Sali, tempulli i Strasburgut nuk bie me një të shtënë

September 22, 2015 22:00

Sali, tempulli i Strasburgut nuk bie me një të shtënë

Letra e mëposhtme është dërguar në media nga vëllezërit Shyti, të cilëve prej dekadash Berisha u referohet si “Hakmarrja për Drejtësi”. Në letër flitet për një vendim së fundmi të Gjykatës së Strasburgut mbi shtetasin Altin Arapi, i akuzuar për vrasjen e shoferit të ish-kryeprokurorit Sollaku.

Disa ditë më parë televizioni Top Channel raportoi se pas plot 8 vitesh, (një kohëzgjatje jo normale për procedurat e papranueshmërisë) Gjykata e Strasburgut vendosi, më 30 korrik 2015, të refuzojë kërkesën e shtetasit shqiptar, Altin Arapi.

Për herë të parë në historikun e funksionimit të saj, Gjykata Europiane për të Drejtat e Njeriut e bazon vendimin e marrë mbi dokumente, që nuk i përkasin ankuesit Altin Dolor Arapi, por një tjetër shtetasi shqiptar, homonim i tij, Altin Ibrahim Arapi – raporton TCH.

Në letrën e botuar nga disa media dhe portale online flitet edhe për akuzat që Berisha i bën gazetës DITA si gazetë e Hakmarrjes për Drejtësi sidomos pas dëshmive që ka dhënë kohët e fundit ish-truproja e tij Izet Haxhia.

Më poshtë, letra e hapur në media që vëllezërit Shyti kanë dërguar me titullin: “Sali, tempulli i Strasburgut nuk bie me një të shtënë”.

 

Nga Leart e Orik Shyti

“Zgaq i përbuzshëm, Shqypnia të volli” – Mjeda

Ndodhi ajo që pritej. Sali Berisha, zgjati duart deri në Strasburg, për të penguar Gjykatën Evropiane të të Drejtave të Njeriut, të jepte drejtësi. Drejtësi, për një nga “anëtarët” më në zë të “Hakmarrjes për Drejtësi”, Altin Arapin. Të zhveshur nga çdo lloj morali, banda e jakave të bardha, të emëruar për t’i shërbyer atij, ia dolën të mashtrojnë Gjykatën, duke futur kusarisht në dosje dokumente, që s’kanë lidhje me Altin Arapin. Thënë ndryshe, ndryshoi përmbajtjen e dosjes, duke shtyrë Gjykatën të jepte një vendim, të mbështetur në prova të gabuara.

Kushdo që e njeh Saliun dhe “dobësinë” e tij për “Hakmarrjen” e pranon se nuk ka bërë gjë të re. Ka bërë atë që ka bërë me dosjen e “Hakmarrjes”, qysh në zanafillën e saj. Prandaj duhej të pritej dhe tani që u provua s’ka vend për t’u çuditur.

Si e veçantë e së njëjtës mënyrë veprimi mund të veçohet zgjatja e duarve deri në GJEDNJ. Po pse të mos i zgjaste duart deri në Strasburg, kur në Shqipërinë e sunduar prej tij, për të tërhequr vëmendjen e opinionit të brendshëm e të jashtëm nga vjedhja e zgjedhjeve të 26 majit 1996, “zbuloi një bandë terroriste” që e kishte krijuar një 15 vjeçar (prandaj kurrë nuk ia përmendi moshën); u ul e shkroi një platformë kriminale, nën siglën “Hakmarrja për Drejtësi Shqiptare”, duke përdorur si model shkrimin e Altin Arapit (e vërtetuar shkencërisht); mbushi një kasafortë me kartëmonedha shqiptare dhe publikut i tha me zë e figurë se janë një milionë dollarë që ia kishte sekuestruar “Hakmarrjes”, kur në kasafortë nuk ishte gjetur asnjë dollar; mbushi tre procesverbale me inventarin e më shumë se 100 armë e mjete të tjera të rrezikshme dhe bërtiste se ia kishte kapur “Hakmarrjes” në apartamentin e saj konspirativ, në përgatitje e sipër për të kryer atentat kundër jetës së tij, por kontrata e qirasë provoi se apartamenti nuk ishte konspirativ por i marrë me qira, ndërkaq u provua dhe u pranua nga gjykata se të gjithë nënshkruesit e procesverbaleve (9), të emërtuar “kontroll banese” dhe “këqyrje banese”, nuk e kishin këqyrur dhe as e kishin kontrolluar atë apartament, madje tetë prej tyre nuk e kishin as idenë se ku ndodhej apartamenti.

