“Po përplaset lepuri me elefantin”

May 10, 2019 11:14

“Po përplaset lepuri me elefantin”

Nga Xhevdet Shehu

Në këtë intervistë për DITA-n, dr. Sabit Brokaj përcjell mendimin e tij për Luftën Antifashiste Nacionalçlirimtare dhe debatin që zhvillohet prej disa kohësh. Ai ka respektin më të madh për heronj e asaj lufte që i dha nder dhe dinjitet Shqipërisë dhe e konsideron të humbura davanë e ballistëve të djeshëm dhe të neoballistëve të sotëm. Pse mendon ai se truri i së keqes si në rastin e këtij debati për luftën dhe të një përplasjeje të mundshme civile është Sali Berisha. Doktor Brokaj shprehet se ideja she skenari i vitit 1991 për ta mërzitur dhe lodhurkëtë popull po kërkohet me ngulm nga Berisha të përsëritet tani me të vetmin qëllim që të vijë përsëri në pushtet…

– Doktor, këtë intervistë me ju dua ta filloj me një pyetje të drejtpërdrejtë: A jeni trembur ndopak nga kallëzimi penal që iu ka bërë Instituti për studimin e Krimeve të Komunizmit, për shkak të qëndrimit që keni mbajtur në favor të Luftës Antifashiste?

– Jam trembur dhe shumë madje! Kam vendosur të rrëmbej pushkën e të dal në mal për ta nisur luftën antifashiste me ballistët nga fillimi. Një gjë e them me bindje: unë dhe shokët e mi kemi për t’i mundur përsëri, ashtu si 75 vjet më parë bashkëpunëtorët e fashistëve.

– Ta lemë mënjanë humorin që mund ta bëjmë në një kohë më të përshtatshme. A ishte i nevojshëm ky debat që është hapur për luftën?

– Natyrisht që ishte i panevojshëm pas më shumë se shtatë dekadash të mbarimit të asaj lufte dhe kur historia është shprehur qartë për atë luftë. Por debati u provokua qëllimisht porta denigruar atë luftë pikërisht këtë vit nga një palo institut ballistësh dhe ne që gjithmonë jemi krenuar me atë luftë të madhe nuk mund të heshtnim. Kur pashë atë listë të turpshme të hartuar nga ai institut u lemerisa. Gjatë një interviste iu referova vetëm dy emrave: Baba Fajës dhe Mustafa Matohitit, heronj të luftës, aq shumë të respektuar e të dashur edhe sot e kësaj dite nga populli shqiptar. Është e tmerrshme t’i quash kriminelë këta dy heronj aq të nderuar e të respektuar nga një popull i tërë. Unë mund t’i merrja një për një të 265 emrat që përmendeshin dhe të argumentoja të kundërtën e asaj që mendon dhe shpall ky institut. Si mund të quash kriminel Myslim Pezën, komandantin e çetës së parë antifashiste në Europë, për të cilin u sakrifikua dhe u dogj Peza martire? Po kështu edhe të gjithë emrat e tjerë të asaj biçim liste. Por Tufa dhe tufa e ballistëve në atë institut nuk e bëjnë pa qëllim këtë. Ai është në sinkron të plotë me Sali Berishën që e themeloi atë institut dhe me ata që e sponsorizojnë aktualisht…

– Me ata që e sponsorizojnë aktualisht… Mos e keni fjalën për kryeministrin Edi Rama?

– Pa asnjë dyshim që për atë e kam fjalën. Ata u inkurajuan nga gjesti i turpshëm që bëri Edi Rama në nëtorin e kaluar duke nderuar e rehabilituar kryeballistin Mit’hat Frashërin dhe morën zemër. Menduan ata: Pse të mos shkojmë edhe më tej, t’i biem edhe Luftës antifashiste dhe ta bëjmë pluhur e hi e të dalim në dritë ne si heronj që na mundën dhe persekutuan komunistët? Dhe u hodhën në sulm. Por e kanë të humbur davanë njëherë e përgjithmonë!

– Pse mendoni se e kanë të humbur davanë? Ju sapo përmendët dy emra, Sali Berishën dhe Edi Ramën. A nuk është kjo një arsye e mjaftueshme që pinjollët e ballistëve të djeshëm të ndihen mirë në misionin dhe qëllimet e tyre?

– Ju keni të drejtë që e bëni këtë pyetje. Por unë jam plotësisht i bindur se ata e kanë të humbur davanë. Pse e them këtë? Po jua argumentoj. Ne që e kemi jetuar edhe kohën e regjimit komunist jemi në gjendje të bëjmë krahasimet me kohën që jetojmë. Të them të drejtën para vitit 1990 kam menduar gjithnjë se pas aq shumë vitesh që kishin kaluar nga lufta, dallimet mes partizanëve dhe ballistëve ishin bërë thuajse të padukshme. Fëmijët e ish-ballistëve shkolloheshin dhe punësoheshin njëlloj si bijtë e partizanëve. Mendoja se ajo përçarje që mbolli lufta ishte zhdukur njëherë e përgjithmonë. Mirëpo, ja, doli në skenë Sali Berisha dhe i gjeti me kokrra ballistët që kishin mbetur në mendësinë e vitit 1943, i mori me vete në PD, u dha pushtet dhe ngjalli frymën e përçarjes. Kjo ishte fryma e Berishës e vitit 1990-91. Në këtë frymë u krijua ai institut famëkeq që i ka hedhur benzinë zjarrit të përçarjes në vitin 2019. Më vjen keq për Edin që vazhdon të luajë symbyllazi me ta. Sepse ndërsa bën sikur mbron luftën, thotë se mos ma prekni Mit’hatin e Ballit. Është një qëndrim që nuk e nderon aspak një kryeministër socialist. Urojmë që Edi të ndryshojë dhe të mos i duken si shakara këto punë. Prandaj dhe thashë se ballistët dhe neoballistët e kanë të humbur davanë. Koha e tyre ka perënduar njëherë e përgjithmonë. Pavarësisht përkrahjes që gjejnë nga individë të veçantë, shumica dërrmuese janë kundër tyre. Në këtë kontekst, unë e quaj shumë të drejtë idenë që është hedhur nga deputeti Spartak Braho dhe të mbështetur edhe nga intelektualë, historianë dhe njerëz të mençur të tjerë për krijimin e një Instituti të Kujtesës së Luftës së Dytë Botërore. Dëshiroj të realizohet sa më shpejt kjo ide.

