Sadiku i lidhur me vajzën e ndihmësit të De Biasit?

June 21, 2016 17:11

Sadiku i lidhur me vajzën e ndihmësit të De Biasit?

Emri i tij është vënë në qendër të krenarisë Kombëtare për shkak të golit me Rumaninë, fitore e cila na ka shtuar shpresat për një kualifikim të mundshëm në Europian.

Por krahas jetës profesionale, çdo futbollist rezervon një pjesë rozë, e cila tërheq njësoj vëmendjen e publikut, sidomos kur bëhet fjalë për personazhe të pashëm e seksi, siç është Armando Sadiku! 25-vjeçari nga Elbasani u përfol për një afërsi me këngëtaren Enca Haxhia, sigurisht pas publikimit nga kjo e fundit të një fotoje ku të dy shiheshin në ulëset e një aeroporti.

Megjithatë, gjithçka duket se rezultoi në kufijtë e admirimit që 20-vjeçarja shprehu për sulmuesin në momentin kur ai shënoi golin. Ndërkohë, fjalë të tjera kanë nisur të qarkullojnë për një lidhje të fshehtë që Armando Sadiku po përjeton me vajzën e ndihmës trajnerit italian, Paolo Tramezzani, raporton Lapsi.

Janë dy momentet të cilat duket se përforcojnë zërat që flasin për një histori rozë mes dy të rinjve. Në profilin e saj në IG, bukuroshja italiane Desiree Tramezzani një ditë pas fitores me Rumaninë, publikoi një selfie me golshënuesin shqiptar, foto të cilën e shoqëron me një zemër dedikuar Shqipërisë dhe Sadikut. Komentuesit i komplimentojnë me fjalë, “sa të bukur që jeni”.

June 21, 2016 17:11
Komento

1 Koment

  1. kujtesa June 21, 17:41

    Po po,e vertete eshte!
    Ai pas golit festoi dhe vajti e perqafoi Tramezanin dhe pas ketij perqafoi ci doli perpara. Kjo tregon se ai eshte i lidhur me cdo vajze qe ne ate fushe perfaqesohej nga baballaret ose vellezerit e tyre!
    Ska me lajme ne kete bote qe duhet te veme ne pune vetem imagjinaten?

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*

Njoftim

Njoftim

Njoftim