Saimir Tahiri akuzon gjyqtarët: Po mbajnë vendin nën thundrën e dhunës e krimit

January 18, 2015 18:25

Saimir Tahiri akuzon gjyqtarët: Po mbajnë vendin nën thundrën e dhunës e krimit

Ministri i Brendshëm Saimir Tahiri shpërthen në akuza për gjyqësorit, pas 2 ngjarjeve të fundit kriminale, ku janë të përfshirë persona me precedentë penalë të liruar nga gjykatat.

“Arrestuar për plagosje të rëndë dhe armëmbajtje, dënuar me 3 vjet dhe Gjykata Apelit Vlorë e nxjerr pas pak muajsh burg, sot vret gruan nga të rrahurat. Një tjetër që shpëtoi gjallë dje nga atentati me eksploziv, me disa precedent penal të rëndë, në kërkim për disa kohe se kishte dhunuar bashkëshorten, u arrestua për disa vepra penale dhe gjykata vendosi arrest shtëpie (për dhunë ndaj bashkëshortes!!!!)”,  shkruan ministri në Fb.

Tahiri bën fajtor për këto vendime të gjyqësorit, qeverinë e gjyqësorit, KLD, por edhe aktorë të politikës e përfaqësues të shoqërisë civile, që sipas tij, vetëm konsumojnë paratë, por nuk ushtrojnë asnjë presion kundër gjykatave të korruptuara.
Këto janë pasojat fatale të një sistemi drejtësie që nuk funksionon për shkak të paaftësisë dhe korrupsionit të llahtarshëm. Gjyqtarët bëjnë pazar me kriminelët, duke vrarë bashkë me ta, viktimat e rradhës. 

Presidenti i Republikës i ka rastet radhë, por asgjë deri tani nuk ka lëvizur.

KLD hesht ose ka shumë punë të mbrojë “kooperativën e të korruptuarve”. Ca deputete gra e ish-ministre, flasin vetëm kur viktimat e dhunës dalin në lajme. Dhjetra OJF marrin para e donacione, por askush nuk ngrihet në kohë kundër këtyre vendimeve skandaloze të gjykatave.  

Gjyqtarët e korruptuar po mbajnë vendin në thundrën e dhunës e krimit, e kundër tyre duhet të punojmë të gjithë që viktimat të mos vdesin edhe nga heshtja jonë kolektive”, nënvizon ministri i Brendshëm.

Tahiri i ka dërguar disa letra të hapura presidentit Nishani, ku denoncon me emra gjyqtarë e prokurorë që japing vendime skandaloze, duke liruar kriminelë që pasi lenë qelitë rikthehen e kryejnë krime edhe më mostruoze.

 

January 18, 2015 18:25
Komento

15 Komente

  1. METEH January 18, 18:46

    Z.TAHIRI,Ke te drejt,por kujt i thua ? Presidenti ne kete menyre do e shtyje mandatin e tij & drejtesia po keshtu do tallet me popullin.EU & Amerika po e thon troç:-te denohen te korruptuarit,hajdutet & kriminelet & maxhoranca e ka marr shume ngadal reformen ne drejtesi/.Po afron 21 janari & perseri justifikime.Maxorancen e ka vene ne gjunje vetem nje njeri,te cilin e di kush eshte i gjith mileti.Ky eshte turpi kohes.

    Reply to this comment
  2. Natali January 18, 18:52

    C’prisni more shkarkohen ate mumje….Pastaj ka ardhur koha qe te veprohet si me energjine…Operacion te thelle per te hequr te gjitha metastazat…Ndryshe..?????!!!!

    Reply to this comment
  3. aaa January 18, 19:24

    ZOTI TAHIRI PERSHENDETJE PER PUNEN AQ TE REND DHE FISNIKE JAM PLOTSISHT DAKORT ME TY ME KTA HAJDUT QE I KAN ZEN FRYMEN GJITH SHOQERIS BASHK ME TE ASHTUQUAJTURIN PRESIDENT QE I MBAN ERA SHUR KARIKJA

    Reply to this comment
  4. LORA January 18, 20:04

    Cmoj punen shme te mire te Ministrit Tahiri,,,,,por nuk jam e kenaqur qe pas 16-muajsh na ben ende te vuajme korporata kriminale “gjin gjoni”.Shumica qeverisese eshte pergjegjese para votuesve te saj per standartin e urryer te llallerise ,nishanerise,,,,,
    Reforma radikale e drejtesise eshte ende oksigjeni I munguar per frymemarrjen normale te shoqerise e shtetit shqiptar.
    TUNG.

