Saimir Tahiri paraqitet në Gjykatën e Krimeve, shoqërohet nga avokati i tij

December 15, 2017 09:46

Saimir Tahiri paraqitet në Gjykatën e Krimeve, shoqërohet nga avokati i tij

I qetë dhe i shoqëruar nga avokati i tij, Maksim Haxhia është paraqitur para pak minutash ish-ministri i Brendshëm Saimir Tahiri në gjykatën e Krimeve të Rënda, i thirrur nga ky organ për ta njohur me vendimin e bllokimit të pasaportës.

Tahiri u thirr në seancë ku do të njihet nga afër me vendimin e gjykatës për bllokimin e pasaportës dhe ID, duke mos e lejuar atë të lëvizjë jashtë shtetit, pas kërkesës së Prokurorisë së Krimeve të Rënda.

Gjykatësja Luljana Baku do ta njohe ish-ministrin me vendimin dhe do ta marrë atë në pyetje, ndërsa është i akuzuar nga prokuroria se dyshohet të ketë lidhje me grupin kriminal të Habilajve.

Nga ana tjetër, Tahiri ka insistuar vazhdimisht se nuk ka asnjë lidhje me bandën e Habilajve, ndërsa pritet të kundërshtojë masën shtrënguese të gjykatës për bllokimin e pasaportës dhe privimin e tij për të dalë jashtë vendit.

December 15, 2017 09:46
Komento

2 Komente

  1. Mark .uk December 15, 17:10

    Ne fakt nuk duket I qet sic thot ky gazetaruci partiak.

    Reply to this comment
  2. MH December 15, 19:36

    Asgja interresante dhe e jashtzakonshme e drejtesise.Po ajo ma kryesortja asht qe S.Tahiri fiton eksperience duke triumfue mbi intrigat dhe padrejtesist qe ushtron drejtesia e padrejte ndaj viktimat pa fakte.

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*