– Doktor jemi një ditë para një proteste të fuqishme të paralajmëruar nga opozita për nesër në Tiranë. Si e prisni këtë protestë, pasi janë dhënë shenja edhe për konflikt civil me bllokimin e rrugëve gjatë kohëve të fundit, por edhe nga deklaratat e krerëve të kësaj opozite?

– Pse e quani të fuqishme atë protestë? Ajo i ngjan debatit për Luftën. Kjo është një përplasje si e lepurit me elefantin dhe ekziston në mendjen e atyre që e kanë shpikur.

E kam fjalën për atë pakicë që përfaqëson kjo opozitë me pjesën tjetër të popullit që përfaqëson shumicën dhe që mbron si luftën ashtu dhe progresin. Ajo protestë nuk ka pasur kauzë që kur u nis disa muaj më parë. Është për të ardhur keq që opozita është katandisur në atë gjendje të mjerueshme. Kjo opozitë rrugaçe është kundër integrimit të vendit në BE, është kundër interesave të këtij populli. Në të vërtetë truri që i pjell dhe ëndërron konfliktet civile është ai i Sali Berishës.

Ai kërkon të realizojë planin e viteve 1991-92 kur e ëndërronteme çdo kusht pushtetin dhe vriste priste në të gjithë vendin, derisa një pjesë e madhe thanë: Pole ta marrin pushtetin që të biem rehat! Ata e morën pushtetin, por vendi dhe populli nuk gjeti qetësi asnjëherë nga ata, edhe kur ishin në pushtet, edhe kur janë në opozitë.

I njëjti skenar si në vitin 1991 po luhet edhe tani nga Berisha, që ta lodhë këtë popull deri sa të thonë: Aman, jepuni pushtetin se na nxinë jetën!  Mendoj se skenari këtë radhë nuk do të funksionojë për dy arsye: E para kanë një popull të tërë kundër (unë nuk i konsideroj popull ca banditë që i shkojnë pas Berishës e Bashës) por kanë edhe ndërkombëtarët. Si asnjëherë tjetër ndërkombëtarët janë kundër sjelljeve të kësaj opozite mjerane dhe kanë dënuar të gjitha sjelljet e saj që nga dorëzimi mandateve e deri te aktet e dhunës në Tiranë dhe në gjithë Shqipërinë. Prandaj kjo opozitë nuk ka të ardhme dhe do të shkërmoqet. Bashkë me të do të përfundojnë në hiç edhe ballistët e neofashistët që i fryjnë zjarrit të përçarjes kombëtare me vrerin që derdhin përditë kundër Luftës Antifashiste Nacionalçlirimtare dhe heronjve të saj.

– Megjithatë opozita përsërit vazhdimisht se nuk do të ketë zgjedhje në 30 qershor. Sa të vërtetë ka në këtë parashikim të saj?

– Nuk ka asgjë të vërtetë. Është një halucinacion i Berishës si konflikti civil ashtu dhe pengimi i zgjedhjeve. Kjo opozitë që vazhdon të ketë mendjen e Berishës, po shkon me shpejtësi të rrufeshme drejt një fundi të pashmangshëm të saj, pra drejt një tkurrjeje të paevitueshme deri në zhbërje. Pavarësisht se Berisha bërtet se tani është populli që vendos për fatet e tij, duke lënë të nënkuptohet se populli është bërë me opozitën që përfaqëson ai, e kundërta është e vërtetë.

Populli nuk i beson kurrë më këtij njeriu ogurzi dhe mbjellës fatkeqësish dhe i ka kthyer krahët njëherë e mirë. Populli kërkon korrigjimin e kësaj qeverisjeje, por kurrsesi rikthimin e gjëmëziut Sali Berisha. Ajo që mund të them me bindje tani për tani është kjo: Zgjedhjet do të bëhen dhe konflikt civil nuk do të ketë! Po kështu jam i bindur se nuk do të ketë as zgjedhje të përgjithshme të parakohshme. Zhvillime interesante mund të priten në kampin e opozitës tashmë jashtë parlamentare. Këto zhvillime kanë filluar të duken…/

Intervistoi Xhevdet Shehu

 

 

 

May 10, 2019 11:14
Komento

52 Komente

  1. seat May 10, 11:47

    O Zabit edhe emrin ta kane vene Zabit, se e kane ditur qe do jesh nje ushtar i perulur, po te del shpirti duke lepire bythet e udheheqesve, akoma nuk ta ikur nga duart, era e mutit te Enverit

    Reply to this comment
    • Arb May 10, 14:28

      Ejani pyesni ne Peze dhe zonat perreth dhe do te kuptoni qe Babe Myslymi vuri njerezit e ti jte vriste vellain e tij se nuk ishte ne te njejten linje me Enverin. Shyqyriu ishte shume here me lart se Myslimi, por e preu plumbi “mik”. Si kjo histori ka plot, GJITHSESI dikush po don te na percaje keqazi perseri, dhe ketu ka dore serbi. shikoni c’po behet ne politike ndermjet Kosoves e Shqiperise. TURP per ne e fitore ne tavoline e serbit.

      Reply to this comment
      • Teli May 10, 21:59

        O Arb,historia nuk behet me te pyetur e me thashetheme nga fshati.Ceta e Myslym Pezes eshte nga te parat ne Shqiperi dhe ne Europe.Ky eshte fakt.Te tjerat jane perralla katundi…

        Reply to this comment
      • Antikomunistja May 11, 22:29

        E vërtetë, kam njohur vajzën e Shyqyriut një zonjë e vërtetë

        Reply to this comment
    • Koqa May 10, 16:32

      Te dashur vellezer koqe shqipetar,

      O Seat n.q.s te vihej dilema te lepish
      menderen e Enverit
      apo te Sali Serbit çfare do beje?

      Reply to this comment
      • Taku May 11, 15:11

        Te Saliut dhe Vuçiçit do lepinte ce pyet kot? Si ballistet qe me mire lepinin te Duces se bythe shqiptari.

