Saga “Balili” / Ra mburoja politike apo ranë provat kundër tij?

January 16, 2019 01:05

Saga “Balili” / Ra mburoja politike apo ranë provat kundër tij?

“Klement Balili është një bos i krimit të organizuar me lidhje politike. Prej dy vitesh, policia dhe prokuroria nuk kanë mundur dhe nuk kanë patur vullnetin për ta arrestuar atë”.

Kjo është një prej deklaratave të fundit të ish-ambasadorit amerikan në Tiranë, Donald Lu. Ai foli gjatë konferencës së prezantimit të bilancit 6-mujor të operacionit “Forca e Ligjit” në korrik të 2018. Në këtë muaj mbusheshin dy vite që nga dalja në skenë e emrit të Klement Balilit, i pagëzuar nga mediat greke edhe me emrin “Eskobari i Ballkanit”.

Si kryediplomat i përfaqësisë diplomatike më të fuqishme në Tiranë Donald Lu duhet të ketë qenë në dijeni se nga buronte mburoja politike për Klement Balilin. Por për shqiptarët asnjëherë s’u mor vesh qartësisht për këtë, falë edhe zotësisë së klasës politike për t’ia shitur herë mazhorancës, e herë opozitës – shkruan Gazeta Si.

Si përfundoi emri i Klement Balilit nga një person i panjohur në emrin më të lakuar në 3 vitet e fundit? Në prill të 2016, një aksion i gjerë kundër trafikut të drogës me nismë të autoriteteve greke dhe ndërmarrë në disa vende të Europës përfundoi me mbi 20 persona të arrestuar në Greqi, Bullgari dhe Belgjikë. Pjesa më e madhe e arrestimeve ndodhi në Greqi dhe mes tyre kishte disa shtetas shqiptarë.

Por, të ndaluarit ishin vetëm korrierët e ngarkesave dhe për kokën e trafikut autoritetet greke, ndihmuar edhe nga një dosje voluminoze prej 10 mijë faqesh nga DEA amerikane hidhnin sytë nga Shqipëria.

Grekët pohonin se nga dëshmitë e personave të ndaluar dhe nga tabulatet telefonike të kryera prej tyre, emri i personit të cilësuar si organizator i trafikut ishte 45-vjeçari, Klement Balili dhe në maj të po atij viti e shpallin në kërkim. Në Greqi, ky emër nuk kishte ndonjë domethënie, përveç faktit që akuzohej për trafik ndërkombëtar lëndësh narkotike dhe u cilësua si “Eskobari i Ballkanit”, por në Shqipëri gjërat ishin ndryshe.

Hoteli i Balilit në Sarandë

Klement Balili ishte një emër me lidhje politike dhe në kohën kur besohet se ka organizuar në drejtim të Greqisë trafikun e hashashit mbante postin e Drejtorit të Transporteve në Sarandë dhe veç kësaj, konsiderohej edhe si një biznesmen i suksesshëm, aq sa në përurimin e hotelit të famshëm “Santa Quaranta” politikanët nuk munguan.

Megjithatë, edhe për publikun shqiptar Balili pak njihej përtej Sarandës e Delvinës, por do të bëhej i famshëm vjeshtë-dimrin e 2016, kur për të dhe dosjen në ngarkim të tij do të fliste media në Greqi dhe Shqipëri. Fillimisht shtypi grek dhe më pas edhe mediat në Shqipëri hamendësonin në fillim të dhjetorit të 2016 se dosja në ngarkim të Klement Balilit po zvarritej qëllimisht nga Tirana.

Dosja ishte dorëzuar në Ministrinë e Drejtësisë, që duhet të bënte përkthimin dhe certifikimin si prova ligjore për legjislacionin shqiptar të dosjes greke. Në atë kohë qeveria ishte një koalicion mes PS-së dhe LSI-së dhe në krye të Ministrisë së Drejtësisë ishte Ylli Manjani. Përmes rrjeteve sociale, ai hidhte poshtë akuzat se dosja qëndronte prej disa muajsh pezull në sirtarët e dikasterit të tij.

“I surprizuar nga përhapja e një lajmi mbi vonesat e dosjes se Klement Balilit. Dua t’u bëj me dije se që prej ditës së djeshme, (06 dhjetor 2016) Prokuroria shqiptare ka në dispozicion dosjen e përkthyer zyrtarisht. Ministri i Drejtësisë është autoriteti ligjor që përkthen dhe certifikon përkthimet ligjore. Dokumentat origjinale në gjuhën greke ne i kemi marrë zyrtarisht, më datë 14 Nëntor 2016. Kjo dosje ju përcoll ashtu siç ishte brenda ditës Prokurorisë. Kjo e fundit i regjistron këto dokumenta në dosjen hetimore. Më datë 16 Nëntor, është sjellë në Ministri, nga Prokuroria kopja e dosjes për t’u përkthyer zyrtarisht. Procedurë e kërkuar nga ligji”, reagoi ministri i asaj kohe.

Ylli Manjani

Tre ditë pas kësaj deklarate të Ylli Manjanit në media shfaqej vëllai i Klementit, Hektor Balili. Deklaronte se ndaj Klementit nuk kishte një urdhër arresti dhe se gjithçka ishte lojë politike, duke shtuar akoma më shumë mjegullnajën që qarkullonte rreth kësaj çështjeje. Në mes të dhjetorit të 2016, emri i Klement Balilit do të përmendej për herë të parë, të paktën publikisht nga ambasadori amerikan, Donald Lu që do të vinte pikat mbi “I” dhe do të zhdukte edhe dilemat më të vogla që kishin mbetur nëse ai ishte shpallur në kërkim apo jo.

“Politikanë nga e majta dhe e djathta u kanë kushtuar vëmendje interesave të fuqishme të biznesmenëve të korruptuar, kriminelëve të mëdhenj dhe madje edhe trafikantëve të drogës. Kanë kaluar 7 muaj që kur policia greke ka arrestuar trafikantët e lidhur me Balilin. Tani janë 10 000 faqe dokumentacion. Agjencitë e Shteteve të Bashkuara të Amerikës i kanë thënë zyrës së Prokurorit të Përgjithshëm ta arrestojnë Balilin. Nëse nuk kapet Balili, si do të mund të shkojë pas peshqve të tjerë të mëdhenj drejtësia shqiptare? Kush do ta besonte se ky është vend serioz në luftën kundër trafikut nëse nuk procedohen peshqit e mëdhenj?”, deklaronte ambasadori amerikan gjatë një aktiviteti të organizuar më tematikë shtetin ligjor dhe luftën kundër trafiqeve të ndryshme.

