TCH manipuloi prononcimin tim për Fatmir Xhafën

December 7, 2018 02:28

TCH manipuloi prononcimin tim për Fatmir Xhafën

Dy netë më parë televizioni Top Channel kishte ndërtuar një emision për karrierën e ish-ministrit të Brendshëm Fatmir Xhafaj.

I konceptuar në formën e dokumentarit gazetarët e Top-Story kishin marrë edhe disa personazhe publikë që jepnin opinionin e tyre për Xhafajn.

Përveç ish- figurave të LMN si Kastriot Islami apo Marko Bello folën edhe Skënder Gjinushi, Dritan Hila dhe Sabit Brokaj.

Doktor Brokajt, dhe një prej figurave më të njohura të së majtës i kishin lënë një fjali ku fliste për aktivitetin e Xhafës në PS dhe largimin nga posti i ministrit të Brendshëm.

Në një prononcim për Dita-n, Sabit Brokaj,thotë se nuk ka folur në një intervistë për TCH për këtë çështje, por dhe pse e kanë regjistruar pa dijeni, sërish fjalët janë hequr nga konteksti.

Doktor, dy netë më parë jeni bërë pjesë e një emisioni televiziv në Top Channel ku keni folur për figurën e Fatmir Xhafës. Ajo që thatë ishte tepër e shkurtër dhe nuk doli qartë nëse ishit pro apo kundër ish-ministrit të Brendshëm…

Me thënë të drejtën më mori një mik në telefon, (Arian Salati) dhe më pyeti çfarë ke thënë për Xhafën se do jesh sot në një emision në TCH. Unë i thashë: jo s’kam folur në TV, por në gazetë kam dhënë një mendim pozitiv për Fatmirin dhe nuk e mbaja mend të kisha folur për Top Channel sepse këta më erdhën me hile tani që e kujtoj momentin dhe më thanë se do flisja për një person i cili kishte vdekur. Në fund të bisedës duke fikur edhe kamerën diskutuam për Fatmirin me që ishte momenti që kishte dhënë dorëheqjen.

Unë s’kam ditur që po regjistrohesha dhe biseda ishte e lirë pasi ishte mbyllur subjekti për të cilin kishin ardhur. Duke parë emisionin pasi më tha Ariani,shikoj që dola dhe unë. Të them të drejtën nuk doli keq ajo që thashë unë, Skënderi dhe Dritan Hila. Por dua të them se ato që më kishin mua ishin të hequra nga konteksti poshtërsisht.

Është një moment kur u them se kur hiqet një person në kulmin e suksesit lë diskutim domosdo dhe unë bëj një perifrazim dhe i them: “Kur ika unë nga qeveria, ika pas një konflikti publik me Fatos Nanon dhe e kuptonte kushdo këtë ikje, kurse Fatmiri duke pasur një karakter më të përmbajtur, natyrisht në një pozicion më delikat si ai i ministrit të Brendshëm e ka përmbajtur konfliktin me Edi Ramën, dhe besoj se ky është rezultati”.

Ata e kishin hequr fare këtë pjesë dhe kishin lënë pasazhe jashtë kontekstit. Por shyqyr që nuk doli keq.

Emisioni krijon idenë se ju jeni kundër zotit Xhafa…

Në mënyrë absolute nuk jam kundër. Madje kam thënë se është shtetari që ka dalë më në evidencë këto kohë. Madje tani që më vijnë në mend biseda e asaj dite, u kam thënë që Xhafaj është jurist që ka qenë ministër drejtësie dhe e ka konceptin e shtetit duke e njohur në themel dhe vetiu me këta që se kanë këtë koncept do të lindte konflikti. Dhe të gjitha që kam thënë i ka merituar, jo duke i bërë qejfin kot.

Përse mund të jeni cunguar në ato që keni thënë?