        Reply to this comment
    • Kadriu May 10, 21:55

      O “seat” (sakat nga mendja) me keto qe shpreh ketu je per skrap,

      Reply to this comment
  2. ETHEM LALAJ May 10, 11:53

    SHUME SAKT.D I T A BEN MIRE QE BOTON SHKRIME TE PERDITESHME TE AUTORVE INTELEKTUAL E TE MENÇEM TE KTIJ VENDI.
    -VETEM KESHTU I ULET KOKA TUFES DHE SOIT TE TIJ BALLISTOID.
    -KJO ESHTE NJE PROVE E MADHE SI EDHE NE KOHE LUFTE…SE KUSH DO FITOJ ME P E N Ë E JO ME LUFTE.SE ME LUFTE FITUAN PARTIZANET TRIMA QE ME GJAKUN E 28.000 DESHMOREVE BENE HISTORIN TON TE PAVDEKSHME TE LNÇL.
    -ESHTE FAKT SE BALLISTET E SOTEM ME TUFEN NE KRYE MOREN SHKAS NGA FIRMA E SALIUT QE GRADOI AGRON TUFEN NE 2010 NE KRYE TE INSTITUTIT FAMKEQ.POR DHE NGA EDI RAMA QE NGRITI NE PIEDESTAL KRYEBALLISTIN M.FRASHRIN.
    -KJO FURTUN NE GODE DUHET TE MARR FUND NE KETE 75 VJRTOR.
    -BESOJ ZV/KRYEMINISTRI BRAÇE DO VENDOSI EKUJLIBRIN E DUHUR NE KTE VIT JUBILAR.
    -JU LUMT DR.BROKAJ,JU LUMT D I T E S QE PO MBAN GJALLE SHPRESAT E 95 % TE POPULLIT TE MAJT.E.L-FIER.

    Reply to this comment
  3. good May 10, 12:00

    Të ishe aq i zoti dhe konsugent saç në zanatin bazë, do të ishe zabit me të mëdhaja, por nuk je, sepse dhe me të thjeshtën gjë, ekonominë e rënuar, moralin e shkatërruar dhe arrogancën shumedimensionale të mos e shohë prof. Zatibi, as ti vetë nuk e beson. Por m.gj.atë paç pleqeri të bardhë dhe pirdhe politikën .

    Reply to this comment
  4. damam dimashi May 10, 12:10

    Rama duhet te dale nga guacka e vetmburrjes dhe ta shohe me dejt realitetin. ne radheteparete beje autokritike per denigrimin qe i ka bere traditave te popullit dhe Luftes ANCL,te pastroje administraten nga drejtuesit hajdute e nepotike,te ulet e te degjoje masen e ndershme socialiste dhe jo vetem eliten qe e duartroket vend e pavend,pastaj e ka te sigurte karrigen. Ndryshe ai lepuri mund te behet shume i rrezikshem per elefantin. Populli thote: nje elefant qe kercenohet nga nje mize e ka jeten ne rrezik”

    Reply to this comment
  5. Genti May 10, 12:12

    Nuk kishte se si te mungonte nga Gazeta Dita edhe intervista e shokut Xhevdet Shehu per Zabitin qe i nderronte bebelinot Diktatorit.

    Reply to this comment
    • Xxx May 11, 15:15

      Kurse Saliu i lante bythen

      Reply to this comment
    • shqipe May 13, 01:23

      Edhe sikur te ishte keshtu,ka bere detyren e mjekut per njeriun,pamavarsishte kush ish,qofte dhe hitleri o ti mender gent kafsha… zabiti ish dhe mbetet shqiptar i madh duan apo s’duan te vjellat e ballit dhe te sal gjirizit…

      Reply to this comment
  6. intelektuali May 10, 13:16

    O GERDALLA FANATIKE, ZABIT BROKAJ,

    Nuk eshte Sali “VARKARI” i Enverit ai qe i ka hartuar dhe shkruar listat e krimineleve dhe xhelateve te LANC-it jugosllav, as Sali “SEKRETARI” i Partise se Punes ai qe yshti Agron Tufen per te rihapur problemin e krimeve te komunizmit ne Shqypni,

    por:

    BE-JA DHE BOTA ANTIKOMUNISTE DHE DEMOKRATIKE ME FONADACIONIN “KONRAD ADENAUER” QE PO E FINANCON KETE FUSHATE NDERGJEGJESIMI ME POZITA TE LARTA QYTETARIE,

    prandaj:

    Ju, Dinosaurit Prehistorike te Enverit qe dini te kendoni vetem si “gramafone te prishur” te Partise klishte tuaja te peshtira me balliste dhe komuniste qe sot nuk i ha as qeni i rruges, bejini hyzmet bythes fanatike me ilace kapitaliste dhe imperialiste sepse Koha e Qepes e Enverit me propagande komuniste dhe me plot bunkera dhe tollona varferie nuk ka si te kthehet me, pse nuk i pergjigjeni pyetjes konkrete me sinqeritet dhe pa propagande dhe hipokrizi:

    NE CILIN VEND TE BOTES U FESTUA 9 MAJI I FITORJES?

    sepse:

    A E DEGJOVE KOMUNISTEN MOGHERINI TE THOTE NJE FJALE TE VETME PER FESTEN E PUTINIT DHE STALINIT NE MOSKE?

    dhe:

    PSE ZYRTARISHT SI KRYEPARLAMENTAR, GRAMOZ RUCI BERI URIME PER 9 MAJIN, DITEN E SHUMANIT DHE TE EVROPES SE BASHKUAR DHE “HARROI” FARE PER 9 MAJIN E PUTINIT, TE STALINIT DHE TE VUCICIT TE SERBISE?

    He mo Zabit-Ushtari i Enverit pse nuk pyet Mikun tend dhe Gerdallen tjeter te Partise se Punes, Gramoz Ruci pse i vuri dryn gojes duke i treguar gishtin e mesit antifashisteve te Enverit dhe LANC-it te tij kriminal Te Titos? Po nuk pate pergjigje ja ta thote intelektuali menjehere:

    sepse:

    ASNJE AEROPLAN NGA BE-JA DHE SHBA ZYRTARE NUK U UL NE AEROPORTIN E MOSKES PER FESTME HIPOKRITE ME GISHT NE BYTHE

    dhe:

    Prandaj UJKU i vjeter enverist, Gramoz Ruci i kishte vene dryn gojes per 9 majin bolshevik antifashist qe po e vajton ti si kukumjacke pylli.