Saimir Tahiri, në atë kohë ministër i Brendshëm zotohej publikisht dy ditë pas kësaj deklarate të Donald Lu, se ditët e lirisë për Klement Balilin ishin të numëruar.

“Klement Balili nuk ka asnjë shpresë t’i shpëtojë arrestimit sado të fshihet skutave e ferrave të zonës ku ka vendosur t’i bëjë rezistencë forcës së ligjit. Është i mbaruar dhe fundi i tij do të jetë aty ku kanë përfunduar shumë të tjerë përpara tij”, deklaronte ai, duke iu përgjigjur akuzave të Partisë Demokratike, për dështim të Policisë së Shtetit në prangosjen e Balilit.

Nga opozita ish-Kryeministri Sali Berisha fliste më drejtpërdrejt. Ai kishte deklaruar vazhdimisht se kush po e mbronte Klement Balilin dhe kujdesej, që në postimet e shpeshta, kryesisht përmes Facebook-ut ta lidhte atë me LSI-në dhe me ministrin e Brendshëm, Saimir Tahiri.

Në fund të Janarit të 2017, Edi Rama shkarkon Ylli Manjanin pas kalvarit të gjatë të përplasjeve mes tyre. Kritikat e ish-ministrit të Drejtësisë ndaj qeverisë ku bënte pjesë, të paktën ndaj gjysmës socialiste të saj ishin ashpërsuar ndjeshëm. Pas shkarkimit, Manjani, që u zëvendësua nga Petrit Vasili shpërthen edhe më tej.

“Nuk është rastësi që bashkohet emri im me dosjen e Klement Balilit. Ndërkohë që në Tiranë lidhej emri im me Klement Balilin, ministrat flinin me dashnoret te Santa Quaranta”, deklaronte ai.

Edi Rama dhe Ilir Meta

Edi Rama publikisht kishte heshtur për këtë çështje, ndërsa Ilir Meta, që në atë kohë mbante postin e kryetarit të Kuvendit, deri në Shkurt të vitit 2017 qëndroi i distancuar. Pikërisht në këtë periudhë flet në Top Channel. E kishte vënë re angazhimin e Sali Berishës në këtë çështje dhe i kujton ish-kryeministrit të shkuarën si demokrat të Klement Balilit.

“Kam dëgjuar edhe nga Doktori, i cili është marrë shumë me këtë çështje, por ai harron që personi në fjalë ka qenë në të kaluarën një aktivist i PD-së. Ai ka qenë në të drejtën e tij të shkojë, apo të kalojë te një parti tjetër. Kjo është puna e tij”, deklaronte Meta.

Më tej, në atë kohë edhe kryetar i LSI-së, Meta flet pa komplekse dhe mbron kryebashkiakun e Delvinës, një i afërm i Klement Balilit, që kishte kandiduar dhe fituar nën siglën e LSI-së për këtë Bashki.

“Po kështu, dua t’ju them që unë nuk jam për dënime kolektive. Kjo do të thotë që nëse personi në fjalë ka probleme me ligjin, me DEA-n, me Greqinë apo me Shqipërinë, të përgjigjet para ligjit. Ai duhej të ishte përgjigjur dje dhe jo sot, aq më tepër nesër. Unë nuk kam asnjë kompleks pse një i afërm i tij, një djalë i ri, është kryetar i bashkisë së Delvinës. Ai të paktën vetingun që kemi bërë ne para caktimit të kandidatëve për në zgjedhjet vendore, e ka kaluar me sukses dhe është tërësisht i rregullt. Çdo njeri duhet të paguajë vetë për shkeljen e ligjit dhe për problemet që ka me ligjin apo me shoqërinë. Koha e dënimeve kolektive ka ikur”, shtonte më tej.

Në ato ditë, Ilir Meta kishtë kërkuar mbledhjen e Këshillit të Sigurisë Kombëtare, një lëvizje e interpretuar si e paprecedentë. Dha arsyet se përse e kishte bërë këtë.

“E kërkova, sepse ky ka qenë një shqetësim i SHBA-së, i cili është bërë publik fuqishëm edhe nga ambasadori Lu, nëse e keni parasysh, para disa javësh në një konferencë me Avokatin e Popullit dhe ajo që më bëri përshtypje është se në takimin që pata me Ndihmës Sekretarin e Departamentit të Shtetit, i cili mbulon luftën kundër krimit të organizuar, kundër trafikut të drogës dhe njëkohësisht, edhe programet e drejtësisë, siç është dhe programi që ne kemi me OPDAT-in në të gjithë botën, kemi pasur një marrëdhënie dhe një bashkëpunim shumë të mirë dhe në këtë rast kemi pasur një bisedë të shkëlqyer dhe i vetmi shqetësim konkret që ai më ka ngritur për të ardhmen, ka qenë mosarrestimi i Klement Balilit me emër, një shqetësim i agjencive ligjzbatuese amerikane, që ka të bëjë me raportin mes dy vendeve dhe besueshmërinë në këtë luftë”, sqaroi Meta në intervistën dhënë për emisionin Top Story.

Donald Lu

Ditët e muajt kalonin dhe sa më shumë zgjatej në kohë arratia e Klement Balilit, aq më pak nisi të flitej për të në publik. Vendi kishte sfida të tjera më të rëndësishme përpara, po ashtu si Ambasadori Donald Lu. Saimir Tahiri që akuzohej nga opozita për kanabizimin e vendit në 2016, nuk ishte më ministër i Brendshëm dhe barra për arrestimin e Balilit i kaloi Fatmir Xhafajt. Ishte periudha e vështirë e miratimit të ligjeve, sidomos vettingut dhe ngritjes së institucioneve të reformës në drejtësi, por edhe zgjedhjet e përgjithshme, që u kërcënuan nga bojkoti i PD-së që protestonte në çadër.

Donald Lu i la mënjanë “peshqit e mëdhenj” dhe Kelment Balilin duke përqendruar energjitë se bashku me ambasadoren e BE-së, Romana Vlahutin dhe zyrtarë të tjerë të lartë të Brukselit në shpëtimin e zgjedhjeve të vendit. PS do të qeveriste e vetme nga shtatori 2017, kur në qeverinë e re ministër i Brendshëm u vendos Fatmir Xhafaj. Kur Xhafaj nuk kishte mbushur ende një muaj në këtë pozicion, Donald Lu i rikthehet çështjes së Klement Balilit dhe “peshqve të mëdhenj”. Veç Balilit, flet edhe për katër klane dhe 20 familje mafioze në Shqipëri.