Zgjatemi po të rreshtojmë procesverbale të tjerë të falsifikuar. Kaq mjaftojnë për të thënë se fare pak nga këto dhe shumë shkarazi iu përcollën publikut nga shtypi. Shkaku është i njohur, kontrolli i politikës mbi mediat, që ndihmohej në mënyrë të qëllimshme nga zvarritjet e gjykimit. Asnjë gazetar, asnjë media nuk e shtroi pyetjen logjike: pse gjykata jep dënime për këta njerëz kur pranon se të gjitha provat janë të manipuluara? As sot nuk flet kush për këto gjëma sikur të mos kenë ndodhur dhe të mos kenë asnjë ndikim mbi sistemin e drejtësisë. Fliten fjalë të zbrazëta për korruptim politik e moral në drejtësisë, por atë që është konkrete e shpalosur në sallën e hapur të gjykimit druajnë ta shqiptojnë. Asnjë organizëm i asaj që quhet Shoqëri Civile nuk flet. Në faqen zyrtare të OSBE-s është edhe sot një studim i botuar si libër në vitin 2006, në dy gjuhë, shqip dhe anglisht. Për dy vjet ekspertët e saj monitoruan gjyqin e “Hakmarrjes” dhe konkluzionet e tyre kanë zënë vend në faqen 53/ 97-105 të kësaj analize, por askush nuk u referohet. Për t’ia përcjellë publikut rendet pandalshëm pas shpifjeve të Sali Berishës, por kurrsesi nuk harxhohet kohë për të lexuar një studim që iu ka kushtuar taksapaguesve evropianë dhe amerikanë mijëra euro.

Nuk i përmendëm të dhënat e sipërme për t’i kujtuar ambasadës së Prezencës së OSBE-s apo të huajve të tjerë që para se të regjistrojnë shpifjet e përditshme të Sali Berishës të vlerësojnë studimin e tyre dhe t’u referohen burimeve të tjera. Jo, aspak për këtë! Të huajt nuk janë aty për të mbrojtur interesat e shtetasve shqiptarë, sikundër nuk janë përfaqësuesit e Shqipërisë nëpër botë për të mbrojtur interesat e shtetasve të atyre vendeve. I përmendëm për të treguar se ku mund t’i gjejnë provat ata që janë të interesuar për informacion të paanshëm.

Askush nga mediat nuk i ka përcjellë plotësisht e ndershmërisht ato që janë provuar në gjykatë, e jo më t’ia kujtojnë e tundin para hundës zgaqit të përbuzshëm. Është kjo heshtje që ia mbulon krimet e kryera në errësirë dhe në mes të ditës me diell, është kjo heshtje që i dha besim se edhe në Strasburg do ia dilte ta fshihte krimin.

Njohës të procedurave po na thonë se manipulimi i të dhënave në Strasburg nuk mund të realizohej pa ndihmë nga Tirana dhe zotërisë në Strasburg, që qenkan kushërira e miq të zonjës më të njohur të Kuvendit. Mund të jetë ashtu si thuhet, por ne, ndryshe nga zonja drënjë, nuk mendojmë se nëse kushërinjtë a miqtë e saj janë përfshirë apo përfshihen në një krim automatikisht është e përfshirë edhe ajo. Këtë le ta zgjidhin hetimet. Cilëtdo qofshin të përfshirët në falsifikim, ata me vetëdije kanë përmbushur vullnetin e Sali Berishës.

