Sali Vranishti në këngët e popullit

December 19, 2018 14:30

Sali Vranishti në këngët e popullit

Nga Elmaz ALIAJ

 Populli ynë krenohet me historinë e tij kombëtare. Ai i ka pasur dhe i ka shumë për zemër trimëritë dhe heroizmat e bijve të tij në luftrat për çlirimin dhe mbrojtjen e Atdheut nga pushtuesit e huaj.

Ashtu si në gjithë Shqipërinë, edhe në zonën e Labërisë, këngët e para në kuvende, festa të ndryshme e dasma ua këndojnë trimave. Njëri prej këtyre trimave e kapedanëve të Labërisë është edhe Heroi i Popullit Sali Murati, i popullarizuar më shumë me mbiemrin Vranishti. E gjithë jeta e tij është e mbushur me  trimëri të pashoqe, që nga Janina e deri në malet e Dibrës për një çerek shekulli me radhë.

Aktiviteti patriotik e liridashës i Sali Murat Vranishtit ka mbetur  i freskët  në memorjen e kohës brez pas brezi. Për këtë kapedan, për këtë Hero, dëshmon një histori e tërë, flasin dokumentat arkivore, por mbi të gjitha flet populli me muzën e tij.

Kënga e ka ndjekur Sali Vranishtin pothuajse në të gjitha ngjarjet e rëndësishme të kohës, ku  ai ishte pjesëmarrës.

Në morinë e këngëve që ka krijuar e krijon populli, jo të gjitha i qëndrojnë rrebeshit të kohës. Një pjesë e tyre zbehen, një pjesë dalin nga kujtesa. Por  shqiponjave të tilla si Sali Vranishti, këngët iu  këndohen me të njëtën forcë e emocion vazhdimisht.

Qysh kur ai nisi jetën e komitit në fillim të shekullit të kaluar, kënga  do të ishte bashkëudhëtare me të. Ç’janë ata komita malit,/ Që luftojnë për vatanin,/ I biri Murat Mamanit,/Sali Vranisht kapedani.

Ardhja e Ismail Qemalit në Vranisht në fillim të vjeshtës të vitit 1908 për armatosjen e popullit me ide të qarta kombëtare e liridashëse, do ta impononte Sali Vranishtin që pas dy muajsh të formonte çetën patriotike. Nëntëqind e tetë viti,/ Smail Qemali na ndriti,/ Gëzoi populli i Vranishtit,/ Dhe Sali Murat komiti, /Bashkë me shokë e priti,/ I dha fjalën dhe e nisi.

Dhe aksionet nisën të renditeshin njëri pas tjetrit. Por ai më i bujshmi qe hapja e burgut(hapsanës) të Vlorës në gusht 1912. Hapsanat kush i hapi,/Mu në mes të kazasë?/Kapedan Sali Murati,/ Biri trim i fukarasë. Autoritet turke të tronditur nga ky aksion i guximshëm dhe i rrufeshëm mobilizuan forca të shumta dhe u vunë ndjekje të asgjesimit të çetës së Sali Vranishtit, por pas rrethimt që i bënë asaj në Qishbardhë, nuk mundën t’ia arrinit qëllimit. Në Vlorë në kajmekanë,/ Në rrap e varën fermanë,/Të zinin Sali Muranë,/Jo të vdekur, por të gjallë./E rrethosën në Qishbardhë,/Por s’i qaseshin dot pranë.

Jehona e këtyre ngjarjeve u përhap në gjithë Shqipërinë e Jugut.  Është koha kur populli i pellgut të Delvinës terrorizohej nga shovinisti grek Thimjo Loli. Sali Muratit i çojnë lajm për t’u përballur me këtë antishqiptar të tërbuar duke i ofruar një shumë të konsiderueshme të hollash. Shkon menjëherë në ndihmë të popullit të Delvinës duke mos  bërë pazare për fatet e vendit. Këtë ngjarje e dëshmojnë më së miri vargjet e këngës: Delvinjotë të kërkojnë,/ Kapedan more Sali(refreni),/ Japin 300 napolonë,/Të bësh luftë me Thimjo Lolë./ S’është Saliu për zorrë,/ Por Thimjon të ma tregojnë./ Në Krane tek u përpoqnë, /Foli Saliu me gojë:/ Dil pusht të shohëm shoshoqnë,/ Se trimat fshehur s’luftojnë.