“Katër klane kryesore kontrollojnë 20 familje kriminale që menaxhojnë operacione kriminale ku përfshihen trafiku njerëzor, shantazhi, vjedhja e makinave dhe pastrimi i parave. Magjistari Klement Balili prej 18 muajsh kërkohet nga Greqia dhe DEA e SHBA, por ia ka dalë të shpëtojë falë paaftësisë së prokurorëve, policisë dhe Ministrisë së Drejtësisë”, deklaronte Ambasadori në 20-vjetorin e themelimit të Shkollës së Magjistraturës.

Kryeministri Edi Rama i jepte plotësisht të drejtë Donald Lu, por arsyet e mosarrestimit të Klement Balilit i gjente tek lidhjet e forta politike që kishte. Rama përjashtonte partinë e tij dhe sa herë që përmendte në publik emrin e Balilit, kujdesej që të nënkuptonte lidhjen e tij me LSI-në.

“Ky ishte drejtor, i lidhur politikisht, siç tha Ambasadori dhe politikisht i promovuar drejtor dhe çuditërisht, jo drejtor peshkimi, por drejtor transporti. Sot është në kërkim dhe patjetër që në bashkëpunim me partnerët, më herët se vonë, ai do të kapet”, deklaronte Kryeministri.

Klemend Balili

Në nëntor, prokuroria urdhëroi sekuestrimin e pronave të Klement Balilit. Mes aseteve të sekuestruara ishte edhe i famshmi hotel “Santa Quaranta”. Pak kohë më vonë do të niste zyrtarisht procesi i Vettingut. Tek ky proces Donald Lu shpresonte që të ngriheshin strukturat e drejtësisë në gjendje që të luftonin krimin e organizuar dhe të nxirrnin para ligjit edhe Klement Balilin. Në prill të 2018, në një intervistë për emisionin “Opinion” në televizionin Klan, Donald Lu i rikthehet çështjes “Balili”. Ndryshe nga herët e tjera, duket më optimist dhe me siguri për vendndodhjen e Klementit.

“Klement Balili fshihet në Shqipëri dhe këto ditë do të arrestohet”, deklaronte ai.

Kaluan ditë, javët dhe muajt dhe asgjë në horizont. Në ditët e para të këtij viti qarkulloi në media në formën e një thashethemi një lajm me burim Prokurorinë për Krimet e Rënda. Në të thuhej se dosja në ngarkim të tij ishte gati, se provat për të dënuar ishin të mjaftueshme dhe se shumë shpejt ajo do të përfundonte në gjykatë edhe në mungesë të të akuzuarit.

Klement Balili nuk priti që dosja të gjykohej në mungesë të tij dhe këtë të martë (15 janar) u vetëdorëzua. Vetëdorëzimi i tij mbërrin pas të paktën 3 operacioneve të dështuara të Policisë së Shtetit në zonën e Delvinës dhe Sarandës. Janë të famshme dy prej tyre, që morën vëmendje mediatike e ku u përfshinë masivisht edhe Forcat e Ndërhyrjes së Shpejtë dhe ato RENEA. Por, në të gjitha rastet forcat speciale u kthyen duarbosh dhe pati zëra për dekonspirim të operacioneve të tyre për kapjen e Klement Balilit.

Nëse do të flasim me termat e ish-ambasadorit Donald Lu, “peshku i madh Klement Balili i politikës” u prangos në një moment delikat të politikës shqiptare, të përfshirë në një sherrnajë publike të pashembullt mes Presidentit Ilir Meta dhe Kryeministrit Edi Rama. Pyetja që lind është: A ra mbrojtja politike për “Eskobarin e Ballkanit”, apo ai është i bindur në pafajësinë e tij?

Koha do të provojë. Nëse Klement Balili do të dënohet, apo do të shpallet i pafajshëm.

k.a. / dita

January 16, 2019 01:05
Komento

28 Komente

  1. Adih January 16, 03:02

    Puno me drejtesine ,hapju , e te denohesh sa me pak e mos e mendo nje loje femijesh burgun o Klement . Bravo, sot para disa oreve mora vesh nepermjet shtypit ,se u prononcove ,per hotelin madheshtor ,nuk eshte prona ime ,e the me qetesi dhe dashuri . Te besoj ,nuk eshte ky rast i vetem ,jane plot hotele ,ne ajken e bregdetit ne TROJE TE VJEDHURA me emra te trete ??,je ne nje fillim te mbare ,,dhe mos e perdor si presion ,hotelin ndaj peshqeve te medhenj . Gabohesh ,Peshqit e medhenj ,nuk dine ku kane koken e tyre e jo te ndihmojne .ty ,sot, neser ose pasneser ,HARROJE o Balil.Eskobari Kujdes o Balil ..Kjo kuptohet fare lehte ,Peshqit e medhenj ne unison ,po mundohen te vonojne sa me shume ne kohe Vettingun dhe reformen ne drejtesi . I ka ardhur mortja si ty o Eskobar i ballkanit.

    Reply to this comment
  2. genc kurmaku January 16, 03:12

    PO U SHPALL KLEMENTI I PA FAJSHEM ,AHERE SHQIPRIA ESHTE MIRE TE JEPET ME KONCENSION DHE PARLAMENT TE MOS KETE. DHE LE TA DREJTOJNE SHQIPRIN KONCENSIONARET,POPULLI TE KTHEHET NE RAJA SE3 I TILLE DHE ESHTE SOT,DHE TE HESHTIM DHE TE VEJME NGA NJE LETER NGJITESE TE GOJA .DHE E FUNDIT TE SHPALLIM SALIUN HERO KOMBETAR ME TE MADHIN NDER ME TE MEDHEJTE E SHQIPRIS.

    Reply to this comment
    • Hosteni January 16, 08:46

      Tani aq hapur fare nuk do behet. Do denohet per evazion fiskal 3 vjet…pas 8-9 muajsh do lirohet.

      Reply to this comment
      • Tartufi January 16, 14:14

        Hosteni ,,gjithmone flet me domethenje.Idioti nuk e ka
        kuptuar kurre ,hollesine e mendjes se tij . Me vjen keq
        qe gjendesh ne mes te tru – shplareve , qe nuk kuptojne te
        thjeshtat,,, per te mos folur ,per te hollat e mendjes.
        U dorezua Balili I penduar se kuptoje pas refenjes ,qe beri tek prifti I fshatit per mekatin e dhenjes se hashashit miletit te mjere. Si gjithmone per fryrje bythe.