    Reply to this comment
    • Xha Braho May 10, 17:52

      Urrejtje dhe neveri per kolaborracionistet dhe pinjolleve te tyre, larvave te blogut qe ushqehen ne gjirizin e SHQUP si IntelektuHALEJA. Lavdi deshmoreve te Atdheut the LANC.

      Reply to this comment
      • intelektuali May 11, 06:36

        Ore ti xha Braho a ke ndonje nip apo mbese si emigrant qe lan pjatat te kapitalizmi i lig, na i trego qe t’i gjejme dhe t’i cojme tek Kimi i Korese se Veriut ku e keni ju enveristet vendin e origjines, per cilin SHQUP flet ti o BOLE fanatike? Per Shtepine Qendrore te Ushtrise Popullore te Enverit dhe Beqir Ballukut?

        sepse:

        Po ta kesh fjalen per ate meso qe trrualli i SHQUP-it eshte prone e familjes se intelektualit qe Edvin “Droga” ja fali Sali “Varkarit’ te Enverit per meritat si Sekretar i Partise se Punes ne luften e tij kunder Imperializmit Amerikan,

        prandaj:

        KUR DO TE HANI PYKA LLOGJIKE JU DERRAT E FERMES SE ENVERIT?

        Reply to this comment
        • Pirdh pirdh se lirohesh May 11, 15:29

          Ne Kore te veriut te vesh ti o mit intelektuali. Pse shkon ne Amerike e cila i nderon dhe respekton ushtaret e rene ne Europe ne L2B. Ti fashist cdo ne vendin e demokracise dhe lirise?
          Po pse o derdemen BE na ivestoka Tufe gomarin qe bashkepuntoret e fashizmit te cilet BE i vrau si qene rrugeve ta na i ktheje ne heronj?
          Te ivestosh ne njohjen e pasojave te komunizmit , nuk do te thote te rehabilotosh bashkepuntoret e fashizmit. Se atehere me llogjiken tende te pjerdhur i bie qe dhe Franca gjeneralin Paten heroin e luftes se 1 B, nuk do e kishte nisur ne egzil se kolaboracionis por do i bente nje ceremoni perkujtimi sic beri kryeministri yne per kryeballistin Mitat.
          Ik o gerdalle qe sle shqiptar pa ofenduar pse tregon te verteten. Race fashistesh dhe grekofil. Palo bure.
          Te vjen keq o grekofil se ja tregoi vendin Enveri dhe englezeve qe do ja bashkonin vorio epirin greqise sipas paktit te fshehte qe Mirati kishte me Venizelos dhe sua dha rastin ju plehrave balliste tua ngulnit ne hunj komunisteve kokat sic bene greket. Jua nguli Enveri ju para 75 vjeteve dhe ngulur e keni e do ta keni ghithmone kelyshet e Duces.

          Reply to this comment
          • intelektuali May 11, 20:36

            Kendoi sa te duash Enver Bythos o pederast fanatik,

            por:

            Fashizmin tregoja sateme qe te ka lindur cyryk agresiv nga trute e kokes, sepse

            FASHIST ISHTE eNVERI QE JETOI GJITHE LUFTEN NE VILEN E KRYEFASHISTIT, BAHRI OMARI ME GJITHE ANTAREN E PARTSE SE DUCES NEXHMIJE HOXHEN

            He mo pederast fanatik ke nje pergjigje konkrete per keto fakte te pakontestueshme te Enver Bythos qe spiunoi tek fashistet Qemal Stafen dhe per Nexhmije Merimangen e Zeze qe u be antare e Partise se Duces qe ne fillim te pushtimit te Italise?

            apo:

            Do ta vertisesh bythen e pederastit si “kurvat ne bordello” me llogje mashtrimi si te gjithe fanatiket e tjere qe i shmangen debatit me kunderakuza idiote enveriste?

  7. GJINOJA May 10, 13:33

    Shoku Sabit,
    Ti dhe shokët e tu, po të merrni pushkën, keni për t’i mundur përsëri kundërshtarët tuaj, sepse ju jeni njerëz të dhunës. Por edhe sikur ta fitoni prapë luftën, përsëri shumë shpejt do të shpallni falimentimin tuaj, sepse idetë tuaj janë kundër njeriut dhe natyrës njerëzore. Idetë tuaja diktatoriale e kriminale i takojnë një bote të mesjetës dhe jo botës së sotme, por ju këto nuk i kuptoni.

    Reply to this comment
    • Referendum per arrestimin e koleres sali May 10, 13:41

      O car a e shikon si me pushke si pa pushke me vote ata ballistat e pulave nuk marin asnje vote,asnje deputet megjithse kane si kryetar komuniste si qoftengrensi she pijaneci dash plonci e sali komunisti
      Hani moot si ne lufte edhe ne paqe more antishqiptar