Njohja e drejtëpërdrjejtë e  Ismail Qemalit me Sali Muratin dhe famën që ky kish marrë me çetën e tij, do ta impononin Plakun e Vlorës që në ditët e pavarësisë ta kish pranë vetes kapedanin nga Vranishti  për t’i besuar detyrën e rëndësishme të komandantit të Sigurisë Publike.

28 seneja,/ Seç u nakatos ylqeja,/ Smail bej oxhakzadeja,/Çoi haberin si rrufeja:/O Sali Vranisht çepeja,/Mbushe çetën edhe eja.

Rrjedha e ngjarjeve të mëpasme, kur trojet tona amëtare kërcënoheshin nga shovinizmi grek, Sali Murati do ishte krah për krah me Çerçis Topullin në shumë beteja. Në Skërficë seç u ndez flakë,/ Luftojnë shqiptarët e ngratë,/ Me Çeçon dhe me Salinë,/Për të mbrojtur Shqipërinë.

Në këtë vatan, -thoshte Saliu,- jemi gurë të mbirë dhe jo të hedhur. Ndaj edhe kënga thotë: Kalanë e Borshit e zure,/Kapedan more Sali,/ Dhe nga vendi nuk u tunde,/Kapedan more Sali.

Ajo që thotë Kadareja se në  Luftën e Vlorës edhe sikur të zhdukeshin gjithë dokumentat e kohës, historia e saj do shkruhej nëpërmjet këngëve që ngriti populli për të, këtë gjë e dëshmojnë edhe këngët që u ngritën në zjarrin e kësaj lufte për  Sali Vranishtin. Qysh në organizimin e Luftës së Vlorës, kapedan Sali Vranishtit ju besua të komandonte jo vetëm çetën e Vranishtit, por gjithë çetat e zonës së Rrëzës, fshatrat në të majtë të lumit Shushicë.  Për këtë fakt, patrioti dhe vjershëtori vranishtjot Xhemil Veli Duka, pjesëmarrës aktiv në këtë luftë, shkroi vargjet e mëposhtme: Në Beun kur u mblodhë,/Sali Muratin e folë./Ti Sali do shkosh në Vlorë,/Komandant mbi tre taborrë.

Dhe pushka e parë për Sali Muratin në Luftën e Vlorës do ishte beteja e Drashovicës.

Që ajo të ishte e rezultative, kapedan Saliu udhëzonte bashkëluftëtarët: Te ura Saliu thirri:/Ju djem sonte të mos flini,/Armë e municion të sillni,/ Që breshakqenit t’i bini.

Kur komiteti drejtues i luftës po hezitonte për afatin e sulmit në qytetin e Vlorës, Sali Murati u paraqit para këtij komiteti dhe kërkoi që sulmi të mos vonohej, përndryshe do të detyrohej të sulmonte vetë. Këtë guxim dhe frymë luftarake koseguente të Kapedan Sali Vranishtit, kënga e preçizon qartë: Ollonar tetëmbëdhjetë,/ Vlorë u bë yxhym i tretë,/Komisioni nuk desh,/Sali Murati bërtetë:/ Shpejtoni ndani fishekë,/ Se do të sulmojë vetë,/Do shembem me gjithë çetë,/ Nuk kthehem i gjallë përpjetë.

Nga ky presion, sulmi nuk vonoi. Sali Vranishtit, në krye të çetave të Rrëzës, ju ngarkua marrja e kalasë së Kaninës, si nyja më nevralgjike  dhe fortesës së papushtueshme, sipas gjeneral Piaçentinit, komandantit të përgjithshëm të forcave ushtarake italiane. Por ky i kishte  bërë hesapet gabim. Dyfeqet me gjalmë dhe zemrat e pamposhtura të luftëtarëve shqiptarë do të triumfonin mbi topat dhe ushtrinë që komandonte Piaçentini. Në këtë sulm, komandant Sali Murati do të plagosej rëndë, por për të mos dekujaruar bashkëluftatarët e tij, megjithëse i mbytur në gjak, interesimit të tyre ju përgjigjet se “ishte çjerrur në tela” Ja si përshkruan rapsodi këtë moment epik:  Çetat e Rrëzës u vërvinë,/Majave të Vreshtave hynë,/Kapedan kishin Salinë,/ Trmin e madh zemër çeliknë,/Me bomb  në mes e godinë,/Tha: “në tel çorra kërcinë”,/Të mos hidhron shokërinë.