        Reply to this comment
  3. Leshi i Dhisë January 16, 03:27

    Klement Balili po të jetë BURRË dhe në qoftëse do mbështetje Popullore , le ti Tregojë DREJTËSISË RE , se kush nga Politikanët Zullumqarë Fshihet pas DROGRAVE , KORRUPSIONIT , VJEDHJES së TROJEVE në BREGDET ! ! ! Atëherë do jetê Populli Shqiptar i gjithi në UNISON me KLEMENT BALILIN , sepse kjo KLASË POLITIKE e kètyre 28 Viteve , do shkojnë në GOP të SËMÈS që të gjithè pa Pèrjashtim !!! Fol KLEMENT dhe bëji Publik EMRAT e tyre , sepse ata të kanè SHFRYTÈZUAR !

    Reply to this comment
    • intelektuali January 16, 08:42

      O Leshi i Dhise shqyptare:

      Kjo qe do ti do te thote:

      PRIT GOMAR TE MBIJE BAR!

      sepse:

      Perpara se te shkonte gazetari Artan Hoxha i maskuar me kapele gjuetie tek Klement Balili, Eskobari qe s’ka vrare akoma gjysmen e Qeverise si Eskobari i Kolumbise, Edi Rama i ka bere nje telefonate qe spiunet e Saliut ne SHIK jane kane percjellur me shpejtesi vetetime, ja cfare i ka thene Kryeministri yne mikut te tij Balili qe e kishte emeruar Drejtor te Transportit ne Sarande:

      “MIKU YNE KLEMO, DUHET TE VETDOREZOHESH DHE TE BESH CA MUAJ BURG, SE NDRYSHE DO TE VIJE SANDER LLESHAJ TE PRANGOSE, SE MONARKO-FASHISTET GREKE TE KANE DAMKOSUR SI ESKOBARI I BALLKANIT DHE IMPERIALIZMI AMERIKAN TE ESHTE QEPUR NGA PRAPA SIC I NDIQTE GJERMANI LANC-IN E ENVERIT, VETDOREZOHU O KLEMO SE ENVERISTET I KE PAS.”

      dhe:

      Pas kesaj telefonate historike e shpalli vetdorezimin si:

      FITORJE MADHESHTORE TE POLICISE DHE PARTISE

      njashtu:

      Si do kohe me pare Saje Qorri shpalli REZILIN e laboratorit te kokaines ne Xibrake ku Taulant Balla kishte emeruar si administrator nipin e Enverit dhe Nexhmijes, Ermal Hoxha,

      qe:

      PASI BERI DISA MUAJ BURG DOLI I LARE DHE I SHPELARE PER TE GEZUAR JETEN NE LIRI.

      Reply to this comment
  4. kris 1 January 16, 03:33

    Nuk dihet cndodh neser me klasen politike dhe drejtesine.Te shpetoje pasurine Sa ka miqte ne politike

    Reply to this comment
  5. alphade January 16, 03:47

    Balil , ne do te shpetosh,behu bashkepuntor i hetuesise,
    Eshte momenti qe Ti te deklarosh lidhjet e kupoles politi-
    ke mafioze me krimin duke filluar nga Berisha- Meta- Basha- Rama…! S’duhet te ushqesh asnje iluzion se keta
    politikane do te te shpetojne. E ka marre ferra uraten me
    krijimin e SPAK-ut dhe BKH – “kuarteti i lartpermendur tani nuk po gjen vend ku te futen. Ditet e tyre jane te nu-
    ruara,sidomos trinomi : Berisha- Meta – Basha. Keta qe te
    kane mbrojtur deri me sot ,tash i kane lare duart me Ty,si
    ne kohrat biblike Pons Pilati i lau duart me Jesu Krishtin.
    Ne Shqiperi eshte domosdoshmeri historike te rivendoset
    DENIMI KAPITAL ……!

    Reply to this comment
  6. intelektuali January 16, 08:43

    O Leshi i Dhise shqyptare:

    Kjo qe do ti do te thote:

    PRIT GOMAR TE MBIJE BAR!

    sepse:

    Perpara se te shkonte gazetari Artan Hoxha i maskuar me kapele gjuetie tek Klement Balili, Eskobari qe s’ka vrare akoma gjysmen e Qeverise si Eskobari i Kolumbise, Edi Rama i ka bere nje telefonate qe spiunet e Saliut ne SHIK jane kane percjellur me shpejtesi vetetime, ja cfare i ka thene Kryeministri yne mikut te tij Balili qe e kishte emeruar Drejtor te Transportit ne Sarande:

    “MIKU YNE KLEMO, DUHET TE VETDOREZOHESH DHE TE BESH CA MUAJ BURG, SE NDRYSHE DO TE VIJE SANDER LLESHAJ TE PRANGOSE, SE MONARKO-FASHISTET GREKE TE KANE DAMKOSUR SI ESKOBARI I BALLKANIT DHE IMPERIALIZMI AMERIKAN TE ESHTE QEPUR NGA PRAPA SIC I NDIQTE GJERMANI LANC-IN E ENVERIT, VETDOREZOHU O KLEMO SE ENVERISTET I KE PAS.”

    dhe:

    Pas kesaj telefonate historike e shpalli vetdorezimin si:

    FITORJE MADHESHTORE TE POLICISE DHE PARTISE

    njashtu:

    Si do kohe me pare Saje Qorri shpalli REZILIN e laboratorit te kokaines ne Xibrake ku Taulant Balla kishte emeruar si administrator nipin e Enverit dhe Nexhmijes, Ermal Hoxha,

    qe:

    PASI BERI DISA MUAJ BURG DOLI I LARE DHE I SHPELARE PER TE GEZUAR JETEN NE LIRI.

    Reply to this comment
  7. sali bolleku per familjen e tij January 16, 08:56

    po cfare ka bere Klementi?
    Ka vrare njeri si saliu,ka vjedhur gje si iliri me muniken,ka pergojuar njeri nga pragu shtepise si saliu,ka hedhur ne ere nje fshat te tere si fatmiri me sypeshkaqenin e saliut,ka qene sekretar partie i ppsh si saliu…..? Jo
    K ca pasurira qe nuk i ka ne emer te tij dhe prokuroria me politiken nuk do ti nxjer se jane te mpleksur te gjitha partite e shqipareve trushplare.
    thone se ka shitur kanabis(asgje e vertetuar).
    mbi te gjitha ka punesuar disa veta qe qeverite e kane qene te pa afta te punesojne.
    banoret bejne be per koken e balilit sidomos antaret e likefloririt.
    po deshi te dale pa lagur le te tregoj te gjitha fijet qe cojne tek likja dhe saliu me ministra e co.