    Reply to this comment
  5. SuloKapedani January 18, 20:12

    Mazhoranca duhet tè veprojè shumè shpejtè per reformen nè drejtèsi,duke zbatuar ligjin kushtetues me 84 vota,presidenti pengues i reformave duhet shkarkuar ,konsensi me opozitèn èshte njè shkak i saj pèr tè penguar reformat dhe te mbaje nè drejtèsi njerzit e korruptuar tè regjimit “belul”Me kètè administratè nè tè gjitha nivelet vendi ynè do vazhdojè tè ketè dème tè mèdha.Mazhoranca fle gjumè sala rri zgjuar ditè e natè per gjèmèn e radhès.Kush degjon???

    Reply to this comment
    • Arben January 18, 22:55

      O SULO,

      PO SHPEJT JEMI A I VRARE, VETEM 2 VJET KANE KALUAR,

      QYSH I DI GJERAT TI TAK FAK.

      HA HA HA HA HA HA HA HA HA HA

      Reply to this comment
  6. Kariz Matik January 18, 20:12

    E kuptoj drejt shqetesimin e ministrit, por mendoj se me shume se kushdo tjeter eshte shoqeria civile, ajo qe e ka denoncuar dhe vazhdon t’a ngreje zerin fuqishem kunder sistemit korruptiv te drejtesise.

    Sa me shume te vonohet reformimi i sistemit te drejtesise, aq me te renda do te jene pasojat e kaotizmit 24-vjecar, dhe aq me e veshtire do te jete per te rikuperuar demet e shkaktuara nga gopslleku dhe harbuteria nano-saliniste.

    Nese ministri personalisht eshte i bindur se gjyqtaret e korruptuar kane bere pazare me kriminelet, atehere cfare e pengon policine e tij t’i vere byzylyket ndonjerit prej tyre? Nga “frika” se gjykata do t’i nxjerre te pafajshem? Po le t’i nxjerre! Xhin xhonrat e plepave ashtu jane mesuar dhe ashtu do te vazhdojne, po nuk iu be nje here e qarte, se nese sot shpetuan vetveten, neser do te japin llogari nje me nje per gjitha te keqijat dhe demet qe po i shkaktojne ketij populli.

    Nqs. prokuroria ka fakte te mjaftueshme le te ngrihet akuza, dhe pasataj miqte e tyre po nga gjykata le t’a lirojne po ua mbajti. Kush perkrah kriminelin duke shperdoruar mirebesimin ne kryerjen e detyres eshte po aq fajtor sa dhe vete krimineli. Nese shteti i se drejtes ekziston vetem ne leter, dhe ligji nuk zbatohet nje per nje sipas pikave qe parashikon ai, atehere llogjikisht i bie qe nuk jetojme ne demokraci. Kaotizmi dhe anarshia jane gangrena qe e hane perbrenda cdo shoqeri civile, prandaj nese konstatohet se sistemi ka degraduar ne kete shkalle, rruga e vetme per shpetim mbetet revolucioni.

    Kur ishin ne opozite socialistet i organizuan me marifet masat e gjera te popullit per te protestuar kunder korrupsionit te shfaqur me ze e figure. Po tani qe korrupsioni sic thote ministri ka kapur majat me te larta, a nuk do te ishte llogjike dhe me vend te organizoheshin nga socialistet protesta me masive se ato te 21 janarit? Te pakten populli kesaj here duke patur parasysh se ka jo kunder por per krah policine e Tahirit s’do te kishte frike se mund te hante ndonje plumb “rikoshete”.

    Reply to this comment
  7. KingBardhyl January 18, 20:14

    Nuk ja u mban bytha te prekni asnje nga institucionet ne dore te Berishes. Ju ka futur friken ne palce kelyshi serb o burracake te PS.

    Reply to this comment
  8. dardan January 18, 20:43

    Zoti Tahiri per sa kohe te jete president Nishani do te ekzistoje e njejta gje ,pra ti kujt i ankohesh popullit ai, ate qe pati ne dore ja u dha me 23 qershor te 2013, bota po ju thote hapur beni reforme ne drejtesi, ju vazhdoni ju mbani ere pordheve te BUJAR NISHANIT,mos u ankoni se fain e kini vete .