Përgjatë gati 20 vjetëve të historisë së “Hakmarrjes” përpjekjet për të na dënuar me prova të fabrikuara i ka shoqëruar me intriga për të na asgjësuar fizikisht. Intrigat e Saliut për të krijuar konflikte vrastare midis nesh e të tjerëve janë të shumta. Për shumë vjet u përpoq të nxiste familjarët e viktimave “të vrarë” nga “Hakmarrja”, por që koha po i ndriçon se janë vrarë prej tij. Ndërkohë, na ngrinte prita për ta kryer “misionin” e familjarëve me banditët e tij, i bindur se alibia e parapërgatitur për motivet dhe autorët do funksiononte. Meqë as intrigat dhe as pritat nuk ia sollën lajmin e shumëdëshiruar, zgjodhi të na përplaste me njerëz që Drejtësia i kishte deklaruar fajtorë, apo më parë ai dhe, më pas, “drejtësia” e tij. Kishte arsye të besonte se kjo lloj intrige do funksiononte. Kishte arsye sepse me intriga të tilla nxiti vëllavrasjen në Tropojë, ku u vranë dhjetëra djem e burra dhe mbetën jetimë qindra fëmijë. Kjo plojë e madhe është edhe “dhurata” më e çmuar që i ka bërë vendlindjes.

Edhe pse nuk ia ka dalë të arrinte qëllimin, jo për shkak të zotësive tona, por thjesht se nuk na ka lidhur dhe nuk na lidh asgjë me krimet që na atribuon Saliu, as me njerëz të akuzuar me apo pa të drejtë për krime. Mirëpo intriganti nuk ka kurrfarë burrërie të pranojë humbjen, në këtë rast dështimin. Ai vazhdon të bëjë intriga të reja mbi të njëjtën platformë.

Qysh se gazeta “Dita” nisi botimin e shkrimeve të një dëshmitari okular (nga të paktët persona që kanë mundur të shpëtojnë jetën nga intrigat e përcjella me njerëz të natës dhe fjalët-plumb të Saliut) e shpalli këtë gazetë pronë të “Hakmarrjes për Drejtësi”. Këmbëngulës, si kurdoherë, duket i frymëzuar edhe nga qëndrimet kritike të gazetës ndaj Ministrit të Brendshëm, ditët e fundit, i zgërdheshur vesh më vesh nga gjetja “gjeniale”, deklaroi për një “frikë” që e paska zënë kryeministrin e vendit nga “Hakmarrja” dhe se, për të gjetur shpëtim, po kërkonte ndihmën e një emri që Saliu e përdor si mbiemër për ministrin e Brendshëm.

Le të mos çuditet askush se si mund ta thotë Saliu që “Hakmarrja” rrezikuaka këtë kryeministër të cilin ai, shumë më shumë se dy kryeministra të mëparshëm, e ka akuzuar se na ka përdorur për të kryer krime dhe na ka falur prona, madje e ka bërë pjesë të “Hakmarrjes” familjarisht (hëpërhë ka lënë jashtë anëtarësimit vetëm më të voglin, në pritje të dalë nga shpërgënjtë dhe të mbathë pantallona- ndjesë prindërve të tij). Askush të mos lodhet të gjej shkakun e kapërcimeve të tilla. Vetëm ndonjë psikiatër mund të shpjegojë se si nuk druhet të bëjë kapërcime të tilla, brenda javës “shefat” dhe “miqtë” na i kthen në “armiq”, e javën tjetër në “miq”.

Jo për të sqaruar Saliun dhe as opinionin e gjerë, por për të sqaruar ata lexues që, për arsye të ndryshme, nuk janë në dijeni të fakteve na duhet të themi se nuk e kemi armik as kryeministrin, as ministrin e brendshëm. Asnjërin nuk e njohim, por ministrin e çmojmë për qëndrimet burrërore ndaj Sali Berishës në Kuvend, sikundër çmojmë dhe pak të tjerë për të njëjtën cilësi. Ne armik kemi Sali Berishën dhe një pjesë të kufizuar të bashkëpunëtorëve të tij, të cilët kanë kryer krime ndaj nesh. Bashkëpunëtorë në krimet që ka kryer ndaj nesh janë ata që kanë fabrikuar dhjetëra akte për t’u dhënë vërtetësi shpifjeve të tij. Dhe është fjala për ata akte mbi të cilat janë ngritur akuza të pavërteta e që na e kanë tërhequr jetën zvarrë nga fëmijëria e deri më sot. Të tillë janë për ne edhe këta që fëlliqën dosjen në GJEDNJ në Strasburg.