    Reply to this comment
  8. intelektuali January 16, 09:04

    Mire “Eskobari” shqyptar qe u vetdorezua ne polici,

    PO “AL KAPONE” I SHQYPNISE BASHKIM ULAJ&LUKUNI ME BANKEN “LAVATRICE’ TE LINDES SE EDVINIT?

    sepse:

    Asgje te re nuk ka nga Fronti i Perendimit te Rilindjes Enveriste te Mafies me pushtet.

    Reply to this comment
  9. Ergys January 16, 09:40

    Bosi i droges ne Shqiperi esht Meta.Balili eshte nje kale karroce qe terhiqte karron.Meta ka nderruar shume kuaj ne karrocen e tij te droges.Sherbimet sekrete dhe ato te huaja i dine.Por midis Berishes Metes Bashes dhe Rames ka nje pakt per te mos denoncuar njeri- tjetrin.

    Reply to this comment
    • TiTi January 16, 16:07

      Pse s’e thua troc qe heren tjeter na u dashka votuar kaporal Meta? Jetojme ne kohen e maskarenjve ka thene Ali Asllani…

      Hakërrim

      Që nga Korça gjer te Shkodra mbretëron një errësirë,
      nëpër fusha, nëpër kodra, vërshëllen një egërsirë!
      Pra, o burra, hani, pini, hani, pini or’ e ças,
      Për çakallin, nat’ e errët, është ras’ e deli ras’ !

      Hani, pini dhe rrëmbeni, mbushni xhepe, mbushni arka,
      të pabrek’ ju gjeti dreka, milionier’ ju gjeti darka!
      Hani, pini e rrëmbeni, mbushni arka, mbushni xhepe,
      gjersa populli bujar t’ju përgjigjet: peqe, lepe !

      Ai rron për zotrinë tuaj, pun’ e tija, djers’ e ballit,
      ësht’ kafshit për gojën tuaj. Rroftë goja e çakallit !
      Shyqyr zotit, s’ka më mirë, lumturi dhe bukuri,
      dhe kur vjen e ju qan hallin, varni buz’ edhe turi !

      Hani, pini dhe rrëmbeni, është koha e çakenjvet;
      hani, pini e rrëmbeni, ësht’ bot e maskarenjve;
      Hani, pini, vidhni, mblidhni gjith’ aksione, monopole,
      ekselenca dhe shkëlqesa, tuti quanti come vuole !

      Nënshkrim i zotris suaj nëpër banka vlen milion,
      ju shkëlqen në kraharuar dekorata “Grand Cordon” !
      Dhe kërkoni me ballhapur (!) komb i varfër t’ju thërres’
      gjith me emrin tingëllonjës: Ekselenca e Shkëlqes’
      dhe të quheni përhera luftëtar’ e patriot’,
      në ka zot dhe do duroj’, posht ky zot, ky palo zot !

      Grand Kordon i zotris’sate, që në gji të kan’ vendosur,
      ësht’ pështyma e gjakosur e atdheut të veremosur;
      dhe kolltuku ku ke hipur, duke hequr nderin zvarr’,
      ësht’ trikëmbshi që përdita varet kombi në litar !
      Dhe zotrote kullurdise, diç, u bëre e pandeh,
      kundër burrit të vërtetë zë e vjell e zë e leh !

      E na tunde, na lëkunde, nëpër salla shkon e shkunde,
      mbasi dora e armikut ty me shok’ të heq për hunde.
      Rroftë miku yt i huaj, që për dita los e qesh,
      të gradoi katër shkallë, pse i the dy fjal’ në vesh !

      Koha dridhet e përdridhet, do vij’ dita që do zgjidhet
      dhe nga trasta pem’ e kalbur doemos jasht’ do hidhet !
      Koha dridhet e përdridhet, prej gradimit katër shkallë
      nuk do mbetet gjë në dorë veç se vul’ e zezë në ballë !

      Mirpo ju që s’keni pasur as nevoj’ as gjë të keqe,
      më përpara nga të gjithë, ju i thatë armikut: “Peqe !”
      Që të zinit një kolltuk, aq u ulët u përkulët,
      sa në pragun e armikut vajtët si kopil u ngulët !
      As ju hahet, as ju pihet, vetëm titulli ju kihet…
      Teksa fshat’ i varfër digjet… kryekurva nis e krihet !

      Sidomos ju dredharakë, ju me zemra aq të nxira,
      ju dinakë, ju shushunja, ju gjahtar’ në errësira!
      Ç’na pa syri, ç’na pa syri!… Hunda juaj ku nuk hyri:
      te i miri, te i ligu, te spiuni më i ndyri !

      Dallavera nëpër zyra, dallavera në pazar,
      dallavera me të huaj, dallavera me shqiptar’
      Vetëm, vetëm dallavera, dhe në dëm të këtij vendi
      që ju rriti, që ju ngriti, që ju ngopi, që ju dendi !

      Nëse kombi vete mbarë, nesër ju veproni ndryshe,
      dylli bëhet si të duash, kukuvajk’ dhe dallëndyshe…
      kukuvajka gjith, me lajka, nesër silleni bujar,
      nënë dorë e nënë maska, shkoni jepni një kapar !

      Dhe kujtoni tash e tutje me të tilla dallavera
      kukuvajka do përtypi zog e zoga si përhera…
      Ja, ja grushti do të bjeri përmbi krye të zuzarve,
      koha është e maskarenjve, po Atdheu i shqipëtarve !

      Edhe ju të robëruar, rob në dor’ të metelikut,
      fshini sofrat e kujtdoj’, puthni këmbën e armikut !
      Që ta kesh armikun mik e pandehni mençuri,
      mjafton bërja pasanik, pasanik dhe “bej” i ri,
      dhe u bëtë pasanik, me pallate, me vetura,
      kurse burrat më fisnikë, japin shpirtin në tortura !

      Vendi qenka sofr’ e qorrit, vlen për goj’ e për lëfytë,
      bëni sikur veni vetull’, shoku-shokut kreni sytë…
      Dhe për një kërkoni pesë, po më mir’ njëzet e pesë.
      Le të rrojë batakçiu dhe i miri le të vdesë !

      Po një dit’ që nis e vrëret do mbaroj’ me bubullimë,
      ky i sotmi zër’ i errët, bëhet vetëtimë
      dhe i bije rrufeja pasuris’ dhe, kësi lloj,
      nuk ju mbetet gjë në dorë, vetëm një kafshit’ për goj’ !