Kapedan Saliu me shokë, duke sokëllitur, me guna mbi tela e me dyfek e kasature në dorë, zaptuan kalanë e Kaninës dhe atje ngritën flamurin kuq e zi. Përmbi tela u vërvinë,/Si arbër me të vërtetë,/Përpara kishin Salinë,/Trimin pa asnjë të metë.

Megjithëse me plagë të pashëruara në trup, kur zëri i Atdheut e thërriti për të mbrojtur trojet tona nga kërcënimi shovinist serb, Sali Murati nuk hezitoi të marrshonte drejt Veriut të Shqipërisë. Shkallë e Deshe vijë fronti,/ Edhe Macukulli i Matit,/ As këtej s’tu lag baroti,/ Kapedan Sali Murati.

Me shpërthimin e Revolucionit  të  Qershorit,  përsëri Sali Murati ishte në ballë të kryengritësve. Kur Azis Çami rekomandoi të hidhej short se kush duhej të sulmonte për të kapërxyer urën e fortifikuar në Sulzotaj, reagimin e Sali Muratit na e bën të qartë kënga: Në luftë nuk hidhen shorte,/Asnjëherë s’kam hedhur unë,/ Po t’u dhimbs koka jote,/ Ajo është tjetër punë.

U nis drejt urës që mbahej nën mbrojtje me top. Kurajua e tij bëri që topçijtë jo vetëm të mos reagonin,  por ta nderonin ushtarakisht dhe të bashkoheshin me të.

Në Tiranë hyri si triumfator.  Qeveria demokratike  i siguron pension invaliditeti, por ai vazhdon të qëndrojë në mbrojtje të  saj. Kur forcat vrangeliste ju vërsulën Tiranës në dhjetor 1924, nuk nguroi që edhe  këta  kusarë të lirisë t’i priste me pushkë në Shkallë të Tujanit. Atë që kish bërë ngaherë,/Bëri në Shkallë të Tujanit,/Emri mbuluar me nder,/ Sali Vranisht kapedani.

Luftari i shquar Sali Murat Vranishti mbeti deri në fund të jetës së tij me armë në dorë për lirinë e popullit dhe pavarësinë e Atdheut, prandaj vepra e tij është sintetizuar me vargjet: Kapedan Sali Vranishti,/ Sa rroi, i punoi gishti.

Nëpërmjet këngëve të shumta popullore, madhështia dhe pavdekësia e Heroit të Popullit Sali Vranishti do të jehojë nëpër breza.

 

December 19, 2018 14:30
Komento

14 Komente

  1. besa December 19, 21:46

    Vetem sqaroni dhe Dulen, ate profesorin e Gjirokastres… qe jo vetem kaq: …Thimion te ma tregojne; Dil pusht te shohem shoshoqne; Trima mbeshehur s’qellojne….ne Krané tek u perpoqne…. dhe ne Delvine i paskeshin ndertuar nje fytyrore (fjale e prodhuar nga une) e kur ja prishen shqiptaret, u ankuan si gjithenje te deleguarit e shoqerise greke te Agimit te Arte. Sali Vranishti eshte simbol i heroizmit shqiptar.

    Reply to this comment
  2. Dhimiter M Xhoga.(Guri Naimit D.) December 19, 21:52

    Me te lumte Elmaz Alia,nderuar ate figure te shquar si Sali Vranisti.
    I perjetshem kutimi dhe vepra e Kapedan Sali Vranishti me shoke.. Aydheut perkushtuar ne vite..

    ***Po shkruaj une per;KapedanJano P Xhoga nga Zavalani “Danellise Naimjane” rene me 1913-te..
    Perkushtim :
    Ecim ne gjurmet e tua “(1)
    Ecij ne gjurmet e Tua,koken lart ma mbajne ato,
    Drejt lindies syte drejtuar,n’horizont dicka kerkoj,
    Eren e atdheut larguar, larmite e tij perfytyroj.
    Pas meje mbesa rri menduar,brengat m’kupton,
    Ne biciklete mbeshtet,pyet me kuriozite:
    C’do te thote gjysh me thuaj,
    “Ecij ne Gjurmet e tua”?!
    *Mbesa ime me degjo,historine po ta tregoj;
    Histori ne vite shkruar ,per gjysher te pergjeruar ,
    Mes tyre dhe gjyshi yne ne Dangelli dhe me gjere,
    Me Papa Stathin bashkuar,Gramenon dhe te tjere,
    Pavaresia ne belbezim i terboi shtetet fqinje.

