Sadiku drejt Panathinaikos: Menaxheri është në kontakte me klubin, jemi pranë firmës

July 10, 2017 19:40

Sadiku drejt Panathinaikos: Menaxheri është në kontakte me klubin, jemi pranë firmës

Një lëvizje surprizë duket në sfond për Armando Sadikun. Sulmuesi i kombëtares shqiptare është shumë pranë firmës me skuadrën e Panathinaikos ku sipas raportimeve po mbyllen detajet e fundit.

Sipas “gazzetta.gr”, klubi grek po shqyrton disa mundësi për të zëvendësuar suedez Markus Berg, i cili u transferua te Al Ain.

Suedezi ishte forca kryesore e repartit të avancuar për skuadrën që përfundoi kampionatin në vendin e tretë duke siguruar njëkohësisht edhe pjesëmarrjen në Ligën e Europës.

Ndër emrat e preferuar ka qenë edhe ai i Armando Sadikut me të cilin drejtuesit e Panathinaikos ka nisur bisedimet, si me lojtarin ashtu edhe me klubin e Zyrihut. Këtë lajm e ka konfirmuar edhe vetë futbollisti.

“Po, jam në dijeni për interesimin e Panathinakos dhe jam i nderuar nga kjo gjë. Menaxheri im është në kontakte me klubin, mendoj se jemi pranë akordit. Por për momentin nuk mund të them më shumë.

Kjo do të ishte një sfidë e madhe për karrierën time, shpresoj që të shkojë gjithçka mirë dhe të ndihmoj skuadrën. Kjo është një mundësi shumë e mirë për mua”, u shpreh Sadiku për “gazzetta.gr.

Sadiku aktualisht gjendet në Zvicër, ku po stërvitet individualisht në pritje që të mësojë të ardhmen e tij dhe ku do të luajë në sezonin 2017-2018.

July 10, 2017 19:40
Komento

Ende pa komente

Ende pa komente!

Je i mirëpritur. Bëhu i pari që komenton këtë artikull. Kujdes etikën.

Komento
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*