Saga “sizifiane” e shqiptarëve

January 11, 2021 13:11

Saga “sizifiane” e shqiptarëve

Jorgo Mandili

Prolog

Sizifi është heroi absurd, ai është i tillë si për pasionet, ashtu edhe për vuajtjet e tij. Sizifi ishte i dënuar nga Perënditë, që të ngjiste pa pushim në një shkëmb në majë të një mali një gur të rëndë, por sa guri arrinte në majë, ai rrokullisej tatëpjetë e përfundonte përsëri në rrëzë, në fund. Ai nuk do të mundte kurrë të plotësonte detyrën, do ta ngjiste deri në majë gurin, do të mundohej, do të lodhej, por guri përsëri do t’i kthehej poshtë. Qëllimit do t’i afrohej deri në buzë dhe për një fije, ai kurrë nuk do të mundte ta plotësonte atë..

Nuk ka ndëshkim më të tmerrshëm se puna e padobishme dhe e pashpresë. Miti i Sizifit është metafora e një pune boshe e një kotësie, e një pune pa qëllim, e kërkimit të një gjëje të padobishme dhe absurde që në fund të saj nuk arrin dot asnjë rezultat. Është metafora e stërmundimit të kotë, lodhjes pa fryt e kërkimit të diçkaje që nuk e arrin dot edhe pse mundimi ka qenë i përditshëm, i tejlodhshëm, rraskapitës dhe i paarritshëm. Sepse je i “dënuar” të sillesh  në këtë mënyrë, të zvarritesh me një barrë të rëndë mbi kurrizin e përgjakur”.

Të njëjtë me fatin e Sizifit, por…edhe ndryshe …          

O shqiptarë, patriotë e fatkeqë! – të vetmuar, të tradhëtuar, të braktisur, të zhgënjyer, të mashtruar, shpresëhumbur e shpirtsfilitur. A nuk ngjajnë vuajtjet, sfilitjet e sakrificat tuaja njëzetshekullore, me stërmundimin absurd të Sizifit. Absurd sepse kjo sakrificë është harruar, nuk është e shkruar e kjo harresë është “pamja e sbërthimit të njëzet shekujve shqiptare” (B Merxhani). A nuk ngjajnë sakrificat dhe përpjekjet tuaja 500 vjeçare nën sundimin otoman me stërmundimin absurd të Sizifit? Absurd sepse pikërisht kjo periudhë e hidhur dhe më e errëta e robërimit tuaj nga Turqia “ishte koha më e pasur dhe më e lumtur e historisë …dhe kjo me qenë se në atë epokë stërgjyshërit tanë të gjorë përpiqeshin me zemër trime në vijat e luftës së zaptonjësit, po një ditë ktheheshin, në vatërën atërore të shkretuar, të ngarkuar me flori boll, me plaçka të shumta dhe me “kuaj të bukur” të fushave të largme të Arabisë, Misirit dhe Hungarisë! Paraja, dyfeku, “kuajt e bukur” dhe të gjitha baulet e plaçkave me se u shpërblyen? Me sakrificën dhe përbuzjen e atdheut, të familjes dhe të Djalit.” (Branko Merxhani). A nuk vazhdon ende kjo “sagë” stërmundimi absurd sizifian shqiptar? A nuk ngjajnë sakrificat e luftrat tuaja në kthesa të rëndësishme të historisë, me stërmundimin absurd të Sizifit? Absurd, se në këto momente nuk keni mundur të orientoheni drejt për të arritur në kohë qëllimet e mëdha, se ju mungonte prijësi i duhur! A nuk ngjajnë përpjekjet, qëndresa dhe lufta e juaj dhe rilindasve tuaj për pavarësi e liri në momentin më krucial të historisë së vendit tuaj me stërmundimin absurd të Sizifit? Absurd sepse vërtet pavarësia u shpall por në gjysmën e Shqipërisë! A nuk është ndarja e Shqipërisë nga Fuqitë e Mëdha gjëja më e pashpirt për ta dhe guri më i rëndë për ju, të cilin jeni duke e vuajtur për ditë e më shumë edhe pse ju shtireni si  krenarë,  kinse nuk u intereson fakti, që kombi juaj  është i copëtuar gjeografikisht dhe po copëtohet çdo ditë e më shumë kombëtarisht, moralisht, psiqikisht duke ekzistuar në një kaos social e individual ? Absurd se përsëri Europa ju mban larg vetes së saj duke ju venë përsëri mbi shpatullat tuaja një gur tjetër të rëndë për t’u zvarritur drejt saj.