    Shqiperine deshen ta ndajne,komshijte garbitqare,
    S’harriten ta bejne qafiret,planet ua prishen martiret.
    At’here treva Dangelli, kryeqender Frasheri,
    Lindi trima e dijetare, mendonin vec per Vatane.

    Rreze Kokojkes ne Teqe, ata bene nje mbledhie,
    Kuvend emrin ia vune -Beselidhie atje bene.
    Ne ate kohe Janua rrites,per luftetar pergatitej,
    Naimin degjonte ne vjersha, trimat therriste;
    Se bashku me ta pavaresine te sillte.

    Atehere njohu burrerine,ne krah e hadhi matine,
    Gojetar kishte Mihale, Cercize me jatagane.
    Priftin trim nga melani,shok armesh per shqiperi.
    Me lufte ate fituan,Ismail Qemale nderuar.

    Komshijte lakmitare,akoma deshen ta ndajne.
    Si ne luften ballkanike dhe te paren, boterore,
    Nje qellim kishi qafiret,coptimin e shqiperise,
    Si cakejte ju versulen atdhet tone,fqinjet jugore.
    **
    Janua me arme ne dore,nuk e leshoi Taborre(1)
    U rrjeshtua si te gjithe ne roje te Pavaresise.
    Luftoj Kokojke e Melesin,nuk e leshoi sinorre,(2)
    U rrjeshtua si te gjithe ne rroje te Pavaresise..
    Pas kish nje popull te tere,luftetare te vertete.

    Ceta me zene e Naimit,prane se c’i rrinte trimit,
    Papa Stathi kerkoi ndihme;-prit Urate po te vime!
    Ne Lupcka pushimi i pare,mbledhnin veten luftetaret,
    Tines i zoto i shtepise,shkon informoi armiqte.

    Tradheti e padegjuar,Janua e kishte kuptuar,
    Trimat njeheresh i mblodhi,pabesina ua tregoi.
    -Shoke jemi tradhetuar ndaj, ketej duhet larguar.
    Pa kaluar”Uren e Dahsit”me priftin jemi takuar.

    Te “Ura Dashit”ne legarice,ceta trime ra ne prite,
    Gyshimi u vertetua tha:-Tani degjomeni mua !
    Terhiquni djema ju mbroj une e dhjakos,eshte kjo pune
    Komande te vetme dha,fjala e tij ligj per ta.
    **
    Xhvillohet lufte e vertete;trimi nje,me pesedhjete,
    Tek qellonte mbi balozet,nje plumb e zuri ne dore,
    Permendi emrin e NENES,plumbi dyte i mori zemren,
    Si te ishte monument,mbi tallaganin mbeshtet,
    Dukes si te ishte gjalle nga ai nur qe kish marre.

    Tere shoket pikelluar,per kapedanin e tyre,
    Mit Koblare sa degoi,trimat drejt atij i coi,(3)
    Pilos,Comit si vellezer,trimi u dukesj i gjalle,
    Me i vogli Vaso Dana,e qante si te atne.

    Provizor i bene varre,te”Ura Dashit”ne Benje
    U kendua vec nje kenge;-ish ajo”Per MEMEDHENE”
    Pas dy ditesh kur vane,trupin per t’ia mare
    Nje mekat i vertete;koken,gjysem te prere..

    ***
    Si HERO gjysh jano Re,ne themel te Pavaresise,
    Na nderive Dangelline,po me shume; Shqiperine.
    Buze brinjes tek Kisha,emri Monument i Janit,
    Jano Xhoga Zavalani;rene per liri VATANI.
    ****
    Ne 90 vjetorin rene,krenarisht te kujtojme;
    Nle per BREZIN e RI-amanet kete histori.

    1.Tabor -mali veg Kokojkes ne juge.
    2- Sinir- Kufirin..
    3-Zv.Kapedan Janos…Mit Koblare….
    Toronto 10 Qershor 2003 Dh, M.Xhoga.