      A e dini që fitimi brenda katër vjet mizor’
      nuk ësht’ yti, nuk ësht’ imi, është i kombit arbror,
      ësht’ i syrit në lot mëkuar, ësht’ i vendit djegur, pjekur,
      Ju do thoni si të doni… po e drejta dërmon hekur !

      Reply to this comment
  10. ETHEM January 16, 11:03

    BALILI U DOREZUA VET DHE JO ARRESTUA NGA POLIFIA.KY “ARRESTIM”ISHTE NJE SHFAQE HUMORISTIKE PER TU HARRUAR. KJO KA SHUME ARSYE:
    -AI MBROHEJ NGA KOKA E KRIMIT NE POLITIKE NE TE GJITHA KRAHET SIDOMOS NGA PD, LSI,KU KAN PRERE SHUME SHIRITA INAGURIMI HOTELESH LLUKSOZE..!
    -ME PASURIN E TIJE AI KA “PERGEJTUR” SHUME POLITIKAN.Dhe nese K.Balili behet b/punetor i drejtesise si Almir Rrapo i lsi ne shba,do fillonte zinxhirri arrestimeve i peshqeve te medhenj te ne.
    -POLICIA NUK MUND TA ARRESTONTE KB PA URDHERIN E PREKURORISE TE KAPUR NGA KUPOLA PD+LSI.
    -ZONA KU BANONTE AI ISHTE E “MINUARE”PER POLICINE,PASI AI KISHTE PERKRAHJEN E 100 % TE POPULLIT TE PUNESUARE E MIQ.!
    -AI U DOREZUA SE U NGUSHTUA RRETHIMI ME SHUME I SHBA+GREQISE.
    -QEVERISE SE PS KB I DUHEJ I GJALLE,PASI MUND TE ELIMINOHEJ SI AM HAHDARI,S.OLLDASHI E KO.
    -KB NUK BESOI TE MARRE DENIM SHEMBULLOR NGA DREJTESIA JONE NESE NUK NDERHYN SHBA+GREQIA ME SHUME PROVA KRIMI.
    -KONFLIKTI META-RAMA SHPEJTOI BURGOSJEN E KB.
    -FAKTI QE S.BERISHA E DHA LAJMIN I PARI TREGON SE AI DREJTON TE GJITHE MAFIEN SHQIPETARE DHE SE MBROHET NGA SHUME AGJENTURA TE HUAJA PER MOS-ARRESTIMIN E TIJ NDONSE KA VERE SHUME KRIME.
    .KETE E KA DEKLARUARE PASKAL MILO PER NGJARJET E 1997 POR DHE DJE NE SHTYP,KU ARTA DADE E PS DEKLAROI SE “…AMBASADORI SHBA DONALD LU ME THA SE S.BERISHA NUK DUHET TE PREKET..”EDHE ARVIZU
    E CILESOI BURRE-SHTETI KUR VRAU 4 VET NE BULEVARD.
    .KJO ESHTE NJE FATKEQSI KOMBETARE.
    .NE KETE VEND DO BEHET SIÇ DO AMERIKA.AJO MUNDET TA LARGOI EDI RANEN NGA PUSHTETE E JO MAFIA E PD+LSI,ANALISTET,MEDJET APO KETO MILITANT QE SHKRUAJNE NE D I T A PRO TYRE.PIKE..PIKE..!

    Reply to this comment
  11. Kuq e zi January 16, 11:54

    Kur klementi thote qe hoteli nuk eshte prone e imja e ka fjalen qe eshte e vellait dhe jo e politikaneve
    Pra nese gjerat kane ndryshuar klementi ka kerkuar te njejtin kusht qe ju dha dhe izet haxhise
    Pra mbrojtja e jetes gjate gjykimit dhe gjykim me drejtsine e re dhe jo ato kushte qe thote media se donte te mos keqtrajtohej nga policia
    Dicka tjeter keto kushte nuk jane bere me policine e ardit me shoke por me dea amerikane

    Reply to this comment
  12. Pika që s'të bie January 16, 12:30

    Po pse kush beson se Klementi do denohet?? E ku ne Shqiperi?? Balili eshte sinonim i shkrirjes se hershme ne nje te politikes me krimin.
    Nuk ka banda me kriminale sesa parite ne Shqiperi.
    E ky Balili eshte vetem nje milingone para tyre.
    Ajo çka me ben te vuaj eshte se ketu alterantivat e reja vdesin pa lindur ende.

    Reply to this comment
  13. alphade January 16, 13:20

    Pyetje: Balili,cironke u kap, kur do te vendosen prapa he-
    kurave zoterinj pushtetare “Peshkaqenet e Medhe” duke
    filluar nga trinomi: Berisha,Meta, Basha……! Te tjeret vijne pas…! Vetem keshtu Shqiperia dhe shqiptaret do ta
    meritojne hyrjen ne BE, pasi te kene qeruar hesapet me
    banden kriminele,hajne,mafioze te ketyre bishave shpell
    are. qe erdhen ne pushtet pa breke ne bythe dhe sot ka-
    ne miliona e miliarda dollare e euro neper bankat ane e
    kend botes……! Kjo eshte hajduteria e plackitje me e ma-
    dhe qe iu ka bere Shqiperise ne nje shekull te ekzisten-
    ces se saj. Prandaj eshte domosdoshmeri historike te ri-
    vendoset perkohesisht DENIMI KAPITAL per cuar para
    Drejtesise te gjithe tano karidet shqiptare dhe nuk jane
    pak……! I

    Reply to this comment
    • intelektuali January 16, 15:57

      Alphade enveristja:

      Po BOSI i pushtetit Edi Droga cfare eshte?

