Sadije Berisha sfidon një familje “republikane”: Kam gjak mbretëror

July 30, 2016 14:12

Sadije Berisha sfidon një familje “republikane”: Kam gjak mbretëror

Ish-bashkëshortja e djalit të ish-kryeministrit Sali Berisha ka marrë përsipër mbikëqyrjen e përgatitjeve për dasmën e nipit të ish-Mbretit Zog, Princ Leka me gruan e tij Elia Zaharia. Dasma e 8 tetorit 2016 pritet të jetë një dasmë mbretërore. Shpenzimet duket të jenë të shumta e po ashtu duket se ata që po e përgatisin nuk po kursehen.

Leka Zogu, djali i Leka Zogut të parë, i biri i ish-Mbretit Zog, pritet të kurorëzohet në martesë me Elia Zaharian me të cilën është lidhur prej pak vitesh. Përgatitjet e dasmës janë të shumta dhe mbikëqyrja e tyre dhe e organizimit, janë marrë përsipër, nga Sadije Berisha, ish-gruaja e Shkëlzen Berishës, djali i ish-kryeministrit Berisha.

Ajo pohon se nga ekspertët suedezë të dasmës mbretërore (Swedish Royal wedding) u zgjodh një kompani vendase, e cila u vendos të jetë një partner i besuar i Albanian Royal Wedding, sikurse pohon Sadija. Kështu, Sadija duket se po e sfidon fort Armina Mevlanin, vajza e modës dhe e bukurisë shqiptare e cila aktualisht është e lidhur me Shkëlzenin dhe pritet që së shpejti të martohen. Në faqen zyrtare, qartësohet se Sadije Berisha është drejtore administrative e “Royal Wedding”, themeluese dhe bashkëdrejtuese e “Royal event & PR.Ltd”.

Në rezymenë për Sadijen thuhet se familja e saj u arratis nga regjimi komunist në Shqipëri dhe jetoi në Kosovë deri në vitin 1967. Më tej ata lëvizën për në Suedi ku edhe Sadija u lind. Në rezyme Sadija cilësohet si person me gjak mbretëror të brezit të tretë dhe përkrahëse e familjes mbretërore shqiptare.

Gjyshi i Sadijes ishte një mbështetës i Mbretit Zog dhe i monarkisë. Sadija po vazhdon trashëgiminë e familjes duke qëndruar pranë Lekës II dhe gruas së tij Elia Zaharia.

princiDetajet e dasmës

Data e kurorëzimit, më 8 tetor 2016 nuk është e rastësishme. Sipas çiftit është zgjedhur pikërisht kjo datë, pasi 8 tetori është dita e lindjes së mbretit Zog I.
Në një intervistë për mediat çifti ka treguar disa detaje nga ceremonia e martesës.

Mesa duket “Princi dhe Princesha e ardhshme” do t’u qëndrojnë besnike traditave mbretërore. Në mëngjes do të bëhet ajo që ndodh rrallëkund, por për këtë mbretëri është traditë, bekimin do e japin klerikët e të gjitha feve në Shqipëri. “Ne do të martohemi me një ceremoni civile, e cila do mbahet nga kryetari i Bashkisë së Tiranës, Z. Erion Veliaj.

Emrat e dëshmitarëve është ende herët për t’i zbuluar. Klerikët do të përcaktohen nga qendrat përkatëse. Ne do të ftojmë të bekojnë këtë kurorëzim me një lutje secilën nga fetë zyrtare të Shqipërisë. Çfarë ka rëndësi është mesazhi i tolerancës dhe harmonisë fetare, që përbën një virtyt të çmuar në kulturën tonë”, thotë Leka.

Në dasmën e tyre do të jenë të ftuar miq dhe familjarë të çiftit si dhe familjet mbretërore me të cilat Shqipëria ka miqësi dhe lidhje të hershme.

 

July 30, 2016 14:12
Komento

9 Komente

  1. guri shabani July 30, 14:39

    Te ftojne dhe disa fukarenj te cilet te gezohen sepse shuma e shpenzimeve te dasmes do kenaqte mbi 10000 te vobeket.

    Reply to this comment
  2. DinPak July 30, 15:13

    Nuk e morem vesh nga e ka gjakun mbreteror kjo Sadija. Pse gjyshi paska qene mbeshtetes i mbretit Zog nuk perben argument, te ishte per gjyshen edhe mund ta besonim. Por, me sa duket, do kete bere ndonje transfusion gjaku dikur, dhe per fat i kane hedhur gjak mbreteror, kjo edhe mund te besohet.

    Reply to this comment
    • Scutari July 30, 23:44

      Keshtu e kan sunitet islamik.
      Jan ushtar te osmanllinjve por pas 1-2 brezash ne biigrafi shkruajne se kane preardhje nga familje “patriotike”.
      Kjo legenia e degjeneroi fare, sepse beson se ka preardhje “mretnore”.
      Pun sunitesh islamik.

      Reply to this comment
  3. skifteri July 30, 15:38

    *****Nuk mundë të bëjë dasëm madhështore ASKUSH për shpenzime dasme me lekë me trazhgim pasurie e origjinë vjedhje ose grabitje nga pasuria e popullit .Pasi këto lekë dasme rrjedhin nga akti i tradhëtisë, hajdutërisë të gjyshit tuaj A.Zogu më 7 prillë 1939.Duhet të ja ktheni populli po të ishit në Amerikë,Angli ,ose GJermani etj. Jemi në shqipëri një gjungël ku qeni nuk njehë të zotin,prandaj bridhë në djersën dhe gjakun e shqiptarve së bashku me këtë klasë të degjeneruar politike.

    Reply to this comment
  4. eli Tiv July 30, 16:17

    ..vete zogu nuk ishte mbret qe e trashegoi mbreterine…nje dite ai e quajti veten mbret dhe kaq..E jema e tij nuk ishte nena mbreteresh…kur lind zogun ajo ishte fshatare…e lind nje fshatar te vogel..Te gjitha sa tuhhen sot jane filma multiplikative…gazetaria duhet te shkruaje te verteten normale

    Reply to this comment
  5. katarakti July 30, 17:04

    A je vizituar te psikiatri, o Sadije?! Beje se te ben mire. Me duket se je fare rende.

    Reply to this comment
  6. Arber I July 30, 17:28

    Erion Veliaj do t’i humbase te gjitha piket e fituara si Kryebashkiak, nese merr pjes ene kete dasem-farse te mbreterise.

    Reply to this comment
  7. as July 30, 19:12

    na u prish gjiza

    Reply to this comment
  8. vjola July 30, 20:55

    Vazhdoni dhe i quani familje mbreterore ,mbreter ish kryeministri sb, djali i ish kry zeni sypeshkaqeni ne vend qe ti therrisni me emrin e merituar satrap,hajduter,kriminela tradhetar , Ska emer tjeter per keta dhe mos na hapni barkun ,Kerkon te marri ofiqe,.te likuidoje thesarin e vjedhur nga gjyshi.

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*