    Ribortuar ne 100 vjetorin e renis,”Dita naimit” 25 Maj 2013 ne Frasher nderuar Heroi pa shpallur nga Qarku Gjirokastres me Titull “MIRENJOHIE”.Felminderit.
    VO.Komiteti Pergjithshem i Veteraneve ne Tirane ne 105 vjetorin e renies(maj 2018),i propozoi organit perktes,titullin “Deshmor i Atdheut”.(pergjigje pa mare).
    Faleminderi Gazets”Dita”perkushtuar ketyre ngjarieve.
    I perjetshem Kujtimi Tij.me 10dhejtoer 1913 vrare.

    Toronte19-12-2018 Pasuesi Veteran;83 vjecari.
    Dhimiter M Xhoga.

    Reply to this comment
  3. Fariu December 19, 22:08

    KËNGA VAZHDON

    …Στο Ντρουμπούκι-Παπαράχη
    Θύμιος Λιώλης κάνει μάχη
    με τον καπετάν Σαλί τα βάνει,
    του βουλώνει και την κάνη…

    I turpëruar kapedani lab bëri shënjë duke u thënë trimave të tij ” nuk mundet të matemi me trimat që kanë simbol kryqin” dhe pasi i hypi kalit ja mbathi me turp nga fusha e betejës.

    Reply to this comment
    • Vranishtjoti December 19, 22:14

      Edhe ty do te ta kendojme kengen pasi te te kemi qire ne bythe, me rradhe

      Reply to this comment
    • Lumi i Vlores December 19, 23:15

      Po pse kruhesh more Fari me Sali Vranishtin?! Se ne cfare shkalle ishte trimeria dhe burreria e tij, kete gje ja ka shprehur shume sinqerisht Thimjo Loli vet djalit te Sali Vranishtit ne gusht 1942. Lexo shtypin e kohes dhe pastaj brockullit po deshe. Kohe e humbur te merresh me pocaqi si puna jote. Sali Vranishti eshte i derdhur ne bronx, por monumentin me te madh ja ka ngritur populli kur e ka vendusr denjesisht mbi piedestalin e kenges. Kete fakt na e jep edhe autori i ketij shkrimi, burri i nderuar dhe i kulturuar Elmaz Aliaj.

      Reply to this comment
    • besa December 20, 09:42

      Fari, qenke maskara nga ata te jo te Thimios, po nga ato ndyresirat e kohes, megjithate kjo Toke mban edhe m…, por Thimio u plagos nga Sali Vranishti qe e kishin thirrur ne ndihme delvinjotet se i plaçkiste, zinte grate dhe i vriste, bente terror dhe shpetuan delvinjotet nga ky maskara filogrek qe mbeturina te tijat egzistojne dhe sot e nje nga keta je dhe ti sperme e poshter e njerezimt. Dhe po te citoj: rreth muajit shtator te vitit 1942 Thimio Loli ndodhej ne burgun e Tiranes dhe dukej nje burre i gjate, i veshur me rroba te zeza shajaku, me xhamadan dhe qostek ne xhepin e majte te tij dhe e pyet te birin e kapedal Saliut: ” nga je mor djale? Nga Vlora i pergjigjet. Brenda apo nga fshatrat? Nga Vranishti Vlores , i thote. Po ke ke ne fshat? Kam nenen dhe nje moter, i pergigjet. Po me Kapedan Sali Vranishtin ke te besh? Jam i biri, i thote. Aferim te qofte qe qenke ne udhen e babait i shprehet. E kupton qe edhe vete Thimio e ka vleresuar Sali Vranishtin ore dordolec? Po ti nga e njeh babain tim e pyet i biri? E njohe mire, tha, si nga bemat e tij, ashtu dhe se e ka prure puna te ndeshem balle perballe me te. Po vete kush je e pyet, i biri? Une jam Thimio Loli nga Vurgu Delvines. Ta kam degjuar emrin ju pergjigj i biri i Sali Vranishtit….” Tani , Fariu, te pyes une ty: perse e beri ate maqi-n Thimio Loli me Sali Vranishtin ne Krané? Kujt i duhej dhe çfare interesash plikseshin?! Prandaj ore firaun, me mire do ishte te mos ishe ndier se nxorre fytyren tende te qelbur prej balte te prishur! Dhe nuk eshte ashtu si thua ti qe i hypi kalit dhe ja mbathi me turp nga fusha e betejes, por pasi e krey detyren qe i kishin kerkuar ndihme delvinjotet, plagosi Thimio Lolin, delvinjotet shpetuan nga bemat e tij, patjeter qe do largohej per andej nga kishte ardhur Se kishte pune te tjera me te medha Kapedani per Shqiperine . Thimio do shkonte tek andartet ti mjekonin plaget.