Mendoj se e kanë bërë me qëllim. Duke qenë se konteksti ishte shumë i zi kundër Xhafës, është lënë përshtypja sikur dhe unë kam qenë kundër Fatmirit. Por në mënyrë absolute nuk është e vërtetë. Madje mua dje më kanë falënderuar disa nga miqtë që e kanë ndjekur, edhe pse ishte hequr nga konteksti. Unë në fakt siç u thashë kam bërë thjesht një bisedë të lirë, dhe jo një intervistë apo prononcim për Fatmirin.  Dua të theksoj se kam një vlerësim maksimal për Xhafën, qenia e tij në institucione të shtetit i bën nder shtetit.

Bisedoi Xh.Shehu

December 7, 2018 02:28
Komento

21 Komente

  1. ALBAN DEGA December 7, 04:35

    RINGJALLU
    O DRITAN DJALI!
    PO BIE NE HALE
    TOP CHANALI !

    – Nga Alban Dega, Nju Jork

    GATI U PERLOTA EDHE UNE ….
    Jo nga lotet e krokodilit
    Te Eni Sal Bebilush
    Kac Like Floririt !
    As te Mona Tit Vasilit !
    Ishin lote …
    Kenge Sirenash !
    Prej ulkonjash
    Prej hijenash !
    Prej Vjollca Hoxhash
    Prej Bebilush Benash !
    Ishin lot per Top Chanale
    Nga Gjalica
    Po bie ne Hale !
    Ngreu nga varri
    O Dritan djali !
    Na e ringjall ate
    Top Chanalli !
    Ishin lote prej
    maje huri!
    Sa u vlen makiazhi!
    Su vlen truri !
    Cohu ne kembe
    O Dritan djali
    Fort per ty
    na mori malli
    Shpirt po jep
    Top Chanali !
    Se le mbrapa
    njerez pa koka
    Me shume tru
    Ty te kishte Rrota !

    Reply to this comment
  2. spata December 7, 11:17

    Rama mund te mos gezoje 100% respekt por nje gje e ka thene sakte.Kazani medjatik .Une nuk e paragjukoj politiken, qe ndiqet sot, per shume arsye qe eshte veshtire ta korigjosh . Por te katandisen Medjat ne kete fare shkalle eshte fatkeasi. Njesoj si ai peshkatari qe me karrem fallco do te zere peshqe .
    Skandale te tilla ka shume qe nuk prodhojne azgje per tu vlersuar ne opinjonin publik . Te dalin sot te gjitha Medjat, te intevistojne popullin e thjeshte e jo by.. lepirsat e politikes, do te marni opinjonin me real per kedo figure politike apo shteterore .Te sajosh apo te peshkosh neper studjo duke devijuar mendimin eshte me e poshter se sa deklaratat e nje politikani .
    Pse e mbeshtes iden e Rames per kazanin. Sepse Mdjat kane dal nga jeta reale qe bene populli.Kerkoje me shume te bejne shou se sa te analizojne e zberthejne thelbin e ceshtjeve qe shqetsojne opinjonin publik .
    Rasti i opinjoneve per Xhafes, as me pak e as me shume, eshte nje fjalim funerabel si per ata qe kan vdekur ose per ata qe shkarkohen nga nje post kryesor e me shume pergjegjsi .Te llomotisesh, neper kanale Tv, eshte gjeja me e thjeshte. Te mbash mbi shpatulla pergjegjsi per gjendjen aktuale qe jeton shoqeria jon e trazuar nuk eshte kaq e thjeshte sic diskutohet neper studjo Tv.
    Une nuk mbroje Xhafen si person .Une mbroj institucjonin qe ai drejtoj .Nese Xhafa kishte nje pike te dobet ,sic ishte i vellaj ,une vlersoj punen e tij nese ka apo ska rezultare .Por tek ne ka koncepte te tjera jashte botes se qyteteruar . Ne libra ,qe sma ha mendja se lexojne keta te Medjave , ka raste, ne boten me demokraci te konsoliduar ,qe nje titullar ose titullare ben seks me partnerin apo viktimen dhe nuk rend medja me ja vur.. apo s’javuri . Tek ne pak te nxjeri gjoksin Zhofi apo te dali nje pjestar i familjes me ceshtje morale do fillojne te ndertojne nje strategji per ta cvletesuar nje person edhe pse ka vlera e pergjgjsi ne punen e tij .Tema te tilla, ne Angli ,SH.B.A ,Spanje ,Danimark ,Meksik e ne shume vende demokratike per persona ne pushtet apo administrat, vlersohen nga vet stafi qe ju perket .Medjat fusin hundet deri atje sa u lejohet pa e cenuar institucjonin .Une perjashtoje skandalet e bujshme qe informacjonin e marrin nga vet organet e vlersojne apo nuk e vlersojne ate cka ndodhur .Pse flitet tani per Xhafen pas dorheqjes.
    Cperfiton shoqeria jone nga disa deklarime pas pilafit . Xhafa eshte kritikuar nga opozita politikishte dhe Medjat ne sherbim te saj kane fryre tollombacet .Ku eshte interesi publik .Interes publik ska vec mbeshtetje politike jashte realitetit e llogjikes demokratike . opozites .