A nuk ngjan qëndresa juaj përballë pushtimit fashist, me një mbret tradhëtar, mashtrues e kusar, që ju la në mes të rrugës pa ushtri, pa armatim e pa udhëheqje me stërmundimin banal e absurd të Sizifit? Absurd se kjo tradhëti dhe paturpësi e këtij “mbreti” të falsifikuar, monumentalizohet si “heroizëm”, duke edukuar brezin e ri me idealin e tradhëtisë së Atdheut dhe më absurd është fakti që kur këndohet “Himni i Flamurit” për “nderimin” e tij si “hero” artikulohen vargjet “kinse” për të:

“Prej lufte veç ai largohet

Që është lindur tradhëtor,

Kush është burrë nuk friksohet,

Po vdes, po vdes si një dëshmor”.

Paradoks shqiptar, banal e absurd edhe “mbret” – edhe tradhëtar, edhe kusar. A ka parë historia e kombeve më rrugaç se një mbret të tillë? Paradoksi shqiptar vazhdon me banalitetin dhe absurdin e vet edhe në ditët tona nga kjo klasë politike më rrugaçe e më kusare se vetë mbreti i saj që i ngre monument simbolit të tradhëtisë.

A nuk ngjan lufta juaj Antifashiste Nacional Çlirimtare përballë atij nazist dhe “patriotëve tradhëtarë” që u kolaboracionuan me nazistët (gjoja në emër të “Shqipërisë etnike”) për të ruajtur pasuritë e privilegjet e fituara nga osmanllinjtë, pra a nuk ngjan kjo qëndresë dhe luftë me stërmundimin absurd të Sizifit? Absurd sepse edhe kjo luftë, e para në historinë tuaj që u bashkoi “midis vedi” dhe u rrjeshtoi në anën e duhur të historisë, relativizohet dhe intimidohet po nga vetë ju! Por më absurd është fakti që kjo tradhëti justifikohet në emër të “patriotizmit” e më banale kur kjo klasë politike e ndyrë e tradhëtare përpiqet për të ndryshuar rrjedhën e këtij lumi të ndyrë të tradhëtisë në emër të ” antikomunizmit”.

A nuk ngjan puna, përpjekjet e heroizmi tuaj 50 vjeçar për rindërtimin e transformimin e Shqipërisë nga një vend i prapambetur feudal në një vend të zhvilluar e të qytetëruar duke besuar në një shtet të mirëqënies sociale gjithmonë në rritje deri në komunizëm, me stërmundimin absurd të Sizifit? Absurd sepse në instancë të fundit u realizuan transformime të mëdha sociale por përfundoi me një realitet të trishtuar ekonomik !?

A mbaroi stërmundimi i juaj absurd si i Sizifit pas  rrëzimit të monizmit? Një gur më i rëndë në shpinën tuaj të përgjakur – “terapia e shokut”, ” çeku i bardhë”, anarshia, shkatërrimet, vrasjet, vjedhjet, dhuna – zerimi i të gjitha vlerave materiale e morale. Absurd se këtë gur të rëndë e mbartët në supet tuaja të gjakosura dhe këllqet e deformuara jo vetëm në rrugët e atdheut, por edhe nëpër rrugët e emigracionit në të katër anët e botës, si e vetmja alternativë mbijetese, nga zhgënjimi i klasës suaj politike lakmitare, kusare dhe hedoniste?

A mbaroi stërmundimi juaj absurd duke e mbajtur mbi kurrizin tuaj të gjakosur këtë “kope kafshësh politike” për 30 vjet me rradhë që në kuptimin “edvinian” të instiktit të mbajtjes së pushtetit është më e tërbuara në historinë e Shqipërisë, e zhveshur nga çdo ndjenjë njerëzore dhe  aftësie të menduari. Absurde se pavarësisht kësaj, ju ende i besoni asaj dhe ndjeni kënaqësi kur kjo kope ja “shalon”  mjerimit dhe dinjitetit tuaj  sa herë të ketë dëshirë, duke abuzuar me nevojat tuaja më elementare të mbijetesës, përmes shantazhit e kërcënimit absurd e primitiv të “bukës së gojës”.

