Safet Gjici: Kamza ka nevojë për projekte, jo blerje medaljesh

April 15, 2015 11:37

Safet Gjici: Kamza ka nevojë për projekte, jo blerje medaljesh

Safet Gjici ka folur për herë të parë, pas zyrtarizimit të kandidaturës së tij për Bashkinë e Kamzës.

Ai thotë se do t’i ndryshojë fytyrën këtij qytetit, që sipas Gjicit, është mbajtur peng nga Xhelal Mziu.

Sipas Gjicit, Kamza ka nevojë për projekte reale dhe jo për blerje medaljesh.

Gjatë gjithë këtyre ditëve, që pas shpalljes time, si kandidat për bashkinë Kamzë, kam përjetuar një emocion të veçantë nga mbështetja e të gjithëve Ju.

Kjo mbështetje, jam i sigurtë se më 21 Qershor, do të jetë akoma më e madhe, në mënyrë që njëherë e mirë, bashkë me banorët e Kamzës dhe të Paskuqanit, të nisim një kapitull të ri. Iu siguroj se do të jetë kapitulli i ndryshimeve të mëdha!

Me mbështetjen tuaj, ju qytetarë te Kamzës dhe të Paskuqanit, do të shihni rezultate konkrete, në drejtim të zhvillimit të zonës dhe jo të demagogjisë që është bërë në këto vite.

Ju më njihni: Unë jam njeriu i punës dhe jo i fjalëve boshe.

Eksperienca ime, mbi 20- vjeçare në fushën e biznesit, por edhe drejtimi prej 1 viti të Institucionit të Prefektit të Qarkut të Kukësit, e faktojnë më së miri këtë.

Me mbështetjen tuaj, të gjithëve, pa dallime partiake, të majtë e të djathtë, do te vendosim bashkarisht për një zhvillim të ri të të gjitha lagjeve të bashkisë Kamëz.

Falë edhe mbështetjes së Qeverisë shqiptare, por edhe bashkëpunimit që do të kemi me faktorë ndërkombëtarë, qytetarët e Kamzës e të Paskuqanit do të kenë më shumë rrugë të asfaltuara, më shumë rrjete kanalizimesh e ujësjellësash, më shumë shërbime sociale, më shumë objekte të legalizuara, mirëmenaxhim të financave të bashkisë, mjedis të përmirësuar. Po ashtu, rigjallërim të jetës kulturore e sportive, urbanizim real të të gjitha zonave.

Në këtë dedikim timin, nuk dua të merrem me kundërshtarin tim. Ju të gjithë e dini se ai nuk ka më asnjë arsye dhe motiv që të qëndrojë në krye të institucionit që ka drejtuar prej 8 vitesh. Gjykata faktoi se ai ka abuzuar me fondet e bashkisë.

Sot, bashkia e Kamzës është e renditur e 6-ta për nga numri i popullsisë dhe e 5-ta për nga numri i ndërtesave. Unë dua të siguroj secilin nga Ju, se bashkarisht nuk do të kemi më nevojë për “Medalje” të blera, për projekte fantazëm apo edhe “transparencën” që prej vitesh i ka munguar qytetarëve, te cilët kanë pritur më shumë nga drejtuesit aktualë.

Bashkë do i japim fund abuzimeve, mashtrimeve, korrupsionit, diskriminimit dhe demagogjisë, pasi ka ardhur koha që qytetarët te vendosin për fatin e tyre dhe jo ata që në emër të tyre sjellin vetëm rrënim, hajdutëri.

Bashkë do ti’a dalim.

Bashkë, më 21 Qershor, do ti japim fund përfaqësimit nga njerëz të konsumuar e të dënuar nga Drejtësia”, shpreht Gjici.

April 15, 2015 11:37
Komento

3 Komente

  1. wickedgame April 15, 11:48

    Ky qenka binjaku i Zhelalit bre koka me cepa ha ha ku e gjetet kete tipin.

    Reply to this comment
  2. AZEMI April 15, 16:25

    A e ke fut edhe vitet si roje i TOFIK HYKES TE VOALBA kur rrihje punetoret qe nuk u jepnit pagat punetoreve. Apo kur u hiqje ditet e punes punetoreve se nuk kishe fituar shume me tenderat. Po fadil Jates ja dhe leket qe i kishe borxh. Beju njeri njehere pastaj hajde merr gjysmen nga e trasha ne KAMEZ.

    Reply to this comment
  3. Uakania April 15, 19:22

    Kur të bësh fushatë në Kamëz merr me vete dhe komisarin e policisë që t’u mbushë mendjen atyre që ka futur në burgje për energjinë elektrike.

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*