    Reply to this comment
    • Socialisti i Ndershem December 7, 12:44

      Je i vetmi ne Shqiperi qe nuk e ke kuptuar qe ideatori dhe urdheruesi i goditjes se Xhafajt ishte vete Rama.
      Duket qarte qe ti ha vetem supe kazani te gatuar nga Fuga.

      Reply to this comment
  3. Dielli December 7, 11:29

    Ai i Top Channel, nuk ishte reportazh karriere. Ishte ashiqare reportazh konjukturash, pune e piset, e ulet… qe dukshem ka cenuar reputacionin e ketij stacioni. Natyrshem une do filloj te shoh Vizionin, Oren, dhe New 24

    Reply to this comment
  4. Guri N December 7, 18:21

    GENJESHTERA i kembet e shkurtera-
    Me semboi ne zemer, sa lexova me siper.
    Mediat i duam te PVAVARURA per me teper, kur ka te bejeje me qeverisien e vendit,ku informacioni mediatik eshte frymemaria e tij.
    Natyrisht kritika konstruktive nuk ndalohet.

    Reply to this comment
  5. Biometri December 7, 19:34

    Ben Bilushi kerkon te behet vete kryebashkiak i Tiranes
    Nje gjumash dhe i korruptuar si Basha do t mare Tiranen.
    Qe te humbim prape kohe me narcista dembele e hajdute qe detyrat shteterore i duan per pordhalitete shqiptare e jo si pergjegjesi e detyrime te medha.
    Ndaj sulmon xhafen, se nepermjet tij godet Veliajn.
    Po punon Sander Frangaj dhe Zamir Mane qe ti mbushin mendjen psikopatit te Rilindjes Edi Rama te mos e kandidoje me Erjon Veline po te kandidoje Ben Bibilushin se keshtu jepka mesazh sa i vecante eshte si kryeminister.
    Eshte thjeshrt nje pusht.
    Dhe nese nuk e kandidon vertet Erjon Veline sic perflitet lart e poshte, do jete fundi i tij prej legeni hipokrit qe kurre nuk e ka dashur as te majten, e as babane e vet

    Reply to this comment
    • 12345678 December 7, 19:35

      nuk eshte vetem ky korcari karafil
      Eshte dhe ajo femra Vjollca qe ka perdhosur emrin e madh te Dritan Hoxhes dhe ka cuar ne nivel mjeran TOP CHANNEL-n!
      Shporreni kete femer nga TV!!!

      Reply to this comment
      • shoqi bajraktar December 7, 19:36

        ka nje gjyq ne zhvillim per keto aksionet e Topit
        Gjykata mund te kete marre nje vendim qe do te shpetoje top channel sepse aty e ka marre lumi cdo gje. Me kete rritem tragjikomik degradimi, ai tv do te mbyllej pas e shumta nje viti

        Reply to this comment
  6. dhjetorist December 7, 19:38

    Ajo qe ndodhi në Top Channel, rreth një muaj pasi Fatmir Xhafaj u largua nga drejtimi i ministrisë së Brendshme, ishte skandal.