A nuk ngjajnë me stërmundimin absurd të Sizifit përpjekjet e këmbëngulja e juaj për t’u bërë pjesë e kësaj Europe që ëndërruan rilindasit tanë të ndritur ? Absurd, se politikanët tanë konfliktualë, inatçinj, hipokritë e primitivë po e shtyjnë në “kalendrat greke”. Absurd, se sa më shumë i afrohemi shkëmbit do dalë dikush nga europa të na rrëzojë në fund të tij.

A nuk ngjan me stërmundimin absurd të Sizifit shpresa dhe pritshmëria juaj për t’u “certifikuar” si europianë, nga bijtë e atyre që planifikuan copëtimin e Shqipërisë me traktatin e fshehtë të Londrës që u denoncua nga Lenini? Absurd, se ende shpresoni e prisni që amerikanë, gjermanë, francezë etj., do bëjnë diçka për ju, për ju naivë që besoni, fatkeqë e të vetmuar, pa aleatë të sinqertë e dashamirës (pa mohuar disa insinuata miqësore gjeostrategjike nga disa “miq”)?! A nuk i ngjan stërmundimit banal e absurd të Sizifit diskriminimi europian me kushte e stërkushte duke ju ngritur në majë të shkëmbit e lëshuar në fund të tij- absurd, se sllavët e Ballkanit, pa asnjë kusht u trajtuan më të privilegjuarit, përkundrejt jush që vazhdoni të trajtoheni si “dele e zezë” e Ballkanit. A nuk ju trishton ky fakt? Aq më tepër që Europa e ka detyrim moral për ju, jo vetëm për të kompensuar sadopak masakrën territoriale, por edhe për faktin se ju jeni më autoktonë se vetë europianët pa përfillur sllavët? O shqiptarë autoktonë europianë, fatkeqë, të vetmuar, të zhgënjyer, të dëshpëruar, të lënduar!…

Nuk ka ndëshkim më të tmerrshëm se ai i stërmundimit absurd të Sizifit, i privuar absolutisht nga kuptimi, një stërmundim i pambarimtë. Megjithatë, ajo që i jep kuptim ekzistencës tuaj është mënyra se si i rezistoni mjerimit mendor dhe material, ndoshta se kuptimi i ekzistencës tuaj është mbijetesa! Vallë ky është kufiri i lumturisë tuaj apo i absurdit tuaj? A nuk është dramatike të jesh i lumtur nga absurditeti?

Pavarësisht absurditeteve, pavarësisht gjithçkaje mos vallë doni të pranoni se keni zgjedhur me dëshirë të jetoni jetën e vështirë?