      MISH APO PESHK?

      sepse:

      Kur shikoj BALENEN tip Kashalot apo Orka, Bashkim Ulaj&Lukuni qe me nje tender kollofit qindra meleone euro nga fondet publike duke fallsifikuar dokumenta dhe vula dhe duke vjedhur identitete te kompanive amerikane ne SHBA, cfare mund te jete BOSI i tij me baba vrastar te Enverit,

      sepse:

      Mua vedi Edi Rama me duket si perbindesh UJOR prehistorik i Partise se Punes qe trembet steres demokratike si djalli nga tamjani

      Reply to this comment
  14. Leshi i Dhisë i HAJDUTËRISË January 16, 15:49

    Ore ky “INTELEKTUALI” ose ka Shkalluar ose është ndonjë Militant i Pështirê , që ka punuar në DOGANA në kohën e PD KRRIMIT !!! Po bëj Komentet e tua more FAQEZI dhe DITËZI i Mallkuar dhe mos Kundërshto të tjerët !!!! Ti HALE do ju imponosh Mendimin të tjerëve !!!! Ik ore SHURRAQ , bëj Çiçin dhe mos Llomotit si QËN rrugësh këtu tek DITA , sikur mos të kesh as edhe njê punë tjetër në Jetë !!!!! Bëj Komentet e tua mbi temën dhe mos u bëj si Gjitholog , duke korrigjuar të tjerët apo duke ju imponuar mendimin mbi PARTITË PROSTITUTA (PD, PS , LSI , PR , PAD, etj etj etj) , të PAS Viteve 1990 .

    Reply to this comment
    • Maje mrena January 16, 15:57

      Hasell-hasell, militant nga ata te rrjedhurit fare fare je ti, po defekti yt eshte se nuk e ke kapacitetin e mjaftueshem qe ta kuptosh se sa lart qendron kumandari i tajvanit ne krahasim me nje mi gjirizi si puna jote.

      Reply to this comment
  15. tullumbacja e rradhes... January 16, 16:50

    Balili eshte TULLUMBACJA E RRADHES..per eklipsimin e pervjetorit te 21 janarit 2011 qe eshte nje krim Nazifashist & Pinocetist i toleruar ne menyre antishqiptare dhe anti humane nga miqte tane pornondimore.
    .
    Ekzakt ne kete date pra 16 janar 2011 GJENERAL GRAMAFONET na prune ekspertizat e FBI…NE 1 VJETORIN E MASAKRES…dhe lejuan Berishorrin te fshije bythen me to.

    .Nuk eshte Balili “bomba” e miqve tane por duhet te jete Izet Haxhia qe akuzon jo vetem krimet berishiane por dhe ndihmesit e tij jashte shtetit Elez..Wisner..Podesta apo Fazllici i Tome Rixhit
    Edhe kur u kap Altin Rrapo mediat shqiptare bubulluan 1 jave me rradhe….deri sa u kthye si i Penduar dhe tall lesht me ne.

    Ndërsa Sali Berisha është përballë “gjyqit” për shumë krime të njohura e të panjohura, nëpërmjet dosjes që ka ofruar Izet Haxhiaj, presidenti aktual Ilir Meta, do ballafaqohet me “Izet Haxhiajn” e tij Almir Rapo, ish-krye-këshilltar kur ishte Ministër i Jashtëm dhe zv/kryeministër, i përzgjedhur prej Metës.

    Kujtojmë, që “krye-adjutanti” diplomatik i Ilir Metës, u arrestua më 2 korrik 2010, brenda zyrave të Ambasadës së SHBA në Tiranë, si person në kërkim nga drejtësia amerikane (DEA), për krimet “trafikim lëndësh narkotike; kërcënim, grabitje, rrëmbim personi, vjedhje e vrasje, si pjesë e organizatës kriminale “Krasniqi”, me bazë dhe aktivitet në Staten Island, Queens, në Distriktet Jugore- Lindore të Nju Jorkut, Miçiganit e Konektikatit.

    Pas ekstradimit në SHBA, banditi 29-vjeçar i Ilir Metës, krimineli ndërkombëtar Almir Rrapo, vendosi të bashkëpunonte me drejtësinë, duke çuar në qeli të 20 anëtarët e bandës “Krasniqi”, ku bënte pjesë edhe vetë, bashkëpunim që i la masën e dënimit vetëm me 6 vite burg dhe jetë në kushte sekrete, me identitete të tjera.

    Me kaq, Ilir Meta prej 8 vitesh ra në qetësi, me mendimin se “Dosja Almir” është hedhur në kosh si dosjet e tenderëve të Tit Vasilit, por ja që DEA nuk harron e nuk nënvleftëson, sidomos për “fekale” si Ilir Meta, të cilët vazhdojnë të trashin zullumet, madje pengojnë e shkatërrojnë reformën në drejtësi, për të mbrojtur krimet që kanë bërë.

    Dosje-dëshmia “Almir Rapo” është pjesë kryesore e bashkëpunimit të tij me DEA, brenda të cilës ai ka lënë me zë, me figurë e firmë, gjithë “ditarin” e zullumeve të Ilir Metës deri në vitin 2010, kohë Meta kur ishte bërë kapo i korrupsionit ekonomiko-politik në Shqipëri, në aleancë pushteti me krye-mafiozin Sali Berisha

    Dëshmia e Rapos, u prova me faktin, se qysh prej vitit 2000 në moshën 19 vjeçare, ai kishte qenë pjesë kryesore e shumë akteve korruptive e kriminale të Ilir Metës, sidomos i përballjes me skemat dhe bandat politiko-ekonomike, që i rrezikonin nxjerrjen nga pushteti, të cilat sipas Rapos, Ilir Meta i zgjidhte, duke financuar “kulaç” ose “kërbaç”, madje shpesh edhe ndaj strukturave e zyrtarëve të shtetit, që tentonin t’i hapnin dosjet e korrupsionit.

    Këto “zgjidhje”, kapobanda Ilir Meta i realizonte me sukses, duke përdorur banda kriminale dhe kamikazë të sprovuar e sofistikuar të llojit “Rapo”, të cilët i maskonte me detyra të larta shtetërore pranë çdo pushteti që merrte, për t’i pasur në përdorim..

    Arrestimi i kamikazit Almir Rapo e alarmoi Ilir Metën, prej frikës se në drejtësinë amerikane nuk kishte as Shpresa Beçaj, as Gjin Gjon, as Tom Ndreca, as Zaganjor, as Broc, as Thanza dhe as zagarë të tjerë, që Meta-Berisha i shpërblenin me poste në drejtësi, për t’i mbrojtur, siç ndodhi me video-bllokun, Gërdecin, 21 Janarin etj.

