Salah Abdeslam mund të fshihet me një identitet të ri

November 20, 2015 10:32

Salah Abdeslam mund të fshihet me një identitet të ri

Mediat spanjolle raportojnë lajmin se Salah Abdeslam, njeriu i tetë i komandos së tentateve të javës së shkuar në Paris – në arrati që prej 13 nëntorit – po fshihet duke përdorur një identitet të ri. Sipas gazetës “El Mundo”, policia franceze i ka shpërndarë forcave të rendit të vendeve të tjera evropiane foton e Salah me syze dhe paruke (në foto). Sipas hetuesve, tani ai quhet Yassine Baghli.

Edhe britanikja “Daily Mail”, flet për një identitet të rit ë Salah dhe tregon që i arratisuri po fshihet jo vetëm nga policia, por edhe nga xhihadistët e ISIS-it, të cilët “qenkan të inatosur për shkak të dështimit të misionit”. Por nuk ka konfirmime zyrtare.

Mediat belge: Salah është parë 5 km larg Brukselit

Salah 1Ndërkohë autoritetet belge në Bruksel kanë ndezur sinjalin e “alarmit të kuq”. Të gjithë agjentët janë mobilizuar gjatë natës pasi shërbimet sekrete kishin marrë informacione se i super-kërkuari Salah Abdelslam, një nga ideatorët e masakrës në sallën “Bataclan” në Paris, është parë në zonën e Anderlehtit, rreth 5 kilometra larg kryeqytetit belg.

Sipas shtypit lokal, në fund të tetorit, thuhet se 26-vjeçari është parë në disa lokale të ndryshme për “gay” në Bruksel.

Është gazeta “Le Libre”, ajo që referon që Abdelslam është parë në Bruksel në një bar dhe diskoteka të komunitetit homoseksual. Sipas gazetës, në datën 16 nëntor, 3 ditë pas sulmeve në Francë, policia belge ka marrë edhe dëshmitë e disa prej pronarëve të lokaleve të ndryshme mbi këtë gjë.

Mes hipotezave, është ajo që Salah i frekuentonte këto lokale për të gjetur me lehtësi dokumente identiteti dhe pasaportë. Mundësia e dytë, është që ka qenë duke i monitoruar këto vende të cilësuara “imorale” nga fondamentalistët islamikë. Ndërkohë rezulton që Salah, në fund të verës, ka qenë në veri-perëndim të Italisë.

November 20, 2015 10:32
Komento

Ende pa komente

Ende pa komente!

Je i mirëpritur. Bëhu i pari që komenton këtë artikull. Kujdes etikën.

Komento
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*