Fatkeqësisht, për shkak të armiqësisë së Saliut, edhe miqtë i kemi të paktë, pavarësisht se mund të jenë të shumtë ata që, në Shqipëri paraqiten si miqtë tanë, qoftë se ua do interesi të shpërndajnë veresie të fala në emër tonë, qoftë se ua do xhepi të bëjnë kërcënime rrugaçërore.

Armiqësia nuk është e ndarë nga urrejtja. E urrejmë Sali Berishën aq sa edhe e përbuzim. E përbuzim për fëlligështinë në moral, e përçmojmë për ligësinë në karakter dhe për gojën e shthurur. Por kemi edhe ne “terapinë” tonë për ta shporrur të ligun sa më shpejt nga vetja. Na vjen mirë kur shohim se si rritet urrejtja popullore ndaj tij, na vjen mirë kur vërejmë se bëhet qesharak. Dhe kjo e fundit po ndodh gjithnjë e më shpesh, ngaqë, falë regjjes në lëtyrat e gënjeshtrave, shpifjeve dhe intrigave të veta, ndjenja e turpit i është fshirë krejtësisht.

Vargjet janë pjesë e terapisë, prandaj herë i themi me mend e herë me zë, por për bëmat e fundit zgjodhëm t’i themi: Sali, je “Zgaq i përbuzshëm, Shqypnia të volli”!

September 22, 2015 22:00
Komento

29 Komente

  1. kryetari kAmentuesve idjote September 22, 22:49

    A MUND TE QUHET POPULL NE MES TE EUROPES NJE POPULL SI KY I YNI QE NGA NJERA ANE PERJETON MJERIMIN E NGA ANA TJETER ESHTE I VETEMI VEND EDHE I BALLKANIT QE KA NE PARLAMENT TE NJEJTET KRRIMINELE ME IMUNITET TE VETE EMERUAR QE ÇELESAT E STALLES I KA NJE DHENDERR SERB! KU E GJEN FORCEN?!

    Reply to this comment
  2. peci September 22, 23:44

    prap e nxorret ne gazete bajgen e vicidolit

    Reply to this comment
  3. alphadealphade September 22, 23:48

    Kerrma Sali kryekrineli nr.1i Shqypnise !!!

