vajtur ne greqin tende ku nuk do te punoje as infermiere,apo…

    Reply to this comment
  9. demo December 25, 03:39

    Botoje kpmentin e djeshem!

    Reply to this comment
  10. Lisi December 25, 07:42

    More , komenti ç’ubë ?

    Reply to this comment
  11. tomsojeri December 25, 08:40

    O Dita ! Cfar nuk ju pelqen ne komentin per kte problem !! Mos vall se shaj Liljanen ,kte psikopate shpirt katrane qe sla penxhere mediatike pa vjell mosmirnjohjen e saj duke permbysur ate tavolin ku hengri ,piu dhe fryhej si gjeli ne plena ne koh te saj ??Nuk vlen te harxhoj peshtymen per ksi neperkash ,por po ju a le ju ta merni ne mbrojtje te mbushni radhet e ndonje interviste te re me jarget e saj ………

    Reply to this comment
  12. Mark .uk December 25, 10:50

    Pse nuk qani hallin e vejushes se zeze po te ati krimineli.Ate e la edhe ramizi.

    Reply to this comment
  13. ELIOT December 25, 11:40

    ENVERI HELMOSI 500 MIJE SHQIPTARE … DHE NJE DOKTORRRRRR NA QAN HALLIN SE A E HELMOSEN APO JO DIKTATORIN …. ENVERI DUHEJ TE TORTURHEJ PARA SE TE NGORDHTE ….SE E TORTUROI POPULLIN PER 50 VJET ….. SI SE KENI KUPTUAR KAQ GJE TE THJESHTE …..SE QE JENI ANALFABETA ..JENI TE PA AFTE TE GJUKONI TE MIREN DHE TE KEQEN .. REALITETIN DHE ENDERRAT QE PREMTONTE ENVERI …. ENVERI PO TE ISHTE NE NJE VEND DEMOKRAT TE CIVILIZUAR …… NUK DO TE RINTE AS 10 DITE NE QEVERI …….PR KETE GJE DUHET NJE MINIMUM ZGJUARSI …..MERCI ET A BIENTOT …

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*