    Duhet kujtuar, që për të shpëtuar nga ky siklet me stampë drejtësie “SHBA”, Ilir Meta pëdori gjithë “bajgat” e drejtësisë shqiptare dhe fuqinë e pushtetit të përbashkët me “halen publike” Sali Berisha, për ta bllokuar ekstradimin e Almir Rapos në SHBA, të cilin e vonuan 6 muaj, por nuk e bllokuan dot, mbasi më 24 nëntor 2010, DEA dhe FBI i dërguan ultimatum shtetit shqiptar, t’i jepnin fund lojës për mos-ekstradimin e kriminelit të Likes, si dhe urdhëruan Ilir Metën, të paraqitej urgjent në qendrën e DEA në SHBA, për të dhënë sqarimet e tij, për lidhjet private, që kishte me kriminelin Almir Rapo, i cili sot pas 8 vitesh, do të jetë “Izet Haxhia” i zbardhjes së krimeve të Ilir Metës

    Reply to this comment
  16. Eduarti January 16, 18:23

    Klement Balili e pesoi se e kerkonte Greqia si kreun e nje grupi trafiku droge se te ishte per “Shqiperine qe duam” te Ed Rames do kish kandiduar per deputet nen siglen e Rilindjes e do rrinte ne salle te parlamentit si Frroku, Ndoka, Prenga, Doshi, Qifja etj bashibozuke qe Ed Rama i beri ligjvenes.

    Reply to this comment
    • XEN DIGJITALI January 16, 19:38

      Eduart je i vetmi njeri ne botë që ngaterron Balilin nga ushtar të LSI dhe e bën gjeneral të PS

      Nga sa është botuar në shtyp del se vetëm nga plantacionet e mbjella me kanabis të Lazaratit mblidheshin të ardhura që i kalonin katër miliard eurot. Normalisht lindin shumë pyetje: Ku kanë shkuar ato para gjatë shumë viteve?

      A mund të ketë mbetur jashtë megapërfitimit Berisha dhe partia e tij nga këto para?
      .
      A thua e shpalli kot Berisha “të ligjshëm” kanabisin e Lazaratit? Pse Berisha deklaroi para ca muajve :..PO ESHTE E VERTETE E KAM LEJUAR MBJELLJEN E KANABISIT..Por pyetja kryesore që duhet të bëhet është: Ku shkonte kanabisi që mbillej në Lazarat?
      Në shtypin shqiptar nuk është thënë as edhe një fjalë e vetme nëse policia e asaj kohe kishte kapur ndonjë sasi kanabisi që trafikohej jashtë, apo jo. Siç dihet, kanabisi mbillet jo vetëm për t’u përdorur si i tillë, por për sintezën e drogave të tjera, më të forta. Prandaj del e qartë se, duke mos pasur mundësi teknike të futeshin në prodhim këtu, tonelatat e kanabisit eksportoheshin. Dhe për sa kohë askush nuk e di ku shkonin dhe si shkonin gjithë ato sasi kanabisi, del e qartë që ishte

      . Me siguri shembullin eparardhësit të tij, si në shumë gjëra të tjera, ka ndjekur Berisha edhe në këtë fushë. Në qoftë se kjo që po them është vetëm një hamendje e pabazuar, le të dalë Luli, ish ministër i brendshëm t’u përgjigjet pyetjeve të mësipërme. Në të kundërt duhet të mos lodhet kaq shumë duke sharë policinë e tanishme, e cila ka shkatërruar dhe kapur mijra rrënjë bimë dhe ka sekuestruar dhjetra ton kanabis të tharë. Bilanci është si qielli me tokën.

      Që ka policë të përfshirë në prodhimin dhe trafikim e kanabisit, nuk diskutohet, por është po kaq e vërtetë që tani janë proceduar dhe burgosur disa punonjës policie me akuzën e pjesëmarrjes në trafik. Ndërkohë që në qeverisjen e Berishës, policia, duke filluar nga krerët e saj, Basha etj., ishte e përfshirë totalisht në krimine e trafikimit.

      Nuk ka rast në botë që një kriminel dhe drogaxhi si Azem Hajdari ( Pit Bulli Elez Biberajt) ka lapidar si Hero Kombetar se tashme ish-Lazarati e ka shenjtin e vet, Azem Hajdarin. Ky është Qytetari i Nderit i katundit më të pasur në botë. Ky është heroi i Lazaratit, i cili nga memoriali i tij, po të kishte sy e mend e të mund të rrotullonte kokën do të shihte me krenari përparimin dhe begatinë që ai ndihmoi t’ua sillte lazaratasve. Por edhe pse ai nuk i sheh dot lazaratasit, lazaratasit e shohin atë përditë, në Sheshin ‘Azem Hajdari.”

      Reply to this comment
      • Eduarti January 18, 11:46

        O XEN djali, ai Saliu beri Lazaratin vater droge, Rama lazaratizoi gjithe Shqiperine si vendin kampion te eksportit droges ne Europe. Nga ajri me avione nga deti me skafe. Jane tonelatat e droges kapur ne Europe qe niseshin nga Shqiperia qe e verteton faktin se Rama ja kaloi 100 fish gjithe pushteteve te meparshem ne eksport droge. Mos i ha hakun ne te vetmen arritje qe ka keto vite ne pushtet.

        Reply to this comment
  17. alphade January 17, 00:02

    Pergjigje zotit “intelektual” : e kam vene ne thonjeza me
    qellim pseudonimi dhe jo per vene ne dyshim intelektin
    e tij.
    Pasi ta kete ngrene RECIN trinomi, Rames i takon vendi i
    katert ne REC per te vetmen aresye se njeri nga ky
    “kuartet” eshte caktuar nga aleatet tane ta coje deri ne fund Reformen ne Drejtesi dhe pasi eshte cuar ne paso-
    jat e fundit atehere Ai e ka “udhehequar” kete Reforme do t’i rezervohet “vend nderi” ne REC , i ndertuar enkas
    per te pritur “Peshkaqeet e Medhenj Shqiptare” ! Besoj se u kuptuam, zoti intelektual.

    Reply to this comment
  18. N.VJOSA January 17, 19:08

    Ra Klementi, ra Klementi
    Gëzo pak moj Shqiperi
    Ra Klementi po kush mbeti
    Eskobari është një Mi….
    ***
    Eskobari ëdhtë një Mi
    E kemi dhe President
    Ketë Djall , Djall të Zi
    Kur do e shomë në Qeli?!…
    +++
    Kur do e shomë ne Qeli
    Tok me Monën LSI
    Me gjithë Bandën Lesheli
    Eshtë e Krimit Komedi!
    +++
    Pirati na u bë Papë
    E kemi dhe Skrapalli
    Fol o Keli zbraze Thesin
    Zbertheje Klanin e Zi….!

    Reply to this comment
  19. alphade January 18, 21:10

    Sa per ate “enveristja” ,kjo eshte tjeter teme….! Ah, sikur
    Ai te ishte gjalle: Ti dhe une do t’i “ngrohnim duart”, nder-
    sa tani te gjithe behen “gjenerale pas beteje”….! Any way!

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*