    Reply to this comment
  4. sot September 23, 00:40

    Nji gje eshte e qarte. Qe sa here populli e largon Saliun me vote, Saliu prape duket sikur eshte ne pushtet. Socialistet e thjeshte po ngelen gjithe jeten ne opozite. Kjo sepse kryetari i rradhes i socialisteve, me pare Nano dhe tani Rama, i tradhetojne premtimet e tyre per drejtesi, punesim etj etj qe diten qe mbyllen kutite.
    Disa freshista kembengulin qe Rama nuk ka mundesi sepse Saliu keshtu edhe Saliu ashtu. Keto justifike jane nje turp kombetar. Nqs Rama nuk ben dot gje as me 84 vota atehere ai duhet te largohet urgjentisht se populli ska cti japi me shume se kaq. Madje vete Rama na tha qe me 84 vota ai nuk mund te justifikohej dot per mosarritjet e veta, kurse tani i ka ngelur shkopi magjik ne goje.
    E verteta qe Rama ska bere as gjerat me minimale. Ndeshkimi i Saliut eshte i padiskutueshem qe s’do ndodhi kurre sa te jete Rama kryetar i PS.
    Por nuk eshte fjala aspak per Saliun, por per shpurren e pandme te Saliut qe eshte ende ne pushtet neper gjykata, dhe madje edhe ne shume zyra te shtetit.
    Gjithe kjo shpurre duhet te ishte spastruar me kohe, por ky eshte pislleku i Rames dhe i Nanos qe pisllekun e Berishes nuk e ngacmojne kur vijne ne pushtet. Madje Rama e ka cuar edhe me tutje kete tradheti. Rama as nuk honeps dot socialistet e vjeter, keshtu qe dhe keta qe jane emeruar rishtaz nga pushteti i Rames nuk jane socialist, por ca anonime qe e kane dredhur sa andej kendej.
    Prandaj pavarsisht qe populli foli qarte ne 23 qershor, Saliu sot eshte ende ne pushtet prej tradhetise se Edi Rames. Mos u cudisni nqs Basha, apo Meta me votat e Bashes te behen kryeminister pas nje viti. Zhgenjimi nga tradhetite e Rames eshte shume i madh, dhe socialistet nuk mund ta kaperdijne me kete situate. Fajin e kishte Saliu. Tani fajin e ka ky i gjati qe po e llustron Saliun. Kurse socialistet e thjeshte kane ngelur pa pushtet, madje Rama emeron edhe Kocon ne krye qe ti coje socialistet ne cmendi.
    Prandaj s’eshte aspak cudi qe kur celsat i mban akoma Saliu, dhe Rama qeveris me disa qe s’jane as socialiste, atehere sigurisht qe padrejtesiste do vazhdojne. Me qeverine Rama s’ka ndryshuar asgje. Perjashtim ben vetem nqs nuk paguan dritat apo harron faturen. Atehere po, te morri lumi se Rama ka bere shtet! Shteti i Rames e kap lepurin me qerre, kurse cakallit i pastron kakerdhite.

    Reply to this comment
  5. Pellumb Zaimi September 23, 01:15

    E ke mire o Altin? Une asnjehere nuk e kam besuar sajesen “Hakmarrja per Drejtesi”. Nuk e kam besuar sepse provat dukeshin hapur qe ishin te qepura me pe dhe se dyti nuk e kam besuar sepse e thoshte Saliu. Me shume merja si prova te kundertat e atyre qe deklaronte Saliu dhe duhet ta dini se kane qene ekzakte. Madje e bej shume here kete menyre te provuari dhe nuk kam gabuar asnjehere! Ja u rekomandoj edhe te tjereve kur vjen puna per te gjykuar mbi vertetesine e provave te saliut apo dhe te saliut femer,-Jozit! Jane thjesht genjeshtare ,hipokrite dhe mashtrues ordinere. Per ju nuk di cfare te them. Di qe kini qendruar me dinjitet e trimeri perpara nje makinerie shtypese propogandistike te drejtuar nga armiku i se vertetes,i nderit dhe i dinjitetit shqiptar sali hajvan berisha ! Qendroni sic kini qendruar dhe mos e nderprisni luften kurre ndaj kesaj monstre te klonuar nga prapaskenat me te zeza te historise politike te Shqiperise. Ju uroj besim te patundur te e verteta e cila nuk vritet kurre! Nderime Altin !

    Reply to this comment
  6. Myzeqeja e vogel September 23, 03:50

    Cuna u ndihmofte zoti. Saliu eshte kerme e madhe i ka bere, na ka bere shume te keqija. Ju njoh vetem nepermjet shtypit. Gjithe Shqiptaret e ndershem jane me ju.

    Reply to this comment
  7. ne emer te Migjenit te Math September 23, 06:05

    Qe Berisha paska nen hyqem edhe gjykaten e Strasburgut vetem ju qofshi qe e besoni dhe e botoni kete pacavure te ketyre kriminelve

    Reply to this comment
    • alban September 23, 17:47

      Per ty Zeni ose mut-i Migjenit:
      Ti e ditke se keta jane kriminela dhe kjo eshte nje gje shume shume e mire pasi ke nje mundesi te madhe per te shpetuar popullin nga kriminela si keta dhe me lartesu Salen edhe me afer qiellit. Jane pyt 300 deshmitare prej gjykates dhe prokurorise dhe asnjeri nuk i ngarkuar me faj. Kete e gjen ne internet shoqeru me shume fakte te tjera. Ceshtja eshte e hapur akoma dhe ti Zeni duhet te shkosh menjeher ne prokurori dhe te thuash krimin qe ke pa. Vertet do behesh hero, se ate qe nuk e thane dot 300 do ta thuash ti. Mos vono!