    Me një kronikë te paralajmëruar, duke përdorur “Topin” e tij, Ben Blushi u kthye në një “vrasës me pagesë” për Rilindjen.

    Prej më shumë se një viti në krye të Top Channel nuk kishte pasur asnjë kronikë, asnjë të vërtetë për ministrin e Brendshëm Fatmir Xhafaj, përkundrazi, shikohej edhe një mbështetje nga Top Channel, për shkak edhe të lidhjeve të tij me kryebashkiakun e Tiranës, Erjon Veliaj.

    Po pasi Fatmir Xhafaj la detyrën e ministrit të Brendshëm dhe Edi Rama e hodhi në koshin e plehrave, dikush duhej ta sulmonte.

    Xhafaj ruante profilin e një njeriu të fortë, që kishte ikur nga ministria e Brendshme, perceptuar edhe nga mediat pranë qeverisë se po ikte në kulmin e tij të suksesit dhe se lëvizja e tij ishte e gabuar.

    Por kjo nuk i pëlqen Rilindjes, Ramës apo edhe vetë Ben Blushit, që përdoret si “vrasës me pagesë” për karrierën politike, kur ky duhej të zhdukej nga qarkullimi.

    Dje me një kronikë që nuk kishte asgjë të re, por ishte një përsëritje e të gjitha akuzave të thëna nga media dhe opozita, Ben Blushi në emër të Rilindjes, “vrau” në opinionin publik Fatmir Xhafajn, për t’i zhdukur çdo fije respekti që i kishte ngelur diku.

    Dje Ben Blushi renditi disa fakte, që herë pas here i thoshte si ekskluzive dhe të pathëna ndonjeherë, kur në fakt të gjitha ishin të ditura dhe dhjetëra herë të denoncuara.

    Rasti i pallatit të Fatmir Xhafajt në Pogradec nuk ishte një rast i ri, atë e dinë shumë mirë pogradecarët. Për të është folur dhjetëra herë dhe është denoncuar nga opozita në jo pak konferenca shtypi, shkrime apo materiale të publikuara.

    Që Fatmir Xhafaj ishte një ministër i dështuar i qeverisë “Nano”, që e tradhëtoi atë dhe që pati shumë përplasje, kjo është një histori jo vetëm e ditur, por e stërthënë.

    E për vëllain e tij Alban Qazimin për të cilin Ben Blushi pretendonte se është një kronikë e dhënë për herë të parë, kjo nuk është e vërtetë. Janë shkruar me dhjetëra materiale, sesi Etilda Gjonaj dhe Përmbarimi Shtëtëror dhe të tjera institucione ishin vënë në shërbim të kësaj kompanie, e cila po fitonte miliarda.

    Të gjitha janë thënë e stërthënë. Edhe fotoja me ish-diktarorin Enver Hoxha kishte dalë. Dhe që Fatmir Xhafaj ishte një ministër i dështuar i qeverisë së Rilindjes, edhe kjo është thënë në dhjetëra shkrime.

    Por, këto Ben Blushi nuk i thoshtë gjatë kohës që Fatmir Xhafaj ishte ministër i Brendshëm, por pasi Rama e largoi nga detyra. Dhe dje, bëri rolin e “vrasësit me pagesë” për ta “ekzekutuar” politikisht Fatmir Xhafën, duke bërë një përmbledhje të të gjitha kronikave, lajmeve të vjetra apo ngjarjeve historike të Fatmir Xhafajt, të cilave iu vuri një sfond muzikor, i montoi dhe urdhëroi që të përdoreshin për të mos i lënë më asnjë lloj mundësie Fatmir Xhafajt që të ngrinte kokën.

    Gjithësesi kjo është një luftë e neveritshme brenda Rilindjes, ku ka milituar Ben Blushi, i cili tashmë nga një armik i pakundërshtueshëm është kthyer në partizanin e saj.

    Faktet e dhëna janë të vërteta dhe askush nuk i diskuton, por ajo që është imorale, lidhet vetëm me një detaj.