      Reply to this comment
  8. bureto May 10, 13:44

    Rrofshin shoket Sevo, Xhevdet, Bedri, Moikom, Dukë (Arben), Xhafa (Muharrem), Peçi (Rustem), Mandili (Jorgo), Brokaj (Zabit) etj!. Por, poshte Heroi i Popullit Parllaku (Rahman)! Se ja jane 100 keta, ja edhe 1000, po pastaj, pas vdekjes se tyre si do t’i behet? Kur te mos jene shoket Elefante, cilet do te ndeshen me lepurin Ballist?!!! Si do te mbushet kjo gazete, qe qofte me jete gjate se keta?
    Eh, çfare komedie! Para 5 vjetesh, na qenka botuar nje liber per krimet e komunisteve, qe nuk di sa e kane lexuar, apo qe e kane ditur se ka ekzistuar. Në fund te fundit nje liber studimor është. Jo, se në fund te tij paska edhe nje liste emrash, qe shoket kane qejf t’i emertojne me epitetin ‘kriminel’. Pa e lexuar librin dhe arsyetimin e autorit, nuk di te them jane as jane te gjithe te tille te gjithe. Qendron s’qendron kjo eshte pune tjeter. Vete psh jam skeptik ta konsideroj apriori ate liste ne bllok. Po, atehere, ç’eshte gjithe kjo stuhi ne gote dhe pse sot? Pse jane te revoltuar keta njerez? Une nga sa kam lexuar e degjuar nga debatet e ndryshme, kurkund nuk eshte hedhur, siç thone, balte mbi luften nac-cl, per aq sa ishte e tille. Pse ky reagim pas kaq kohesh? Jane burreruar neofashistet dhe ballistet se u ka dale ne krah Rama, ulerinë. Atehere mos eshte ky halli, pra Rama? Nuk e duan, atehere po i gjejne nje cen (njolle) ne biografi! Po pse do thote dikush? Po si mos te revoltohen? A i behet nderim kryeballistit Mid’hat Avdyl Frasheri? (nuk po i numerojme vlerat se do terbohen me keq pastaj). Ç’eshte keshtu? Epo, keshtu hapet edhe nje here ‘lufta civile’, se na ka marre malli per te, de! Se per ironi te fatit, shqiptaret nuk kenaqen me shume sesa kur luftojne me njëri-tjetrin, bile vetem ate lufte dine te bejne vertet me mire dhe me më shume pasion. Por nuk është vetem kjo, keshtu i kontribuojne dhe nje te kaluar te lavdishme (jo dhe aq), dhe sidomos asaj qe erdhi me pas, diktatures famekeqe te idhudhit te tyre, komandantit legjendar, ‘profetit’ Enver.
    Dhe andej nga Gjirokastar e tij, kendojne (ne fakt qesëndisin): “Bir Selman i nenes kë të qaj me pare njërin e kam nip dhe tjetrin e kam djale!”
    Jemi ne dekaden e dyte te shek XXI, aspirojme te futemi ne Europe, si mendesi ne fakt se aty jemi, dhe rojme akoma me fantazmat e para 70-80 vjeteve e kendej. Ajo kohe eshte histori dhe me ate duhet te merren historianet dhe kaq! Ata le te debatojne po deshen edhe te zihen me njëri-tjetrin. S’ka ndonje te keqe, ne fund te fundit, e verteta do te perfitoje. Po ne te tjeret? Perpara, nga e ardhmja, per te miren e shoqerise shqiptare dhe sidomos prosperitetit te saj ekonomik e kulturor. Nuk na mungon gje, vetem se na i ka atrofizuar mendte dhe na i ka lidhur kembet e kaluara.

    Reply to this comment
    • Populli May 11, 15:50

      Kujt historiani? Mender Çelo Hoxhes? Butkes apo Kaprit qe ben si historian? Apo institutit ballist?
      Njesoj eshte si ta shkruaj luften Spartak Braho , Sevo , Xhevdeti etj, veçse keta do e shkruajne ne prizmin e kundert me te paret apo jo?
      Tani si thua ti? Ballisteve tua falim kete luften e re se dhjene te paren dhe te leme ballistet ta bejne historine?
      Historin nuk e shkruan dot Urani, djali i Safetit, as Kapri nip ballistesh e as Celo e intelektuali qe sistemi i la jo vetem te pashkolluar por edhe me penallti.
      Kjo pune behet kur te ftohen gjakrat kur keta te kene vajtur te te shumtet dhe ata te rinjte historiane te mos kene ngarkesat e eterve dhe gjysherve.
      Bureto dil nje xhiro nga Bureto te shohesh topat e xhaxhit si i kane drejtuar grykat.
      Po si gjete se mos i kane hequr ballistet pyet ata te zones se te tregojne ata.

      Reply to this comment
      • bureto May 11, 17:18

        @populli! Historiane ka plot dhe mund te mos jene dakord me njëri- tjetrin, por jane historiane ama. Edhe historia eshte shkence dhe si e tille duhet trajtuar. Le te shkruajne e debatojne Butka, Lalaj, Malltezi, Biçoku etj me Milon, Xhufin, Kasmin etj. Keta po, i lexojme, se historiane jane dhe jo dosido. (lexo komentet rreth shkrimeve te tyre nese je i interesuar) Tezat e tyre, kur ata i faktojne, nuk i kundershtojme dot, as ata, por as koleget e tyre qe zotrote i quan te krahut tjeter. Historiani po mbajti krah nuk eshte historian, por sharlatan, ose qe paguhet jo per te verteten, por per ta deformuar ate per interesa politike. Une nuk kam respekt per ate takem historianesh per aq sa ata vetofrohen si te tille (sherbestare).
        Por, ata qe permende ne komentin tend si Braho e co, nuk jane historiane, por prokurore, militante te thekur, gazetare etj, gjithfarllojesh. Ne kete rast thuhet: hane Shan, hane Bagdat!
        Edhe pak durim. Berishen ua kam lene komunisteve enveriste. Nga ai une kam mesuar se ç’eshte komunisti me dy fytyra, bythlepiresi i bllokmeneve, por qe i shan (ne fakt ben sikur) sepse ashtu ia donte/ia do puna. (‘Kjo ishte loja!”, do te thoshte ne kete rast, aktori i madh Ndrek Luca). Ate ua hodhi ne treg udheheqesi juaj i fundit shoku Ramiz. Atij t’i kerkonit llogari. Ne ia kemi kerkuar. Sidoqofte ai eshte i pafytyre (perseri lexo komentet rreth tij kur vjen rasti). Per Berishen, nje here kur jam vizituar tek dr. Sabiti, kam biseduar gjate me te. Ndaj konsiderates sigurisht negative per te, e pyeta Sabitin: Po nga e gjetet ate mo doktor? Midis shume te tjerave, mesova qe e kishte bere ai anetar partie, kur ishte ai sekretar (sigurisht i penduar).
        Pra ju (jo si individ, por si kategori), nuk e pranoni mendimin e kundert. Saliun e keni tuajin, pavaresisht se eshte nga lloji më i keq. Dhe keni patur jo pak te tille. Per keta te sojit ne fjale diskutohet sot per historine e luftes dhe pas saj. Se te jesh anetar i nje partie nuk eshte ndonje sakrilegj, por duhet te kesh qene dhe te jesh si ai besimtari i devotshem qe beson ne Zot, se ashtu e ndjen, por qe nuk perpiqet t’ua imponoje besimin e vet te tjereve aq me pak te bjere ne mekat. Keta quhen te indoktrinuar dhe sigurisht qofte besimtar i Zotit, qofte ateist siç komunistet vetquhen, nuk i respekton njeri. Pa le më pastaj, kur bejne dhe mekate e krime. (si nazistet, fashistet, komunistet, terroristet e Alkhaeda e te ISIS etj. grupime tejet te indoktrinuara, qe i kane sjelle njerezimit kaq shume fatkeqesi.)
        Ndaj i dashur mik, mendoj se ke ngaterruar adrese. Mire do ishte ta lexoje edhe nje here mesazhin e komentit tim me siper te cilit i je referuar.
        Uroj te jemi mirekuptuar disi. Edhe nese jo, gjithsesi, te uroj gjithe te mirat!

