Sajmiri dhe Genti të “Ça Thu” vënë me shpatulla pas muri Fabio Fazion e RAI 3

December 3, 2013 21:49

Sajmiri dhe Genti të “Ça Thu” vënë me shpatulla pas muri Fabio Fazion e RAI 3

Dy drejtuesit e emisionit “Ça Thu” në “Agon Channel” kanë vënë në siklet një nga personazhet më të njohur të televizionit italian. Sajmiri dhe Gentjani kanë udhëtuar drejt Milanos për të takuar Fabio Fazion e “Che tempo che fa” në “RAI 3”  për t’i kërkuar “llogari” për deklaratat në emisionin e tij kundër shqiptarëve.

Në emisionin e Fazios, bashkëprezantuesja e tij Luciana Littizzetto  është shprehur se “Alessio Vincin e kanë ftuar në Shqipëri për të dhënë ide të reja për një televizion të ri, nuk di nëse ka shkuar me gomone ose jo, por ai ka marrë formatin e emisionit të Fazios, dhe nuk di nëse të ka paguar për këtë marrje që ka bërë?”.  Më tej Littizzetto  thotë se “shqiptarët nuk u mjaftuan që i dhanë diplomë “Trotës” (djalit të Bossit), por tashmë marrin dhe formatet e emisioneve.” Kjo bëri që dy drejtuesit e “Ça Thu” kanë pritur përpara zyrës së tij drejtuesin e emisionit Fabio Fazio. Pas daljes nga studio Fazio u ndalua

Fazio-Littizzetto

Fazio-Littizzetto

nga Sajmiri dhe Gentjani duke u ndjerë në siklet dhe me kërkesën që të mos i thoni për intervistë pasi nuk ishte i disponueshëm. Dy drejtuesit shqiptarë nisën “presionin” ndaj Fazios i cili insistonte se nuk jepte asnjë intervistë dhe po ndihej i bezdisur nga ndalimi që i bënë dy drejtuesit e “Ça Thu”. Genti i iu drejtua Fazios me pyetjen; “Pse lejove këtë shprehje të shëmtuar për shqiptarët “që përdorin gomone”? Ndërsa Sajmiri i tha se “Bashkë me kolegen ia keni futur kot apo jo”? Fazio tha se “nuk kam përmendur kurrë atë fjalë në emision dhe mos thoni budallaqe”! Sajmiri i kërkoi të thoshte se ka bërë budallallëk të madh që ka lejuar të tilla shprehje për shqiptarët në emisionin e tij.

Fazio u shpreh se kjo është çështje serioze dhe s’duhet bërë shaka. Ai nuk pranoi të jepte një prononcim deri sa dy drejtuesit e ironizuan duke i thënë që të vinte të punonte në Shqipëri. Fazio u ndje në siklet duke thënë se nuk i pëlqente kjo mënyrë e të bërit televizion. Në fund ai përshëndeti shqiptarët dhe u largua nga dy të ardhurit me mision nga Shqipëria t’i kërkuar llogari show-man-it të njohur italian.

December 3, 2013 21:49
Komento

5 Komente

  1. As December 4, 10:51

    ku jane shpatullat dhe ku eshte muri

    Reply to this comment
  2. Arsen Lupin December 4, 11:17

    Ha ha ha ha e the shume bukur As! E kane kthyer vjedhjen ne zanat dhe shesin edhe pordhe……

    Reply to this comment
  3. Fredi December 4, 12:29

    Me pelqen kjo pjesa qe italianet do fillojne te mendohen tani kur te bejne krahasime te tilla per ne shqiptaret… Mir keq te pakten keta dy djem i bene te ditur qe nuk duhet me u krujt mo

    Reply to this comment
  4. Vlora December 4, 12:35

    Pjesa e formatit s’besoj se me intereson shume mua, ate ta gjejne vete…por kjo pjesa me gomonen aq mire ja ka bere legenit sa s’ka ku te veje …. Harruan ata qe gjysherit e tyre kane qendruar si legena neper bodrumesh anijesh per te ikur ne amerike , e po ye ishte amerika ne spanje dhe ata do iknin me gomone

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*