Mos vallë nga egoja dhe krenaria kjo është një mënyrë “kamuflimi” për të mbuluar varfërinë, mjerimin, dëshpërimin e zhgënjimin tuaj, o shqiptarë?  Përse kjo krenari e shtirur? Përse jeni të tillë? Pyetje që  e kanë bërë edhe shumë rilindas të tjerë para nesh, mbi njëqint vjet më parë, ku shquhen veçanërisht S.Frashëri, F.Konica, B.Merxhani etj.. Pyetje që na trishton për atë që nuk jemi e nuk kemi bërë, për të flakur nga shpina jonë e përgjakur “gurin e rëndë të stërmundimit banal e absurd sizifian”. Ngjiteni e rrëzoheni, përsëri ngjiteni e përsëri në fund të shkëmbit…një stërmundim shekullor banal e absurd, një përpjekje e punë e padobishme. I jeni afruar disa herë gjatë historisë majës së shkëmbit por asnjëherë nuk keni mbërritur në majë. Gjithmonë konfuz keni qenë shpesh të përçarë e konfliktualë në momentet më kruciale të historisë, por edhe sot pas mbi 100 vjetësh, përsëri konfuz e kaotikë, konfliktualë e të përçarë, pa një vizion të qartë për të ardhmen. E kaluara është e pranishme gjithkund. “Ajo nuk ka vdekur, ajo as që ka kaluar”. Mbase kështu është, sepse ju në mënyrë ofensive jeni përballur me të keqen dhe banaliteti i së keqes së të shkuarës ju ka shoqëruar gjatë gjithë historisë tuaj, prandaj dhe jeni të detyruar të rrokullisni lart e poshtë me stërmundim absurd gurin e Sizifit mbi shpatullat e përgjakura shpresëhumbur e shpirtsfilisur. A nuk është absurde që me gjithë egoizmin, krenarinë dhe  heroizmin tuaj të falsifikuar, jo vetëm keni ulur kokën përpara forcës së zaptonjësve të jashtëm e të brendshëm, por edhe kurrizin dhe u keni shërbyer interesave të tyre me gjakun e eshtrat tuaja. E meritoni..? Ndoshta e meritoni…Nga përulësia e nënshtrimi, nga tribalizmi e konformizmi, nga mashtrimi dhe besimi primitiv, nga padituria dhe frika, nga urrejtja dhe konfliktualiteti social politik, nga mungesa e kulturës e qytetarisë jo si përkatësi por si mentalitet. Ngaqë harroni shpejt  duke u justifikuar me një frazë të ndyrë “ç’i gris t’ëmën”, dhe siç theksonte Konica,  bini prapë në grackat e para….”Me këtë mentalitet do mos mundim kurrë të bëjmë një shtet serioz”. Ngaqë  besoni verbërisht çdo gënjeshtër, premtim, deklaratë, reklamë, opinion, analizë deri në naivitet, pa dyshuar në vërtetësinë e tyre. “Sa kohë që ne besojmë edhe kur na thonë se fluturon gomari, le të mos presim ngritjen tonë sociale dhe politike…Se ç’pret prej një populli që sheh me syt’ e tij vrasje, vjedhje, grabitje e të këqija të tjera dhe duartroket qeverinë kur i thotë ajo që ka qetësi të plotë… Na thonë, se për pak kohë  do të bëhet oksidentale, duartrokitim…Na thonë, se qeveria e shpëtoj shtetin nga një rrezik i madh, thërrasim me tërë fuqinë: “rroftë qeveria kombëtare!”(F.Konica)

Nga mungesa e përpjekjeve konkrete vepruese për të ndryshuar veten dhe shoqërinë -mentalitetin oriental të turmës për të glorifikuar liderin; koshiencën inekzistente për mbrojtjen e të së drejtës me ligj; pasivitetin ndaj interesave jetësore personale dhe familjare, vetëkënaqësisë ndaj folklorizmave, miteve e legjendave urbane historike, psikologjinë ndaj zbatimit pa ekuivok të ligjeve të shtetit dhe detyrimeve të tjera shoqërore. E, përderisa do t’i nënshtroheni verbërisht e pa ekuivok besimit absolut  të autoriteteve, politikanëve dhe mediave -deklaratave, premtimeve, emisioneve, opinioneve, reklamave  e çdo “gomarllëku” të tyre, gurin e rëndë të Sizifit do mos mundni ta hiqni nga shpatullat tuaja të gjakosura e nga shpirti juaj i sfilitur.

E, për aq kohë sa politikanët  tuaj-“atavizma” historike të monizmit, zogizmit, osmanizmit, kolaboracionizmit do t’u shfrytëzojnë mjeshtërisht për t’ju mbajtur si pengje sizifiane, me të njëjtën rutinë si të Sizifit, nuk do të shpëtoni dot nga vdekja juaj e ngadalshme dhe ajo që vdes brenda çdo njeriu me kalimin e ditëve është vetë tragjedia e jetës”(A.Ajnshtajni)

A do të donit të vazhdoni të përjetoni një vdekje të ngadalshme e të dhimbshme duke ngjitur e zbritur “gurin e rëndë” të nënshtrimit e skllavërimit të pështirë? Rilindni për të bërë një Shqipëri oksidentale e jo orientale, një Shqipëri qytetase e jo historike, një Shqipëri të “mendimit e ndjenjës e jo të folklorismës, imitimit, snobizmit, një Shqipëri komunitare e të bashkuar e jo individuale e kaotike.

