Sali Berisha përhap lajmin: 10 deputetë të PD gati të shiten

February 11, 2016 20:28

Sali Berisha përhap lajmin: 10 deputetë të PD gati të shiten

Çështja e Byrosë Kombëtare të Hetimit ka zbuluar një klimë të hershme mosbesimi mes vet demokratëve.

Ndërhyrja e pazakontë e Eduard Selamit, në mbledhjen e grupit parlamentar të së mërkurës, nuk kishte për qëllim vetëm të nxirrte në dukje pikëpamjen e tij, se nën drejtimin e kryetarit Lulzim Basha, roli i opozitës këto dy vite është dobësuar në vend që të forcohej.

Eduard Selami nuk pranon të bëjë komente publike rreth qëndrimit të tij në grup, por Top Channel ka mësuar se, arsyeja kryesore e ndërhyrjes së tij ka qenë domosdoshmëria për të rikonfirmuar besueshmërinë e tij opozitare.

Ndërhyrja më e ashpër e Eduard Selamit ishte pas sqarimit të detajuar, që Sali Berisha u bëri deputetëve demokratë për bisedimet me ambasadorët për çështjen e Byrosë së Hetimit dhe reformës në drejtësi.

Me fjali shumë të kujdesshme dhe pa adresë, Sali Berisha ka vënë në gojën e diplomatëve fjalët se, “kryeministri Rama u ka informuar që 10 deputetë të opozitës janë gati të votojnë reformën, edhe pa miratimin zyrtar të Partisë Demokratike”.

Ish-kryeministri ka mohuar çdo mundësi për shitblerje të opozitës, por u kërkoi deputetëve të mbrojnë veten dhe të deklarojnë publikisht pozicionin e tyre politik. I vetmi që e ka bërë këtë, përballë dyshimeve të Berishës, ka qenë Eduard Selami, sipas të cilit askush nuk ka kërkuar vota të deputetëve të opozitës, por kërkohet forcim i rolit të opozitës përballë keqqeverisjes.

Një proces që, në këndvështrimin e Eduard Selamit nuk po ndodh, për shkak se kryetari Basha i lë betejat përgjysmë, ose ndryshon qëndrim gjatë rrugës. Por, ndërsa kolegët e tjerë, mes të cilëve ka së paku dy ish-socialistë, kanë heshtur, duket se përplasjet e forta përmbajtësore politike mes Partisë Demokratike dhe Partisë Socialiste do të shtojnë, në mos zërat, nivelin e zërit të atyre pak përfaqësuesve të lartë demokratë, që në sytë e Sali Berishës kanë guximin të kritikojnë për dobësi dhe mungesë integriteti, kryetarin e ri të PD-së, Lulzim Basha./TCH

February 11, 2016 20:28
Komento

5 Komente

  1. N.VJOSA February 11, 21:15

    Lat nam, a u vraftë Zoti!…
    Kane frike nga hetimet e pamvarura!…
    Nuk e kuptojne se nje Reforme Drejtesie e pamvarur dhe nje Hetim i pamvarur,
    Ë
    S
    H
    T
    Ë
    M I R Ë
    PËR TË G J I T H Ë…!

    Reply to this comment
  2. Strazimiri floket me xhele. February 11, 21:18

    Sali je ne panik, te eshte mbledhur laku keq ne fyt, ty dhe Shkerdhenit e me rradhe, ne cmendinen e BURGUT e ke vendin, plehre dhe bajge, per se gjalli do ti lash krimet ore Kriminel.

    Reply to this comment
  3. TLN February 11, 21:45

    Do shiten tek kush mor kelysh serbo-grek? Votimi pro hetimit te politikaneve kriminele eshte detyre morale ndaj popullit.

    Reply to this comment
  4. BLACK SWAN February 11, 21:46

    10 deputet Sale te 10 do ikin ,jo do shiten Sale
    i shet e i blen dhe i 10 vetem ti
    po keta do ikin ,do bejne parti te re ,po kete mynxyre nuk ta ze goja ,sepse ti je babai i intriges ,
    nqs Nexhua eshte versioni femeror i Stalinit ,ti je versioni mashkullor i Nexhmijes
    ke nxjerr grupin e fraksionistave ,Lulit po i dridhen leqet , ti e pe qe Argita ka perdhunuar mire por gabimisht personin jo te duhur ,dhe ngele pa parti ,me “this is mirakell of fredom po ju mbush mendjen atyre pleqve te tredhur qe BE ka harruar ti nxjerri ne pension ,i dergon nga ne si nukmarrveshasgjenealbanistan…dhe ti me keto teorite trockiste ja del gjithmone te behesh faktor ,ke gjet dhe ate te Gjatin qe i ngeli mendja te gjyshja e Andit dhe ti je rehat ,njeher e bere 97 ne rruge ,tani po jua ben ne parlament
    po te iken ata 10 ,kush po te 10 me ty pastaj ???
    te doli duarsh partia Sale , ike u plake kurre su poqe ngele gjithe jeten koqe
    mos u merzit Sale ,se mortja do te marri dhe ty
    si Nexhmija do te lem te japesh ndonje interviste
    nuk ikin ata te dhjeret e tu jo ,nuk i harron dot Jozi perkedheljet e tua …ben pak si e nxehur se ke marr Griden ,po do i kaloje …do i kaloje …dhe Salami eshte ngrohte ,as mish as peshk ….dhe cup per pleqeri beri
    Imami po hedh ca vickla kot , se mmmmmut do haje dhe atje ku do te veje ….eshte kelysh i ngordhur
    nejse , vdekshi te gjithe se me mire do behet !

    Reply to this comment
  5. MH February 12, 11:44

    10 deputet ploteson kuoten shifrore thyesore me 2/3.
    Dhe njatjeta “Burri” i shtetit.

    Kuvendi si teqe e bagtive ku shiten dhe blihen bageti deputetesh,e kane emrin.
    Ashtu sic bente Berisha kur ishte ngusht per zgjedhjen e Presidentit qe perfundoj me zgjedhjen e Presdientit Topi.Ose kalimin ne zgjedhje te parakoheshme,bleu 5 nafkali bageti deputetesh socialist.Kaloi lumin kur nuk njihesh per notar.E ma shume njihesh per opingar,saruqeli.Sot edhe pse noton me nga 1 ore,2 ore pa ndalim,ka frige se mbytet se,mund ti ikin 10 deputet duke kujtue biznes pisllekun e hershem te rrealizuem prej tije me sukses blerje.Loja e tije e dikurshme e ka ven ne siklet sot.Dhe u kerkon bagetive deputetve te vet ” të mbrojnë veten dhe të deklarojnë publikisht pozicionin e tyre politik”.Shkurt: Te mbrojne krimet,korrupsionin me rruge politike.Pozicion politik,ky.Arma e fundit per te thithur oksigjen.
    Deri ketu funksionin mbrojtja nga Berisha.Tashti mbroni veten.Zoti te dhasht.Gjithkush per vete,Zoti per te gjithe.

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*

Njoftim

Njoftim