      Reply to this comment
    • marakana September 24, 01:57

      O ti trimi qe flet ne emer te Migjenit: Letra nuk thote qe Saliu ka urdheruar dhe komanduar Gjykaten e Strasburgut por thote se ne Gjykaten e Starsburgut eshte derguar informacion i rreme nga autoritetet shqiptare kur iu eshte kerkuar te dhena mbi Altin Arapin. Pra, te dhenat jane derguar per kete Altinin por kane qene te dhenat e nje Altini tjeter qe e paraqesin si ish-te denuar etj.etj. Dhe, vendimi i Gjykates se Strasburgut eshte mbeshtetur mbi informacionin e rreme te ardhur nga Shqiperia. Eshte njelloj si te gjykosh nje kal duke u bazuar mbi te dhenat per nje gomar.

      Reply to this comment
  8. zefi September 23, 06:41

    Ju jeni trima dhe pateriota. Sali Berisha asht tradhetare e kriminel. Eshte nje bagel e madhe qe nuk e ka vjelle Shqypnia por ulkonja.
    I keni thene te gjitha po ai do plumbin e kallashit. Qen qe ndy Shqiperine deri ne Strasburg.
    E ka ba krimin me Jozin dhe dashnorin e saj Bjankon.

    Reply to this comment
  9. skifteri September 23, 07:02

    Me kete lloji mostre me nje male krime mbi supe vetem plumbi ballit I lane hesapet,jo strasburgu.!..

    Reply to this comment
  10. ali September 23, 07:09

    Sali muti ! Saliu eshte kanceri i Shqiperise po nuk u izolua ai nuk do jemi mire asnjehere !

    Reply to this comment
  11. lato September 23, 07:18

    Qekur pushtetin ne Shqiperi e uzurpoi ky njeri i zi,ky popull nuk ka lluks te ndahet ne te majte e te djathte,Duhet dhe nje yxhym tjeter si 23 qershori per te zhdukur banden Sali.Socialistet kane treguar ne tre mandate,qe jane ata qe e mbajne gjalle Saliun dhe banden e tij..Populli le te gjeje nje Cipras anti Berishe.

    Reply to this comment
  12. e verteta September 23, 08:55

    Populli nuk volli Saliun por volli dhe e hodhi tutje, por nuk vrau perfundimisht me gjithe krijesat e tija te ndyra, enverizimin qe ju si pjella te tije, i beni akoma freske dhe i thurni ditirambe…..qe ju jeni ata kriminela qe prute per here te pare ne Shqiperi terrorizmin duke vrare te pafajshem, kjo eshte e vertetuar ne te gjitha rruget ku fillon dhe ku mbaron drejtesia, por juve kishit edhe atehere miq te tille qe ju vune ne dijeni dhe ju u larguat, kjo eshte aresyeeja qe ju nuk i permendni emrin ish funksionarit te larte te ministrise brendshme, njeriut qe berisha i besoi por qe vazhdimishte e tradhetonte, si me ju, ashtu edhe me masakren qe beri ne zgjedhjet e 96, kosto qe e derrmoi demokracine. ky eshte fai me i madhe i Berishes. Juve tani keni mukun tuaj me te madhe qe dikur ishte me ju, ne krye te shtetit, perse nuk ktheheni hapur por vini vjedhurazi…..duket qe edhe ai ju ka friken se boll faje po ben me kete qeverisje mafioze, keshtu qe nuk ju do edhe juve, te jeni te hapur ketu se boll po i del boja…….o njrez te “hakmarrjes”, jeni perdorur aq shume sa edhe kjo mafie qe po drejton sote vendin, nuk ju ka me sy te mire, per te mos thene qe ju ka neveritur…..

