Saimir Tahiri jashtë qeverisë/ Rama flet për herë të parë, ja si e komenton

August 29, 2017 09:35

Saimir Tahiri jashtë qeverisë/ Rama flet për herë të parë, ja si e komenton

Nga Vlora ku po zhvillon takimin dy ditor me kabinetin e ri qeveritar, kryeministri Rama ka folur për zgjedhjet në qeveri dhe strukturën e re.

Pse u la jashtë Saimir Tahiri?
Kjo nuk është si puna e skuadrës kombëtare të futbollit, që qeveria është seleksion i atyre që do të hyjnë në fushë dhe të tjerët janë në stol. Kemi nevojë të kemi edhe partinë edhe grupin të fortë. Nëse një pjesë e kapaciteteve do të ishin ministra do të kishim probleme me grupin, qeveria ka nevojë për një grup të fortë në parlament.

Pse e shkritë Ministrinë e Integrimit?
Është si puna e një trupi, më shumë peshë dhe mbipeshë nuk është se bëhet më shumë lëvizje dhe më shumë aktivitet. Ne kemi të gjitha mundësitë për më shumë. Në këtë rast do të spostojmë të gjithë pjesën e problematikave të integrimit që kanë të bëjnë përgatitjen e negociatave te ministria e Jashtme. Është një praktikë që e kanë disa vende, Hungaria nuk ka pasur asnjëherë ministri Integrimi dhe është në BE. Kroatët e patën dhe e kaluan te e Jashtmja. Kur hapen negociatat vendoset një kryenegociator. Nuk është e nevojshme që të kesh një burokraci aq të madhe në vete, nuk është e domosdoshme, është një kalim te ministria e Jashtme. Tani duhet të kemi një ekip në nivelin e zv/ ministrave, pasi deri tani është bërë praktikë që të jenë indulgjenca, pozicion për të shprehur respekt, mirënjohje. Do të ketë një zv/ ministër që do të merret ekskluzivisht me integrimin.

Keni shkrirë ministrisë që ka drejtuar LSI, kjo për të hequr njerëzit nga puna?
Jo nuk ka lidhje, pasi e kemi bërë me financat dhe ekonominë. Ose Ministria e Bujqësisë është po ajo, me ndryshime të vogla, nuk e kemi pasur këtë tendencë.

 

August 29, 2017 09:35
Komento

6 Komente

  1. Arber I August 29, 10:18

    Sporti eshte nje peshe e rende per Ministrine e Arsimit me shume e shume probleme. Sporti eshte kulture sportive, pra i takon Ministrise se Kultures

    Reply to this comment
  2. Adih August 29, 16:54

    Mjaft u tallet me BE , me metodat me perverse per te mos u integruar shqiperia ne BE , ku natyrisht i keni prishur shume pune shqiptareve mbare ku jane ,sidomos atyre ketu ne shqiperi..Kjo dihet dhe eshte me se e thjeshte per tu kuptuar. Arsyeja eshte se keni abuzuar mbi ligjet ,mbi kushtetuten ,me vjedhje nga me brutalet ,me vjedhjet dhe shkaterimin total te bregdetit, ,me monopolet qe i kane zene frymen tregut te lire .Si mund ta duroni ju shqiperine ne BE ,ku do jete kontrolli i rrepte i kushtetutes ,i ligjit dhe i transparences..Mjaft u perdrodhet keto e 27 vite ju politikanet mbare te KATOVICES:

    Reply to this comment
    • Drejtesia do te behet duan apo nuke duan pjellat e Katovices,keto mije kenetash dhe miza kali,tashme te plakur ne bythe e keneta te qoftelargut. August 30, 06:31

      Adih jam plotesisht dakort me komentin tuaj,por dua te shtoj mjafti per to eshte ndeshkimi me i vogel,bandat kriminale e superkorruptive roze-blu duhen shkulur nga rrenjet e flakur tej se nga eterit erdhen tek ata me turp dhe pa kthim do te shkojne apo do ti coje populli, vettingu apo ligji i demriminalizimit qe rama,meta,dhe basha e berisha me mediun me shoke e shoqe e pshurren ate ligj,me hire apo pa hire .Beso,jane mijra nena dhe gra te veshura me te zeza dhe mijra femije jetim si dhe nje pasuri kombetare dhe private e grabitur dhe e tjetersuar nga Tirana zyrtare deri me sot qe kerkon drejtesi.Duan apo nuke duan bandat kriminale e superkorruptive roze- blu ky produkt i Katovices gorbacoviane,ata te marre se ashku do te kene nje fund te turpshem dhe pa kthim ku e djeshmja dhe e sotmja do ti duket nje enderr e bukur dhe e nesermja ne burg ne nje ferr pa fund.C’do skenare tjeter i peshtire vetem se i shton vitet e heqjes se lirise,te asaj lirie qe po ja pamendesojne shqiptareve.

      Reply to this comment
    • Drejtesia do te behet duan apo nuke duan pjellat e Katovices,keto mije kenetash dhe miza kali,tashme te plakur ne bythe e keneta te qoftelargut. September 5, 11:50

      Adih jam plotesisht dakort me komentin tuaj,por dua te shtoj mjafti per to eshte ndeshkimi me i vogel,bandat kriminale e superkorruptive roze-blu duhen shkulur nga rrenjet e flakur tej se nga eterit erdhen tek ata me turp dhe pa kthim do te shkojne apo do ti coje populli, vettingu apo ligji i demriminalizimit qe rama,meta,dhe basha e berisha me mediun me shoke e shoqe e pshurren ate ligj,me hire apo pa hire .Beso,jane mijra nena dhe gra te veshura me te zeza dhe mijra femije jetim si dhe nje pasuri kombetare dhe private e grabitur dhe e tjetersuar nga Tirana zyrtare deri me sot qe kerkon drejtesi.Duan apo nuke duan bandat kriminale e superkorruptive roze- blu ky produkt i Katovices gorbacoviane,ata te marre se ashku do te kene nje fund te turpshem dhe pa kthim ku e djeshmja dhe e sotmja do ti duket nje enderr e bukur dhe e nesermja ne burg ne nje ferr pa fund.C’do skenare tjeter i peshtire vetem se i shton vitet e heqjes se lirise,te asaj lirie qe po ja pamendesojne shqiptareve..

      Reply to this comment
  3. Tirana August 29, 18:26

    PO edhe une jam dakort qe ministria e kultures tw kishte edhe sportin brenda. Nuk edi pse quhet edhe rinia .pash Ministria e arsimit rinise esportit……. Po gruaja ? Deri sa kemi edhe organizata te grave ,ashtu si rinia ,

    Reply to this comment
  4. info analitike August 30, 10:00

    Saimir Tahorri ishte koka e droges dhe kjo rezultoi ne dhjetera memo qe te vinin nga kancelarite europiane dhe nga interpoli. U mundove ta mbuloje kete mafiozin se punonte per ty por tani qe nuk mban uje pilafi e sakrifikove Tahorrin per te ruajtur koken tende.

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*