Saga e “komisioneve hetimore”

December 13, 2015 17:17

Saga e “komisioneve hetimore”

Në 24 vite ne Shqipëri janë ngritur afro 30 komisone hetimore, por në shumicën dërrmuese puna e tyre ka rezultuar një histori dështimi.

Gjatë legjislaturës së 8 të Parlamentit, janë ngritur 5 komisone hetimore , ai për shkarkimin e dy anëtarëve të KLD­së, implikimin e Forcave të Armatorusa në transportin e lëndëve narkotike, lëvizjet në Policinë e Shtetit, komisoni për lëvizjet në Administratën Shtetërore dhe ai për Serverin e Tatimeve.

Dy komisionet e fundit, nuk arritën të prodhonin asgjë më teper se sa procesverbalet në faqen e kuvendit, gjatë mandatit të tyre të parë, çka detyroi Parlamentin që në shtator, të votonte ngritjen e tyre nga e para të komisioneve. Por ky keqpërdorim që i bën politika të drejtës ligjore që një e katërta e deputeve të kërkojë ngritjen e një komisioni hetimor, veç konfliktualitetit politik sjell edhe një faturë të kripur financiare për taksapaguesit shqiptarë.

Një komision hetimor konsiderohet si punë shtesë për çdo deputet andaj shoqërohet me një pagesë shtesë për secilin prej tyre . Vetëm për mandatin e parë Kuvendi ka paguar anëtarët e këtyre dy komisioneve me një total prej 137.500 lekë. Ora News siguron pagesën për secilin deputet, ku përkatësish kryetari i komsionit paguhet me 2500 lekë për një mbledhje, ndërsa nënkryetarët dhe anëtarët me 2000 lekë secili.

Sipas kësaj përllogaritjeje, për komisionin hetimor për lëvizjet në administratë që gjatë mandatit të parë ka zhvilluar vetëm një mbledhje, janë shpenzuar 35.000 për pagesën e deputetëve ndërsa komisoni hetimor për Serverin e Tatimeve ka zhvilluar 5 mbledhje, dhe në total pagesa ka qenë 102.500 lekë.

Me vendimin e Kuvendit për rinisjen e hetimeve, komisioni për Lëvizjet në administratë i drejtuar nga Genc Pollo ka zhvilluar 3 mbledhje, në të cilët është miratuar vetëm plani i veprimit dhe formati i hetimit. Edhe komisoni për Serverin e Tatimeve drejtur nga Arben Ristani, ka mirautar vetëm planin e punës, në 2 mbledhje të zhvilluara deri më tani. Me këtë ritëm pune, pyetja që shtrohet, është nëse edhe me mandiatin e ri, komisionet do të prodhojnë rezultatet hetimi, apo vetëm debate politike dhe më shumë para në xhepat e deputetëve./ Ora News

December 13, 2015 17:17
Komento

2 Komente

  1. @[email protected] December 13, 17:23

    150 deputete ministrira zv ministra drejtore pa fund administrate qendrore lokale e keshtu vahdon pa fund vargu i nje pjese te popullsise qe shrytezon 98% te shqiptareve ,per tu mbajtur me rroga shperblime privilegje udhetime Jemi realisht ne Shqiperi jo me shume se 2,5 milion njerez,bota ka lagje te tilla e qytete nga 5 milione banore qe drejtohen nga KRYEBASHKIAKE me stafe efikase me jo me shume se 150 deri 300 vete,KY vend nuk behe kurre

    Reply to this comment
  2. SuloKapedani December 13, 17:34

    KY VEND SHFRYTEZOHET PA FUND DHE NE MAKSIMUM ,PA ASNJE KRITER NE DREJTIM TE PAGESAVE DHE FRYRJES ADMINISTRATES TE ÇDO NIVELI.KY VEND NUK KONTROLLOHET SEPSE NIVELI I TIJ ESHTE I ULET DHE NUK DREJTOHET SI DUHET. KORRUPSIONI I ÇDO NIVELI KULITIVOHET DHE NUK LUFTOHET ASHTU SI EDHE KOMISIONET JANE MASHTRIM I POPULLIT NGA TE DY KRAHET.KY VEND ESHTE SHUME VESHTIRE TE BEHET.

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*