      Reply to this comment
    • ELIOT January 3, 16:24

      MAMI TA KA TREGUR KETE HSTORIE …TETE DE BITE …BRAVO C . EST UN TIP FANTASTIQUE ….C EST UN HERO ALABANEZ …… ALBANAIS UN JOUR ALBANAIS POUR TOUJOUR …SHQIPTAR NJE DITE SHQIPTAR PER GJTHE MONE ..MERCI

      Reply to this comment
    • Labe 100% January 7, 23:04

      O my good. Who’s spiked and for what? Meqen se ti o greko na ditnke dhe shqip te shkruash. Ta kan then qe ishte plaka jote ajo qe iku e turperuar maj k..it
      Se Sali vranishti I kishte dhe I ka shoket e rrall si vet shkrimtari.
      Na pas na gamithis sto dialo.

      Reply to this comment
  4. demo December 21, 01:09

    Z.Niqifor! o Fori.Po pse ivini femijet ne gjume me friken e Lazove,ju grekofonet!
    Nje fshat ju bente zap,jo Laberia.

    Reply to this comment
  5. Partizani Velo December 21, 05:52

    Sali Vranishti ishte Burrrrrr ejo Pederas si Slavo Maniaku Tarasi. Burra te tille 1 fjale thoshin edhe per memedheun jepnin jeten e nuk shisnin Buthen tek Serbet si Pederas Tarasi ne mlefhjen e Mukjes edhe me vone ne 48 me Viziten e tija me Beograd. Te Roje Shqiperia Me Keta Trima si Sali Branishti!

    Reply to this comment
  6. Partizani December 21, 05:53

    Sali Vranishti ishte Burrrrrr ejo Pederas si Slavo Maniaku Tarasi. Burra te tille 1 fjale thoshin edhe per memedheun jepnin jeten e nuk shisnin Buthen tek Serbet si Pederas Tarasi ne mlefhjen e Mukjes edhe me vone ne 48 me Viziten e tija me Beograd. Te Roje Shqiperia Me Keta Trima si Sali Branishti!

    Reply to this comment
    • Lumi i Vlores December 21, 20:45

      Nuk e kuptoj Partizanin se c’hyn Tarasi ketu?! Shkrimi i dedikohet Sali Vranishtit, prandaj komentet jashte tematikes jane shkarkime emocionale te adresura gabimisht. Partizani do bente me mire te kendonte kengen: Mal i larte e ti ne male,/ Kapedan more Sali,/ Kur luftoje hidhje valle,/ Kapedan more Sali……

      Reply to this comment
      • Partizani December 22, 01:53

        Ore Kobure e Vlores, une kengen e Sali Vraniahtit jame Kame kenduar me kohe si edhe te gjithe rilindjes kurse ti more Kobure mos ja kenduar gje Sali Protopapes Berishes edhe Pederas Tarasit qe 50 Vjete e coi popullin Trim edhe Patriot Shqiptar be Ateism edhe fukarallek. Ahhhh more Kubure e Vlores:(

        Reply to this comment
        • Lumi i Vlores December 22, 15:08

          More zotri, qe e quan veten Partizan, flet si ballist, sepse partizanet e vertete komandant kishin Tarasin. Sa per mua qe me kujton S. Protopapen, me solle ne mendje batuten e Kadri Roshit para se ta pushkatonin ne rolin e tij te filmi “I teti ne bronz”. Besoj se te kujtohet. Ne komentet e tua mos dil nga shtrati i shkrimit por fokusohu te Sali Vranishti qe i ben nder historise tone kombetare. Me gjate nuk ja vlen te merresh me nje kobure te ndryshkur sic je zotrote. Edhe nje gje. Meso ta shkruash mire gjuhen shqipe.

          Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*

Sondazh

A ËSHTË EDI RAMA I MAJTË?

Shiko rezultatin