    Reply to this comment
  9. era January 18, 21:02

    Zoti Tahiti ka te drejte sepse ai po e ben shume mire punen e tij. Por qe te kesh sukses te plot duhet perkrahje politike. Ketu calon gomari se gjysma e politikes eshte vete kriminele dhe po bejne CMOS te te sabotojne ty punen dhe mundin.
    Fol me shefin tend dhe gjeni zgjidhje te zgjuara politike. Nuk e shtyni dot mandatin vetem duke u justifikuar.

    Reply to this comment
    • Cœur January 18, 21:58

      errrrrra
      o rrrrrrrrrrrrrilindase ,
      MB , cdo polici rrethi ka seksionin e dhunes ne familje ,ka policin e lagjes
      te kujtohet i plotfuqishmi ??? e keshtu duhet te jete .
      kane mbledhur ca leshko ,fshatar injorant , qe ikin ende me “oooo po kta kane qene fis i mire ” …”po s’ke ca te duhet ” ,”po duhet te jete pak e vdekur qe ne te nderhyjme ….
      cfare sabotimi thua moj Errrrrrrrra ??
      ah ,ju me cmendet mua !
      sabotojne thote …..jane injorant dhe te paafte ata qe ka vete ne varesi ky
      kyyyyyyyyyyyyyyyyyyyy rrrrrrrrrrrrilindasi
      na gjeti me keq se ne kohen e Saliut …dhe ai kishte gati flleterrufene

      ato lagje jane si geto , dhe polici eshte gjithmone gjysem i dehur .

      oh zot ,lesho nje rrufe dhe zhduki te gjithe !

      Reply to this comment
  10. Arben January 18, 21:44

    PO KUJT JA THUA MORE PIZEVENG.

    VOTAT TI DHAME, REFORMEN NE DREJTESI KUR DO TA BESH, APO NUK TE LE ILIR MUTI??!!!!

    PO NUK E BEN DOT….

    Reply to this comment
    • Pëllumb zaimi January 18, 22:33

      Saimir Tahiri ? Gjyqtarët kanë të drejtë dhe e dini Pse? Sepse po presin ata dhe ne mileti që ju Rilindasit të bëheni me… me… me… “me bythë”!? Deri tani kini vetëm gjuhën për të grirë sallatë por nuk kini “Bythë”!? S’i kini hiç të forta? Tung!

      Reply to this comment
  11. socialisti bythpambuk January 19, 05:15

    Po ndonje fjale do na thuash per 21 Janarin se dhe 2 dite eshte larg, apo nuk te le Ai palloshi i gjate . Jini bere te gjithe te pa turp si KM juaj .

    Reply to this comment
  12. info analitike January 19, 08:46

    Tahiri me shoke nuk duan reformen ne drejtesi por te vendosin shtetin policor per te kontrolluar gjithcka vete perndryshe nuk kuptohet qendrimi i dyshimte i policise ne rastet si ai i Xhuvanit ne Lazarat qe qelloi ne Gjirokaster e pastaj na doli se ishte ne Elbasan, i atentatit ndaj bandes se Shullazit ku policia dha disa versione konfuze e si perfundim u liruan si Shullazi si porositesit e atentatit per mungese provash e se fundi edhe me rastin e grupit te kokaines ku perseri policia ka dhene disa versione e nuk ka arritur te kape te ashtuquajturin “Carlos”, qe me sa mesohet nga deshmite e dy kolumbianeve ka qene i pranishem ne magazine diten e arrestimit te bandes.
    Se fundi akoma nuk u mor vesh se ku i gjeti parate Tahiri ose i ati i tij per te paguar pushimet luksoze ne yacht. A nuk do te ishte edhe ky nje rast per hetim nga prokuroria e gjykata?
    Gjyqtaret e korruptuar i kane bere gjithmone fresk cdo qeverie ne pushtet dhe shumave te majme te parave ndaj nese deshironi te ndryshoni gjerat e keni vete ne dore.
    Mbete duke shpalosur suksese o Tahiri po nje “mea culpa” e paske kaq te veshtire ta besh dhe kujdes mos e ngri shume zerin se po te degjoi Likja iken nga koalicioni dhe pastaj do te vazhdosh te provokosh e te besh sherre rrugeve ashtu sic e ke zakon.

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*