    Top Channel nuk e sulmoi asnjë sekontë dhe as nuk foli për Fatmir Xhafajn, kur ky ishte ministër i Brendshëm. Për më tepër, as vetë Ben Blushi nuk tha asnjë fjalë kur ai drejtonte Reformën në Drejtësi. Nuk i përmendi kurrë nga Parlamenti këto akuza. Ashtu sikundër dje për herë të parë dolën në Top Channel, ndërkohë që kur Fatmir Xhafaj ishte ministër i Brendshëm, Top Channel nuk guxoi të thoshte një fjalë.

    Prandaj, me plot gojë dhe pa asnjë diskutim mund të themi se pëdorimi si “vrasës me pagesë” i Ben Blushit për të shkatërruar figura politike është stili i ri i Rilindjes dhe i Edi Ramës, që tashmë e ka marionetën e tij në krye të Top Channel.

    Reply to this comment
  7. Onkezmi December 7, 20:01

    Figura më e keqe që ka gëluar në Ps-ë dhe sot në Rilindje është Blushi i kanalit TÇ-së.Servili i ramushit gjer ne fëmijëri…

    Reply to this comment
  8. one13 December 7, 20:03

    PROPOGANDES SE EDI RAMES, PO I VJEN FUNDI.

    Reply to this comment
  9. meso potam December 7, 20:03

    mos edhe Top-Chanel po shkon ne drejtim te paditur?Me vjen shume keq per kete staf te mrekullushem qe i dhane ZE ketij TV dhe qe Vjollca po i largon TURP! bukeshkelur!

    Reply to this comment
  10. qun pe korqe December 7, 20:04

    Me kete rritem dhe me ata q epo drejtojne aty, Top Channeli do te kete jo me shume se nje vit jete. Ose do ta shesin ose do ta dh….n. . Do ta shesin kur ti kete rrene cmimi e vlera fare (deshtim) ose do ta kthejne TV kombetar ne tv shijak ku drejtojne te rrinj injorante qe jane ose kalamajte e pronares po aq injorante, ose dashnore teveqele te femijeve injorante. Tv kombetare e te rendesishem i kane figurat televizive te moshes e te statures se caktuar. I kane me pervoje. I kane profesioniste . I kane te shkolluar. Me ledionin dhe motrat vjollca nuk behet tv.
    Blush deshtaku i vuri kapakun

    Reply to this comment
  11. Hasan December 7, 20:05

    Gjithe ai stacion ne duar te kurvave.
    E mor Tani cfar le mbrapa

    Reply to this comment
  12. predator December 7, 20:06

    Top Channel eshte nje hale e propagandes se qeverive dhe jeton me leke te vjedhura dhe leke droge dhe mafiozesh.sponsore te korruptuar dhe reklame te vjedhura qe as ne shqip nuk i japin ,eshte turp te jete kjo hale kanali i shqiptareve si shume hale te tjera me klan e etj etj.Laviret qe e drejtojne nuk ngopen para dhe katundaret e dhiera qe u rriten me breke me mut dhe me buke te mykur hiqen dhe aristokraci ne ate vend te ,mbaruar qe quhet shqiperi.Mos ja bleni paketat ketyre dhe te zhduken nga jeta jone se vetem propagande bejne dhe zhvasin miliona euro.Nuk na dalin 150 pushta dhe hajdute e mafioze,vrases e mashtrues ne parlament,po u dashka edhe kopeja e kurvave te top halese.

    Reply to this comment
  13. . December 7, 20:10

    Me ze trishtimi kur ndonjehere me telekomande kaloj tek Topi

    Reply to this comment
  14. semundje e bute December 7, 20:17

    Zoti Brokaj ke pitshmeri te larta nga mediat shqiptare.
    Sigurisht qe ashtu do ta benin, me hile
    TV Top Channel, Klan e me rradhe kane cituar te gjitha poshtersi me gojen e njerezve ordiner duke i servirur per te verteta pa marre nje berim te dyte informacioni nga Babalja, Alizoti, Babolet e SHQUP (Lulush Shalengjituri, Saliu serb i vertete, Salianji, Bylykbashi, Alibeaj, Bardhi, e me rradhe kriminele si Gishtpreri, Sali Lushaj, Erzen Brekegrisuri, kelyshi Kulici vazhdojne kurvat Monika, Tabaku, Vorpsi etj etj.

