Sadiq Khan, myslimani që do të ndryshojë historinë e Londrës

May 6, 2016 13:37

Sadiq Khan, myslimani që do të ndryshojë historinë e Londrës

Ka hapur shumë debat për faktin se është nga Pakistani, se është mysliman, se është djali i një shoferi autobusi dhe se nuk është i pasur si rivali i tij. Por Sadik Kan është favorit për të fituar zgjedhjet në Londër dhe ka një vizion të qartë për të ndryshuar tregun e banesave të kryeqytetit.

Sadik Khan me origjinë nga Pakistani, mysliman, përfaqësues i laburistëve është favorit kryesor për të fituar zgjedhjet në Bashkinë e Londrës ndaj rivalit të tij konservator Zak Goldsmith. Ka lindur më 8 tetor të vitit 1970, është rritur në Tooting, në jug të londrës dhe është fëmija i 5 i 8 fëmijëve të çifit pakistanez.

Djali i një shoferi autobusi, nëna rrobaqepëse, Khan ka patur fëmijëri modeste, me prindër që kanë sakrifikuar gjithçka për të blerë një shtëpi dhe për të arsimuar fëmijët.

Ka studiuar në shkolla shtetërore dhe ka përfunduar Universitetin për drejtësi në veri të Londrës.

45-vjeçari është një ish-avokat i të drejtave të njeriut dhe gjithashtu ka shërbyer si Ministër i Transportit në Qeverinë e Gordon Brown, duke u bërë Ministri i parë mysliman në kabinetin qeveritar.

Khan është i martuar me avokaten Sadija dhe ka dy fëmijë. Megjithatë, laburisti ka një popullaritet të madh dhe një vizion të qartë për Londrën, për të cilën thotë se po përjeton krizën më të madhe në tregun e banesave si në shitje edhe në qera.

“Nëse bëhem kryetar i Bashkisë së Londrës, prioriteti im i madh do të jetë ndërtimi ibanesave çdo vit, për të ulur çmimin e tyre dhe për të lehtësuar barrën për londinezët”, janë fjalët e tij për të bindur londinezët.

Nëse fiton, Khan do të jetë myslimani i parë që drejton një nga qendrat më më mëdha të financiare në botë, siç është Londra.

May 6, 2016 13:37
Komento

Ende pa komente

Ende pa komente!

Je i mirëpritur. Bëhu i pari që komenton këtë artikull. Kujdes etikën.

Komento
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*