Saga e vrasjeve për hakmarrje vazhdon. Ekzekutohet 50-vjeçari në Ksamil

August 20, 2017 09:10

Saga e vrasjeve për hakmarrje vazhdon. Ekzekutohet 50-vjeçari në Ksamil

Një 50- vjeçar është vrarë  gjatë orëve të vona të natës në qytezën bregdetare të Ksamilit.

Mësohet se ngjarja ka ndodhur rreth mesnatës së mbrëmshme, ku 50- vjeçarit Vangjel Çiko,  i është bërë një atentat në oborrin e shtëpisë së tij, si pasojë e të cilit ka humbur edhe jetën.

Policia e Sarandës, e cila ka marrë një telefonat për të shtëna me armë në lagjen “Baxho” të Ksamilit, e ka gjetur 50- vjeçarin te pajetë në automjetin e tij.

Blutë e qytetit bregdetar ka ngritur postblloqe në disa rrugë, ku ka kryer kontroll të automjeteve,  janë duke punuar për të identifikuar dhe kapur autorët e vrasjes

Djali i viktimës i dënuar për vrasje
Vrasja dyshohet të ketë ndodhur për hasmëri, pasi i biri i viktimës, Dhimitër Çiko, i cili është i dënuar për vrasjen e Aleksandër Bardhit, vrasje e ndodhur në  24 shtator 2014.

Për vrasjen e Aleksandër Bardhit përveç Dhimitër Çikos, është dënuar edhe Amarildo Lame, ndërsa Albi Xhezahiri, i dënuar në mungesë si një prej autorëve të ngjarjes, është ende në kërkim.

Aleksandër Bardhi, 47 vjeç, ka qenë vëllai i ish-kryetarit të njësisë administrative Kacinar të Mirditës, Petrit Bardhi.

Ai është gjetur i vrarë nga një i afërm i tij anës rrugës në një kanal. Sipas hetimeve paraprake, rezulton se ai është qëlluar me armë zjarrit të tipit automatik.

Pas arrestimit të Çikos dhe janë gjetur në banesën e Albi Xhezahiri, tre armët tip “kallashnikovë” të cilat  ishin përdorur për vrasjen e Badhit.

August 20, 2017 09:10
Komento

1 Koment

  1. Zzzzzz August 20, 09:21

    KETO JANE HARACET QE PO PAGUAJNE KOLONIZATORET E SALI SHPELLARIT NE JUG TE VENDIT DUKE U KACAFYTUR ME NJERI TJETRITRIN PER PLACKEN E TOKEN E GRABITUR ……..DERI NE SHEKUJ PRANDAJ DO JENE TE MALLKUAR.. NE BREZA ….!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*

Njoftim

Njoftim

Njoftim