        Reply to this comment
  9. Enveristet May 10, 13:55

    Ja dhe plak Zabiti ky brekdhjere,
    tok me enveriste matufe te tjere,
    jane betuar ne kete ramazan,
    te marrin malit…si partizan,
    bashke me Zabitin kok sapllak,
    sigurisht dhe bajga “Baba Tak”,
    pasjat Tarifat tok ate dhe bir,
    dhe ne fund ai Fasllia Shaqir,
    jane betuar me bes a bes,
    te luftojne te bejne qendrese,
    qe rrenat e Enverit per 50 vjet,
    te jene histori Shqiperie perjet,
    ky grup shurraqesh po le nam,
    perdite neper gazeta si hajvan,
    Gon Tufen shajne e mallkojne,
    veten e tyre fort degjenerojne,
    se kudo ane e mban Shqiperis,
    i njohin si uturake te Nexhmise.

    Reply to this comment
    • Tartufi May 10, 14:04

      Qe eshte Zabit ,e s eshte gje tjeter
      por vec nje bajge ,nga kohe e vjeter

      Reply to this comment
      • Grigor May 10, 17:54

        Kurse ti vemja Tartuf je tartabiqja e burgjeve qe sle bashkevuajtes pa spiunuar te Sigurimi. Yt kolere muti. Zabiti burre i nderuar qe sdenjon te te perdore as per leter higjenike nje pleh si ty.

        Reply to this comment
  10. Partizani May 10, 14:13

    Mbas nje “leksioni” pro ballisteve, zoti bureto, keshillon qe historine t’úa leme historianeve, ndersa ne te shikojme veç perpara. Ama, vetem bureto te shikoj pakez edhe prapa, sepse keshtu ia do puna. Sa i zgjuar qenke, more bureto! Mos te ka mesuar Berisha?

    Reply to this comment
  11. lana May 10, 15:00

    Mbajeni mende dhe mos e harroni se sa te jete gjalle Sali Berisha PD ska per te mare pushtetin sepse ai vetem urrejtje dhe percarje sjell te PD.

    Reply to this comment
    • intelektuali May 10, 15:56

      Kur ne Shqypni erdhi Nikita Hrushcovi, qe ishte Bosi i komunisteve boterore, por qe njihej edhe si Komisari Kasap i Betejes Historike te Stalingradit i tha Enverit:

      HEREN TJETER KUR TE VIJ NE TIRANE TE KESH IKUR DHE TE KESH THYER QAFEN, SE JE NJE BORGJEZ I PAAFTE DHE PA SHKOLLE E DALLKAUK QE NUK KE HABER NGA DREJTIMI I SHTETIT

      Enveri qe e dinte se Hrushcovi kishte vendosur ta zevendesonte me Liri Belishoven si me besnike ndaj sovjetikeve, u pergjegj:

      NE EDHE BAR DO TE HAME POR NUK I DOREZOHEMI REVIZIONISTEVE DHE SOCIAL-IMPERIALIZMIT SOVJETIK

      Hrushcovi qe njihej si Armiku i perbetuar ii propagandes Staliniste ne vendin e tij ja ktheu menjehere:

      PO KUR DO TE HASH BAR SI LOPET VDIS ATEHERE!

      Dhe ja hypi aeroplanit dhe e la Enverin ne Dimrin e Vetmise se Madhe,

      prandaj:

      O Lana heroike e Qazim Mulletit qe e hapte dhe e pastronte sa here vinte ne Tirane Kajo Karafili i Bab Lymit,

      VDIS EDHE TI SI ENVERI KUR DO TE HASH BAR NGA EDI RAMA DHE NUK DOREZOHESH

      Reply to this comment
      • Intelektuali of my ass May 10, 17:58

        @intelektuhales of my ass,
        Plehre e pariciklueshme qe qelb blogun me idiotesine tende proverbiale. Enveri te lerroi tet eme dhe tet ate dhe edhe i vdekur po te ben ty te masturbohesh psiqikisht.

        Reply to this comment
  12. MH May 10, 17:02

    SHQUP-i me keto protesta po kerkon te ingranohet per te krijue lufte civile.
    Nese arrin ta kryej kjo do jete lufta e pare civili ne gjithe kete shekull qe lame pas e deri me sot.
    Sepse ekzistojne kushtet (qe i po i krijone artificialisht)kur protestuesit e kane me rrezimin e pushtetit te votuar nga shumica dermuese e popullit per t’ia kalue pushtetin vetevetes.Egjithe kjo mynxyre skenohet kontrollohet nga zvaraniku Berisha.Nuk del vete po ne plane te para nxjerre klyshin e vet Bashen.

    Reply to this comment
  13. demo May 10, 17:08

    Deri tek brezi jot mezi arriti propoganda enverit o Sabit,.Nuk i edukuat mire femijet me propogande komuniste,se djali Kristaqit ju doli ballist me keq se Saliu jot.
    Saliun e keshe vella te idealit,sekretar organizate..Hyre garant tek shoku enver per besnikerine e Saliut,pa e bene sekretar organizate,e futen deri tek oborri enverit,tek shtepi e Besnikut.
    Nje tropojan nuk futej ne bllok pa garancine e nje LABI,prandaj sipas rregullores se organizates,ose duhet te vrasesh Saliun,ose duhet te vrasesh veten.

    Reply to this comment
    • shqipe May 13, 01:30

      Epo,se do dilte kaq i mençur dhe ky demo m… s’ma kish marr mendja!…Ç’far s’ben vaki ne kete vend?!…

      Reply to this comment
  14. katarakti May 10, 17:44

    Jam dakort me analizen e gjendjes qe ben Sabit Brokaj. Do te kisha deshire qe Xhevdeti ta kishte pyetur Sabitin edhe per marredheniet ndermjet Rames me Partine Socialiste. Si dhe me mundesine e berjes ndonjehere drejtesi ne Shqiperi per 21 janarin dhe po ashtu per Vetingun?