Epilog

Por, pavarësisht Fatit tuaj të njëjtë me Fatin e Sizifit, prapëseprapë  ka një ndryshim të madh. Sizifi ishte dënuar nga perënditë-juve përkundrazi, jeni të bekuar nga perënditë, por jeni të dënuar nga “fosilet tuaja politike”, nga “krenaria juaj e shtirur” dhe nga Europa. Nga “fosilet tuaja politike” duke ushtruar shantazhe e kërcënime për nënshtrim “me bukën e gojës” ( Holodomori shqiptar). Nga “krenaria juaj e shtirur”  me një “ç’i bën t’emën”  harroni të kaluarën dhe përjetoni “Sindromën e Stokholmit”. Nga europianët me diskriminim (copëtim të trojeve e hezitim të pranimit të origjinës suaj europiane) duke ju konsideruar si “delja e zezë e Ballkanit”, si komb me shumicë myslimane.

 

January 11, 2021 13:11
Komento

10 Komente

  1. Oso shkodrani January 11, 14:58

    Intelektuali i ankohet popullit. Kur duhet te ndodhe e kunderta!

    Reply to this comment
  2. Gertruda January 11, 16:48

    E kujt ia ben keto pyetje,z.Mandili,kur prej kohesh duhej t’u kishit dhene pergjigje ju dhe te tjeret intelektuale te shquar si ju?
    Ku jane njerezit e URTE dhe IDEALISTE te Shqiperise,qe heshtin akoma?
    Si mund te durohet pas 30 vjetesh,qe suindimtari Rama te tallet me te gjithe ne,se PA ATE SHQIPERIA NUK BEHET?
    Per cfare heshtni kur shumica e shqiptareve nuk kane buke te hane,nuk ruhen dot nga krimi e korrupsioni,kur Rama hapur fare ben pazare me greket per t’u falur detin etj?
    Po ju jeni te gjithe Esat Toptane o firaune,ne se nuk ndaloni llomotitjet tuaja me pyetje te tilla retorike pa asnje vlere?
    Si mundet,qe ne 4 milion shqiptare te mos dalin te pakten 10 trima te mencur dhe t’i dalin zot ketij vendi,qe po shitet i tradhetuar nga sundimtari shqiptar?
    Pse mashtroheni nga Rama,sic bene indianet e Amerikes kur ne kembim te florinjve te tyre europianet u dhane nga nje cope pasqyre?
    Punon Rama,thone tyru shkulurit e PS-se,por kete e thone vetem ata qe kane perfituar nga ai e jo shumica qe kane mbetur te mjere!
    Si paska punuar Rama,kur ne lasgjet periferike te Tiranes 1 milion banoreshe, femijet,rinia,pensionistet etj nuk kane rruge te shtruara mes pallateve,nuk kane lulishte,kende lojrash e sportive,biblioteka,stola dhe tavolina,kosha plehrash,kabina ne stacionet e urbanit etj,etj?
    Si paska punuar Rama kur deri me sot ka marre 13 miliard euro borxhe i ka hedhur ato per ndertime gjigandomanie,thjesht per reklame mashtruese dhe ka harruar te jape me nje PPP te vetme ndertimin e ketyure elementeve jetike te qytetareve ne nje komunitet?
    Fundi,me gjithe keto milirada Rama nuk ka guximin te deklaroje se sa shqiptare te rinj jane punesuar ne keto investime ne profesdionet inxhiniere,arkitekte,manovratore,financiere,etj dhe me cfare rroge jane paguar dhe per sa kohe?
    Si nuk ka shpallur nje here ky Rama qe punoka kaq shume ne se investimet i ka kryer per qellimin kryesor te punesimit te njerezve apo per te bere korrupsion?

    Reply to this comment
  3. era! January 11, 20:14

    FAJTORET SI KY “PATRIOT”I FLAKTE INTIMIDOJNE ATA QE DUHET TJU KERKOJNE LLOGARI ATYRE VETE
    KY ESHTE THELBI ISHKAKUT TE MITIT TE SIZIFIT SHQIPTAR……..

    Reply to this comment
  4. Jimi January 11, 20:36

    Mire Mandili nuk ckoqit dote, po ti Gertruda, c’mejtim ke, si zgjidhet kjo mesele?