    Reply to this comment
  15. xhuish December 7, 20:19

    Zoti kryeminister!
    Me te drejten qe me jep Kushtetuta e RSH-se ,po ju drejtohen publikisht,meqenese te gjitha rruget e tjera te komunikimit me ju nuk kane funksionuar!
    Ju kemi votuar per te qeverisur vendin,por ne fakt ju,si gjithe para ardhesit tuaj , vetem e keni sunduar dhe vazhdoni ta sundoni kete vend!
    Dyshoj se ju dhe te tjeret qe keni grumbulluar rreth vetes jeni pushtuar nga deliri i madheshtise dhe ndonese jeni parti qe “grabisni” votat e fukarenjve te majte,ne fakt zbatoni ate qe populli yne nder shekuj e ka stigmatizuar me fjalen e urte se “bark ngopuri nuk e kujton bark pa ngopurin”!

    Reply to this comment
  16. goca e Nikos pe Korce December 7, 20:21

    Puna e Topit me Blush apo Blushit pa tope eshte me e gjere se mashtrimi me Sabitin
    Një mjerim i pa skrupullt kriminal e mashtrim në opinjone . Varfëri spektakolare e gënjeshtra në informacion .Lakuriqësi e degjenerim në programe T.V-ve ,krim e mashtrim për kulturën shqipëtare. Në emisione direkt me ka dhunë dhe kaosë te opinjonistët ,sa shahen deri me pragë shtëpie.Këto janë tregtarët e yjeve të T.V -ve në dhqipëri .

    TV-të shqipëtare sot rënkojnë nga sëmundja e kanceri imashtrimit e falsitetit ,është ngritur një makineri e tërë e “zbvatjes” hidhur të qytetarve shqipëtar me oferta digjitale marramendëse që shkojnë deri 200 mijë lek në vit ! A’ jan lekët e qytetarve shqipëtar që paguajn miliona lek si moderator shpifës si B.Fevziu etj etj….

    TV-të nuk gjejnë shpëtim me ndrrime moderatorësh e gazetarësh dhe valixhe me lekë . Kur ndodhesh në krizë NUK GJEN DOT SHPËTIM MBI TOKË.

    Njerzit e ndershëm presin me pa durim të vërtetën ,që këta “mjeshtra ” që ndrrojnë pronarët e T.V-ve që bëjnë pingëpong dhe opinjione false , të hipin në skenë ,së bashku me pronarët e tyre milarder të presin damarët dhe të pinë gjakun e tyre ,në orgjinë e fundit ,të organizuar për nderë të 45 milonve të kufomës së Fevzos dhe të kapitalizmit gjakatar …

    Një shkatrrim dhe kaos po ndodhë me gazetarët e televizionet në shqipëri, gjejnë shesh e mund të bëjnë përshesh,kur një pensionist merr 100 $ në muaj nuk ka mundësi të pijë edhe një kafe ,kurse opinjonistit të gënjeshtrave e mashtrimeve në TV-ve paguhen para me valixhe sa 40 pensionist ????????

    Hajde jetë e zbavitjes borgjeze në shqipëri , njeriu ha njerinë !

    Reply to this comment
  17. shpresimi December 7, 20:27

    Z. Vjollca beri nje levizje te “zgjuar” me torollake nuk gjen, beri legenin Blushi Drejtor te Tch per te frikesuar Ramen
    Tani Rama perdor Blushin
    hajde prostitucion hajde

    Reply to this comment
  18. Dori December 7, 20:47

    Luften brenda llojit ne PS e drejtojne ish-kuadrot e vjeter komuniste, mjeshter te kurtheve, brrylave dhe hipokrizive…

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*