    Reply to this comment
  15. qeveria Rama e deshtuar ne ekonomi May 10, 17:47

    Shqiperia po shkon shpejt drejt nje konflikti civil a lufte civile s’ka rendesi emri. Arsyeja nuk eshte protestat opozitare. Arsyeja eshte kolapsi financiar ku eshte gremisur vendi. Shqiperia eshte ne krize te thelle ekonomiko-financiare. Perpjekjet per tu marre me loje luftash para 75 vjetesh jane nje mjet qesharak per ta mbuluar kolapsin ekonomik qe garanton kaosin e afert social.

    Reply to this comment
  16. Mark U.K May 10, 19:21

    O Sabit: Mesa duket nuk e din at historin e harushes e lepurit.Nje harush po ndiqte nje lepur per ta hëngër.Lepuri u fute ne mes dy pemve e ishin shume afer njera tjeters.Po ashtu edhe harusha u fute,po ngeli aty e nuk mund te dilte.Lepuri u be trim e ju kthye harushes duke i hypyr siper e i beri at……Ju ka behesh 80 vjeç e behesh servil.E paç faqen e zeze deri ne tre breza.

    Reply to this comment
    • kola May 10, 21:55

      Britanikja “Daily Mail”
      jep një panoramë horror
      të jetës së familjeve të ngujuara
      nga gjakmarrja në veri të Shqipërisë.

      Reportazhi i gazetarëve britanikë përqendrohet te jeta brenda katër mureve e një familjeje në gjak dhe veçanërisht pamundësia e fëmijëve për të shkuar në shkollë e për të bërë një jetë si gjithë bashkëmoshatarët e tyre dhe numri i tyre i kalon 2 mijë vetët

      Pjesë nga reportazhi +18

      Vëllezërit Marku, 12 vjeç; Marsel, 7 vjeç, dhe Marsela, 9 vjeç, nuk e dinë se ç’do të thotë një ditë e zakonshme në shkollë. Ata nuk mund të shkojnë në shkollë dhe as te shokët e tyre, madje edhe një lojë me top jashtë shtëpisë është jashtë perceptimit të tyre.

      Vogëlushët e kanë kaluar jetën të mbyllur në shtëpinë e tyre në fshatin Bardhaj, 76 milje në veri të kryeqytetit Tirana, të burgosur nga gjakmarrja. Keto janë vetëm tre prej të paktën 1900 fëmijëve që detyrohen të fshihen pas mureve të shtëpisë për shkak të Kodit të lashtë ballkanik të njohur ndryshe si Kanuni, i cili jep të drejtën për të vrarë rivalin ose të afërmit e tij si hakmarrje për një vrasje të mëparshme.

      Vrasja në bazë të Kanunit njihet si gjakmarrje dhe është e ngjashme me traditën indiane të hakmarrjes. Një praktikë e tillë daton që në kohën e mesjetës, madje disa historianë mendojnë se e ka origjinën që nga epoka e bronzit. Aplikohet si nga myslimanët, edhe nga katolikët shqiptarë dhe rregullon të gjitha aspektet e jetës si: krimet, familja, martesa, trashëgimia dhe pronat etj.

      Kanuni u përjashtua mrekullisht si praktikë gjatë periudhës së socjalizmit, por është rikthyer me barbarisht, ndërsa Shqipëria përpiqet të shndërrohet në demokraci moderne dhe të begatë, kur shumë njerëz thonë se nuk kanë aspak besim te sistemi ligjor aktual deri dhe ish kryemisteri Berishaj mburret se zbatoi kanunin në 21 janar 2011 që bota demokratike duhet ta denonte kete pervers

      Pavarësisht se vrasjet për gjakmarrje datojnë që në mesjetë, rregullat e Kanunit nuk janë përditësuar me ndryshimet e kohëve moderne, madje shpesh ato nuk ndalen derisa të vdesin të gjithë meshkujt e familjes.

      Sipas rregullave të Kanunit, femrat dhe fëmijët meshkuj në moshë të vogël nuk vriten, por shumë prej tyre mbeten të mbyllur brenda mureve të shtëpisë gjithë jetën si ky Mark UK që thotë se shkruan nga Anglia dhe nuk është cudi që shkruan i ngujuar nga shtëpia .
      .
      Dy gjëra nuk ja fal Enver Hoxhës.

      .E para

      Që i hoqi nga suma bishtukun Markukëve

      E dyta
      .
      Që i ndaloi me ligj kanunin deri aq sa numri i vrasjeve ishte ZERO..dhe këtë nuk e bënë as përfaqsuesit eJezusit as të Muhametit..e bëri Enveri si Profet…

      Cfare t’u desh o Enver qe i zgjidhe nga zinxhiri mesjetës Markujqërit dhe Saliberishmutërit ?

      Reply to this comment
  17. Labi May 10, 19:37

    Une kam kall qiri ne kish te lacit dhe jam lutqe PD e lul artistit e Sali serbit te vi ne kete derexhe, zotit uroj ti shtohet inati me kta kopila te flliqt.

    Reply to this comment
  18. Labi May 10, 20:16

    Si gjithmone o Mark perrallat qe na tregon e kan nga nji kunj mbrapa, po ti harron kryesoren, perralla qe na tregove sot me lepur e arush eshte e vertete po ai lepur qe ti tregon ka qene i eger, tamam lepur Shqiptar, e per lepurin qe flet Zabiti eshte i bute, me ta thon me mire qe ta kuptosh ti, lepur hollandez, mon u shty me Zabitin se e han e nuk e merr vesh, i ka perrallat e renda Vlora o Mark.

    Reply to this comment
  19. valentina May 10, 20:42

    Lavdi zotit qe u ngrit ky fare instituti per krimet e komunizmit,qe Shqiptareve tu rikthente ne memorje barcaletat zbavitese me balliste, per te vrare monotonine dhe varferine qe e ka mberthyer,sidomos keto vitet e fundit,qendroni larg Shqiptareve te vertete zotri ballista,sepse nuk keni asgje te perbashket me ta,si ne sjellje,ashtu dhe ne paraqitje,ligesia dhe basareti juaj i dallueshem me kilometra larg, na ben te dyshojme tek genin tuaj prej bastardesh.