    Reply to this comment
    • Gertruda January 12, 08:19

      E kam thene shkoqur ne komentin tim me siper,por jo per dallkauket militante tru shplare te PS-se qe mbi te gjitha justifikojne sundimin e Rames me fjalet se “Po iku Rama do vije Basha”,sikur ne PS paskan vdekur njerezit e zote!
      “Pa na e thuaj ti nje njeri tjeter ne PS me te zot se Rama”-do thuash prape ti!
      Pikerisht per kete arsye Rama duhet te SHPORRET nga qeveria dhe PS-ja,sepse ai nuk ka lene asnje njeri tjeter ne PS qe te afirmohet,se per cdo PORDHE qe behet ne Sarande do pergjigjet ai,se per cdo skandal do dale ai ne mbrojtje,se ai flet edhe per financat,drejtesinemdiplomacine,bujqesine,ndertimet etj,njelloj sic sillen diktatoret!

      Reply to this comment
  5. gjermani i fundit January 11, 22:04

    e lezetshme eshte se Sizifi u denua nga Hadi se ishte genjeshtar i madh. Biles shume dinak, dhe aq dinak sa edhe Hadin, hyun e vdekjes e lidhi, saqe Zeusit iu desh te dergonte Hermesin per ta çliruar Hadin. Duke qene nje mbret i keq dhe shume dinak Sizifin nuk e donte njeri dhe kur vdiq gruaja nuk i beri nderet e duhura dhe kesisoj, sipas mitit ai nuk e kalonte dot lumin per ne krahun tjeter. Me dinakeri i lut Persefonit qe ta lejonte te vinte ne kete bote per tre dite qe gruaja ti bente nderet e duhura postume dhe Persefoni e la. Pastaj Sizifi nuk po kthehej dhe Hadi shkoi e mori me force dhe e denoi me gurin e mundimeve, qe po ta çonte ne maje do e kalonte ne boten e te shumteve,por nje force hyjnore, e Hadit vete ia rrezonte gurin pak pa arritur majen. Sipas mitit, Sizifi nuk misheron te miren qe denohet me mundim, por djallezine dhe genjeshtren. Miti i Sizifit eshte tepke per ate plakun genjeshtar qe bertiste si i çmendur “Uuuune ju garantoj juuuu”. E bashke me te edhe stanin e maskarenjve qe abuzuan me pushtetin dhe fondet publike dhe sidomos me besimin e shumices se njerezve qe shpresonin nje rimekembje te shpejte.

    Reply to this comment
  6. Erdogan January 12, 05:16

    Nuk mund te fshehesh Identitetin Greke o Jorgji.
    Edhe mbiemri e ke Greke Mandili.Gjysherit e tu o Jeorgji ishin Greke dhe e kishin bile dhe e ke edhe ty Mandili jo shami.
    Per fat te keq Tradhetaret,Spiunet,Servilet (Traitor,Spy,Servis) Genicere si Hamza,Sulejmane,Qemale etj qe dikur ishin Greke Orthodhokse Bizantine per 1100 vjet jane te shumte ne Arnautistane.
    Nga nisesh ti o Mandili dhe jo Shami qe historikisht deri ne fund te shekullit te 19te kur u hap Skolio e pare e gluhes (glosas) latine te ashtuquajture “shqipe” ne Arnautistane kishte rreth 1260 Skolio Greke dhe Kishat ishin Greke jo Afto-Qefale (pa koke) dhe 1200 Shkolla turke dhe Xhamija qe flitej vetem Arabisht.
    2000 vjet “Komb” Arnaut?
    Pa Alfabet,Pa Gluhe (Glossa) te shkruar apo te folur si mund te mashtroni veten o Jorgji?