    Reply to this comment
  13. Shqiptar jo sunit September 23, 11:14

    #Nderime vellezerve Shyti

    Reply to this comment
  14. asnjeanesi September 23, 12:54

    Ti qe flet ne emer te Migjenit te Madh ….mos valle e ngaterron Migjenin me Berishen ?!

    Reply to this comment
  15. LILOLABJA September 23, 13:04

    I vetmi gjynah i juaji or djema ishte se ishit femijet e te respektuarit dhe burrit model Aredin Shytit , kjo ishte dhe arsyeja qe bente gjueti shtrigash me ju kerma Sali.”HAKMARJA PER DREJTESI ” ben pjese ne imagjinaten e kriminelit profesionist Sali ,qe e filloi me vrasjet e Shkodres dhe nuk dihet se ku e ka fundin derisa ata qe e montuan kete makineri vrastare te vendosin nje dite e ta dekonstruktojne, se Avni Rustemi nuk pjell me kjo toke .
    Ju dhe i gjithe populli vuajme sot per faktin se ne nuk ishim te zot te krijonim nje hakmarrje per drejtesi.

    Reply to this comment
    • Bureto September 23, 15:50

      Dakord, vlen simboli Rustemi per aktin, por qe te vente ai deri aty sa t’i bente atentat nje njeriu te fuqishem, dhe te dilte i pafajshem, ishte e pamundur, pa nje organizim dhe mbeshtetje si nga brenda ashtu dhe nga jashte vendit, qe ishin te interesuar qe Toptani te dilte nga skena politike. Si i fuqishem, intrigant dhe me shume para, ishte veshtire ta eliminonin dhe keshu moren vendim qe ta benin me anen e nje atentati. Shorti i ra Avniut ta kryente kete dhe ai e kreu Dhe si i tille mbeti ne histori, si nje akt qe eliminoi nje te keqe, nga situata, plot rreziqe qe kishte vendi ne ate kohe. Per vec halleve te medha qe kishte vendi-shkruan Mehdi Frasheri, dy here kryeminieter, ne kujtimet e tij nuk na linte rehat dhe “maçoku i zi”, kur i referohej E.Toptanit. Dhe sot e 25 vjet ku ‘maçok” ne Shqiperi eshte Sali Berisha, nuk eshte me koha e atentateve dhe nuk jemi ne vitet ’20.
      Duhet te pranojme se ky shtet qe kemi sot nuk eshte ndertuar vetem nga Sali Berisha apo nga PD me aleatet e saj, por se bashku me socialistet dhe aleatet e saj. Ishin socialistet, aleancistet e Neritan Cekes e co, dhe te tjere, qe e shpetuan Berishen ne vitin 1997, kur ishte ne fundin e pashmangshem te karrieres se tij. Pa mjaftuar kjo, me mosndeshkimet e krimeve te deriatehershme, socilisteve te cileve u pelqeu pushteti, ndertuan nje shtet dhe nje qeveri, qe korrupsionin e çoi ne ato nivele, sa populli pa alternative, por edhe me terheqjen taktike te Nanos, per interesat e tij per nje cike president, solli perseri Berishen, tashme me “lekure qingji” ne pushtet. Dhe e pame se ç’beri per tete vjet. Bashke, keto dy grupime, hartuan kushtetuten (kryesuar nga “baballaret” Godo-Imami), ngriten institucionet si dhe pregatiten e emruan stafet e duhura, deri tek presidentet, qe fajet dhe krimet te mosndeshkoheshin, proporcionalisht keto sipas shkalles se tyre. Pra, ne keto kushte, duhet rithemeluar Republika, dhe kete e ka ne dore POPULLI. Saliu ka kurajon qe t’i beje thirrje atij per “revolucion”, se keshtu i shtin ai ditet deri ne fundin biologjik pa u lagur. Vete e ka thene “Pas meje u befte kiameti”. Pse nuk ka te tjere trima dhe atdhetare sot qe ta therresin popullin per ta bere vertet kete ne rrugen me demokratike, por kete rradhe per te hedhur ne koshin e plehrave keto pislleqe qe ia kane zene frymen ne 25 vjet dhe jo per te hequr nje pale dhe per te vene ne pushtet nje tjeter po nga kjo “race”.