    Reply to this comment
  20. NNP May 10, 21:00

    INTELEKT-MUTI po qan shume /i ka mbetur mu ne SUME/ prej kaq vitesh ai MIKU../ndaj pjerdh nga goja si automatiku

    Reply to this comment
  21. 21 May 10, 21:30

    Zoti Zabit

    Dikur ju kam respektuar por sa po kalon koha dhe po vettetohet se ju keni dale”out the order” bashke me intervistuesit …perfshire dhe Spartakerit dhe Fatoserit e Dites…
    .
    Ai qe ju e quani Lepur eshte gjarper i zi qe mori forme perbindeshi me masakren e 2 prillit 1991…prishjen e qeverise stabilitetit dhe marrjen pjese te Edwin Rajersonit ne votim qe eshte me i ndyre se cdo pushtim klasik..pikerisht “lepuri juaj” Berishe eshte nje kobure qe kreu doktrinen me famkeqe ne Shqiperi te Elez Rajersonit…pra ai fare komunizmi kishte vdekur qe ne 17 dhjetor 1981 ku u vra fizikisht mehmetshehu dhe politikisht enverhoxha..dhe keto rrezuan nje sistem te vdekur
    .
    Kur thua se nderkombetaret jane kunder Bash-Berishes na hape zorret e barkut…

    Jane te pakten 3 raste “bizarre” pas 1992 deri me sot qe politik-bersit amerikane qe meren me Shqiperine me kuptimin e plote te fjales e kane “dhi muhabetin rendshem”
    .
    Rasti i pare
    Lideri i majte Fatos Nano arrestohet me gusht 1993 per 100 dollare sikur te ishte BIN LADENI kurse lideri i djathte ( mender me thone) Lule Basha qe eshte ylli ne ngjitje i Arvi-zise edhe pse k a vrare 4 fakire ne bulevard edhe pse ka vjedhur gjysem miljardi dollare do ta bejne k/m muajt ne vazhdim..nese shqiptaret dhe shqiperi ka vdekur kuptohet
    .
    Rasti i dyte

    Ne 14 shtator 1998 Sali Bythisha pushton institucjonet dhe te majtet “urdherohen” nga drejtoret zemerimire ne USA-BE qe te mos arrestonin Berishalene
    .
    Ne 21 janar 2011 ky Pervers Demonkrat vrau 4 kokpalare sipas kanunit dhe me “heroizem” deklaroi se do vriste dhe Edi Ramen me doren e tij….biles atehere arriti te poshtroje dhe perfaqsuesin e Obames
    .
    Rasti i trete

    Pas votimeve te 2009,Berishalja nuk pranoi ne menyre agersive te hapte asnje kuti kurse ne 8 maj 2011 nen ngerdheshjen e kujdestarit Arvi-zi u hapen kutijat per ti dhene me menge te perveshura fitoren nje Vrasesi….Yll ne Qitje ..
    ……………..
    Vetem keto tre raste ( mund te rradhis dhe 100 te tjera) mjafton te dalim ne konkluzion qe politik-bersit amerikane qe meren me Shqiperine jane po aq fajtore sa Berisha i tyre qe si thote Fred Abrahams Amerika duhet ti vinte vijen e kuqe Berishes qe ne 1997…
    .
    Sepse ka vetem dy mundesi:
    .
    A.Ose te adhurojme Berishalen qe “mundi” i vetem Ameriken..
    .
    B.Ose te mendojme qe ai eshte nje karte e tyre ne politiken e Ballkanit dhe kjo e dyta eshte e frikeshme..
    ……
    Nese ka 2 faktore qe lepuri prej celiku i berishes ( made in udb cia 1991) ka 28 vjet qe po ju perdhos ju elefandeve prej plasmasi edhe pse keni pushtetin e leshit nga 2013

    eshte hipo-hipokrizia e dipllomacise perendimore
    dhe faktori i dyte jeni ju doktorret dhe profesoret e Enverit qe nje lepur ( lexo gjarper serb) ish pabuks..nga nje familje ekstremisht “low life” ju futi ne rrjesht ju elefandeve kufoma me kulture….

    Reply to this comment
  22. profesori May 10, 23:00

    Zabit me vjen per te qeshur kur thua :Jam trembur dhe shumë madje! Kam vendosur të rrëmbej pushkën e të dal në mal për ta nisur luftën antifashiste me ballistët nga fillimi. Një gjë e them me bindje: unë dhe shokët e mi kemi për t’i mundur përsëri, ashtu si 75 vjet më parë bashkëpunëtorët e fashistëve.
    O Zabit po ata qe dolen ne lufte ne ate kohe ishin njerez te thjesht edhe idealist e jo si ty mor Zabit Profesor i Madh.
    Ballist e Partizan ne fund te fundit jane shqiptar o Profesor i MADH.
    Koha do ta tregoj cdo gje o Zabit.Moralisht jeni te Humbur.

    Reply to this comment
  23. demo May 11, 06:45

    Mora pushken dola malit
    te luftoja per atdhe
    ku e dija un i shkreti
    se armiku ishim NE.

    Reply to this comment
  24. intelektuali May 11, 15:25

    Demo bajga. Rrofsh dhe ca dhe te shikosh lumturi e dhe begatine ne shqiperi.

    Rrofsh, He te paca. Aty te ngotdhes Pa leke e Pa pension.
    Merru me gazeten dhe uranin qe ha nga te gjitha anet dhe merr Honorare nga taksat qe paguan ti.
    Ahahaha

    Ah mer ilir Hoxha shko KE nachi fashiste.
    Te kam thene MOS luaj me mue

    Reply to this comment
    • intelektuali May 11, 20:16

      P rrugac bylmez i Enverit, e ke degjuar llafin:

      “Sic eshte dallkauk dhe debil babai ashtu edhe djali”

      Shko dhe beji yzmet Nexhmijes, te kam thene edhe me pare se do te ngordhe Mermanga e Zeze dhe do te leje pa testament dhe puthi bythen enveriste Edi Rames qe te nxorri nga burgu djalin, Ermalin e Enverit dhe leri llogjet e budallit me imitime idiote se nuk te beson kush.

      Reply to this comment
  25. Paci May 12, 09:49

    Profesor .Lepuri me kete kryeminister qe i besuam votat po behet gomar dhe spo len
    Laker ne kembe megjithse belbezon e nuk pellet dot se ja ka marr Zoti zene . Lind pyetja pse nuk behet nje istitut per krimet e shkatrrimit te ushtrise te djerses 50 vjeçare te krimeve te rehabilitimit te armiqve te vendit e pullit ne keta 35 vjet shkerllatokraci e anarki ….

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*