    Reply to this comment
  7. Lili January 12, 20:14

    Germani i fundit, flm se i krni vu pikat mbi i ,

    Reply to this comment
  8. Kasandra January 14, 21:41

    Miti dhe metafora e Jorgo Mandilit
    Në gjuhën shqipe gjurmë të mitit të Sizifit ndoshta mund të gjenden në shprehjen “t’i bësh dikuj gurin e gjakut” domethënë ta cfilisësh, t’i marrësh shpirtin. Ai është metafora e së keqes, e vepës mizore e një mendje gjakprishuri dhe gjuhëhelm.
    Pa asnjë bazë, pa asnjë fakt material historik duke përjashtuar veten nga populli Jorgo Mandili derdh vrer, përbuzje dhe urrejtje si askush tjetër mbi popullin shqiptar dhe historinë tonë të mirënjohur duke e fajësuar atë se “është nënshtruar, paska lejuar dhe ndjekur sunduesit vendas dhe të huaj që e kanë cfilitur atë pët ta mbajtur gjithnjë të nështruar duke i rënë qemanes folklorike kuturu”.
    Me interpretim keqdashës të popullit e të historisë Mandili nuk e prek dot në sedër popullin shqiptar që të ngrihet në luftë tani me rastin e zgjedhjeve e të bëhet katrahurë. Normalisht, kush humbet besimin te populli itj ka gjetur një besim tjetër dhe bëhet zëdhënës i tij dhe turpërohet para të vërtetës historike.
    Kristo Frashëri: Provë e rëndësishme që kultura autoktone dhe ndërgjegja etnike e shqiptarit ishin superiore mbi ato të pushtuesit është fakti që ndarjet fetare nuk çuan në ndarje kombëtare si në Kroacinë Katolike, Serbinë ortodokse dhe Bosnjën myslimane.(Histori e Shqipërisë 1964).
    Alex Buda: Studimi i etnogjenezës shqiptare tregon se historia jonë kombëtare është një proçes i gjatë konservimi por edhe zhvillimi dhe përtëritje e gjithanshme novatore…(Shqiptarët dhe Territoret e Tyre).
    Alfred Uçi: Duke ruajtur e zhvilluar folklorin populli ynë ka mbrojtur veten si popull dhe si komb me të gjitha cilësitë që e dallojnë nga popujt dhe kombet e tjerë.(Questions of the Albanian Folklore, F. 5-16).
    Ismail Kadare: Poezia folklorike ishte kronika e jetës së shqiptarit në shekuj, kujtesa e kombit, gjuha, arti…(Autobiografia e Popullit në Vargje).
    Enver Hoxha: Mbijetesa e popullit shqiptar, si dhe fakti që sot ne jemi këtu me gjuhën dhe artin origjinal e shumë interesant, muzikën dhe zakonet të trashëguara të paprekura brez pas brezi provon se ne jemi një popull i lashtë e i pamposhtur.(Vepra, Vël.17, f. 482).
    Sot shqiptarët kanë arritur nivele botërore dhe punojnë pa u lodhur si milingonat për një të ardhme më të mirë, si gjithë bota. Zhvillimi social ekonomik do ta çojë përpara shoqërinë. Problemet kanë hyrë në rrugën e zgjidhjes. Kush ka sy e sheh këtë zhvillim. Kasandra.

    Reply to this comment
  9. Dhimbia e madhe popull. January 16, 16:43

    Sot 5 dite qe po e rilexoj Jorgo Mandilin (per Grek sot po e mesoj,po grek-shqiptar per mua)dhe u qetesova sa ju referova njohies jorgos,njohur femije(1950ta)(si 84 vjecer e 6 muaj)flalorir qe me riperforcoj kuptimin e fjales shqipr *NAIV apo NAIVITET*,qenkam aty,me kete spegim te fjales. Mbi kete gjendien time *naiv*, them se si Autori,shoku im i femijnise une,nuk e njihie as e njoh per GREK, dhe sot,shkruan si nje shqiptar i vertete.ne kete *Prolog* ,sa do mbeshtesia dhe komentuesen *Kasandra*me komentin, sa lexuar e lexuar…. me te jam po jo me *Erdoganin*komentues.. (me falni ju lexues mua, si *nanalfabet*mbetur nje jete.) . Me komentuesin *Jimi*do bashkja pyetien:…-*si zgjidhet kjo mesele?!* U befte si e mbyll kometim *Kasandra*;
    * …Problemet kane hyre ne rrugen e zgjidhies…! * Ashtu qofte,
    Jorgo …! shoke i FEMIJNISE. Ai mbec per mua sa per ATDHEUN me TIRANE qe te rriti si SHQIPTAR i VERTETE*…
    Me atdhetaret e per ATDHUN:

    16–01-2021 Dhimbia e madhe POPULL

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*

Njoftim

Njoftim

Njoftim