      Reply to this comment
  16. gezim September 23, 13:13

    Ky eshte truri, koka, udheruesi i shume krime penale e ne dem te shqiperise, e kjo nuk eshte nje gje e re, pasi kushdo me nje kulture minimale di te lexoje e ta kuptoje pasi ky vepron hapur ne shume raste, por problemi eshte sepse te majtet qe vine ne pushtet e tolerojne?!
    KY ESHTE QIBANI NE TRUPIN E SHQIPERISE. Te shpresojme te thenja e popullit ; ” drejtesia vonon por nuk harron, pasi gjaku e vjedhja nuk humbasin por dalin “.

    Reply to this comment
  17. Bureto September 23, 15:08

    Vetem Dan Braun eshte i afte te shkruaje nje liber ku te shperbeje rrjeten e merimanges se krimit ne Shqiperi. Sigurisht Saliu eshte “Graali i Shenjte”. Por mjerisht “gjenia” e tij per te inicuar dhe frymezuar te keqen ka shkuar thelle. Saliu sa te jete gjalle do te jete ne parlament edhe sikur 100.000 vota te marre, aq sa jane, sic thone vete anetare te PD dhe do te shfrytezoje, ashtu si deri me sot, imunitetin e tij, per t’i shpetuar drejtesise (kur ajo te vije, nese do te vije). Vetem prova dhe fakte, te pakundershtueshme, mund ta vene ate me shpatulla ne mur, por per shkak te asaj rrjete te tmerrshme qe merimanga Sali ka thurrur, per fat te keq, edhe kjo ngelet nje enderr.

    Reply to this comment
  18. SHQUP = cesspool September 23, 15:23

    Pershendetje dhe respekte per vellezerit Shyti, bij te nje babai te nderuar qe gjithe jeten e tij ja dedikoi zbatimit te ligjit. Por kryemonstra e vucidolit nuk mund te mbuloje diellin me shoshe. Mirekuptoj vuajtjet dhe persekutimin tuaj nga Qoftelargu i Shqiperise por kini besim ne Zot se laku po i ngushtohet qelbesires dhe e verteta do te triumfoje.
    Edhe nje here Respekte.

    Reply to this comment
  19. Kusaxhe September 23, 18:26

    Salii .,Fatkeqsiame e ma dhe per Shqiperine e per shqiptaret

    Reply to this comment
  20. Billy September 23, 19:10

    S’keni pse merziteni. Edhe po u iku Sala nga shenjestra, sepse mund ta mare zoti, keni Zenin per te degjuar krismen.

    Reply to this comment
  21. SuloKapedani September 23, 19:58

    Respekte vellezerve Shyti.Zgaqi i vjelle duhet groposur mbasi era e tij eshte evident ne çdo kohe.

    Reply to this comment
  22. kristua September 23, 21:32

    Sali Berisha i ka shperndare metastazat ne te gjithe institucionet e Evropes permes parave te popullit shqiptar dhe shume diplomateve te evropes ne tirane, te cilet kane marre valixhet me dollare. Pa u hequr Berisha nga politika bashke me banden e tij, as Rama dhe as e gjithe PS-ja nuk kane per ta regulluar kurre Shqiperine. Shqiperia do burra dhe jo skerfyella si Rama ehajna si Meta.

    Reply to this comment
  23. Mark .uk September 24, 05:14

    Shkoni e beni nje flet rrufe te gjitha istancave Europiane.

    Reply to this comment
  24. skifteri September 24, 15:15

    edhe po iku Saliu litarin e ngatrresave dhe krimeve e ka lene perjashta !..

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Click here to cancel reply.

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*